Zanafilla

Zanafilla është libri i parë në Bibël.

Libri përshkruan procesin e krijimit. Jetën e Adamit dhe Evës si njerëzit e parë sipas besimeve fetare kryesore. Përshkruan shoqërinë e hershme, dhe historinë e popullit Hebre.

Lidhje të Jashtme

Agjërimi

Agjërimi (geg. ninimi, njinimi) është mospranimi me dëshirë i disa ose i gjithë ushqimit ose i pirjes së lëngjeve për një kohë të caktuar, për arsye shëndetësore (mjekësore), shpirtërore (fetare) dhe politike (p. sh. grevat), ose për arsye të mungesës së ushqimit për shkaqe shoqërore - ekonomike.

Agjërimi për arsye fetare dhe shpirtërore ka qenë pjesë e trashëgimisë njerëzore që nga parahistoria. Përmendet në Bibël, si në Besëlidhjen e Vjetër, ashtu edhe në Besëlidhjen e Re, në Mahabharata, në Upanishad dhe në Kuran.

Agjërimi mjekësor mund të jetë një rrugëzgjidhje për çhelmimin (detoksifikimin) e organizmit.

Në përgjithësi agjërimi mund të shërbejë:

në ushtrimin fetar (shiko Kreshmja, Ramazani),

në fitimin e harmonisë shpirtërore dhe përvujtërisë,

për një përmirësim të rrokjes shqisore dhe vëmendjes,

për një forcim të dashjes dhe përgatitjes për grishje të veçanta,

në mbajtjen zi për një vdekje ose humbje të veçantë,

për një rritje në kontrollin mendor dhe shoqëror përkatësisht fuqisë (shiko p. sh. Mahatma Gandi),

dhe (me një mënyrë të posaçme) madje humbjen e peshës, përkatësisht, kontrollin e peshës trupore.

Epiri

Epiri (Trajta e pashquar: Epir; Greqishtja e lashtë: Ήπειρος, "tokë") është një rajon historik dhe gjeografik i pozicionuar në jug-perëndim të gadishullit të Ballkanit. Në veri shtrihet nga Malësia e Akrokerauneve deri në Gjirin e Ambrakisë në jug dhe nga Malet e Pindit në lindje deri në Detin Jon në perëndim. Sipas ndarjes territoriale aktuale Epiri ndahet mes qarqeve Gjirokastër, Vlorë dhe Berat në jug të Shqipërisë dhe periferisë së Epirit në Greqinë veri-perëndimore. Qyteti më i madh i Epirit është Janina, kryeqendër e periferisë së Epirit, ndërsa Gjirokastra është qyteti më i madh i Epirit në pjesën e Shqipërisë.Si një rajon i ashpër dhe malor, Epiri shtrihej në skajin jugor të Ilirisë. Banohej nga fiset ilire ku më kryesoret ishin Molosët, Thesprotët dhe Kaonët. Në Epir gjendej faltorja e Dodonës, orakulli më prestigjioz në botën antike pas Delfit. Pasi Epiri u bashkua në një shtet të vetëm në vitin 370 p. e. s. nga dinastia Aeacidae, Epiri u fuqizua më tej në kohën e Pirros së Epirit, i cili ndërmori fushata ushtarake kundër Romës nga ku ka origjinën edhe termi "Fitorja e Pirros". Në vitin 146 p. e. s. Epri, bashkë me pjesën tjetër të Ilirë ra nën pushtimin e Perandorisë Romake, e më pas nën pushtetin e Perandorisë Bizantine. Pas rënie së Kostandinopojës në Kryqëzatën e katërt, Epiri u bë qendër e Despotatit të Epirit, një nga shtetet trashëgimtare të Perandorisë Bizantine dhe Despotati shqiptar të Nartës. U pushtua nga Perandoria Osmane në shekullin XV. Gjatë sundimit të Ali Pashë Tepelenës në shekullin XIX, Epiri si pjesë e Pashallëkut të Janinës u bë territor autonom, por osmanët rimorën kontrollin e tij në vitin 1821. Pas Luftërave Ballkanike dhe Luftës së Parë Botërore, pjesa jugore e Epiri u bë pjesë e Greqisë, ndërsa pjesa veriore e Epirit u bë pjesë e shtetit të sapokrijuar të Shqipërisë.

Ferizaj

Ferizaj është qytet në pjesën jugore të Kosovë. Po ashtu Ferizaj është qendër e komunës dhe rajonit me të njëjtin emër.

Një ndër faktorët më të rëndësishëm nga e kaluara historike për formimin e qytetit të Ferizajt dhe të zhvillimint ekonomik të tijë, është padyshim ndërtimi i vijës hekurudhore (1873) dhe stacionit hekurudhorë, linjë kjo shumë e rëndësishme për transportimin e udhëtarëve dhe të mallrave, që një kohësisht ndikoi shumë në ndryshimin e fizionomisë së vendbanimit shëndrruar atë në qytet.

Pjesë nga udhpërshkrimi i Henry Noel Brailsfold-gazetar anglez :" Një hekurudhë strategjike, e cila si duket nga mallrat bart vetëm topa dhe nga udhtarët vetëm ushtarë ose robër të luftës, përshkon një grykë të ngushtë prej Shkupit deri në stacionin e fshatit të vogël të Ferizajt, një vend i cili u bë i njohur para disa viteve për shkak të kryengritjes së tij kundër nënprefektit turk, i cili u dëbua me vesh të prerë. Në Ferizaj fillon Shqipëria...(shkrim i vitit 1903)

Zanafilla e ekonomisë së qytetit tonë fillon me disa veprimtari, kryesisht zejtare dhe tregtare. Kështu p.sh në vitin 1900, Ferizaj nga 400 shtëpi sa kishte në atë kohë, 200 prej tyre ishin dyqane. Përveq fabrikës së tjegullave, të gjitha ndërrmarrjet tjera që egzistojnë në Ferizaj, janë themeluar në kohën e pas luftës së dytë botërore.

Filip Shiroka

Filip Shiroka (Shkodër, 3 gusht 1859 - Bejrut, 14 nëntor 1935) ka qenë inxhinier, poet lirik dhe veprimtar i Rilindjes Kombëtare.

Gjuha spanjolle

Gjuha spanjolle (ose spanjishtja) flitet në Spanjë, në Amerikën Qendrore, si dhe në të gjithë Amerikën Jugore (Latine), me përjashtim të Brazilit ku flitet portugalishtja. I takon familjes së gjuhëve indoevropiane, gjegjësisht asaj gjuhës latine. Karakteristikë e saj është se shkruhet ashtu siç flitet.

Gopurami

Gopurami (i quajtura edhe Gopura) është një kullë monumentale, zakonisht e zbukuruar në hyrje të ndonjë tempulli, veçanërisht në Indinë Jugore. Kjo formon një veçori të shquar të koilëve, Tempujve Hindu në Arkitekturën Dravidiane. Ata janë të kurorëzuar nga kalasami, një majëz e gurtë në formë bulbore. Ata funksionojnë si portikë nëpër muret që rrethojnë kompleksin e tempullit.

Zanafilla e gopuramëve mund të gjurmohet që nga strukturat e mbretërve tamilas të Dinastisë Pallava; dhe nga shekulli i XII, nën sunduesit Pandya, këta portikë u bënë një veçori mbizotëruese e pamjes së jashtme të tempujve, duke hijëzuar shenjtëroren e brendshme që u errësua nga pamja nga madhësia kolosale e gopuramit. Ai e mbizotëron shenjtëroren e brendshme edhe në sasinë e zbukurimeve. Shpesh një faltore ka më shumë se një gopuram. Ato shfaqen edhe në Arkitekturën jashtë Indisë, veçanërisht në Arkitekturën Kmere, si në Angkor Wat.

Një koil mund të ketë gopuramë të shumë-fishtë, të ndërtuar në mënyrë tipike në mure të shumë-fishta në radhë përreth faltores kryesore. Muret e tempullit janë zakonisht katrorë me murin më të jashtëm që ka gopuramë. Garbhagriha dhe çatia e saj (faltorja qendrore e hyjnisë) është quajtur gjithashtu Vimana.

Interneti

Interneti është sistemi rrjeteve kompjuterike të ndërlidhura që përdorë Suitën e Protokollit të Internetit (TCP/IP) për të lidhur miliarda pajisje në të gjithë botën. Ai është një rrjet i rrjeteve që përbëhet nga miliona rrjete private, publike, akademike, biznese, dhe qeveritare, me fushëveprim lokal deri në global, të lidhura nga një koleksion i gjerë elektronik, wireless, dhe teknologjitë e rrjeteve optike.Interneti mbart një gamë të gjerë të burimeve të informacionit dhe shërbimeve, të tilla si dokumentet e ndërlidhura hypertext dhe aplikacionet e World Wide Web (WWW), posta elektronike, telephony, dhe rrjetet peer-to-peer për file sharing.

Origjina e internetit daton herët në hulumtimin e autorizuar nga qeveria federale e Shteteve të Bashkuara në vitet 1960 për të ndërtuar rrjete kompjuterike të fuqishme për komunikim me tolerancë të defekteve. Paraardhësi kryesor i rrjetit, ARPANET, fillimisht ka shërbyer si një shtyllë për ndërlidhjen e rrjeteve rajonale akademike dhe ushtarake në vitet 1980. Financimi i Rrjetit të Fondacionit Kombëtar të Shkencës si një shtyllë e re në vitet 1980, si dhe financim privat për zgjerimet e tjera komerciale, çoi në pjesëmarrjen në mbarë botës në zhvillimin e teknologjive të reja të rrjeteve, si dhe bashkimin e shumë rrjeteve. Lidhja e rrjeteve komerciale dhe ndërmarrjeve nga fillimet e viteve 1990 shënon fillimin e tranzicionit në Internetin modern, dhe gjeneroi një rritje të qëndrueshme eksponenciale duke parë që gjeneratat e kompjuterët institucional, personal, dhe telefonat u lidhën në rrjet.

Interneti ka si te mirat e veta po ashtu dhe te keqijat e tij. Pershembull ai na ndihmon per komunikimin kur ne jemi larg njeri-tjetrit. Ky ishte nje ndikim i mire i tij por e keqja e tij eshte se sa me shume kohe kalon aq me te varur po behen njerezit ndaj tij.

Jim Carrey

James Eugene "Jim" Carrey lindi më 17 Janar, 1962. Është një aktor kanadian. Carrey është nominuar për katër Golden Globe duke fituar dy prej tyre. I njohur për energjinë e tij humoristike, ai është përshkruar si një nga aktorët më të mëdhenj në Hollywood.

Carrey u njoh në vitin 1990 nga seriali In Living Color. Roli i tij i parë kryesor në produksione të mëdha erdhi me Ace Ventura: Pet Detective (1994), Dumb and Dumber (1994), The Mask (1994), dhe Ace Ventura: When Nature Calls (1995). Më 1997 bëri një performancë të mirë në filmin Liar Liar, e cila i dha një nominim për Golden Globe si Aktori më i Mirë. Më pas luajti në The Truman Show (1998) dhe Man on the Moon (1999), të cilat i dhanë nga një Golden Globe për Aktorin më të Mirë.

Kushtetuta e Shqipërisë

Kushtetuta e Shqipërisë u adoptua më 12 shtator 1998 përmes referendumit mbarëpopullor. Kjo kushtetutë përkufizon Shqipërinë si republikë parlamentare, shtet unitar e të pandashëm, si dhe me qeverisje të bazuar "në një sistem zgjedhjesh të lira, të barabarta, të përgjithshme e periodike".

Sipas kushtetutës, organi ligjvënës përbëhet nga një dhomë - Kuvendi - dhe ka 140 anëtarë, të cilët zgjedhin kreun e shtetit, Presidentin e Republikës, si dhe Këshillin e Ministrave e ngarkuar me pushtetin ekzekutiv. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë përbëhet nga Preambula, ku paraqiten motivet e nxjerrjes së kushtetutës dhe aspiratat e kombit shqiptar për të ardhmen, si dhe tetëmbëdhjetë pjesë që mbulojnë parimet themelore, kartën e të drejtave, degët e qeverisë, institucionet e pavarura, forcat e armatosura, si dhe dispozitat kalimtare.

Luftërat Ballkanike

Në vitin 1913 filloi lufta e parë ballkanike ndërmjet aleancës së katër shteteve Sërbisë,Malit të Zi,Bullgarisë dhe Greqisë kundër Perandorisë Osmane.Kjo luftë kishte për qëllim flakjen e Perandorisë Osmane jashte vendeve të pushtuara në Ballkan.

Lëvizja Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje (stilizimi vetjak: Lëvizja VETËVENDOSJE!) është një lëvizje politike në Republiken e Kosovës.

Lëvizja e mbështet gjerësisht filozofinë e saj në veprat e Ukshin Hotit. Ajo e paraqet opozitën më të fortë dhe është vazhdimisht kritike ndaj qeverisë duke përqëndruar programet e tyre përgjatë tre boshteve kryesore: shteti i zhvillimit, meritokracia dhe shteti i mirëqenies. Lëvizja në zgjedhjet komunale të vitit 2017 arriti të fitoj në kryeqytet Prishtinë, Prizren dhe Dardanë por pas disa ndarjeve brenda partisë në Maj 2017 Lëvizja humbi kryeqytetin dhe Dardanen. Ata kishin grupin më të madh parlamentar me 32 deputetë në Kuvendin e Kosovës, pasi që kanë dalë si partia më e votuar në zgjedhjet e fundit, tani janë grupi i tretë parlamentarë me 19 deputetë.

Massimiliano Allegri

Massimiliano Allegri (lindur më 11 gusht 1967 në Livorno) është trajner futbollit italian dhe ish mesfushor. Në sezonin e tij të parë si trajner, ai fitoi titullin me Milanin, për herë të parë që kur skuadra e kishte fituar titullin në vitin 2004.

Njësia administrative Golaj

Njësia administrative Golaj është një njësi administrative në Rrethin e Hasit në Shqipëri.

Nuhu

Në religjionet abrahamike, Nuhu ose Nuhi (arabisht نوح) qe i tetti dhe i fundit i patriarkëve të para-Përmbytjes. Historia e Arkës së Nuhut tregohet në narrativën e përmbytjes tek Zanafilla. Burimi biblik vijon me historinë e Mallkimit të Hamit.

Përpos Librit të Zanafillës, Nuhu përmendet gjithashtu në Dhiatën e Vjetër në Librin e parë të Kronikave, dhe në librat e Tobiasit, Urtisë, Sirakut, Izaisë, Ezekielit, Ezdrat, Makabejtë; në Dhiatën e Re përmendet në ungjijtë e Mateut, Lukës, Letrat dërguar Hebrenjve dhe Letrat e Pjetrit.

Në Islam Nuhu njihet po ashtu si pejgamber i Zotit, një figurë tejet e rëndësishme për traditën islame dhe ndër të dërguarit më të hershëm tek njerëzimi. Në Kur'an, emri i tij përmendet në disa vende dhe madje një sure e tërë mban emrin e tij.

Pagëzimi

Pagëzimi është sakramenti i parë në krishterim me anë të cilit një besimtar i kësaj feje pranohet në gjirin e saj duke u spërkatur ose derdhur ujë mbi kokën e tij, ose duke u zhytur në ujë.Ne shume kisha prifti spërkat personin me uje te bekuar dhe e bekon.Personi duhet te jete i veshur me nje uniforme te bardhe te kishes. Me këtë mundësohet pastrimi nga mëkati si edhe "vdekja" e njeriut të vjetër dhe "rilindja" e njeriut të ri. Kjo shërbesë shoqërohet me fjalët "Unë të pagëzoj në emër të Atit, e të Birit, e të Shpirtit të Shenjtë".

Protestantizmi

Protestantizmi është emërtimi i përbashkët i rrymave të ndryshme krishtere, që u shkëputën nga kisha katolike në shek. XVI. Protestantët nuk pranojnë Papën si kryetar të kishës, kundërshtojnë beqarinë e priftërinjve, janë për ceremoni fetare të thjeshta dhe kundër adhurimit të ikonave. Rrymat kryesore të protestantizmit janë: luteranizmi i përhapur në Gjermaninë Veriore e në vendet Skandinave: kalvinizmi i përhapur në Zvicër e Hollandë e pjesërisht në Britaninë e Madhe; anglikanizmi në Angli.

Sociologjia

Sociologjia (Fjala Sociologji rrjedh nga bashkimi i fjalës Latine “Socius“ që do të thotë “Shoqëri“ dhe fjalës Greke “Logos“ që do të thotë “Shkencë”) është shkencë e cila merret me studimin e shoqërise njerëzore dhe të dukurive të saj. Problemet, fenomenet dhe konfliktet shoqërore apo ndërnjerëzore janë pjesa qendrore e studimeve sociologjike.

Spider-Man

Spider-Man (sqt. Njeriu Merimangë) është një personazh fantastiko-shkencor prej Marvel Comics që është krijuar nga Stan Lee, një karikaturistë amerikanë. Spider-Man, emri i vërtetë Peter Benjamin Parker është një njeri i cili mbron njerzit nga kriminelët në New York. Personazhi eshte i njohur për jetën e tij të zakonshme, ai ka probleme financiale, shkollore, familjare, si çdokush.

Sipas personazhit janë xhiruar disa filma dhe seri, po ashtu janë krijuar dhe lojra vizuale.

Torah

Torah (hebr.: תורה = mësimi, ligji; arab. التوراة et-Teura) ose Teurati është shkrimi më i rëndësishëm fetar i Jehudizmit dhe nderohet si fjala e frymëzuar e Perëndisë. Tora është pjesa e parë dhe më kryesore e Biblës hebraike. Në të përmbahen 613 urdhëresa. Tora është përmbledhja e pesë Librave të Moisiut, të cilët formojnë edhe në krishterim pjesën e parë kryesore të Besëlidhjes së Vjetër.

Tora është një dorëshkrim i mbledhur rrotull, i cili shkruhet nga një shkrues i Torës nën rregulla të posaçme dhe të rrepta. Në kuptimin e përgjithshëm Tora si emërtim përdoret si përmbledhje e ligjit gojor dhe ligjit të shkruar jehudik, duke rrokur gjithë pikëpamjet mësimore fetare autoritative jehudike gjatë historisë, së bashku me Mishnah, Talmudin, Midrashin e të tjerë.

Pesë librat që përmbledh Tora në gjuhën hebraike shqiptimi dhe përkthimi i tyre vijon si më poshtë:

Zanafilla (בראשית, Bereshit: "Fillimi...")

Dalja (שמות, Shemot: "Emrat")

Levitikët (ויקרא, Vajjikra: "Ai thirri...")

Numrat (במדבר, Bamidbar: "Në shkretëtirë...")

Ligji i përtërirë (דברים, Devarim: "Fjalët")Këta pesë libra të Torës përshkruajnë krijimin e gjithësisë dhe historinë e saj, dhe në veçanti marrëveshjet e posaçme mes Perëndisë dhe popullit të Izraelit.

Judenjtë e kanë nderuar shumë Torën gjatë gjithë historisë së tyre si popull i përzgjedhur i Perëndisë, ashtu siç kanë vepruar samarianët dhe të krishterët.

Tora është pranuar brez pas brezi si fjala e përpiktë e Perëndisë drejtuar Moisiut. Megjithatë për disa teologë liberalë, ajo s´është e saktë historikisht, por si diçka përtej këtyre termave. Ajo është udhëzuesja e parë e marrëdhënies midis Perëndisë dhe njeriut, dhe i gjithë kuptimi dhe qëllimi i kësaj marrëdhënieje, një dokument i gjallë që shpaloset nëpër breza dhe mijëvjeçarë.

Në gjuhë të tjera

This page is based on a Wikipedia article written by authors (here).
Text is available under the CC BY-SA 3.0 license; additional terms may apply.
Images, videos and audio are available under their respective licenses.