Nazareti

Nazareti ose Nazareth (në hebraisht נצרת - për shkrim shih gjithashtu drejtshkrimi e emrave biblike, në arabisht الناصرة, DMG to-Nasira) është një qytet në veri të Izraelit e Qarkut në rajon historik e Galilesë. Që nga mesjeta ështe i banuar kryesisht nga të Krishterët. Së bashku me motrën e saj Nazrat qytet-illite (נצרת עילית illite Natzrat, "Upper Nazareti") janë dy qytetet rreth 120.000 banorë (në vitin 2005) ; të Nazrat-illite e cila është përgjegjëse për 55.000 banorë, dhe në Nazaret 65.000.

Nazareti është një qytet shumë i vjetër dhe është sot myslimanët dhe të Krishterët jetonin. Nazrat-illite është një shumë qytet i ri dhe është i banuar nga hebrenjtë.

Weblinks

Stampa:Coordinate

James Mason

Edhepse ishte me origjinë angleze, Xhejms Mejsen i përket plejadës së vjetër të aktorëve amerikanë e cila dha emra të shquar që realizuan filma vërtet antologjik me të cilët mburret kinematografia botërore. Ai konsiderohej edhe si njëri ndër aktorët më të mirë të shekullit njëzet. Gjatë karrierës së tij të begatshme krijoi një varg rolesh të paharruara siç ishin filmat : ’’Njeriu me rrobe të përhitura’’, ’’Kështjella e Haterit’’, ’’Zonja e dobët’’, etj.

Filmi që e bëri një yll të vërtetë ndërkombëtar me të cilin shkoi në Holivud ishte realizimi fenomenal ’’Thë seventh Veil’’, duke i thyer të gjitha rekordet e filmave britanik të kohës së pasluftës së Dytë botërore. Xhejms Mejsën ishte tri herë i kandiduar për çmimin oskar por atë nuk e mori kurrë, edhepse realizoi role të pakrahasueshme, siç ishte filmi ’’Cicero’’ kushtuar spiunit internacional Ilaz Bazna (I cili ishte me origjinë shqiptare). Në Holivud pasojnë rolet e tij të fuqishme në filmat ’’Ylli lindi’’, ’’Jashtë njeriu i vjetër’’, ’’Jul Qesari’’ (Bruti), ’’Rrëfimi për Ervin Romelin’’ (nazisti i njohur gjerman), roli i kapiten Nemos nga filmi ’’Njëzet mijë mila nën det’’, ’’Më e madhe se jeta’’ ; ’’Drejtimi Veri-veri perëndim’’, ’’Lolita’’ (Roli i profesorit), ’’Lord Xhimi’’ (roli i profesorit i cili duhej ta vriste Piter O Tulin në këtë film), ’’Verdikti’’ (për të cilin kandidohet për çmimin oskar), etj.

Në një film për Xhems Bondin kishte qenë i caktuar ta luante rolin e agjentit sekret por ndryshuan rrethanat dhe nuk mundi ta realizonte. Mes tjerash duhet përmendur se ai ishte edhe adhurues i flasket i kafshëve i cili i shkroi disa libra kushtuar atyre. Ishte autor sidomos i librit ’’Macet në jetën tonë" me të cilin kishte arritur sukses të madh në këtë lëmë. Xhejms Mejsën ishte edhe ndër veteranët më të famshëm të kinematografisë angleze dhe amerikane. Emri i tij shërbente edhe si shkollë për aktorët e gjeneratave të ardhshme. Krahas roleve të theksuara më lartë po i japim edhe disa të tjera nga filmat "Zonja Bovari’’ (1049), "Rruga njëkahëshe" (1950), "Të burgosurit e Kështjellës Zenda" (1952), "Sharada" (1953) "Rrëfimi për tri dashuritë" (1953), "Princ Valianti" (1954), "Udhëtimi për në qendër të tokës" (1959), "Të ikurit nga Zahraini" (1962), "Tiara Tahitti" (1962), "Djaloshi Torpedo" (1963), "Rënia e Perandorisë romake" (1964), "Lord Xhimi" (1965), "Xhingis Kani" (1965), "Blu Maksi" (1966), "Londrën nuk e njeh askush" (1967), "I huaji në shtëpi" (1967), "Viena : vitet në kujtim" (1968), "Dafi" (1968), "majerling" (1968), "Njeriu i keq nga lumi" (1971), "Loja e fëmijëve" (1972), "Frankenshtajni", "Rrëfimi i vërtetë" (1973), "Njeriu Mekintosh" (1973), "Kontrata e Marsejit" (1974), "Mandingo" (1975), "Autobiografia e pronceshës" (1975), "Udhëtimi i të mallkuarve" (1976), "Jezusi nga Nazareti" (1977), "Kryqi i hekurtë" (1977), "Ngjyrat e dashurisë" (1977), "Djelmoshat nga Brazili" (1978), "Kalimi" (1979), "Vera e rrezikshme" (1981) dhe "Ajvanho" (1982).

Jezusi

Jezusi (nga greqisht: Ἰησοῦς, 8-2 p.e.s. - 29-36 p.e.s. i njohur edhe si Jezusi i Nazaretit; në gjuhën arabe: عيسى بن مريم Isa ibën Merjem) është autor dhe figurë qëndrore e krishtërimit dhe një profet në Krishtërim, në lidhje me të cilin ai është i njohur si Krishti, (nga greq. hristós - "i mirosuri, i vajisuri" duke përkuar me termin hebraik "messiah") historia e të cilit është e padiskutueshme përmes dëshmive të Krishtit të Besëlidhjes së Re (BR) si edhe nëpërmjet shënimesh të histori-shkruesit hebraik Flavius Josephus (lindur vitin 37/38 vdekur në vitin 100) dhe të histori-shkruesit romak Cornelius Tacitus (53-120).

Burimi kryesor i njohurive lidhur me jetën e Jezusit dhe mësimet e tij janë në katër ungjijtë kanonik të Beslidhjes së Re. Pjesa më e madhe e shkollarëve në fushat e studimeve biblike dhe historisë pajtohen që Jezusi ishte mësues hebre nga Galilea, i cili mendohej edhe si një shërues. Ishte paditur për kryengritje kundër Perandorisë Romake, dhe me urdhër të qeveritarit romak Poncit Pilat u dënua me kryqëzim. Pasi ungjijtë nuk ishin shkruar ende, menjëherë pas vdekjes së tij disa nxënës të tij si Gjoni, Luka, Marku dhe Mateu filluan të shkruajnë mbi jetën, veprat dhe bëmat e mësuesit të tyre.

Pikëpamjet e të krishterëve mbi Jezusin (njihen edhe si kristologji) janë të ndryshme dhe të ndërlikuara. Shumë të krishterë janë trinitarianë dhe besojnë se Jezusi është Biri i Zotit dhe Zot i mishëruar, dërguar të japë shëlbim (shpëtim) dhe pajtim me Zotin, duke u vetëflijuar si shlyerje e mëkateve të njerëzimit. Të krishterët jotrinitarianë përkrahin shpjegime të ndryshme të hyjnisë së Jezusit. Shumë të krishterë besojnë që Jezusi u lind nga një virgjëreshë, u kryqëzua dhe u varros, u ringjall ditën e tretë pas vdekjes trupore, zbriti në ferr ku mundi vdekjen dhe u ngjit në qiell ku rri në anë të djathtë të Zotit Atë deri në Ardhjen e Dytë të tij. Shumë të krishterë besojnë poashtu se Jezusi plotësoi profecitë biblike.

Në Islam, Jezusi (i quajtur Isa) mbahet si një nga profetët më të dashur dhe më të rëndësishëm të Perëndisë, një sjellës i shkrimeve hyjnore, dhe gjithashtu Mesia. Myslimanët, sidoqoftë, nuk pajtohen me besimin e të krishterëve mbi kryqëzimin ose hyjninë e Jezusit. Islami mëson se Jezusi është gjallë në parajsë (qiell) dhe do të kthehet në tokë si Mesia në shoqërinë e Mahdit sapo toka të jetë mbushur me mëkate dhe padrejtësi.

Krishtërimi

Krishtërimi ose Krishterizmi është fe e themeluar sipas mësimeve dhe të dhënave nga Jezu Krishti i cili predikonte se Ai vetë është Mesia hyjnor (mbreti i Izraelit dhe i mbarë botës) dhe shpëtimtari i premtuar (Shërbëtori i Zotit, Biri i njeriut) në Bibël, në Besëlidhjën e vjetër. Fjala "Krisht" rrjedh nga greqishtja që do të thotë "i vajosuri,", d.m.th. mbreti, dhe, barasvlerësi i saj në hebraisht është titulli Mesia. Sipas të krishterëve, Jezu Krishti ishte Mesia i premtuar që bëri një Besëlidhje të Re në mes njerëzimit dhe Perëndisë. Krishterimi është fe e themeluar në bazat e jahudizmit duke shpallur se Krishti do t'i përmbushë profecitë e Biblës në Besëlidhjën e vjetër.

Numri i të krishterëve vlerësohet të arrijë në 2,1 miliardë njerëz, apo 33 % të popullsisë botërore në vitin 2007.

Krishterimi është feja më e madhe në botë me mbizotërim në Evropë, Amerikën e Jugut dhe të Veriut, Afrikën e Jugut, Filipinet dhe Oqeani.

Moisiu në Mal

Moisiu në Mal (poezi nga Fan Noli)

Ngjitet përpjetë Malit të shkretë

Krye-Profeti trimi me fletë,

Të bisedonjë me Perëndinë

Për Palestinë.Arrin në majë lart i kapitur,

Qëndron me frikë, pret i tronditur,

Dhe Jehovaj i flet prej një reje

Me zë rrufeje :"Ti dhe të tjerët pleq do të ngelni,

Tokën e Shenjtë kurrë s'e shkelni

Skllevër, bij-skllevësh, s'e meritoni

Se liri s'doni !"Krye-Profetit dita i ngryset

Dhe shpirt-këputur përdhe përmbyset

Me lot në sy, me zemër të ngrirë

I lyp mëshirë.Pse kaqë gjatë, Zot, m'arratise,

Pse më përplase, më përpëlise,

Pse shpresën dyzet vjet ma ushqeve,

Dhe sot ma preve ?"Nëm Dhen' e Lirë! Zot ku ma ke?"

"Shiko, i tha, dhe ja ku e pe."

Së largu Zoti ia pasqyron,

Dhe e shikon.Ja Nazareti, ja Bethlehemi,

Lum' i Jordanit, Jerusalemi,

Mal' i Sionës, Bethsaidaja,

Dhe Golgothaja,Sheh gasn' e pritmë për djalërinë

Dhe shkretëtirën për pleqërinë,

Atje sa bukur, këtu sa zi,

O Moisi.Këtej ka dimrin, andej pranverën,

Kërkon parajsën, vdes në Skëterrën;

Ajme, sa vrer, sa keq e sa zor,

Liberator !

Në gjuhë të tjera

This page is based on a Wikipedia article written by authors (here).
Text is available under the CC BY-SA 3.0 license; additional terms may apply.
Images, videos and audio are available under their respective licenses.