Qiproja

Republika e Qipros (greqisht: Κυπριακή Δημοκρατία, Kypriakí Dimokratía; turqisht: Kıbrıs Cumhuriyeti) apo Qipro (greqisht: Κύπρος, Kýpros; turqisht: Kıbrıs) është shteti i ndodhur në ishullin me të njëjtin emër në Detin Mesdhe, 113 kilometra në jug të Turqisë dhe 120 kilometra në perëndim të bregdetit të Sirisë. 37 % i territorit të Republikës së Qipros është okupuar nga Turqia që nga 1974 (shiko Qiproja Veriore). Vendi ka dy gjuhë zyrtare: Greqishtja dhe Turqishtja.

Qiproja është vend ishullor në skajin verilindor të Detit Mesdhe, më afër Turqisë se Greqisë, i banuar shumë herët dhe i njohur për shfrytëzimin e bakrit, prej nga rrjedh edhe emri i tij. Më parë ka qenë i banuar kryesisht nga greko-qipriotët por më vonë edhe nga turko-qipriotët. Nga natyra vend tipik mesdhetar.

Në vitin 1974, pas një tentimi të juntës ushtarake greke për ta bashkuar me Greqinë, ushtria turke ndërhyri, pushtoi dhe e ndau ishullin në dy pjesë. Pjesa Greke (Limasol, Larnaka, Famagusta) me 5896 km² (63,7 %). Pjesa Turke (Girne, Gyzeljurt, Dipkarpaz) me 3355 km² (36,3 %).

Qipro është republikë që nga viti 1960 dhe më parë ka qenë koloni Angleze. Më datë 01.05.2004 pjesa Greke e Qipros u anëtarësua në BE, përkundër votimit grek kundër bashkimit të ishullit ndërsa Turqit votuan për bashkim.

Koordinatat: 35°V 33°L / 35°V 33°L

Republika e Qipros
Κυπριακή Δημοκρατία (Greqisht)
Kıbrıs Cumhuriyeti (Turqisht)
Flag of Cyprus
Flamuri i Qipros Stema e Qipros
Vendndodhja e Qipros
Vendndodhja e Qipros   (e gjelbër e errët)

–  në Europë   ( e gjelbër & gri e errët)
–  në Bashkimin Europian   (e gjelbër)

Himni Kombëtar Ὕμνος εἰς τὴν Ἐλευθερίαν" (qipriotët grekë) (Hymn Lirisë)
Kryeqyteti Nikosia (gjithashtu qyteti më i madh)
Gjuha zyrtare Greqisht
Turqisht
Anëtarësimi në OKB 20 shtator 1960
Forma e qeverisjes Republikë Presidenciale
President Nicos Anastasiades
Sipërfaqja
– totale
– % ujë
Vëndi i 168-të
9.251 km²
0,9
Popullsia (2013)
– totale
– dendësia
Vëndi i 158-të
1.141.166 banorë
123,4 banorë/km²
PBB (2014)
 PBB për banor
23,263 miliard dollarë
26.109 dollarë
Monedha Euro (EUR)
Zona kohore
– zakonisht
– në verë

UTC+2
UTC+3
Prefiksi telefonik +357
Kodi i internetit .cy
Kodi ISO 3166-1 CY

Politika

Qiproja është Republikë Presidenciale, ku Presidenti i Qipros ka rol ekzekutiv. Presidenti i Qipros është Nicos Anastasiades.

Njësitë administrative

Cyprus districts named
Njësitë administrative në Qipro.

Qipro ndahet në gjashtë njësi administrative

Gjeografia

Sipërfaqja e përgjithshme e Qipros së bashku me pjesën veriore është 9.250 km², shtrihet rreth koordinatave gjeografike 35° 00' V, 33° 00' L dhe 9.240 km² të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 10 km² ujë.

Në vitin 1958 ne Qipro jetuan 639 mijë greko-qipriotë (85 %) dhe 88 mije turko-qipriotë (12 %).

Vija bregdetare e Qipros është 648 km e gjatë ndërsa të gjatësia për kufiri tokësorë me bazat britanike (Akrotiri dhe Dhekelia), nuk është e dhënë.

Klima e Qipros është Mesdhetare, me verë të nxehtë e të thatë dhe dimër të ftohtë.

Relievi i Qipros në pjesën qendrore është terren me rrafshnalta ndërsa në veri dhe jug terren malorë. Pika më e ultë e relievit gjendet përgjatë bregdetit të detit Mesdhe dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 1.951 metrave në vendin e quajtur "Mali Olimpik" (ang.: Mount Olympus) në veriperëndim të vendit.

Demografia

Feja

Komuniteti greko-qipriot është pothuajse tërësisht në kishën ortodokse greke të Qipros , e cila është autonome. Turko-qipriotët, megjithatë, i përkasin fesë Islame. Janë edhe pakicat e Armenëve, katolikëve, Maronitë, Latins doktrinë, Anglikanë dhe protestantëve.

Gjuha dhe etnike

Gjuhët zyrtare janë greqisht dhe turqisht. Në ishullin e Qipros, greko-qipriotët përbejnë rreth 78% të popullsisë, turko-qipriotët 18%, ndërsa kombësitë e mbetur 5% ndryshme (armenëve, Maronite, angleze, etj.).

Arsim

Arsimi fillor është gjashtë vjet, falas dhe e detyrueshme. Arsimit mesatare është gjithashtu i lirë dhe është e ndarë në dy cikle dhe tre-vjeçar. E parë (të shkollave të mesme) është i detyrueshëm. Shkolla e dytë (të larta ose të arsimit profesional) është opsional. Ka shumë institucione të arsimit të lartë (publike dhe private). Më parë, greko-qipriotët që dëshironin të studimit në institucionet e lartë u detyruan të mbështetet në universitetet e huaja, por kryesisht në Greqi. Që nga viti 1992, megjithatë, e krijuar në Universitetin e Qipros. Analfabetizmit, në territorin e lirë të Qipros është e kufizuar në 2,4 %, ndërsa në territoret e pushtuara nga Turqia, i mbyllur në 16,7 %.

Të tjera

  • Telekomunikacioni
  • Transporti
  • Ushtria
  • Pushime

Lidhje të jashtme

Adamos Adamou

Adamos Adamou ( lindur më 30 tetor 1950 në Limassol ), deputet në Parlamentin e Bashkimit Evropian, pokitikan qipriot nga Qiproja

Adamos mori diplomën për mjeksi në Athinë më 1976, ndërsa më 1982 u bë mjekë. Nga viti 2002 është i dërguar qipriot në parlamentin evropian. Është anëtar i fraksionit E majta e Bashkimit Evropian/E majta e gjelbërt veriore. Banon dhe vepron në Nikozi.

Cristian Chivu

Cristian Eugen Chivu (lindur më 26 Tetor 1980) është një ish futbollist rumun. Ai zakonisht ka luajtur si mbrojtës i majtës i majtë, por preferenca e tij është mbrojtës qëndre, gjithashtu ku nevojitet, ai gjithashtu mund të luaj si mesfushor-mbrojtës. Chivu njihet si një mbrojtës i kulturuar që di të dribloj dhe pasoj.

Demografia e Qipros

Qiproja ka 792,604 (qershor 2008)

Deti Mesdhe

Deti Mesdhe (ose shkurtimisht Mesdheu; latinisht Mare Mediterraneum) është një det i Oqeanit Atlantik i rrethuar nga rajoni Mesdhetar dhe gati tërësisht i rrethuar nga toka: në veri nga Europa, në jug nga Afrika dhe në lindje nga Azia. Ai zë një sipërfaqe prej rreth 2,5 milione kilometra katrore, por lidhja e tij me Atlantikun te Ngushtica e Gjibraltarit është vetëm 14 kilometra e gjerë. Në Oqeanografi ai ndonjëherë quhet edhe Deti i Mesdheut Euroafrikan, për tu veçuar nga detet mesdhetarë që ndodhen gjetkë, siç janë detet Ligur dhe Tiren në brigjet perëndimore të Italisë, deti Adriatik dhe Jon në brigjet lindore të Italisë, deti Egje në brigjet perëndimore të Greqisë, Deti i Zi i cili ndodhet në brigjet veriore të Turqisë dhe deti Azov i cili është det i brendshëm i Detit të Zi. Deti mesdhe ndodhet ne jug te gadishullit te ballkanit. Ajo ka nje pozit gjeografike shume te rrafshet. Valet e detit varjojne ne baze te temperaturave, por ne pergjithesi ky det eshte shume e qete. Ky eshte nje det qe eshte shum i populluar nga daljet me anijeve qe dalin per lundrim. Ky det ka nje siperfaqe shume te madhe dhe eshte nje nje nga detet me siperfaqe me te madhe ne bote. Ky det ka dalje te gjere oqeanin paqsor dhe ky det eshte i perbere nga disa dete si deti Adriatik, deti Jon, deti Egje etj.

Deti Mesdhe është një det i mbyllur.

Eliminatoret e Kampionatit Evropian të Futbollit 2016 - Grupi B

Grupi B i Eliminatoreve të Kampionatit Evropian të Futbollit 2016 është një nga nëntë grupet që do të përcaktojë skuadrat që do të kualifikohen në Kampionatin Evropian të Futbollit 2016. Ky grup përbëhet nga gjashtë skuadra: Bosnja dhe Hercegovina, Belgjika, Izraeli, Uellsi, Qiproja, dhe Andorra.

Eurozona

Eurozona (ang: Eurozone) është një bashkim valutor i 19 nga vendeve të BE-së të cilat kanë adoptuar euron si valutë të vetme zyrtare. Momentalisht përbëhet nga Austria, Belgjika, Estonia, Finlanda, Franca, Greqia, Gjermania, Holanda, Irlanda, Italia, Latvia, Lituania, Luksemburgu, Malta, Portugalia, Qipro, Sllovakia, Sllovenia dhe Spanja.

Ndërsa tri mikroshtete Evropiane – Andorra, Monako, San Marino dhe Vatikani – kanë lidhur marrëveshje me Bashkimin Evropian, duke i lejuar ato të përdorin euron si valutë zyrtare dhe të shtypin atë, ato nuk formojnë Eurozonën. Andorra, Mali i Zi dhe Kosova janë mes atyre që përdorin euron si valutë të vetme pa kurrfarë marrëveshje.

Eurozona është ekonomia më e madhe në botë. Politikat monetare të vendeve të BE-së brenda zonës janë përgjegjësi e Bankës Qendrore Evropiane, megjithëse nuk ka përfaqësim të zakonshëm, qeverisja e politikave fiskale për unionin valutor.

Evropa Juglindore

Evropa juglindore është pjesë gjeografike dhe gjeopolitike e Evropës, ku përfshihen Gadishulli ballkanik dhe vendet fqinje të tij si dhe Qipro.

Aty bëjnë pjesë 8 shtete: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Qiproja, Mali i Zi, Greqia, Kroacia, Maqedoni, Kosova, Serbia, Turqia (pjesa evropiane).

Ne kuadrin e kësaj shtrireje gjeografike, territori i Republikës se Shqipërisë arrin ne një vije ajrore gjatësisë prej 355 km nga veriu ne jug dhe 150 km nga perëndimi ne lindje.

Gadishulli Ballkanik

Gadishulli i Ballkanit - Gadishulli Ilirik, është një rajon gjeopolitik dhe kulturor i Evropës juglindore. Rajoni merr emrin nga malet e Ballkanit, që shtrihen përmes qendrës së Bullgarisë në Serbinë lindore. Rajoni ka një zonë të përbashkët prej 550.000 km² dhe një popullsi prej rreth 55 milion banorësh me dendësi 110.7b/km2

Emri "Ballkan" vjen nga fjala turke qe do të thotë "një zinxhir e maleve pyllëzuar". Emri i lashtë greke për Gadishullin Ballkanik ishte "gadishulli i Haemus (Χερσόνησος τοῦ Αἵμου, Chersónēsos tou Haímou)". Ballkanit i janë referuar edhe si Evropa Juglindore.

Gadishulli Ballkanik shtrihet në Evropën Jugore dhe ka formën e një trekëndëshi, që futet thellë në Detin Mesdhe, midis Detit Adriatik, Detit Jon në perëndim, dhe Detit Marmara e Detit Egje në lindje. Konsiderohet se kufiri verior shkon deri në Triestë, Lubljanë, rrjedha e lumenjve Sava dhe Danub në gjatësi 1.200 km. Kufiri verior më tepër është kufi konvencional se natyrorë. Kushtet natyrore të gadishullit Ballkanik ofrojnë lidhje të mirë me Evropën e Mesme, dy gadishuj tjerë të Evropës Jugore, orientim kryesor kanë shtetet mesdhetare.

Gadishulli Ballkanik shërben urë lidhëse në mes të Evropës dhe Azisë

. Nëpër të kalojnë rrugë të rëndësishme tokësore nëpër luginat e lumejve Moravë, Vardar, Nishavë, Maricë, Shkumbin etj.

Gjeografia e Qipros

Qipro ndodhet në lindjen e afërt - Azi, një ishull në detin Mesdhe, në jug të Turqisë. Sipërfaqja e përgjithshme e Qipros së bashku me pjesën veriore është 9,250 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 35 00 V, 33 00 L dhe 9,240 km 2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 10 km 2 ujë.

Vija bregdetare e Qipros është 648 km e gjatë ndërsa të gjatësia për kufiri tokësorë me bazat britanike nuk është e dhënë.

Klima e Qipros është Mesdhetare, me verë të nxehtë e të thatë dhe dimër të ftohtë.

Relievi i Qipros në pjesën qendrore është terren me rrafshnalta ndërsa në veri dhe jug terren malorë. Pika më e ultë e relievit gjendet përgjatë bregdetit të detit Mesdhe dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 1,951 metrave në vendin e quajtur "Mali Olimpik" (ang.:Mount Olympus) në veriperëndim të vendit.

Si pasurit natyrore të këtij vendi llogariten: bakri, asbesti, gipsi, pylltaria, kripa, mermeri dhe argjila.

Ioannis Kasoulides

Joanis Kasoulides (Ioannis Kasoulides, lindur më 10 gusht 1948 në Nikosia ), deputet në Parlamentin e Bashkimit Evropian, politikan qipriot nga Qiproja.

Joanisi i takon partisë krishtere qipriote "Dimokratikos Synagermos (DISY)".

Lista e shteteve

Këtu gjeni listën e plotë të shteteve sovrane apo akoma pa sovranitet. Lista aktualisht përmban 194 shtete (të gjithë anëtarët e OKB-së dhe Vatikanin) dhe 12 territore ku statusi si "shtet" është i diskutueshëm ose ku nuk njihet sovraniteti.

Lista e shteteve të Evropës

Kjo është lista e shteteve të Evropës. Evropa ka 47 shtete sovrane. 28 janë pjesë të Bashkimit Evropian.

Njësitë administrative të Qipros Verior

Qiproja Verior është i nadrë në 5 rrethe, të cilat janë të ndarë me tej në nën-rrethe. Çdo rreth është i udhëhequr nga një kajmakam.

Ora Verore e Evropës Lindore

Ora Verore e Evropës Lindore është 3 orë përpara të Kohës së Koordinuar Botërore.

Qiproja Veriore

Republika Turke e Qipros Veriore (turqisht: Kuzey Kıbrıs Türk Cumhuriyeti, anglisht: Northern Cyprus) është një shtet i pavarur dhe i njohur vetëm nga Turqia.

Gjatë viteve 1960-të, luftimet ndërmjet grekëve dhe muslimanëve çuan turqit të jetonë në enklava. Në vitin 1974, pas një grusht shteti Republika e Qipros u përpoq të bashkohet me Greqinë dhe të krijonte një Greqi të Madhe ("Megali Idea"). Turqia dërgoi ushtrinë e saj për të ndaluar unifikimin dhe për të çliruar turqit që jetonin në ishull. Pas një luftë të shkurtër, rezultati ishte deklarata e Republikës së Qipros Veriore në vitin 1983. Turqia ende ka një forcë të madhe ushtarake në Qipron Veriore për të mbrojtur pavarësinë dhe ekzistencën të republikës. Ka pasur përpjekje për ribashkimin e ishullit si një federatë megjithatë deri më sot asnjë propozim nuk ka qenë i suksesshëm.

Madhësia i territorit është 3,355 km² dhe popullata e tij është 313.626 bazuar në regjistrimin e popullsisë të vitit 2015.

UNESCO

United Nations Educational, Scientific and Cultural Organization (UNESCO) e përkëthyer si (Organizata për Edukim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara) është një agjensi e specializuar e Kombeve të Bashkuara e themeluar më 16 nëntor 1945.

Qëllimi i deklaruar i kësaj organizate është të kontribuojë për paqen dhe sigurinë në Botë duke nxitur bashkëpunimin ndërkombëtar përmes arsmit, shkencës, dhe kulturës. Më tutje kërkon edhe respektimin universal të drejtësisë, ligjeve të shtetit dhe të drejtave të njeriut, liri këto themelore të shpallura në kartën e OKB-së . Është trashëgimtare e Komisionit Ndërkombëtar për Bashkëpunim Intelektual të Lidhjes së Kombeve.

UNESCO ka 193 shtete anëtare dhe gjashtë anëtarë të tjera (mysafirë) .

Organizata është me seli në Paris, me mbi 50 zyra në terren dhe shumë institucione të specializuara dhe qendra në të gjithë botën. Pjesa më e madhe e zyrave janë në terren "grumbull" zyra që mbulojnë tre ose më shumë vende; ka edhe zyra rajonale dhe kombëtare.

UNESKO ndjek objektivat e saj nëpërmjet 5 programeve të mëdha: arsim, kulturë, shkenca natyrore, shkenca sociale dhe shkenca e njeriut, komunikimi dhe informacioni.

Projekte të sponsorizuar nga UNESKO përfshijnë degët letrare, teknike, dhe programe të trajnimit të mësuesve; programet ndërkombëtare shkencore; promovimin e pavarur të medias dhe lirinë e shtypit; projekteve rajonale dhe kulturore historike, avancimin e kulturës; marrëveshjet e bashkëpunimit ndërkombëtar për të siguruar në botë trashëgimin kulturore dhe trashëgimia natyrore (Vende të Trashëgimisë Botërore) dhe për të ruajtur të drejtat e njeriut, dhe përpjekjet për të lidhur gjithë botën dixhitalisht.eeeehaaaa

Zona kohore në Evropën Lindore

Zona kohore në Evropën Lindore (EET) është 2 orë përpara të Koha e Koordinuar Botërore.

İnci Pars

İnci Pars (lindi më 1 mars 1980) është aktore turke me origjinë nga Qiproja.

Shtete
Territore tjera

Në gjuhë të tjera

This page is based on a Wikipedia article written by authors (here).
Text is available under the CC BY-SA 3.0 license; additional terms may apply.
Images, videos and audio are available under their respective licenses.