Tunizia

Republika e Tunizisë apo Tunizia ndodhet në pjesën veriore të Afrikës dhe në pjesë veriore të vendit gjendet dalja në Detin Mesdhe. Kufirit tokësor i Tunizit përshkohet nga kufiri në jug-lindje me Libinë dhe në anën perëndimore me Algjerin.

Republika e Tunizisë pranë Mesdheut zë një sipërfaqe prej 163 610 km2 në të cilën jetojnë diçka më shumë se 9,05 milion banorë. Për kryeqytet ka qytetin Tunizi ndërsa për gjuhë zyrtare shtetërore gjuhën arabe, Kushtetuta është nxjerrë më 1959 dhe ka pësuar disa ndryshime ato të fundit janë miratuar më 1997.

Në veri të sipërfaqes së Tunizisë është tokë malore, në lindje ka bregdet me gjire të shumta e frytdhënëse, në brendi ndodhen stepat dhe në jug tjerra të kripëzuara (Schott el-Djerid) dhe shkretëtirë. Në Tunizi sundon klima mesdhetare.

Arabët dhe berbët e asimiluar në arabë përbëjnë pjesën më të madhe të popullsisë (98%), pjesa tjetër përbëhet nga berbët që i kanë rezistuar asimilimit dhe evropianët. Feja shtetërore është feja e myslimanëve.

Ka një qarkullim të bujshëm në bregdet dhe në ishullin Djerba. Eksporti veçohet me shitjen e produkteve të tekstilit, lëkurës, pemëve tropikale, naftës e fosfateve partnerëve kryesorë të saj si Francës dhe Italisë.

Tunizia ka disa porta detare të njohura ndërkombëtare të cilat ndodhen në Tunizë, Bizerta, Souzë (Sousse) dhe në Sfaks (Sfax). Turistët e Tunizisë e kanë të njohu njërën nga pesë portat ajrore ndërkombëtare ndër të cilat më e madhja është Le Kartazhe (Le Carthage) pranë Tunizit.

Koordinatat: 34°V 9°L / 34°V 9°L

Republika e Tunizisë
الجمهورية التونسية
al-Jumhūriyyah at-Tūnisiyyah
Flag of Tunisia Coat of arms of Tunisia
Flamuri i Tunizisë Stema e Tunizisë
Vendndodhja e Tunizisë
Vendndodhja e Tunizisë   (blu)

–  në Afrikë   ( bojë qielli & gri e errët)
–  në Bashkimin Afrikan   (bojë qielli)

Moto Kombëtare Ḥurriyyah, Karama, ‘Adālah, Niẓām (Liri, dinjitet, drejtësi, rregull)
Himni Kombëtar "Humat al-Hima" ("Mbrojtës të Atdheut")
Kryeqyteti Tunis (njëkohësisht qyteti më i madh)
Gjuha zyrtare Arabisht
Pavarësia 20 mars 1956
Anëtarësimi në OKB 12 nëntor 1956
Forma e qeverisjes Republikë Parlamentare një-dhomëshe
President Beji Caid Essebsi
Kryeministër Habib Essid
Sipërfaqja
– totale
– % ujë
Vëndi i 93-të
163.610 km²
5,0
Popullsia (2014)
– totale
– dendësia
Vëndi i 79-të
10.982.754 banorë
63 banorë/km²
PBB (2015)
 PBB për banor
45,276 miliard dollarë
4.075 dollarë
Monedha Dinari tunizian (TND)
Zona kohore
– zakonisht
– në verë

UTC+1
nuk ka
Prefiksi telefonik +216
Kodi i internetit .tn
Kodi ISO 3166-1 TN

Historia

Tunizi në antikë, para pushtimit romak ishte vetë qendra e perandorisë së Kartagjene që nga shekulli i V / VI para erës sonë. Pushtimi i kësaj perandorie në histori ndër të tjerat është i njohur edhe si Lufta Punishte. Këtë hapësirë më 533 e pushtojnë bizantinët ndërsa nga 645 deri më 698 bie në duart e arabëve nga të cilët e merr perandoria osmane në vitin 1574-ër. Francezët e dëbojnë perandorin osmane nga kjo hapësirë dhe e shpallin Tunizinë si protektorat francezë më 1881.

Amphitheatre El Jem(js)1
Amfiteatri romak në El Xhem, ndërtuar gjatë gjysmës së parë të shekullit të 3-të Pas Krishtit

Në luftën e II-të botërore ishte arenë e luftimeve pushtuese gjatë vitit 1942/43. Më 1956 Tunizia shpallet republikë e pavarur me në krye ministrin e parë të saj Habib Borguibanë (H. Bourguiba) i cili edhe shpallet president pas rrëzimit të Beut (Muhamedit VIII-të al-Amin-it lindur më 1881-1962) dhe shpalljen e republikës më 1957. Më 1987 i merren të gjitha postet Bourgubant dhe po në këtë vit president zgjidhet Zine al-Abidin Ben Aliu.

Gjeografia

Artikulli kryesor Gjeografia e Tunizisë

Sipërfaqja e përgjithshme e Tunizisë është 163,610 km2 nga e cila 8,250 km2 janë ujë. Tunizia shtrihet rreth koordinatave gjeografike 34 00 V, 9 00 L.

Tunizia ka një bregdet të gjatë 1,148 km në Mesdhe dhe vijë kufitare 1,424 km.

Klima e Tunizisë është klimë mesdhetare në veri me dimër të butë me reshje shiu e verë të thatë dhe në jug klimë shkretinore

Relievi e Tunizisë është terren malorë në veri, në pjesën qendrore male të zhveshura dhe në jug gjendet Sahara. Pika më e ultë e relievit është -17 m në vendin e quajtur "Shat al Garsah" (ang.:Shatt al Gharsah) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 1,544 metrave në vendin e quajtur "Jebel eh Kambi" (ang.:Jebel ech Chambi).

Politika

Tunizia është një demokraci përfaqësuese dhe një republikë me president që shërben si kreu i shtetit, kryeministër, si kreu i qeverisë, një parlament me një dhomë, si dhe një sistem gjyqësor të ligjit civil. Kushtetuta e Tunizisë e miratuar më 26 janar 2014 garanton të drejtat për gratë dhe thekson se feja e Presidentit "duhet të jetë Islami". Në tetor të vitit 2014 Tunizia mbajti zgjedhjet e para në bazë të kushtetutës së re pas Pranverës Arabe.

Numri i partive politike të legalizuara në Tunizi është rritur në mënyrë të konsiderueshme që prej revolucionit. Tani ka mbi 100 parti të ligjshme, duke përfshirë edhe disa që ekzistonte nën regjimin e mëparshëm. Gjatë sundimit të Ben Aliut funksiononin vetëm tre parti të pavarura të opozitës: Partia Demokratike Progresive (PDP), Forumi Demokratik për Punë dhe Liri (FDPL) dhe Tajdid. Ndërkohë që disa parti të vjetra janë të mirë-krijuar dhe mund të tërheqin strukturat e mëparshme partiake, shumë nga mbi 100 partitë ekzistuese deri në shkurt të vitit 2012 janë të vogla.

Gratë mbajnin më shumë se 20% të vendeve në parlamentin dydhomësh para-revolucionit të vendit, një gjë e rallë për vendet arabe. Në Asamblenë Kushtetuese të vitit 2011, gratë mbanin midis 24% dhe 31% të të gjitha vendeve.

Tunizia është përfshirë në Politikën e Fqinjësisë Evropiane (ENP) të Bashkimit Europian, e cila synon të sjellë BE-në dhe fqinjët e saj më pranë njeri tjetrit. Më 23 nëntor 2014 Tunizia mbajti zgjedhjet e saj të para presidenciale pas Pranverës Arabe në vitin 2011.

Sistemi ligjor tunizian është ndikuar shumë nga e drejta civile franceze, ndërsa Ligji i Gjendjes Personale është i bazuar në ligjin islam. Gjykatat juridike të sheriatit janë shfuqizuar në vitin 1956.

Një Kod i Gjendjes Personale është miratuar menjëherë pas pavarësisë në vitin 1956, i cili, ndër të tjera, i dha grave status të plotë ligjor (duke i lejuar ato të drejtojnë dhe zotërojnë bizneset e tyre, të kenë llogari bankare, dhe të kërkojnë pasaporta nën autoritetin e tyre). Kodi konsideronte të jashtëligjshme praktikat e poligamisë dhe të drejtën e burrit për të divorcuar në mënyrë të njëanshme gruan e tij. Reformat e mëtejshme në vitin 1993 përfshinë një dispozitë për të lejuar gratë tuniziane për të ruajtur shtetësinë edhe nëse ato janë të martuara me një të huaj dhe jetojnë jashtë vendit. Ligji i Gjendjes Personale aplikohet tek të gjithë tunizianët, pavarësisht nga feja e tyre. Kodi i Gjendjes Personale mbetet një nga kodet civile më të përparuar në Afrikën e Veriut dhe në botën myslimane.

Të drejtat e njeriut

Pas revolucionit, u shfaq një numër i grupeve salafiste dhe në disa raste kanë shtypur dhunshëm shprehje artistike që i konsiderojnë armiqësore ndaj Islamit.

Që nga revolucioni, disa organizata joqeveritare kanë rindërtuar veten dhe qindra të reja kanë dalë. Për shembull, Lidhja Tuniziane për të Drejtat e Njeriut, organizata e parë e të drejtave të njeriut në Afrikë dhe në botën arabe, operonte nën kufizime dhe ndërhyrje të shtetit për më shumë se gjysmën e ekzistencës së saj, por tani është plotësisht e lirë për të vepruar. Disa organizata të pavarura, siç janë Shoqata Tuniziane e Grave Demokratike, Shoqata e Grave Tuniziane për Kërkime dhe Zhvillim, dhe Shoqata e Avokatëve janë aktive.

Ndarja administrative

Tunizia ndahet në 24 Guvernorate, të cilët ndahen më tej në 264 "delegacione" ose "rrethe" (mutamadiyat), dhe më tej ndahen në bashki (shaykhats) dhe sektorë (imadats).

Medium map tunisia

Ekonomia

Arat e drithërave, vreshtat e rrushit, ullinjtëve dhe pemëve në oazën jugore (Dateln) janë segmentet më të zhvilluara të bujqësisë së Tunizisë në të cilën zhvillohet edhe blegtoria sidomos kultivimi i deleve dhe peshkimi si degë e ekonomisë së përgjithshme. Xehetaria veçohet për xehen e fosfatit. Sektorët tjerë të ekonomisë së Tunizisë janë edhe nxjerrja e naftës, tjerrja e leshit, thurja e tepihëve. Ndërsa industria e ushqimit, e hekurit e çelikut, dhe industria e cementes janë degët më të zhvilluara të industrisë së përgjithëshme.Turizmi eshte shume i zhvilluar.

Të tjera

  • Telekomunikacioni
  • Transporti
  • Ushtria
  • Pushime

Lidhje të jashtme

  • Qeveria :
  • Kryetari :
  • Parlamenti :
  • Ministria :
1998 FIFA Kupa e Botës

Për herën e 16 Kampionati Botëror i Futbollit u mbajt me 10 qershor deri 12 korrik 1998 në Francë.

2006 FIFA Kupa e Botës

Kupa e botës në vitin 2006 ishte organizimi i 18të i turneut ndërkombëtar të futbollit, i cili u mbajt në Gjermani. Gjermania u përzgjodh si vendi organizator në muajin korrik të vitit 2000, dhe turneu zgjati një muaj,nga data 9 qershor 2006 deri më 9 korrik 2006.Ndeshjet kualifikuese për fazën finale nisën në shtator të 2003, me pjesëmarrjen e 198 ekipeve kombëtare nga 6 kontinente. Ekipi gjerman u kualifikua automatikisht si vendi pritës, ndërsa 31 ekipe të tjera fituan të drejtën për të qënë pjesëmarrëse në turne. Kjo ishte hera e parë në turnetë e Kupës së Botës ku ekipi kampion në fuqi (Brazili në këtë rast) nuk kualifikohej direkt.Motoja e reklamimit dhe e raundit final ishte: Bota si mik tek shokët.

Italia u shpall ekipi kampion i turneut; hera e katërt në historinë e saj. Në ndeshjen finale, ata mundën ekipin e Francës pas gjuajtjes së penalltive 5-3, pasi koha e rregullt dhe shtesat përfunduan në barazim 1-1.Kupa e fituesit iu dorëzua kapitenit italian Fabio Cannavaro nga zv/presidenti i FIFA-s Lennart Johansson, dhe jo nga presidenti Joseph Blatter.Në ndeshjen për vendin e 3të, Gjermania mposhti Portugalinë me rezultatin 3-1.

Acre (shtet)

Akre (Portugalisht: [akɾi]) është një nga 27 shtetet e Brazilit. Ai është i vendosur në jugperëndim të Rajonit Verior, në kufi shtetin Amazonas në veri, Rondônia në lindje, Bolivinë në juglindje dhe me Rajonin Ucayali të Perusë në jug dhe perëndim. Zë një sipërfaqe prej 152,581.4 km2, duke qenë pak më e vogël se Tunizia.

Kryeqyteti i saj është qyteti Rio Branco. Vende të tjera të rëndësishme përfshijnë: Cruzeiro do Sul, Feijó, Sena Madureira, Senador Guiomard dhe Tarauacá.

Bota arabe

Bota arabe (Arabisht: العالم العربي) përbën 22 vende që folin arabisht në ligën arabe. Fjala "bota arabe" nuk domethënë ai i cili është arab, por domethënë ai i cili jeton një prej shteteve arabe.

Gjeografia e Algjerisë

Gjeografia e Algjerisë

Algjeria ndodhet në Afrikën veriore, në mes të Marokut dhe Tunizisë dhe ka dalje në Oqeanin Atlantik e Detin Mesdhe. Sipërfaqja e saj e bënë atë që të radhitet si shteti i dytë me i madh në këtë kontinent pas Sudanit. Një pjesë e madhe e teritorit të saj shtrihet në shkretëtirën e Saharës.

Sipërfaqja e përgjithshme e Algjerisë është 2,381,740 km2 dhe shtrihet rreth koordinatave gjeografike 28 00 V, 3 00 L apo shikuar nga Shqipëria në anën jug-lindore (mes 7:00-8:00).

Vija bregdetare e Algjerisë është 998 km (tri herë më e gjatë se Bregdeti Shqiptar) ndërsa kufiri tokësorë 6,343 km i gjatë dhe e ndanë atë nga : Libia 982 km, Mali 1,376 km, Mauritania 463 km, Maroku 1,559 km, Nigeri 956 km, Tunizia 965 km,dhe me të ashtuquajturën Sahara Perëndimore apo Sahara Oksidentale 42 km

Algjeria veriore përfshinë pjesën pas bregdetit deri në Saharë ndërsa Algjeria jugore (80% e vendit) pjesën e shkretëtirës. Veriu ka klimë mesdhetare ndërsa jugu klimën e Saharës.

Klima dominuese në Algjeri është klimë e shkretëtirës gjerë në gjysmë shkretinore në disa pjesë është më e butë me reshje në dimër dhe thatësira përgjatë bregdetit, ndërsa në rrafshnaltë mbisundon një dimri me acarë dhe vera me temperatura të ashpra. “Shiroko” thirret era e cila zakonisht në verë qon pluhurin dhe zallin nga shkretëtira.

Relievi i Algjerisë përbëhet kryesisht nga rrafshnaltat dhe shkretëtira e Saharës. Rripi përgjatë bregdetit të Mesdheut ndërpritet nga disa male. Pika më e ultë e relievit është -40m nën nivelin e deti në vendin e quajtur Çot Melërhir (ang.: Chott Melrhir ) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 3,003 metrave në Tahat (ang.:Tahat), në pjesën jugore në brendi të Saharës.

Si pasurit natyrore të Algjerisë sipas CIA-Factboock llogariten të jenë: Vajguri , Gazi natyrorë, Hekuri (Fe), Fosfate, Urani (U), Plumbi (Pb)dhe Zinku (Zn). Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 3.22% e sipërfaqes së vendit.

Gjeografia e Libisë

Gjeografia e Libisë

Libia ndodhet në Afrikën veriore me dalje në detin Mesdhe dhe gjendet në me të Egjiptit e Tunizisë

Sipërfaqja e përgjithshme e Libisë është 1,759,540 km2 ( 125 herë ma e madhe se Malcia ), dhe shtrihet rreth koordinatave gjeografike 25 00 V, 17 00 L.

Libia ka një bregdet të gjatë 1,770km dhe vijë kufitare tokësore 4,348 km dhe e ndanë atë nga : Algjeria 982 km, Çadi 1,055 km, Egjipti 1,115 km, Nigeri 354 km, Sudani 383 km, Tunizia 459 km

Klima e Libisë është klimë mesdheu përgjatë bregdetit dhe shumë e nxehtë në pjesën shkretinore.

Relievi i Libisë është io djerrët përbëhet nga fushat e gjëra shkretinore të cilat ngritën dhe ulen në forma valore. Pika më e ultë e relievit është -47 m në vendin e quajtur Sabkhat Guzauil (ang.:Sabkhat Ghuzayyil) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2,267 metrave në endin e quajtur "Biku Biti" (ang.:Bikku Bitti), në jug, në kufi me Çadin.

Si pasurit natyrore të Libisë sipas CIA-Factboock llogariten të jenë : Vajguri, Gazi natyrorë dhe Gipsi. Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 1.03% e sipërfaqes së vendit.

Gjeografia e Tunizisë

Gjeografia e Tunizisë

Tunizia ndodhet në Afrikës veriore me dalje në detin Mesdhe në mes të Algjerisë dhe Libisë.

Sipërfaqja e përgjithshme e Tunizisë është 163.610 km2 (15 herë e diçka ma e madhe se Kosova), nga e cila 8.250 km2 janë ujë. Tunizia shtrihet rreth koordinatave gjeografike 34 00 V, 9 00 L.

Tunizia ka një bregdet të gjatë 1.148 km në Mesdhe dhe vijë kufitare 1.424 km që e ndanë atë nga : Algjeria 965 km dhe Libia 459 km.

Klima e Tunizisë është klimë mesdhetare në veri me dimër të butë me reshje shiu e verë të thatë dhe në jug klimë shkretinore.

Relievi e Tunizisë është terren malorë në veri, në pjesën qendrore male të zhveshura dhe në jug gjendet Sahara. Pika më e ultë e relievit është -17 m në vendin e quajtur "Shat al Garsah" (ang. : Shatt al Gharsah) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 1.544 metrave në vendin e quajtur "Jebel eh Kambi" (ang. : Jebel ech Chambi).

Si pasurit natyrore të Tunizisë sipas CIA-Factboock llogariten të jenë : Vajguri, Fosfate, Hekuri (Fe), Plumbi (Pb), Zinku (Zn) dhe Kripa. Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 17,86 % e sipërfaqes së vendit.

Lista e vendeve sipas sipërfaqes

Kjo është lista e vendeve sipas sipërfaqes.

Papa Viktori I

Papa Viktori I ( l. , Tunizia - v. , ) ishte papa i 14 i Kishës Katolike. Shërbeu si papë që nga zgjedhja e tij më 189 dhe deri më 199. Paraardhës i tij ishte papa Eleuterio, ndërsa pasardhësi papa Zefirini.

Udhëheqës të shteteve në vitin 1803

Udhëheqës të shteteve në vitin 1803 janë të radhitur sipas kontinenteve dhe pastaj në kontinente janë të radhitura shtetet sipas shkronjës.

Udhëheqës të shteteve në vitin 1804

Udhëheqës të shteteve në vitin 1804 janë të radhitur sipas kontinenteve dhe pastaj në kontinente janë të radhitura shtetet sipas shkronjës.

Udhëheqës të shteteve në vitin 1806

Udhëheqës të shteteve në vitin 1806 janë të radhitur sipas kontinenteve dhe pastaj në kontinente janë të radhitura shtetet sipas shkronjës.

Udhëheqës të shteteve në vitin 1807

Udhëheqës të shteteve në vitin 1807 janë të radhitur sipas kontinenteve dhe pastaj në kontinente janë të radhitura shtetet sipas shkronjës.

Udhëheqës të shteteve në vitin 1809

Udhëheqës të shteteve në vitin 1809 janë të radhitur sipas kontinenteve dhe pastaj në kontinente janë të radhitura shtetet sipas shkronjës.

Udhëheqës të shteteve në vitin 1810

Udhëheqës të shteteve në vitin 1810 janë të radhitur sipas kontinenteve dhe pastaj në kontinente janë të radhitura shtetet sipas shkronjës.

Udhëheqës të shteteve në vitin 1811

Udhëheqës të shteteve në vitin 1811 janë të radhitur sipas kontinenteve dhe pastaj në kontinente janë të radhitura shtetet sipas shkronjës.

Udhëheqës të shteteve në vitin 1899

Udhëheqës të shteteve në vitin 1899 janë të radhitur sipas kontinenteve dhe pastaj në kontinente janë të radhitura shtetet sipas shkronjës.

Udhëheqës të shteteve në vitin 1900

Udhëheqës të shteteve në vitin 1900 janë të radhitur sipas kontinenteve dhe pastaj në kontinente janë të radhitura shtetet sipas shkronjës.

Zona kohore

Brezi i kohës është një rajon në Tokë që ka një kohë standarde uniforme për qëllime ligjore, tregtare dhe shoqërore. Është e përshtatshme për zonat në komunikim të ngushtë tregëtar apo të tjera për të mbajtur të njëjtën kohë, kështu që zonat kohore priren të ndjekin kufijtë e vendeve dhe nënndarjet e tyre.

Shumica e zonave kohore në tokë përcaktohen nga Koha Universale e Koordinuar (UTC) me një numër të plotë ore (UTC-12 UTC +14), por disa përcaktohen edhe 30 30 ose 45 minuta.

Në gjuhë të tjera

This page is based on a Wikipedia article written by authors (here).
Text is available under the CC BY-SA 3.0 license; additional terms may apply.
Images, videos and audio are available under their respective licenses.