Anglia

Ky artikull bën fjalë për një njësi administrative të Britanisë së Madhe

Armenia

Armenia (armenisht: Հայաստան Hajastan) vend në jug të Kaukazit, në mesë të Detit Zi dhe Detit Kaspik. Armenia është një vend malor në rajonin e Kaukazit të Jugut të Euroazisë. E vendosur në udhëkryqin e Azinë Perëndimore dhe Evropën Lindore, ajo kufizohet me Turqinë në perëndim, Gjeorgjinë në veri, Republikën de facto e pavarur të Nagorno-Karabak, Azerbajxhaninë në lindje dhe në jug (Nahçivan i Azerbaixhanit), dhe Iraninë në jug. Vendi thirret Republika e Armenisë

BE

shkurtesa BE shënon:

Deti i Veriut

Deti i Veriut është një det periferik afër Oqeanit Atlantik. Është rreth 970 km i gjatë dhe 570 km i gjërë, me një sipërfaqe prej rreth 570,000 km². Deti i Veriut lidhet me Atlantikun nëpërmjet Ngushticës Dover dhe Kanalit Anglez në jug dhe nëpërmjet Detit Norvegjez në veri.

Glasgow

Glasgow (Gaelic: Glaschu) është qyteti më i madh në Skoci dhe i treti më i populluar në Mbretërinë e Bashkuar. Qyteti është i vendosur në lumin Clyde, në perëndim të Ultësirave Qendrore Skoceze.

Hamurabi

Hamurabi (në gjuhën akadiane nga gjuha amorite ʻAmmurāpi, "i afërmi është shërues," nga ʻAmmu, "i afërm," dhe Rāpi, "shërues"; (vdiq rreth 1750 p.e.r)) ishte mbreti i gjashtë i Babilonisë (do të thotë, i Dinastisë së Parë Babilonase) nga 1792 p.e.r deri më 1750 p.e.r. U bë mbreti i parë i Perandorisë Babilonase pas abdikimit të të atit, Sin Muballit, dhe zgjeroi kontrollin e Babilonisë në Mesopotami duke fituar disa luftëra me mbretëritë fqinje. Ndonëse perandoria e tij kontrollonte të tërë Mesopotaminë në kohën kur ai vdiq, pasardhësit e tij qenë të paaftë të ruanin perandorinë.

Lufta e Parë Botërore

Lufta e Parë Botërore apo Lufta e Madhe ishte lufta që përfshiu pothuajse gjithë botën, nga viti 1914 deri në vitin 1918. Kjo luftë e paparë ndonjëherë në historinë e njerëzimit i kushtoi atij humbjen 20 milionë njerëzve. "Lufta e Madhe" përfshiu gjashtë kontinentet e banuara të lëmshit tokësor: Evropën, Azinë, Afrikën, Amerikën e Jugut, Amerikën e Veriut dhe Australinë.

Muzeu i Luvrit

Muzeu i Luvrit (Musée du Louvre, shqiptimi /muze dy luvʁ/) gjëndet në Paris, Francë. Ai është një nga muzetë më të mëdha dhe më të famshëm të botës dhe renditet gjithashtu i dyti për nga numri i vizitorëve.

Oqeani Atlantik

Oqeani Atlantik është i dyti për nga madhësia dhe shtrihet midis Evropës dhe Afrikës në anën lindore të tij, si dhe të Amerikës në brigjet perëndimore. Në lashtësi ai paraqiste fundin e botës që njihej si një pengesë e pakalueshme për lundruesit. Karakteristika më kryesore e relievit të tij nënujor është vargmali i Atlantikut, i cili shtrihet prej Islandës e deri në Antarktik. Rrymat kryesore oqeanike janë: E Golfit, Jug-ekuatoriale, Labradorit, Guinesë, e ishujve Kanare dhe e Bengalit. Në zonën e tij të mesme, shumë shpesh paraqiten edhe stuhitë tropikale, ndërsa në gjerësitë më të larta, dimrit paraqiten stuhi, valët e së cilave arrijnë lartësi deri më 20m.

Skocia

Skocia është një shtet që shtrihet në pjesën veriore të ishullit Britanik. Është pjesë e Britanisë së Madhe, dhe ndan kufi tokësor me Anglinë në jug. Rrethohet nga Deti i Veriut në lindje, Oqeani Atlantik në veri dhe perëndim, dhe Kanali i Veriut dhe Deti Irlandez në jugperëndim. Përveç pjesës kontinentale, Skocia përbëhet nga më se 790 ishuj përfshirë Ishujt e Veriut dhe Hebrides.

Lexo në një gjuhë tjetër