Vendbanimi

Vendbanimi kosiderohet njësi e veçantë territoriale e organizuar me numër të ndryshëm të objekteve të banimit e objekteve të tjera dhe me emër të veçantë. Vendbanimi shërben për kryerjen e disa funksioneve themelore të jetës së njezve, banimin, jetën në bashkësi, funksionin e punës, furnizimit, arsimimit, argëtimit, pushimit, komunikimit etj.Vendbanimi paraqet Elemente te rendesishme ne fizionomin e peisazhit.

Vendbanimet mund të jenë fshatra, qytete dhe të përziera.

Fshatrat sipas numrit të popullsisë ndahen në:

- Fshatra të vogla: deri në (500) banorë

- Fshatra te mesme: (500- 1000) banorë

- Fshatra të mëdha: (1000-2000) banorë


Qytetet sipas numrit të popullsisë ndahen në:

- Qytete xhuxhe: nën (2000) banorë

- Qyteza: (2000-5000) banorë

- Qytete të vogla: (5.000- 20.000) banorë

- Qytete të mesme: (20.000-100.000) banorë

- Qytete të mëdha: mbi (100.000) banorë

- Qytete milionëshe: mbi 1 milion banorë.

בית ויקטור כהן - בת גלים (5)
Vendbanimi
Bashkia Gjirokastër

Bashkia Gjirokastër është një bashki në Rrethin e Gjirokastrës në Shqipëri. Vendbanimi i vetëm i bashkisë është qyteti i Gjirokastrës.

Bashkia Libohovë

Bashkia Libohovë është një bashki në Rrethin e Gjirokastrës në Shqipëri.Vendbanimi i vetëm i bashkisë është qyteti i Libohovës.

Bashkia Përmet

Bashkia Përmet është një bashki në Rrethin e Përmetit në Shqipëri. Vendbanimi i vetëm i bashkisë është qyteti i Përmetit.

Binça

Binçë është një vendbanim në komunën e Vitisë, Kosovë. Pran këtij vendbanim kalon lumi i cili merr emrin Morava e Binçës, pikërisht nga ky fshat. Vendbanimi kryesisht është i banuar nga popullata shqiptare, por ka edhe serb.

Budapesti

Budapesti është kryeqyteti i Hungarisë. Si qyteti më i madh i Hungarisë, ai shërben si qendra kryesore politike, kulturore, tregëtare, industriale dhe e transportit. Në 2009, Budapesti kishte 1.712.210 banorë, një rënie nga kulmi që u arrit në mesin i viteve 1980 prej 2.1 milion. Si zonë metropolitane Budapesti ka 3.271.110 banorë. Qyteti mbulon një sipërfaqe prej 525 kilometra katrorë brenda kufijve të tij. Budapesti u bë një qytet i vetëm që përfshin të dy brigjet e lumit Danub pas bashkimit më 17 nëntor 1873 të qyteteve Buda dhe Obuda të bregut të djathtë (perëndimor)të lumit Danub, me qytetin Pest që ndodhet në bregun e majtë (lindor) të lumit.

Aquincum, fillimisht një vendbanim Celtic, ishte paraardhësi i drejtpërdrejtë i Budapestit, duke u bërë kryeqytet i provincës romake të Panonias së Poshtme. Hungarezët arritën në këto territore në shekullin e 9-të. Vendbanimi i tyre i parë u e rrëmbye nga Mongolët në 1241-42. Qyteti i rithemeluar u bë një nga qendrat e kulturës së Rilindjes humaniste në shekullin e 15-të. Pas Betejës së Moháçit (Mohács) dhe gati 150 vjet të sundimit osman, zhvillimi i rajonit hyri në një fazë të re të prosperitetit në shekujt e 18 dhe 19, dhe Budapesti u bë një qytet global pas bashkimit në vitin 1873. Ai gjithashtu u bë kryeqytet i dytë i Austro-Hungarisë, një fuqi e madhe që u shpërbë në 1918. Budapesti ishte pika qendrore e Revolucionit hungarez të 1848, Republikës Sovjetike Hungareze të 1919-ës, Operacionit Panzerfaust më 1944, Betejës së Budapestit të vitit 1945, dhe Revolucionit Hungarez të 1956-ës.

Budapesti konsiderohet si një nga qytetet më të bukura në Evropë. Pjesa e përcaktuar nga UNESCO si Trashëgimi Botërore përfshin brigjet e Danubit, Lagjen Kalaja e Budës, Bulevardin Andrássy, Sheshin e Heronjve dhe hekurudhën nëntokësore Millenium, e dyta më e vjetër në botë. Të tjera përfshijnë një total prej 80 burime gjeotermale, sistemi i ujërave termike shpellore më i madh në botë, sinagoga e dytë më e madhe, dhe godina e Parlamentit e treta më e madhe.

Budapesti konsiderohet si një qendër e rëndësishme në Europën Qëndrore. Ai renditet i treti (nga 65 qytete) në Indeksin e Tregjeve të Mastercard (2008), dhe renditet si qyteti më i përshtatshëm për të jetuar i Europës Qendrore / Lindore në indeksin e cilësisë së jetës së EIU (Economist Intelligence Unit) për vitet 2009 dhe 2010. Budapesti është renditur gjithashtu si "vendin i shtatë më idilik i Europës për të jetuar" nga "Forbes". Ai tërheq rreth 20 milionë vizitorë në vit. Selia e Institutit Europian të Novacionit dhe Teknologjisë (EIIT) dhe zyra e parë e CIPA (China Investment Promotion Agency) ndodhen në Budapest.

Dushku (Gumenicë)

Dushk (greqisht: Νέας Σελευκείας/Néas Selevekías) është fshat në qarkun i Çamërisë, Greqi.

Gadishulli Jugor (Islandë)

Gadishulli Jugor (islandisht: Suðurnes) është një rajon në jugperëndim të Islandës. Rajoni kanjë popullsi prej mbi 22,000 banorë dhe është një nga pjesët e me popullsi më të dendur në ishull. Qendra administrative është Keflavík, i cili kishte 7,000 banorë kur u bashkua me qytetin fqinj Njarðvík disa vite më parë që së bashku krijuan Reykjanesbær, i cili është vendbanimi i dytë më i madh jashtë zonës së Rajonit të Kryeqytetit; më 1 janar 2013 qyteti kishte popullsi pre 14,231 banorë.

Rajoni është vend i "Aeroportit Ndërkombëtar Keflavík", pika kryesore e hyrjes për Islandë.

Gazivoda

Gazivodë është një vendbanim në komunën e Zubin Potokut, Kosovë. Afër këtij vendbanimi gjendet Liqeni i Gazivodës.

Komuna e Plavës

Komuna Plava është njësi administrative e nivelit lokal në Mal të Zi. Qendër e kësaj njësie është vendbanimi me të njëjtin emër.

Komuna e Rozhajës

Komuna e Rozhajës është njësi administrative e nivelit lokal në Mal të Zi. Qendër e kësaj njësie është vendbanimi me të njëjtin emër.

Mongolia

Mongolia (mongolisht: Монгол улс, Mongol uls, ) është shtet pa dalje në det. Ndodhet në Azinë Lindore e Qendrore, mes Kinës dhe Rusisë. Kryeqyteti Ulan Bator është vendbanimi më i madh ku jetojnë 38% të popullsisë. Sistemi politik i Mongolisë është republika parlamentare.

Me 1,564,116 km², Mongolia është vendi i 19-të në botë për nga madhësia dhe me dendësinë më të ulët të banimit me afro 2,9 milion banorë. Është poashtu shteti i dytë më i madh pa dalje në det pas Kazakistanit. Toka mongole ka pak hapësirë të punueshme dhe pjesa më e madhe e saj përbëhet nga stepa të thata jopjellore, ku dallohen malet në veri e perëndim dhe shkretëtira Gobi në jug. Përafërsisht, 30% e popullsisë janë nomadë ose gjysmënomadë. Feja mbizotëruese në Mongoli është budizmi tibetian, dhe shumica e popullsisë janë mongolë etnikë, ndonëse në vend jetojnë edhe kazakët, tuvanët dhe minoritete të tjera, sidomos në perëndim.

Gjatë mbretërimit të Xhengis Hanit në shek. XIII, mongolët krijuan perandorinë më të madhe që kishte parë njerëzimi deri atëherë. Në shekujt vijues ishin pjesë e Perandorisë Kineze, ndërsa gjatë shek. XX ranë nën sferën e ndikimit sovjetik. Viti 1990 shënoi fillimin e rendit demokratik dhe ndërtimin e ekonomisë së tregut. Sot, Mongolia është vend në zhvillim; ka zhvillim mesatar njerëzor dhe zë vendin e 124-të në botë sa i përket prodhimit vendor bruto prej 3.541 USD për kokë banori.

Peja

Peja (pashq. Pejë) është qytet dhe komunë ndodhur në Rajonin e Pejës në Kosovë. Po ashtu Peja është qendër e komunës dhe rajonit e të njëjtit emër. Ky qytet shtrihet rreth koordinantav gjeografike: 42° 39 V dhe 20° 18 L.

Peja njihet si qytet i lashtë që nga koha Ilire. Për shkak të luftërave të shumta në këtë rajon, që nga pushtimi Otoman e deri te kjo e fundit me Serbinë, nuk është mundur të ruhet e gjithë karakteristika ilire, ku përveç tjerash pësoi edhe Kalaja e Pejës.

Në kohën Ilire ishte një qendër e madhe vendbanimi. Sipas hulumtimeve arkeologjike ky qytet kishte edhe një kala, mbi gërmadhat e lashta të së cilës mjerisht është ngritur fabrika e akumullatorëve.

Regjimi serbosllav u mundua disa kisha katolike të mbetura në shumë vende të Kosovës që nga koha Ilire ti shëndërrojë në kisha ortodokse si p.sh. Patrikanën në Grykë të Rugovës.

Karakteristikë e saj është Çarshi-Xhamia e ndërtuar rreth viteve 1600 - 1700 si dhe Kulla e Haxhi Zekës. Haxhi Zeka ishte pjesëmarrës në Kuvendin e Prizrenit në vitin 1878 dhe organizator i Lidhjes së Pejës në vitin 1899. Në kohën e tij Peja i takonte Mbretërisë së Malit të Zi.

Popullsia

Me fjalën popullsia nënkuptojmë anëtarët e një bashkësie (qenije biologjike) njerëzish me disa veti (karakteristika) të përkufizuara si p.sh gjuha, vendbanimi, hapësira e jetesës, vetit biologjike etj. Dendësia mesatare e popullsisë është e ulet 31 banore për km².

Qyteti

Qyteti, antikisht Shehri, është një qendër e madhe banimi, ku zhvillojnë veprimtarinë e tyre një varg institucionesh politike, shoqërore, administrative, kulturore dhe ndërmarrjesh industriale dhe tregtare.Qyteti diferencohet si lokaliteti i cili ka shum funksione si ato administrative , prodhuese e sherbyese.Qytetet jane qendra te medha arsimore , shendetsore e kulturore

Radivojca

Radivojcë është një vendbanim në komunën e Vitisë, Kosovë. Pas vitit 1999 fshati është i njohur edhe me emrin Ujmirë.

Shtrihet në rrafshin e Kosovës dhe lidhet me rrugën kryesore magjistralen 25-3 Gjilan-Ferizaj.

Vendbanimi është i përbërë nga banorë të nacionalitetit të vetëm shqipëtar dhe të besimit Islam.

Nuk ka histori të shkruar rreth formimit të vendbanimit por nga gojëdhënat dhe tregimet nder vite thuhet se banuesit e parë të këtij vendbanimi ishin dy familje pra dy lagjet e tanishme Lagjia e Krasniqëve dhe e Prushiqëve.

Fshati nuk ka ende statistika rreth numrit te banorëve apo statistika që tregojnë tjera veqori.

Shala e Bajgorës

Shala e Bajgorës, është trevë malore që shtrihet mes luginës së Ibrit dhe Llapit në rrëzat e Kopaonikut. Emri Shalë e Bajgorës ka mbetur nga fisi Shalë dhe fshati qendror Bajgorë, pasi vendbanimi Bajgorë është territorialisht vendbanimi më i madh i kësaj treve. Vuk Karaxhiq në fjalorin e vet, të vitit 1818, e ka regjistruar, Shalën në Kosovë si vend dhe fis shqiptar.

Sllatina e Poshtme (Viti)

Sllatinë e Poshtme është një vendbanim në komunën e Vitisë, Kosovë. Pas vitit 1999 fshati është i njohur edhe me emrin Gjelbinë e Poshtme.Vendbanimi kufizohet me fshatrat Pozharan, Ramjan, Sllatinë e Epërme, Sadovinë e Çerkezëve, Sadovinë e Jerlive dhe Germovë. Ka perafersisht 1178 banor kryesish 4 lagje te mdha, lagjeja e frangeve dhe e demelezve te cilet jan te paret ne kete fshate ndersa lagjeja e Lubishtaneve dhe mjakeve jan te ardhur nga fshaterat Mjak e Lubisht te komunes se Vitis para 150 viteve. Vendbanimi karakterizohet me burimin e ujit i cili gjindet ne mes te fshatit.

Tivari i Vjetër

Tivar i Vjetër (malazezisht: Стари Бар/Stari Bar, italisht: Antivari) është vendbanim urban (qytet) në Komunën e Tivarit, Mali i Zi. Emërtimi "Tivar i Vjetër" përdoret për të emëruar vendndodhjen origjinale të qytetit të Tivarit (5 kilometra nga deti) që nga viti 1908, kur me vendimin e Këshillit ministror të Principatës së Malit të Zi vendbanimi Pristan (sq. Skelë, i ngritur pranë kodrës Vollujica) u emërua Tivar i Ri.

Vila (Filat)

Vilë (greqisht: Δονάτος/Dhonátos) është fshat në qarkun i Çamërisë, Greqi. Përpara vitit 1928, fshati është njohur me emrin e vjetër në formën greke Βίλια/Vília. Vendbanimi Vila ka qenë ndonjëherë si lagje e fshatit Palofshat.

Në gjuhë të tjera

This page is based on a Wikipedia article written by authors (here).
Text is available under the CC BY-SA 3.0 license; additional terms may apply.
Images, videos and audio are available under their respective licenses.