Shteti


Shteti është nje sistem i pavarur politik, administrativ, legjistrativ dhe qeverisës i ndërtuar dhe mbajtur në funksion nga popullsia e një hapësire gjeografike sovrane.

Merge-arrows.svg
Ndihmoni që kjo pjesë dhe pjesa Historia e shtetit të bashkohen në një artikull të vetëm. Shteti

Histori

Krijimi i shteteve është rezultat i një procesi historik dhe sociologjik. Kur shoqëria farefisnore nuk ishte më kurrsesi në gjendje të rregullojë marrëdhëniet e reja që ishin krijuar, u bë hapi i fundit në drejtim të formimit të shtetit. Njerëzit që e kanë përjetuar këtë kapërcim cilësor, nuk kanë qenë të vetëdijshëm se nga parahistoria kanë hyrë në histori, nga fundi i periudhës së shkallës së barbarizmit në fillim të qytetrimit, nga organizimi farefisnor shoqëror në organizim shtetëror. Në fillim shteti mbante në vetvete mbeturina të shumta të sisitemit farefisnor. Mirëpo, pasi u formua, ai e përshpejtoi likuidimin e këtyre mbeturinave, duke afirmuar sistemin e ri.[1]

Krijimi i shtetit

Sipas Adam Fergusonit, një tezë e cila vazhdon te ruaj kontinuitetin gjatë tërë historisë së mendimit politik thotë: shteti i kuptuar si një rregullim politik i një bashkësie, krijohet me shthurjen e bashkësisë së parë primitive që bazohej në lidhje gjinore dhe me formimin e bashkësive me të mëdha, që u krijuar me bashkimin e më shumë grupeve gjinore me qëllim te mbijeteses se brendshme dhe mbrojtjes nga rreziqet e jashtme.

Tipat e pushtetit legjitim sipas Weberit

Pushteti tradicional

Legjitimitetin e vet e mbështet në zakone të lashta dhe rregulla të pashkruara, të cilat për anëtarët e grupit janë "të shenjta". Tipi më i pastër i pushtetit tradicional është pushteti PATRIARKAL. Njerëzit nënshtrohen, duke iu nënshtruar zakoneve dhe traditës -në stilin- "gjithmonë ka qenë kështu". Shembull i pushtetit tradicional është pushteti i zotit të shtëpisë, pushteti i kryetarit të fisit, mbretërve dhe principatave mesjetare etj. Dëgjueshmëria e anëtarëve të grupit me pushtet tradiciona, buron nga cilësitë njerëzore të prijësit, që janë të kombinuara me respektin ndaj origjinës së tij. Përmbajtjen e urdhërave që vijnë nga prijësi, e përcaktojnë normat tradicionale, kështu që tejkalimi dhe mosrespektimi eventual i atyre normave, do të rrezikonte legjitimitetin e pushtetit të tij. Përveç normave të traditës, sjelljet e prijësit i kufizon edhe ajo që në rastin konkret e imponon ndjenjën e korrektësisë dhe drejtësisë në veprimin e tij.

Pushteti ligjor (legalo-racional)

Tipi më i pastër i këtij pushteti është pushteti BUROKRATIK. Grupi udhëheqës mund të jetë i zgjedhur ose i caktuar. Aparati përbëhet nga nëpunësit, të cilët i emëron organi më i lartë. Ata të cilët i nënshtrohen janë anëtarë të grupit, qytetarë, kolegë. Dëgjueshmëria qytetare nuk i kushtohet individit, i cili e uzurpon të drejtën që diçka të kërkojë, pos rregullave të caktuara, ligjit. Legjitimiteti i këtij tipi të pushtetit mbështetet në rregulla eksplicite dhe procedura racionale, të cilat i definon obligimet dhe të drejtat. Pra, këtu individi dhe grupi nuk i nënshtrohet personit, por ligjit. Aparatin udhëheqes te këtij tipi të pushtetit, Veberi e përshkruan si burokraci. Shumica e sistemeve politike bashkëkohore i përkasin këtij tipi të pushtetit.

Pushteti karizmatik

Ne pushtetin karizmatik kemi te bejme me besimin e dogmat te nenshtruesve i cili pushtetine mer nga karizma qe besohet se ka forca mbi natyrshme dhe egziston nje ndryshim i vetedijes se nenshtruesve te ketij sitemi te cilet e ndejne veten me e ulete dhe kan frige nga hynia apo shkopi magjik i liderit karizmatik kjo kryesisht kishte te bej me at kategori shoqrerore primitive e cila simbas teoris se Ogys Kontit socioulogu pozitivist francez, nuk kishir kaluar fazen fazen teologjike dhe as at pra kryesisht ka te baj me magjistar profet dhe njerzei qe mendohej qe kishin force mbinatyrore.

Burimi i të dhënave

  1. ^ Avni K. Këpuska, "QENËSIA E TERRITORIT DHE E KUFIJVE ETNIKË AUTOKTONË TË KOSOVËS", fq.63, botimi i tretë, Prishtinë 2004

Shiko dhe këtë

Society.svg Ky artikull në lidhje me Politika është i cunguar. Mund të ndihmoni Wikipedinë duke e përmirësuar.

Auvernia-Rhône-Alpes

Fjala Auvernia-Rhône-Alpes (shqiptimi frëngjisht: [ovɛʁɲ ʁon alp] ( dëgjoni), oksitanishtja: Auvèrnhe Ròse Aups, arpitan: Ôvèrgne-Rôno-Ârpes) rrjedh që nga koha e mesme, dhe në anën tjetër që nga krijimi i regjionit Françes në vitin 2014 me formimin e rajonet Auvernia dhe Rhône-Alpes. Regjioni kufizohet me Italinë si dhe me Zvicrën.

Brazili

Brazil (portugalisht: Brasil), zyrtarisht Republika Federative e Brazilit (portugalisht: República Federativa do Brasil), është shteti më i madh në Amerikën e Jugut dhe gjithë Amerikën Latine. Ai është shteti i pestë më i madh në botë, si nga sipërfaqja dhe nga popullsia. Ai është shteti më i madh portugalisht-folës në botë, dhe i vetmi në kontinentet amerikane.

Brazili kufizohet nga Oqeani Atlantik në lindje me një vijë bregdetare prej 7.491 km. Ai kufizohet me të gjitha vendet e tjera të Amerikës së Jugut, përveç Ekuadorit dhe Kilit dhe zë 47.3 përqind të kontinentit të Amerikës së Jugut. Zona e lumit Amazon përfshin një pyll të madh tropikal, që ka shumëllojshmëri kafshësh të egra, sisteme ekologjike të larmishme dhe burime të mëdha natyrore që përfshijnë zona të shumta të mbrojtura ligjërisht.

Brazili banohej nga disa fise para mbërritjes në vitin 1500 të eksploruesit Pedro Alvares Cabral, i cili e deklaroi zonën pjesë të Perandorisë Portugeze. Brazili mbeti një koloni portugeze deri në vitin 1808, kur kryeqyteti i perandorisë u transferua nga Lisbona në Rio de Janeiro. Në 1815, kolonia u ngrit në rangun e mbretërisë, pas formimit të Mbretërisë së Bashkuar të Portugalisë, Brazilit dhe Algarves. Pavarësia u arrit në vitin 1822 me krijimin e Perandorisë së Brazilit, një shtet unitar i qeverisur nën një monarki kushtetuese dhe një sistem parlamentar. Ratifikimi i kushtetutës së parë në vitin 1824 çoi në formimin e një legjislature dydhomëshe, që u quajt Kongresi Kombëtar. Vendi u bë republikë presidenciale në vitin 1889, pas një grusht shteti ushtarak. Një juntë ushtarake autoritare erdhi në pushtet në vitin 1964 dhe sundoi deri në 1985, pas të cilit qeverisja civile rifilloi. Kushtetuta e tanishme e Brazilit, e formuluar në vitin 1988, e përcakton atë si një republikë federale. Federata përbëhet nga bashkimi i Qarkut Federal, 26 shteteve, dhe 5.570 bashkive. Brazili ka popullsinë më të madhe në botë të besimit katolik dhe është vendi më i populluar i botës me shumicë katolike.

Ekonomia e Brazilit në vitin 2015 ishte e nënta më e madhe në botë për nga Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) dhe e teta për nga Vlera e Fuqisë Blerëse (VFB). Një anëtar i grupit BRICS, Brazili deri në vitin 2010 kishte një prej ekonomive të mëdha me rritjen më të shpejtë në botë, me reforma ekonomike që i dhanë vendit ndikim dhe njohje të reja ndërkombëtare. Banka e Zhvillimit Kombëtar e Brazilit luan një rol të rëndësishëm në rritjen ekonomike të vendit. Brazili është një anëtar themelues i Kombeve të Bashkuara, G20, BRICS, Unasul, Mercosul, Organizatës së Shteteve Amerikane, Organizatës së Shteteve Ibero-amerikane, CPLP dhe Bashkimit Latin. Brazili është një fuqi rajonale në Amerikën Latine dhe një fuqi e mesme në çështjet ndërkombëtare. Brazili ka qenë prodhuesi më i madh i kafes për 150 vjetët e kaluar.

County (Shtetet e Bashkuara)

Termi konte (anglisht: county) është një njësi administrative në Shtetet e Bashkuara. Konteja është ndarja e dytë administrative në ShBA, pas ndarjës në shtete federale. Termi "konte" përdoret në 48 nga 50 shtetet federale të Amerikës, në Louisiana përdoret termi "parish" (që do të thotë: Famulli) dhe në Alaska përdoret termi "borough" (që do të thotë: një lloj qarku ose rrethi). Momentalisht ekzistojnë 3,143 konte në ShBA.

Qyteti kryesor quhet "County Seat", përveç kryeqendrat në Louisiana quhen "Parish Seat". Qarqet në Connecticut dhe në Rhode Island konsiderohen si njësi territoriale ose njësi gjeografike dhe nuk kanë kryeqendra.Numri mesatare i konteve është 62 për çdo shtet federal. Shteti me numrin më të madh të konteve është Teksasi me 254, shteti me numrin më të vogël të konteve është Delaware me 3. Në regjistrimin e popullsisë dhe banesave të vitit 2000, mesatarja e popullsisë së një konteje ishte rreth 100,000 banorë. Los Angeles County është konteja më e populluar me rreth 9,880,000 banorë (Regj. popullsisë 2009), ai është më madh sa tetë shtete të ShBA-së. Ndërsa Loving County është konteja me popullsinë më të vogël, ka vetëm 82 banesa (Regj. popullsisë 2010).

Dendësia e popullsisë

Dendësia e popullsisë Dendësia e popullsisë është numri mesatar i popullsisë në një hapësirë të caktuar ( shtet, regjion e të ngjajshme) dhe zakonisht shprehet si p.sh. “ numri i banorëve në km2”. Llogaritet ashtu që numri i banorëve të një teritori që na intereson dhe ndahet me sipërfaqen e atij teritori.

Shteti me :

• Dendësi më të madhe të popullsisë është : Monako 16.410 banor/km²

• Dendësi më të vogël është : Grenlanda 0,025 banorë/km²

Ndryshimet ne shperndarjen e popullsise ne Toke jane shkaktuar nga faktoret fizike e mjedisore,por edhe nga ata ekonomike e politike.

-Faktoret politike dhe ekonomike:

Ngjarjet e ndryshme politike,si p.sh lufterat,pushtimet,kolonizimet,kane pasur ndikimin e tyre ne shperndarjen e popullsise ne bote.Popullimi i Amerikes se Veriut eshte rrjedhoje e ardhjes se imigranteve,sidomos gjate shek.XIX dhe gjate shek.XX.

Epërmet e Francës

Fjala Epërmet e Francës (frëngjisht: Hauts-de-France) rrjedh që nga koha e mesme, dhe në anën tjetër që nga krijimi i regjionit Françes në vitin 2014 me formimin e rajonet Nord-Pas-de-Calais dhe Pikardia. Regjioni kufizohet me Belgjikën .

Finlanda

Republika finlandeze apo Finlanda (finlandisht: Suomen tasavalta dhe suedisht: Republiken Finland) ndodhet në pjesën më veriore të Evropës. Shteti "nordik" në veri-perëndim ka dalje në Detin Baltik, në jug të saj gjendet gjiri i Finlandës që e ndan atë nga Estonia, ndërsa gjiri Botnia (Bothnia) gjendet në perëndim të vendit. Kufiri tokësor i vendit të ftohtë, përshkohet nga Suedia, Norvegjia dhe Rusia që gjendet në pjesën lindore të kufirit. Ishulli Aland (Åland, Ahvenanmaa), në pjesën jug-perëndimore të bregdetit finlandez është nën-sovranitetin e Finlandës dhe ka një autonomi të gjerë. Banorët "nordikë" të Suedisë dhe të Finlandës e thërrasin Suomi ndërsa në latinishte termi Finlandë është emri shkencor për Fenia.

Rreth 5,6 milion shtetas finlandezë jetojnë në një sipërfaqe prej afro 339 000 metra katror që e bënë këtë vend të radhitet si e 126-ti vend në botë, për nga dendësia.

Gjuha maqedonase

Gjuha maqedonase është gjuha zyrtare e Republikës të Maqedonisë dhe bën pjesë në grupin lindor të gjuhëve jugore sllave. Maqedonishtja u kodifikua më 1944, bazuar në dialektin Përlep-Manastir.. Ajo është shumë e përafërt me gjuhën bullgare dhe deri diku me serbokroatishten.Emri i gjuhës maqedonase, siç përdoret nga populli dhe definohet nga kushtetuta e Republikës të Maqedonisë, është vetëdeklaruar "Maqedonishtja" (македонски, makedonski). Gjuha maqedonase është e njohur nga shteti grek, djathtistët dhe nacionalistët grekë si "sllavomaqedonisht", term ky i cili konsiderohet si racist nga maqedonët.

Sidoqoftë, për arsye historike dhe për shkak të mosmarrëveshjes me Greqinë, përdoren disa terme të tjera për t'iu referuar gjuhës në fjalë. Shpeshherë përdoret familja gjuhësore për ta dalluar nga gjuha padyshim jo-sllave e maqedonishtes së lashtë, një gjuhë krejtësisht tjetër, e karakterizuar në degën greke të familjes Indoevropiane (IEGB, ISO CODE XMK) ; ndonjëherë përdoret edhe termi "Makedonski" (sidomos në anglisht) për gjuhën sllave, ku "maqedonisht" rezervohet për gjuhën e lashtë. Ekziston gjithashtu një dialekt i greqishtes moderne i quajtur "maqedonisht" dhe flitet nga grekët maqedonas dhe grekët të ardhur (1923) me preardhje aziatik (që disa ishin turqishtfolës) me nga Deti i Zi dhe Anadoll që sot kanë identitetin grekomaqedonas.

Greqia

Greqia, (greqisht: Ελλάδα, apo Ελλάς), është vend në pjesën juglindore të Evropës, në jug të Ballkanit. Shteti i krijuar në tokën e Greqisë antike kufizohet në veriperëndim me Shqipërinë, në veri me Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë, në verilindje ndan kufirin tokësor me Turqinë, ndërsa në pjesën lindore edhe kufirin detar.

Deti Egje që ndan Greqinë nga Turqia përshkon bregdetin dhe ishujt e Greqisë në pjesën lindore deri në pikën ku bregdeti i saj fillon të laget nga ujërat e Detit Jon dhe Detit Mesdhe. Në ndryshim nga Greqia antike, shteti i tanishëm nuk ka shkëlqimin e qendrës kulturore botërore ndikimi i së cilës shtrihej nga Evropa, në Afrikën veriore e deri në Lindjen e mesme.Greqia gjithashtu ne pjesen Veriore dhe Verilindore ka Territorin e Janines (Epirit) që i Takon Realisht Shqiperis Jugore Bashk me Ishullin Korfuz që tani jan nën Territorin Grek, po ashtu Territori i Selanikut i Takon Maqedonis Veriore po dhe ai është nën Territorin Grek.

India

India lat. India, emri zyrtar Republika e Indisë, është një shtet në Azinë Jugore. India është shteti i shtatë i madh për nga sipërfaqja, ndërsa e dyta për nga ana e popullsisë. Bregdeti i Indisë është e gjatë 7.517 kilometra. India është djepi i disa besimeve në Azi, e këto janë Hinduizmi, Sihiszmi, Budizmi, Jainimzi. Ky shtet Jug-Azian konsiderohet si një ndër shtetet që në dekadat e fundit ka arritur zhvillim të madh ekonomik shumë shpejt, dhe është "Ekonomia" më e madhe e 12'të e Botës. Krahas zhvillimeve ekonomike, varfëria në Indi është një realitet. Një numër të konsiderueshme të popullsisë së Indisë janë analfabet. Gjatë historisë, në Indi kanë jetuar shumë kultura, raca, besime të ndryshme.

Italia

Italia (zyrtarisht Republika Italiane, italisht Italia respektivisht Repubblica Italiana) është shtet në pjesën jugore të Evropës, në Gadishullin Apenin. Pjesë e këtij vendi janë dhe ishujt në Detin Mesdhe, si Sicilia dhe Sardenja. Në Alpet e larta në veri të saj gjendet kufiri me Francën, Zvicrën, Austrinë dhe në brigjet e Adriatikut kufizohet nga Sllovenia. Në brendësi të këtij shteti gjenden dy shtete të vogla: Vatikani dhe San Marino.

Roma, kryeqyteti i Perandorisë Romake në lashtësi, është edhe kryeqytet i shtetit të ngritur në bërthamën e perandorisë.

Kalifornia

Kalifornia (angl. California) është një nga 50 shtetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Shteti i Kalifornisë është shteti me popullsi më të madhe në SHBA dhe shteti i tretë për nga sipërfaqja (pas Alaskës dhe Teksasit). Kalifornia shtrihet në perëndim të SHBA, dhe kufizohet me Oqeanin Paqësor në perëndim, Oregon në veri, Nevada në lindje, Arizona në juglindje dhe me shtetin meksikan Baja California në jug tek gadishulli Baja California. Kryeqyteti i Kalifornisë është Sacramento.

Komunitetet autonome të Spanjës

Në Spanjë, një komunitet autonom (spanjisht: comunidad autónoma, baskisht: autonomia erkidego, katalane: comunitat autònoma, galiciane: comunidade autónoma) është ndarje administrative dhe politike e nivelit të parë, e krijuar në përputhje me kushtetutën spanjolle të vitit 1978, me qëllim garantimin e autonomisë të kufizuar të kombësive dhe të rajoneve që përbëjnë kombin spanjoll .

Meqë sovraniteti qëndron në shtet si një tërësi, e përfaqësuar në institucionet qendrore të qeverisë, jo në komunitetet, Spanja nuk është një federatë por një shtet shumë i decentralizuar unitar që ka transferuar në mënyrë asimetrike pushtetin për komunitetet, të cilat, nga ana tjetër, ushtrojnë të drejtën e tyre për vetëqeverisje brenda kufijve të përcaktuara në kushtetutë dhe statutet e tyre autonome.Janë 17 komunitete autonome dhe dy qytete autonome që janë të njohur kolektivisht si "autonomitë". Të dy qytetet autonome kanë të drejtë të bëhen komunitetet autonome, por asnjëri nuk e ka shfrytëzuar ende këtë të drejtë. Kjo kornizë unike e administrimit territorial është i njohur si "shteti i autonomive".

Ndarja administrative

Një ndarje administrative, njësi administrative, entitet administrativ ose nën-ndarje e shtetit (ose, ndonjëherë, ndarje gjeopolitike apo entitetin nën-nacional) është një pjesë e një shteti ose rajoni tjetër përcaktuar për qëllimet e administrimit. Ndarjet Administrative është dhënë një shkallë të caktuar të autonomisë dhe janë zakonisht të nevojshme për të menaxhuar veten e tyre nëpërmjet qeverive të tyre lokale.

Nju Jork

New York (shk. NY) [nuː jɔːrk] apo pronuncimi në shqip Nju-Jork është një Shtet Federal në verilindje të ShBA. Ai kufizohet me liqenin Erie, liqenin Ontario, Kanadanë, Vermont, Massachusetts, Connecticut, New Jersey, Pennsylvania dhe me Oqeanin Atlantik. Tre ishujt Long Island, Manhattan dhe Staten Island formojnë një pjesë të rëndësishme të New York-ut. Në lindje të New York-ut rrjedh Hudson River (Lumi Hudson).

New York ka një sipërfaqe prej 141.080 km² dhe një popullsi prej 18,98 milion banorë (2000), pas Kalifornisë dhe Teksasit është shteti i tretë federal për nga dendësia në ShBA.

Kryeqyteti i New York-ut është Albany, ndërsa qyteti më i madh është New York City. Territori jashtë hapësirës së New York City-it thirret „Upstate New York“. Qytetet më të mëdha në Upstate New York janë Binghamton, Buffalo, Rochester dhe Syracuse.

Politika

Politika, fjala vjen nga greqishtja pólis, "shtet qytet" apo "bashkësi e shumfishtë". Politika është përgjigje ndaj problemeve te shoqërisë me ane te vendimeve te detyrueshme për gjithë shoqërinë, është marrëdhënie ndermjet njerëzve, grupeve a shoqërive lidhur me vendime a mosvendime te detyrueshme për gjithë shoqërinë ose ndermjet shoqërive si dhe për zbatimin dhe ndryshimin e këtyre vendimeve.

Konceptimi i politikes sipas Max Weber : "synimi për pjesmarrje ne pushtet ose për ndikim ne shpërndarjen e pushtetit qofte nepermjet shteteve, qofte brenda nje shteti ndermjet grupeve me pushtet te cilat i përfshin ai... kush ben politike synon pushtet".

Politika është një proces me të cilin grupe njerëzish të marrin vendime kolektive. Termi është aplikuar në përgjithësi sjelljen brenda qeverive civile, por politika ka qenë vëzhguar në ndërveprime të tjera të grupit, duke përfshirë institucionet e koorporatave, akademike dhe fetare. Ai përbëhet nga "marrëdhëniet shoqërore duke përfshirë autoritetin ose fuqinë" dhe i referohet për rregullimin e një njësie politike,dhe në metodat dhe taktikat e përdorura për të formuluar dhe zbatuar nga politika.

Fjala "Politikë" vjen nga fjala greke Πολιτικά (Politika) nga i mençur (adj.), modeluar mbi punët "e Aristotelit, e shtetit", emri i të librit të tij për qeverisjen dhe qeverive, që ishte dhënë në mesin e shekullit të 15-anglisht ""Polettiques Latinised". Në latinisht, kjo ishte "politicus" dhe në frëngjisht "politique". Kështu ajo u bë "politikë" në anglishten e Mesme.

Prefiksi telefonik

Prefiksi është një numër që i është caktuar një shteti nga Bashkimi Ndërkombëtar i Telekomunikacionit dhe shërben për të kontaktuar me telefon shtetet specifike.

Targat e automjeteve

Targa e automjeteve janë shenjat të cilat lëshohen në qarkullim nga ministria e komunikacionit e që ju jepen poseduesve të automjeteve me qëllim të identifikimit të tyre.

Targat e automjeteve brenda një shteti kanë elementet e veta dalluese dhe elementet e përbashkëta. Si elemente dalluese të targave kryesisht janë pjesët e para të tyre të shprehura përmes shkronjave ose numrave dhe kjo pjesë nënkupton provincën (komunën, bashkinë, rrethin, republikën ose organizim tjetër tritorial varësisht nga shteti përkatës) nga vie ai automjet, kurse pjesa e dytë e cila është e shënuar me numra paraqet numrin vetiak të automjetit brenda provincës së caktuar. Si element i përbashkët i tabelave shtetërore ose i një grupi të shteteve janë zakonisht simbolet shtetërore ose unike të një grupi shtetesh. Pra, targat e një shteti përkundër dallimit në paraqitje përsëri kanë stemën ose flamurin shtetërorë si simbl t përbashkët për tu nënkuptuar se targat përkatëse cilit shtet i takojnë. Në anën tjetër kemi edhe targa të një grupi shtetesh siç janë targat e Bashkimit Evropian të cilat përveç që kanë simbolet e shteteve përkatëse gjithashtu kanë edhe flamurin e Bashkimit Evropian i cili vë në dijeni se automjeti përkatës vien nga shtetet e Bashkimit Evropian.

Texas

Teksasi është një nga 50 shtetet e SHBA-së. Ai është shteti i dytë më i madh i SHBA-së për nga popullsia dhe sipërfaqja. Teksasi kufizohet nga Meksika në jug, Nju Meksiko në perëndim, Oklahoma në veri, Arkanzas në verilindje, dhe Luiziana në lindje. Teksasi ka një sipërfaqe prej 696.200 km², dhe një popullsi në rritje prej 24,7 milion banore. Hjuston është qyteti më i madh në Teksas dhe i katërti më i madh në Shtetet e Bashkuara. Qytetet e tjera kryesore përfshijnë Dallas, Fort Worth,San Antonio, El Paso, dhe Austin-kryeqyteti i shtetit. Texas është mbiquajtur shteti i Yllit të Vetmuar për ta dalluar Teksasin si një ish republikë e pavarur dhe si një kujtim i luftës për pavarësinë e shtetit nga Meksika. "Ylli i Vetmuar" mund të gjendet në Flamurin e Shtetit të Teksasit dhe në Emblemën e Shtetit të Teksasit.

Për shkak të përmasave të tij dhe veçorive gjeologjike, Teksasi përmban peizazhe të ndryshme që i ngjajnë si Jugut amerikan ashtu edhe Jugperëndimit amerikan. Edhe pse Teksasi lidhet me zonën e shkretëtirës Jugperëndimore, më pak se 10 % e tokës është shkretëtirë. Në se udhëton nga lindja në perëndim, do të vëresh terrenin që shkon nga kënetat bregdetare dhe pyjet me pisha, në fusha dhe kodrina, dhe në fund shkretëtirë dhe malet e Big Bend-it. Për shkak të historisë së tij të gjatë si një qendër e rritjes së gjedhit, Teksasi ka imazhin e kaubojit.

Termi "gjashtë flamuj mbi Texas" vjen nga numri i vendeve që kishin sundimin Teksasin. Spanja ishte vendi i parë evropian që e deklaroi zonën e Teksasit si të sajën. Franca mbajti një koloni jetëshkurtër në Teksas. Meksika e kontrolloi territorin deri në vitin 1836 kur Teksasi fitoi pavarësinë e tij, duke u bërë një Republikë e pavarur. Në 1845 ai u bashkua me Shtetet e Bashkuara si shteti i 28-të. Aneksimi i shtetit çoi në një zinxhir ngjarjesh që shkaktuan Luftën Meksikano-Amerikane të 1846-s. Teksasi deklaroi shkëputjen e tij nga Shtetet e Bashkuara në fillim të vitit 1861, duke iu bashkuar Shteteve të Konfederatës së Amerikës gjatë Luftës Civile Amerikane. Pas luftës dhe restaurimin e tij në Shtetet e Bashkuara, Texas hyri në një periudhë të gjatë të moszhvillimit ekonomik.

Në fillim të viteve 1900, zbulimet e naftës nisën një bum ekonomik në shtet. Texas zhvilloi një ekonomi të shumëllojshme. Sot ai ka më shumë nga 500 kompanitë më të mira, të quajtura "Fortune 500", se çdo shtet tjetër amerikan. Me një bazë të industrisë në rritje, shteti është një lider në shumë industri, duke përfshirë bujqësinë, petrokimikatet, energjinë, kompjuterat dhe elektronikën, aviacionin, dhe shkencat biomjekësore. Ai është në krye të vendit për të ardhurat nga eksporti që nga viti 2002 dhe i dyti për prodhimin bruto.

Vatikani

Qyteti i Vatikanit - zyrtarisht, Shteti i Qytetit të Vatikanit apo Qytetshteti i Vatikanit (italishtja: Stato della Città del Vaticano, latinishtja: Status Civitatis Vaticanae) është vend enklave sovran që gjendët në veri-perendim të Romës, Itali. Vatikani është selia e Kishës Katolike të ritit romak dhe atij lindor.

Vatikani zë një hapësirë prej 0,44 km2 dhe ka diku 850 banorë. Kryetar i shtetit është Papa, i cili ushtron fuqinë e ligjvënies, zbatimit të ligjit dhe fuqinë gjyqësore. Gjuhë zyrtare është Italishtja. Jashtë Vatikanit gjendet ndërtesa e qendrës arsimore Universiteti i Papatit ndërsa në brendi Akademia e Papatit për Shkencë, Biblioteka dhe ndër të tjera në brendi përfshihet edhe Kisha e Petritit dhe Kopshti i Papatit me Sheshin e Petritit. Nga UNESCO është deklaruar si trashëgimi kulturore botërore. Po ashtu selia e shenjtë si pasuri të lirë ka disa Kisha dhe hapësira brenda Romës si e drejte e territoreve jashtë shtetit. Po ashtu në bazë të kësaj të drejte ka edhe disa ndërtesa dhe pallatin verorë të Papatit në Kështjellën Gandolfo. Vatikani ka stacionin vetjakë të trenave si dhe shtëpinë e transmetimeve radio-televizive, monedhat dhe postën e vetë. Me marrëveshjen Laterale, Italia nga 1929-ta e njehë pavarësinë e plotë të Vatikanit.

Në gjuhë të tjera

This page is based on a Wikipedia article written by authors (here).
Text is available under the CC BY-SA 3.0 license; additional terms may apply.
Images, videos and audio are available under their respective licenses.