ZZ Top


ZZ Top është një bend hard rock/blues-rock, i formuar në Houston, Texas, USA, në vitin 1969, nga tre anëtarët historikë Billy Gibbons, Dusty Hill e Frank Beard edhe akoma në aktivitet.

ZZ Top
Zztop33.jpg&filetimestamp=20070512180320&

ZZ Top
Informacione
PrejardhjaFlag of the United States.svg Houston, Texas, USA
ZhanriBlues-rock
Hard rock
Southern rock
Rock
Pop rock
LabelRhino/WEA, RCA, Warner Bros., London
Vite aktiv1969 -
Anëtarët
Billy Gibbons
Dusty Hill
Frank Beard
Webfaqja
zztop.com

Personeli

Diskografia

Studio albume

Compilation

  • 1977 - The Best of ZZ Top
  • 1987 - Six Pack
  • 1992 - ZZ Top's Greatest Hits
  • 1994 - One Foot in the Blues
  • 2003 - Chrome, Smoke & BBQ
  • 2004 - Rancho Texicano

Video muzikorë

  • "Gimme All Your Lovin'"
  • "Sharp Dressed Man"
  • "Legs"
  • "TV Dinners"
  • "Sleeping Bag"
  • "Stages"
  • "Rough Boy"
  • "Velcro Fly"
  • "My Head's In Mississippi"
  • "Give It Up"
  • "Burger Man"
  • "Doubleback"
  • "Viva Las Vegas"
  • "Pincushion"
  • "Breakaway"
  • "World of Swirl"
  • "She's Just Killing Me"

DVD

  • ZZ Top's Greatest Hits (2004)

Bibliografia

  • "ZZ Top: Bad and Worldwide" (1985)
  • "ZZ Top" by Mitchell Craven (1985)
  • "ZZ Top" by Philip Kamin (1986)
  • "ZZ Top" by Robert Draper (1989)
  • "Elimination: The ZZ Top Story" (1991)
  • "Sharp-Dressed Men: Zz Top Behind the Scenes from Blues to Boogie to Beards" (1994)
  • "ZZ Top: Elimination" (1998)
  • "ZZ Top Greatest Hits" (1999)
  • "The New Best of Zz Top for Guitar (Easy Tab Deluxe)" (1999)
  • "ZZ Top / XXX (Authentic Guitar-Tab)" (2000)
  • "ZZ Top - Guitar Anthology" (2003)
  • "Essential ZZ Top" (2003)
  • "The Very Best of ZZ Top" (2003)
  • "The Best of ZZ Top: A Step-By-Step Breakdown of the Guitar Styles and Techniques of Billy Gibbons" (2003)
  • "Billy F. Gibbons: Rock+Roll Gearhead" (2005).

Shiko edhe

Lidhje të jashtme

Eighth notes and rest.svg Ky artikull në lidhje me muzikën është i cunguar. Ju mund të ndihmoni duke e përmirësuar këtë artikull.

3 Doors Down

3 Doors Down është një bend rocku amerikan nga Escatawpa, Mississippi, që u formua në vitin 1996. Grupi fillimisht përbëhej nga Brad Arnold (vokal/bateri), Todd Harrell (bas kitarë) dhe Mat Roberts (kitarë). Atyre shpejt iu bashkua kitaristi Chris Henderson, dhe më vonë edhe bateristi Richard Liles, i cili ka luajtur për grupin e tyre gjatë udhëtimit duke mbështetur albumin e tyre të parë. Daniel Adair ka luajtur bateri në turne nga 2002-2005. Ky konfigurim ka dhënë afro 1,000 shfaqje në të gjithë botën pas publikimit të tyre jashtëzakonisht të suksesshëm të albumit Away from the Sun. Në vitin 2005, kur Adair ishte punësuar me kohë të plotë nga Nickelback, Greg Upchurch (Puddle of Mudd) u bashkua për të luajtur bateri me kohë të plotë. Në vitin 2012, kitaristi origjinal Mat Roberts u largua për shkak të problemeve shëndetësore. Chet Roberts, i cili ishte më parë kitara teknolongjike e Chris Henderson-it, zuri vend. Në vitin 2013, Harrell u nxorr nga grupi pasi u ngarkua me vrasje me automjet. Basisti Justin Biltonen e zëvendësoi atë.Grupi u rrit në famë ndërkombëtare me singëllin e parë, Kryptonite, e cila shënohet në top treshe në tabelën Billboard Hot 100. Grupi pastaj e nënshkrua në Republic Records dhe lansoi albumin e tyre debutues, The Better Life, në vitin 2000. Albumi ishte në 11 albumet më të shitura të vitit dhe është çertifikuar 6x platinum në Shtetet e Bashkuara. Albumi i dytë i tyre, Away from the Sun, (2002), ka vazhduar t'i sjell bendit sukses; ajo debutoi në Nr. 8 në tabelën Billboard 200, shkoi multi-platinum në Shtetet e Bashkuara, ashtu si paraardhësi i tij, dhe pjelli hitet When I'm Gone dhe Here Without You. Grupi e përcjelli atë me turne të gjera për dy vjet para se të lansohet albumi i tyre i tretë, Seventeen Days, në vitin 2005. Albumi debutoi në Nr. 1 në tablën Billboard 200 dhe është çertifikuar platinum brenda muajit të parë të lansimit. Albumi i katërt i tyre, i vetë-titulluar, 3 Doors Down (2008), gjithashtu ka debutuar në Nr. 1 në tabelën Billboard 200. Albumi i pestë i grupit, Time of My Life (2011) debutoi në Nr. 3. në lista.

Grupi ka ndarë skenën me artistë të tillë si Daughtry, Megadeth, Staind, Nickelback, Three Days Grace, tAlter Bridge, Breaking Benjamin, Seether, Shinedown, Hinder, Mentors, ZZ Top, dhe Lynyrd Skynyrd. Që nga fillimi i karrierës së tyre, 3 Doors Down kanë shitur mbi 20 milion albume në mbarë botën.

G3

G3 është festival muzikor dhe koncert ku marrin pjesë tre kitarista të gjeneratës; nga këtu rrjedh edhe emri i këtij festivali. Ky festival që mbahet gati për çdo vit është krijuar nga Joe Satriani në vitin 1996. Që nga fillimi, në G3 kanë marrur pjesë shumë kitarista virtuozë, si Steve Vai, Eric Johnson, Michel Cusson, Kenny Wayne Shepherd, Yngwie Malmsteen, John Petrucci, Robert Fripp, Paul Gilbert, Uli Jon Roth, Michael Schenker, Adrian Legg, dhe shumë kiatarista të tjerë mysafir, si Tony MacAlpine, Johnny Hiland, Steve Lukather, Steve Morse, Chris Duarte, Andy Timmons, Neal Schon, Gary Hoey, Brian May, Billy Gibbons, Johnny A, George Lynch, Patrick Rondat, dhe Eric Sardinas.

Zinedine Zidane

Zinedine Yazid Zidane (Frëngjisht: [zinedin zidan]; lindur më 23 qershor 1972) është një trajner francez futbolli dhe ish futbollist profesionist i cili është aktualisht trajneri i klubit spanjoll Real Madrid. I konsideruar gjerësisht si një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave, Zidane ishte një |organizator elitar, i njohur për elegancën, vizionin, kontrollin e topit dhe teknikën; ai luajti si mesfushor sulmues për Cannes, Bordeaux, Juventus dhe Real Madrid. Në nivel klubesh, Zidane fitoi dy tituj të Serie A me Juventusin, para se në vitin 2001 të kalonte te Real Madrid për 77.5 milion €, duke u bërë, në atë kohë, transferimi më i shtrenjtë i të gjitha kohërave; rekordi qëndroi i paprekur për tetë vite. Në Spanjë, Zidane fitoi titullin e La Ligas dhe UEFA Ligën e Kampioneve, ku ai vendosi finalen me një gjuajtje në ajër me të majtën, e cila konsiderohet të jetë si një nga golat më të bukur në historinë e kompeticionit. Ai gjithashtu fitoi Kupën Interkontinentale dhe Superkupën Evropiane me të dy ekipet.

Zidane ka luajtur 108 herë me Francën, me të cilën fitoi edhe Kupën e Botës 1998, me Zidane që shënoi dy herë në finale, si dhe u emërua në ekipin e turnamentit. Dy vite më vonë, në UEFA Euro 2000, ai u shpall lojtari i turnamentit. Triumfi në Kupën e Botës e bëri atë një hero në Francë, duke bërë që të merrte edhe çmimin Légion d'honneur në vitin 1998. Ai mori Topin e artë si lojtari i turnamentit në Kupën e Botës 2006, pavarësisht kartonit të kuq famëkeq që mori në finale për shkak se goditi me kokë në gjoks lojtarin kundërshtar Marco Materazzi. Ai u pensionua si lojtari i katërt me më shumë ndeshje në historinë e kombëtares.

Zidane mori shumë çmime personale si lojtar, përfshirë edhe çmimin prestigjoz FIFA Lojtari Botëror i Vitit, të cilin e fitoi në vitet 1998, 2000 dhe 2003, si dhe Topin e artë, që e fitoi në vitin 1998. Ai u shpall Lojtari i Vitit i Ligue 1 në vitin 1996, Futbollisti i Vitit i Serie A në vitin 2001 dhe Lojtari më i mirë i huaj i La Ligas. Në vitin 2004, ai ishte pjesë e FIFA 100, një listë që përbante lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave e bërë nga Pelé, si dhe po në atë vit u shpall mesfushori evropian më i mirë i 50 viteve të fundit në UEFA Golden Jubilee Poll. Zidane gjithashtu është një nga tetë lojtarët që ka fituar FIFA Kupën e Botës, UEFA Ligën e Kampioneve dhe Topin e artë, si dhe ishte ambasadori i Katarit në kandidimin e suksesshëm të tyre për të qënë vendi organizator i Kupës së Botës 2022, duke u bërë shteti i parë arab që pret një edicion të Kupës së Botës.Pas pensionimit si futbollist, Zidane u kthye si trajner, dhe filloi karrierën e tij me Real Madrid Castillan. Ai qëndroi në këtë pozicion për dy vite para se në janar 2016 të punësoheshe si trajner i ekipit të parë. Në qëndrimin e tij në dy sezone e gjysëm, Zidane fitoi në mënyrë të papritur Ligën e Kampioneve tre herë rresht; ai gjithashtu fitoi një titull të La Ligas, një Supercopa de España dhe Superkupën Evropiane dhe FIFA Kupën e Botës për Klube nga dy herë. Suksesi i tij pa që ai të emërohej nga FIFA si trajneri më i mirë në vitin 2017, megjithatë, në maj 2018, ai dha dorëheqjen. Pas rezultateve negative të Real Madridit në muajt në vazhdim, Zidane u rikthye si trajner i klubit në mars 2019.

Në gjuhë të tjera

This page is based on a Wikipedia article written by authors (here).
Text is available under the CC BY-SA 3.0 license; additional terms may apply.
Images, videos and audio are available under their respective licenses.