Terezja e Avilës

Shën Terezja e Avilës (e njohur në jetën fetare si Terezja e Jezusit, pagëzuar si Teresa de Cepeda y Ahumada) (28 mars 1515 - 4 tetor 1582) është një figurë madhore e Riformimit katolik si edhe një mistike e njohur spanjolle, shkrimtare dhe riformuese e jetës manastirore.

Teresa of Avila dsc01644
Terezja e Avilës në një portret të Pjetër Rubensit.

Jeta

Terezja lindi në Avila, Kastila dhe vdiq në Alba de Tormes (krahinë e Salamankas). Dita e saj e festës është 15 tetori. Ajo njihet si doktore e kishës nga kisha katolike . Ajo është një prej tre femrave me titullin doktor i kishës me : Shën Katrinen e Sienës dhe Sh. Terezen e Lisjës.

Doktor i kishës

Doktor i kishës (nga lat. docere, doqere - mësoj, udhëzoj) është titulli që kisha katolike ua jep shkruesve apo teologëve të saj për shquarjen e tyre në lidhje me mendimin teologjik, jetën e drejtë dhe shenjtore. Ky titull jepet rrallë nga Papa i Romës, dhe vetëm pasvdekjes, dhe vetëm pas Kanonizimit ose Lumënimit.

Në gjuhë të tjera

This page is based on a Wikipedia article written by authors (here).
Text is available under the CC BY-SA 3.0 license; additional terms may apply.
Images, videos and audio are available under their respective licenses.