Shkurti


Shkurti është muaji i dytë i vitit në Kalendarin Gregorian dhe ka 28 ditë në vitet normale dhe 29 ditë në vitet e brishta. Tre herë në histori të vendeve të ndryshme, shkurti ka pasur 30 ditë. Kjo ka ndodhur në Suedi1712, Rusi gjatë viteteve 1931-1932 dhe sipas një thënje që thotë se nga normalisht muaji Shkurt ka pasur 29 (për vitet e brishta 30 ditë), mirpo perandori Augustin për të barazuar muajin e pagëzuar sipas tij me muajin korrik (Juli- të pagëzuar sipa Jul Cezarit) ka vendosur që Shkurti të ketë 28 ditë (për vitet e brishta 29 ditë).

Janari dhe shkurti kanë qenë dy muajt e fundit që i janë shtuar kalendarit. Në shqip, emri vjen nga fakti që shkurti është muaji më i shkurter i vitit. Në shumë nga gjuhët e tjera, si për shëmbull në Anglisht, emri vjen nga perëndia romake e pastërtisë, Februus.

Disambig.svg Ky artikull merret me muajin shkurt, për trajta dhe kuptime tjera të fjalës shkurt shiko këtu.
Muajt
Janari Korriku
Shkurti Gushti
Marsi Shtatori
Prilli Tetori
Maji Nëntori
Qershori Dhjetori
Ditët historike
Janari · Shkurti · Marsi
01 02 03 04 05 06 07
08 09 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 (30)
1581

Mbi vitin 1581.

1795

Mbi vitin 1795.

Dhjetori

Dhjetori është muaji i dymbëdhjetë dhe i fundit në Kalendarin Gregorian dhe ka 31 ditë. Emri dhjetor është përkthim dhe adaptim nga Latinishtja për fjalën "dhjetë" (decem). dhjetori ishte muaji i dhjete për Romakët e antikitetit, përpara se të shtoheshin muajt janar dhe shkurt.

Gushti

Gushti është muaji i tetë i vitit në Kalendarin Gregorian dhe ka 31 ditë. Emri "gusht" është adaptim nga emri i perandorit romak Oktavian Augusti. Ky muaj ka 31 ditë sepse Augusti donte që muaji i quajtur sipas tij të kishte poaq ditë sa muaji i quajtur sipas Jul Cezarit (korriku). Augusti e vendosi gushtin në vend të tetë, sepse atëherë kishte vdekur Kleopatra. Përpara se Augusti ta quante "August", ky muaj quhej "Sextilis" nga latinishtja, pasiqë ishte muaji i gjashtë në Kalendarin Romak, i cili fillonte në mars.

Në vitet e brishtë, gushti fillon në të njëjtën ditë të javës sikurse shkurti.

Në Irlandë gushti njihej si "Lughnasadh", sipas perëndisë Lugh.

Janari

Janari është muaji i parë i vitit në Kalendarin Gregorian dhe ka 31 ditë. Emri janar është adaptim nga emri Janus, perëndia Romake e dyerve dhe udhëkalimeve.

janari dhe shkurti kanë qenë dy muajt e fundit që i janë shtuar kalendarit, që prej kohëve kur Romakët e konsideronin dimrin si periudhë pa-muaj. Fillimisht, marsi ishte muaji i parë, por janari e mori këtë pozicion ngaqë në këtë periudhë u zgjidhnin konsujt.

Dita e parë e janarit njihet si Dita e Vitit të Ri dhe festohet në shumicën e vëndeve në botë.

Janari fillon me të njëjten ditë si tetori, përveç në vitet e brishta, kur fillon me të njëjten ditë si prilli dhe korriku.

Kallnori është fjala e vjeter e përdorurë për muajin janar. Për këtë muaj Hilë Gjeçi në fletoren e tij shkruan se populli thotë uj kam.

Korriku

Korriku është muaji i shtatë i vitit në Kalendarin Gregorian dhe ka 31 ditë. Në shqip, emri vjen nga fjala korr, korrja, e cila ndodh në këtë kohë të vitit, kurse në shumë gjuhë të tjera emri vjen nga Jul Çezari. Më përpara ky muaj quhej Quintilis në latinisht ngaqë ishte muaji i pestë në Kalendarin Romak, i cili fillonte me marsin.

korriku fillon në të njëjtën ditë të javës si prilli çdo vit, dhe janari në vitet e brishta.

Maji

Maji është muaji i pestë i vitit në Kalendarin Gregorian dhe është njëri ndër shtatë muajtë me 31 ditë.

Emri Maj në gjuhën shqipe supozohet të vije nga mitologjia e grekëve antikë. Maia në mitologjin greke ishte perëndi e cila në mitologjin Romake krahasohet me perëndin e "të mirave" Bona Dea. Festa kushtuar kësaj perëndie në Romën antike mbahej në kohën e këti muaji.

Festa më e njohur e këti muaji ndër shiptarët është 1 Maji - Dita e punëtorëve (Dita e proletaratit) e cila në kohën e sistemeve komuniste në teritoret shqiptare kishte një rëndësi të veçantë.

Me date 6 Maj , në shume treva Shqiptare festohet dita e "Shën Gjergjit" festo kjo shume e vjeter me siguri qe nga koha e paganizmit . Me anë të kësaj feste , shenohet fillimi verës, për dallim nga "Shën Mitri" fillimi I dimrit. Ne të kaluaren jane kryer shumë rite duke perfshi, mbledhjen e degeve me gjethe te njoma dhe vendosja e tyre neper hyrje te shtepis, ahurit etj. mbledhja e barishteve te ndryshme , me te cilat jane ushqyer kafshet, me qellim qe te jene sa më të shëndetëshme. Të gjitha keto ceremoni janë kryer ne naten e "Shën Gjergjit",me 5 Maj. Dita e "Shën Gjergjit" fetsohet me "sillën" ( Zemra, nje shujte ne mes te mengjesit dhe drekës) apo drekën solemne. Për atë drekë solmene, gatuhet kryesisht Mish qengji me tave, me oriz dhe spinaq, Pite , dhe gjithsesi "Pershesh" (bukë te ndarë ne copa te vogla dhe të njomur ne ndonje lëngë ) me qumesht dhe bukë misri. Në të kaluarën vjazat kane festuar shume gjate ardhjen e "Shën Gjergjit" Me këngë me defë e me lojra te ndryshme , kjo ka zgjatur edhe deri ne dy jave,e cila është përmbyllur me natën e "shën Gjergjit" ku vajzat kanë dalë në natyrë neper fusha për të mbledhë degë me gjethe të reja dhe lule. Ndërsa në ditën e sotme nata e "Shendgjergjit" festohet duke dalë në Shëtitje , kryesishte ne ndonje park apo "Tyrbe", ku gjatë kesaj kohe vijne shume lojra te ndryshme.

Marsi (muaj)

Marsi është muaji i tretë i vitit në Kalendarin Gregorian i cili ka 31 ditë. Emri mars vjen nga Mars, perëndia Romake e luftës. Në kohën e Romës së lashtë, Marsi quhej Martius, dhe mbahej si kohë me fat për të filluar një luftë. Në kohën e Grekëve të lashtë, Marsi quhej Anthesterion.

Marsi fillon në të njëjtën ditë të javës me nëntorin në të gjithë vitet, dhe në të njëjtën ditë të javës me shkurtin në vitet e rregullta.

7 Marsi është Festa e Mësuesit, dhe 8 Marsi është Festa e Gruas në Shqipëri.

Nëntori

Nëntori është muaji i njëmbëdhjetë në Kalendarin Gregorian dhe ka 30 ditë. Emri nëntor është përkthim dhe adaptim nga latinishtja për fjalën "nëntë" (novem). Nëntori ishte muaji i nënte për romakët e antikitetit, përpara se të shtoheshin muajt janar dhe shkurt.

28 Nëntori është dita e Pavarësisë së Shqipërisë.

Prilli

Prilli është muaji i katërt i vitit në Kalendarin Gregorian dhe ka 30 ditë. Emri Prill është adaptim nga fjala Latine aperire e cila do të thotë me hapur dhe ndoshta ka të bëjë me çeljen e luleve në pranverë.

Prilli fillon në të njëjtën ditë të javës si Korriku në të gjithë vitet, dhë në të njëjtën ditë të javës si Janari në vitet e brishta.

1 Prill është Dita e gënjeshtrave

Qershori

Qershori është muaji i gjashtë i vitit në Kalendarin Gregorian dhe ka 30 ditë.

Në shqip, emri vjen nga qershitë, të cilat behën në këtë kohë.

Shtatori

Shtatori është muaji i nëntë në Kalendarin Gregorian dhe ka 30 ditë. Emri shtator është përkthim dhe adaptim nga latinishtja për fjalën "shtatë" (septem). shtatori ishte muaji i shtatë për romakët e antikitetit, përpara se të shtoheshin muajt janar dhe shkurt. Ne shtator fillon zyrtarisht stina e vjeshtes dhe nderrohet ora verore ne ate dimrore

Tetori

Tetori është muaji i dhjetë në Kalendarin Gregorian dhe ka 31 ditë. Emri tetor është përkthim dhe adaptim nga latinishtja për fjalën "tetë" (octo). Tetori ishte muaji i tetë për romakët e antikitetit, përpara se të shtoheshin muajt janar dhe shkurt.

Në gjuhë të tjera

This page is based on a Wikipedia article written by authors (here).
Text is available under the CC BY-SA 3.0 license; additional terms may apply.
Images, videos and audio are available under their respective licenses.