Monarkia

Monarkia është një formë e qeverisjes në të cilin sovraniteti, i plotë apo nominal, mishërohet në 1 ose 2 individë (monarku ose monarkët).[1]. Format e monarkisë ndryshojnë bazuar në nivelin e autonomisë juridike të monarkut në qeverisje, mënyra e përzgjedhjes së monarkut, dhe kufizimet e paracaktuara për gjatësinë e mandatit të tyre. Kur monarku nuk ka asnjë apo ka pak kufizime ligjore në çështjet shtetërore dhe politike, ajo quhet monarki absolute dhe është një formë e autokracisë. Rastet në të cilat kompetencat e monarkut janë të kufizuara (forma më e zakonshme e monarkisë), atëherë quhet monarki kushtetuese. Në monarkitë trashëguese posti kalon përmes trashëgimisë brenda një grupi të familjes, ndërsa monarkitë zgjedhore përdorin disa sisteme votimi. Ka pasur raste ku termi i mbretërimit të një monarku është i kufizuar në vite fikse, apo i kufizuar deri në realizimin e ndonjë qëllimi. Kështu pra, ka mënyra dhe tradita të ndryshme që e përcaktojnë monarkinë.

Monarkia ishte forma më e përhapur e qeverisjes deri në shekullin e 19. Tani, kjo formë e qeverisjes është shumë pak e përhapur në botë dhe zakonisht është monarki kushtetuese, në të cilën monarku ruan një rol unik ligjor dhe ceremonial, duke ushtruar pushtet politik të kufizuar ose duke mos pasur fare pushtet politik: sipas kushtetutës së shkruar ose të pashkruar. Por ka dhe monarkë që ende ushtrojnë pushtet politik të gjerë, që shkon deri në autokraci. Aktualisht, 44 kombe sovrane në botë kanë monarkët si krerë shteti, 16 prej të cilave janë pjesë e Komonveltit që njohin monarkun britanik si shef shteti. Të gjitha monarkitë evropiane janë kushtetuese, me përjashtim të qytetit të Vatikanit. Monarkët e Kampuçisë, Japonisë dhe Malajzisë “mbretërojnë, por nuk sundojnë” edhe pse ka dallime të konsiderueshme në shkallën e autoritetit të tyre. Gjithashtu ka monarkë që mbretërojnë përmes kompetencave kushtetuese si psh. monarkët në Brunei, Oman, Katar, Arabi Saudite dhe Svaziland.

Etimologjia

Fjala "monark" (latinisht: monarcha) vjen nga fjala greke μονάρχης, monárkhēs (nga μόνος monos, "një, njëjës", dhe ἄρχω árkhō, "për të sunduar" (krahasoni ἄρχων arkhon, "udhëheqës, sundimtar, shef" )) i cili i referohet të paktën një sundimtari absolut. Në përdorimin e tanishëm fjala monarki zakonisht i referohet një sistemi tradicional të shtetit të trashëguar, pasi që monarkitë zgjedhore janë të rralla në ditët e sotme.

Llojet e Monarkive

  • Monarki absolute: ku monarku sundon si një autokrat, me fuqi absolute mbi shtetin dhe qeverinë. Monarku ka të drejtën për të sunduar me dekrete, nxjerr ligje dhe imponon dënime. Monarkitë absolute nuk janë domosdoshmërisht autoritare.
  • Monarki kushtetuese: ku monarku është subjekt i kushtetutës. Monarku shërben si një simbol ceremonial i unitetit kombëtar dhe të vazhdimësisë shtetërore. Monark është formalisht sovran por elektorati, përmes zgjedhjeve është ushtruesi i vërtetë i sovranitetit politik. Monarkët kushtetues kanë pushtet të kufizuar politik, përveç në Japoni, ku kushtetuta nuk garanton asnjë fuqi për Perandorin. Fuqitë tipike monarkike përfshijnë faljen dhe amnestinë për të burgosurit, dhënien e dekoratave dhe çmimeve, si dhe kompetencat e rezervuara, p.sh. të shkarkojë kryeministrin, shpërndarjen apo mosshpërndarjen e parlamentit, si dhe në raste të caktuara kanë të drejtën e vetos për ligje të ndryshme. Ata shpesh kanë gjithashtu privilegjet e paprekshmërisë, imunitetit dhe vendbanimit zyrtar. Fuqitë e monarkut dhe ndikimi i tij në monarkitë kushtetuese, mund të varen dhe nga tradita, precedenti, mendimi popullor dhe ligji.
  • Monarkitë e kufizuara jokushtetuese: Ka raste kur pushteti i monarkut është i kufizuar jo nga kushtetuta, por nga shkaqe të tjera, siç është më i përhapuri: pushteti ushtarak. Raste të tilla kanë ndodhur në Perandorinë Romake. Ndërsa në mbretëritë helene, mbretërit shpesh zgjedheshin nga ushtria. Raste të tjera kur pushteti ishte në dorën e ndonjë ushtaraku, ndërsa monarku ishte kukull kanë ndodhur në Tajlandën moderne, Japoninë Mesjetare dhe Italinë Fashiste. Raste të ngjajshme kanë ndodhur kohë pas kohe edhe në Greqi dhe Rumani. Ndërsa në Spanjën e sunduar nga diktatori Francisko Franko, Spanja ishte zyrtarisht monarki, edhe pse nuk kishte asnjë monark në fron. Pas vdekjes së tij, Franko u pasua si kryetar shteti nga ana e trashëgimtarit të familjes Bourbon, Huan Karlosit të Parë, i cili e bëri Spanjën shtet demokratik me monarki kushtetuese.

Monarkitë në Botë


Society.svg Ky artikull në lidhje me Politika është i cunguar. Mund të ndihmoni Wikipedinë duke e përmirësuar.

  1. ^ Stuart Berg Flexure and Lenore Carry Hack, editors, Random House Unabridged Dictionary, 2nd Ed., Random House, Neë York (1993)
5 tetor

5 Tetori është dita e 278-të e kalendarit gregorian (dita e 279-t në vitin e brishtë) - kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 87 ditë.

Brunei

Brunei - zyrëtarisht Shteti i Bruneit Vend i Paqes, është shtet në Azinë Juglindore në veri të ishullit të Borneo-s. Laget nga deti i Kinës së Jugut. Kufizohet në të gjitha anët me Malajzinë përveq Veriut. Ai është i ndarë në dy pjesë nga Limbag, territor i Malajzisë.

Brunei i ka fillet qysh në shekullin e shtatë, nën Perandorinë Sirivijayan me emrin Po-ni. Ai u bë shtet vazal i majapahit para se ta përqafonte Islamin në shekullin 15.

Në Indeksin e Zhvillimit Njerëzor Brunei e ka të dytin në Azinë Juglindore pas Singaporit dhe është i pranuar si Shtet i Zhvilluar. Bazuar në të dhënat e Fondit Monetar Ndërkombëtar Brunei u rradhit i 4-ti për Prodhimin Bruto të Vendit në PPP.

Lista e formave të qeverisjes

Ky artikull përmbledh format e qeverisjes dhe sistemet politike, sipas një seri mënyrash për kategorizimin e tyre. Sistemet e renditura sigurisht nuk janë reciprokisht ekskluzive, dhe shpesh kanë definicione të mbivendosura p. sh (Autokracia, Autoritarizmi, Despotizmit, Totalitarizmi, Monarkizmi dhe Tirania).

Autoritare (Sundimi i pakicës)

Diktatura

Diktatura Ushtarake

Stratokracia

Diktatura e proletariatit

Absolutizmi i shkolluar

Kleptokracia

Kritarkia

Monarkia

Monarkia Absolute

Monarkia Kushtetuese

Despotizmi

Dypushtet

Absolutizmi i shkolluar

Monarkia zgjedhore

Monarkia e trashëguar

Monarkia popullore

Principata

Monarkia e re

Monarkia e Vetë-shpallur

Plutokracia

Timokracia

Shtet Policorë

Oligarkia

Saeculum obscurum

Teokracia

TiraniaAnarkia (Mungesa e Qeverisë së organizuar)

Ohlokracia

TribalizmiAnarkizmi (Qeveria e miratuar, jo e detyruar)

Komunizmi anarkist

Socializmi liberal

Municipalizmi liberal

Anarko-kapitalizmi

Anarkizmi paqësor

IsokraciaDemokracia (Sundimi i shumicës)

Konsokiationalizmi

Qeverisje e Shumicës

Demokraci reflektuese

Socializmi Demokratik

Demokraci Direkte

Barazia

Futarkia

Demokraci Pjesëmarrëse

Demokraci Përfaqësuese

Sistemi Parlamentarë

Qeveria Konsensuse

Sistemi Westminster

Poliarkia

Sistemi presidencial

Sistemi Semi-presidencial

Republikanizëm

Republikë Kushtetuese

Republikë Parlamentare

Demokraci totalitare

Louis XVI

Luigji XVI i familjes Borbone biri i Luigji XV, i quajtur i "Dëshiruari" (Versailles, 23 gusht 1754 - Paris, 21 janar 1793), ka qëne mbreti i Francës nga viti 1774 deri në vitin 1791, ditën kur i hoqen kurorën.

Fillimisht ishte shume i dashur nga populli i tij, në të cilin shihnin një shpresë më të mirë për të ardhmen e tyre, gjatë gjithë zgjatjes së mbretërimit të tij hasi shumë probleme me situatën ekonomike që kishte trashëguar nga qeveria e mëparshme, kjo situatë u rëndua edhe më shumë në momentin kur filloi luftën e kushtueshme në Amerikë. Pavendosja e tij në fushën politike dhe administrative cuan vetë popullin e tij ta urrente, sepse përfaqësonte simbolin e monarkisë absolute, e cila kishte cuar të gjithë Europën në një gjendje të rënde sociale dhe politike.

Gjatë Revolucionit mbreti thërritet me nofkën Luigji Capeto i pasardhësi i Ugo Capetos, themeluesit të dinastisë, kjo për ta ulur figurën e mbretit të Francës, të cilin e quanin edhe Luigji i Fundit.

Diten kur u arrestua, sepse tentoi te arratisjej nga Franca në drejtim të Belgjikë-s, me 10 gusht i hiqën të gjitha fuqitë që përfitonte nga monarkia. Gjatë procesesit të Kuvendit Kombëtar, u gjykua i fajshëm për tradhëti të lartë, dhe u dënua me vdekje në gijotinë.Gruaja e tij Maria Antoneta(qe ishte vajza e perandoreahes se austrise) nuk pelqehej nga francezet te cilet e quanin ate AUSTRIAKJA. Ajo ishte e dhene pas luksit vallezimit e festave bente shpenzime te medhaja dhe ishte tekanjoze prandaj me ironi thirrej"MADAME DIFICITI"

Monarkia Habsburge

Monarkia Habsburge (nganjëherë e quajtur edhe si Monarkia Austriake ose Monarkia Danubiane) është një emër jozyrtar midis historianëve për vendet dhe provincat që sundoheshin nga dega e ulët austriake e Shtëpisë së Habsburgëve deri 1780 dhe pastaj nga dega pasardhëse e Habsburg-Lorraine deri në vitin 1918. Monarkia ishte një shtet i përbërë nga territoreve brenda dhe jashtë Perandorisë së Shenjtë Romake, të bashkuar vetëm në personin e monarkut. Kryeqyteti dinastik ishte Vjena, me përjashtim të periudhës nga 1583 deri 1611, kur ai u zhvendos në Pragë. Nga 1804 deri 1867 Monarkia Habsburge u unifikua zyrtarisht si Perandoria Austriake, dhe nga 1867 deri në vitin 1918 si Perandoria Austro-Hungareze.

Kreu i Shtëpisë së Habsburgëve zgjidhej shpesh Perandori i Shenjtë Romak deri në shpërbërjen e Perandorisë në 1806. Dy entitetet nuk kanë qenë asnjëherë të njëjta, sepse Monarkia Habsburge mbulonte shumë toka përtej Perandorisë së Shenjtë Romake, dhe shumica e Perandorisë qeverisej nga dinasti të tjera. Monarkia Habsburge nuk përfshinte zakonisht të gjitha territoret e sunduara prej Habsburgëve. Dega lartë sundoi Spanjën deri në 1700, por kjo nuk përfshihej zakonisht në përkufizimin e "Monarkisë Habsburge" pas mbretërimit të Charles V, që e ndau dinastinë midis degëve të saj austriake dhe spanjolle pas abdikimit të tij në 1556.

Monarkia Shqiptare 1928-1939

Monarkia Shqiptare 1928-1939 Autori: Qëndra e Studimeve Albanologjike. Botuesi: Toena. Faqet e librit 332.

Monarkia kushtetuese

|konsiderohet si hap i parë për kalimin nga një qeverisje për në monarki absolute në qeverisje demokratike në kuptimin e plotë të fjalës.

Monarkia romake

Monarkia romake (latinisht: Regnum Romanum; 753 para erës sonë–509 para erës sonë) sipas një legjende, Roma u themelua më 21 prill, 753 para lindjes së Krishtit nga vëllezërit binjakë që e kishin origjinën nga princi trojan Enea. Romuli dhe Remi ishin nipa të mbretit latin, Numitorit të Alba Longës. Mbreti u rrëzua nga froni nga vëllai i tij mizor Amuliusi ndërsa vajza e Numitorit, Rea Silva, lindi Remin dhe Romulin. Rea Silva ishte një virgjëreshë e Vestës që u përdhunua nga Marsi, duke i bërë vëllezërit gjysmë-hyjnorë.

Mbreti i ri ishte i frikësuar prej Romulit dhe Remit se mos ata ia merrnin fronin, kështu që ai vendosi t’i mbysë. Një ujkonjë (ose gruaja e një bariu në disa versione) i shpëtoi dhe i rriti ata dhe kur ata arritën moshën e pjekurisë, ata i rikthyen fronin e Alba Longës Numitorit.Binjakët themeluan qytetin e tyre, por Romulusi e vrau Remin gjatë një grindjeje për sundimin si mbret i Romës, megjithëse disa burime thonë se grindja ishte për arsyen se emri i kujt do t’i vendosej qytetit. Romulusi ishte burimi i emrit të qytetit. Meqë qyteti kishte ngelur me shumë pak gra, legjenda thotë se latinët ftuan sabinët në një festival dhe vodhën femrat e tyre që ishin të pamartuara, duke çuar në integrimin e latinëve me sabinët.Një legjendë tjetër e regjistruar nga historiani grek Dionisi i Halikarnasusit thotë se princi Enea drejtoi një grup trojanësh në një udhëtim në det. Pas një kohe të gjatë në ujërat e ashpra, ata zbarkuan në buzë të lumit Tiber. Jo gjatë pas zbarkimit, burrat donin të vazhdonin rrugën në det, por gratë që po udhëtonin nuk donin të iknin. Një grua, e quajtur Roma, sugjeroi gratë të digjnin anijet për të mos lejuar largimin. Në fillim, burrat ishin të inatosur me Romën, por më vonë ata e kuptuan se ata ndodheshin në një vend ideal për tu vendosur. Ata i vunë vendit emrin e gruas që dogji anijet e tyre.Qyteti i Romës u zgjerua rreth një vau të lumit Tiber, një kryqëzim rrugësh plot trafik dhe tregti. Sipas të dhënave arkeologjike, fshati i Romës ka mundësi të jetë themeluar dikur rreth shekullit të 8-të p.e.s, megjithëse mund të shkojë deri në shekullin e 10-të p.e.s nga fiset latine të Italisë, në majë të kodrës Palatine.Etruskët, që më parë ishin vendosur në veri të Etrurias, duket se kanë vendosur pushtet politik në rajonin e Romës rreth fundit të shekullit të 7-të p.e.s, duke formuar elitën mbretërore dhe aristokratike. Etruskët, siç duket, e humbën fuqinë në zonë në fund të shekullit të 6-të p.e.s, dhe në atë pikë, fiset e hershme latine dhe sabine rishpikën qeverinë e tyre duke krijuar një republikë, me shumë më tepër kufizime në aftësitë e sunduesit për të ushtruar fuqinë.Tradita romake dhe të dhënat arkeologjike e tregojnë Forumin Romak (Forum Romanum) si vatrën e mbretit dhe gjithashtu zanafillën e qendrës fetare. Numa Pompiliusi ishte mbreti i dytë i Romës, duke pasuar Remin dhe Romulin. Ai filloi projektin e ndërtesave madhështore me pallatin e tij mbretëror të quajtur Regia dhe ndërtimin e kompleksit të virgjëreshave të Vestës.

Muamer el Gadafi

Muamer el Gadafi (rr. 1942 1942 – 20 tetor 2011, arab. معمر محمد أبو منيار القذافي Muamer Muhamed Ebu Minjar el-Gadafi), i njohur si Kolonel Gadafi, ishte revolucionar dhe politikan libian, i cili qeverisi Libinë në vitet 1969–2011. Duke marrë pushtet në një grusht shteti, ai udhëhoqi si Kryesuesi Revolucionar i Republikës Arabe Libiane në vitet 1969–1977 dhe më pas si Udhëheqësi Vëllazëror i Xhamaharisë së Madhe Arabe Popullore Socialiste të Libisë nga viti 1977 deri në vitin 2011, kur u rrëzua gjatë Luftës civile në Libi. Fillimish zhvilloi variantin e vet të nacionalizmit arab dhe socializmit arab, i njohur si Teoria e Tretë Universale, ndërsa më vonë përqfoi pan-afrikanizmin dhe shërbeu si Kryetari i Unionit Afrikan në vitet 2009–2010.

I biri i një bariut të varfër beduin, Gadafi u përfshi në politikë ndërsa ishte në shkollë në Saba, pastaj u regjistrua në Akademinë Ushtarake Mbretërore në Bengazi. Themeloi një celulë revolucionare brenda ushtrisë, me të cilën arriti në vitin 1969 të marrë pushtetin nga monarkia e Mbretit Idris në një grusht shteti, ku nuk u derdh gjak. Duke u bërë Kryetari i Këshillit komandues revolucionar, Gadafi heqi monarkinë dhe shpalli Republikën.

Në vitin 1977, ai shpërbëu Republikën dhe krijoi Xhamahirinë, një "shtet i masave". Duke adoptuar zyrtarisht një rol simbolik në qeverisje, ai kishte fuqi si komandant i përgjithshëm i ushtrisë dhe kreu i Komiteteve revolucionare, përgjegjës për policimin dhe shtypjen e kundërshtarëve. Duke refuzuar mendimet e tij të mëparshme ideologjike, nga viti 1999 Gadafi inkurajoi privatizimet ekonomike dhe u afrua me vendet perëndimore, edhe përkrahu pan-afrikanizmin dhe duke ndihmuar në krijimin e Bashkimi Afrikan. Në mes të Pranverës arabe, në vitin 2011 shpërtheu një kryengritje kundër Gadafit e udhëhequr nga Këshilli Kombëtar i Përkohshëm, që rezultoi në një luftë civile. NATO-ja ndërhyri ushtarakisht në anën e Këshillit, duke sjellë rënien e qeverisë së Gadafit. I tërhequr në Sirtë, Gadafi u kap dhe u vra nga militantët e Këshillit Kombëtar të Përkohshëm.

Gadafi ishte një figurë botërore kontroverse. Përkrahësit e tij vlerësuan qëndrimin e tij anti-imperialist dhe përkrahjen e tij për panafrikanizmin dhe panarabizmin, dhe ai u dekorua me mirënjohje të ndryshme. Anasjelltas, ai u dënua ndërkombëtarisht si një diktator dhe autokrat, administrata autoritare e të cilit shkeli të drejtat e njeriut të qytetarëve të Libisë, dhe si mbështetës i lëvizjeve irredentiste, luftave fisnore dhe terrorizmit në shumë vende të tjera.

Nepali

Nepali, emri zyrtar Republika Federale Demokratike e Nepalit është shtet që shtrihet në Azinë e Mesme në mes të Indisë dhe Kinës. Në territoret e Nepalit gjendet pika më e lartë e botës - Mali Everest (8848m). Katmandu është Kryeqyteti i Nepalit.

Perandoria Austro-Hungareze

Austro-Hungaria, e njohur edhe si Perandoria Austro-Hungareze, Monarkisë dyfishtë apo K.u.k (königliche und kaiserliche) Monarki, ose shtet i dyfishtë, ishte një bashkim monarkik në mes kurorave tö Perandorisë Austriake dhe Mbretërisë së Hungarisë në Europën Qëndrore. Bashkim ishte një rezultat i kompromisit të Ausgleich (Barashpezës) ose 1867, sipas të cilit Dhoma Austriake e Habsburgut ranë dakord për të ndarë pushtetin me qeverinë hungareze të veçanta, duke e ndarë territorin e ish perandorise austriake në mes tyre. Monarkia e Dyfishtë ka ekzistuar për 51 vjet deri në 1918, kur ajo theu përveç pas humbjes ushtarake në Luftës së Parë Botërore. Megjithatë fitoi në Fuqive Qendrore para Lindore

Dinastisë Habsburge vendosi si Perandori i Austrisë mbi gjysma perëndimore dhe veriore të vendit që ishte Perandoria e Austrisë (Cisleithania ose Tokë të përfaqësuara në Reichsrat) dhe si Mbret i Hungarisë në lidhje me Mbretërinë e Hungaria (Transleithania apo Tokat e kurorës së Shën Stefanit) që gëzonte vetë-qeverisjes dhe përfaqësimin në punët e përbashkëta (kryesisht marrëdhëniet e jashtme dhe të mbrojtjes).

Të dy kryeqytetet e Monarkisë në Vjenë për Austri dhe në Budapest për Hungari. Austro-Hungaria ishte gjeografikisht, vendi i dytë më i madh në Evropë pas Perandoria Ruse (621 538 km ² ose 239.977 sq m në vitin 1905), dhe më e populluar e tretë (pas Rusisë dhe Perandorisë gjermane). Sot, ajo i mbuluar territorin ka një popullsi prej rreth 69 milion.

Si një perandori shumëkombëshe dhe pushtet të madh në një epokë e zgjimit kombëtar, ai ka gjetur jetën e saj politike e dominuar nga mosmarrëveshjet midis njëmbëdhjetë grupe kryesore kombëtare.

Monarkia mbante emrin ndërkombëtar të "Österreichisch-Ungarische Monarchie" (sipas vendimit të Franz Joseph I në 1868), i cili në mënyrë të plotë do të thotë "Mbretërive dhe tokave të përfaqësuara në Këshillin Perandorak dhe Tokat e kurorës së Shën Stefanit".

Dinastisë Habsburge vendosi si Perandori i Austrisë mbi gjysma perëndimore dhe veriore të vendit që ishte Perandoria e Austrisë (Cisleithania ose Tokë të përfaqësuara në Reichsrat) dhe si Mbret i Hungarisë në lidhje me Mbretërinë e Hungaria (Transleithania apo Tokat e kurorës së Shën Stefanit) që gëzonte vetë-qeverisjes dhe përfaqësimin në punët e përbashkëta (kryesisht marrëdhëniet e jashtme dhe të mbrojtjes).

Të dy kryeqytetet e Monarkisë në Vjenë për Austri dhe në Budapest të Hungarisë. Austro-Hungaria u gjeografikisht, vendi i dytë më i madh në Evropë pas Perandoria Ruse (621 538 km ² ose 239.977 sq m në vitin 1905), dhe më e populluar e tretë (pas Rusisë dhe Perandorisë gjermane). Sot, ajo i mbuluar territorin ka një popullsi prej rreth 69 milion.

Si një perandori shumëkombëshe dhe pushtet të madh në një epokë e zgjimit kombëtar, ai ka gjetur jetën e saj politike e dominuar nga mosmarrëveshjet midis njëmbëdhjetë grupe kryesore kombëtare.

Monarkia mbante emrin ndërkombëtar të "Österreichisch-Ungarische Monarchie" (në vendimin e Franz Joseph I në 1868), i cili në mënyrë të plotë do të thotë "Kingdoms dhe tokave të përfaqësuara në Këshillin Perandorak dhe Tokat e kurorës së Shën Stefanit".

Austro-hungarez i kompromisit të vitit 1867 i cili përuroi strukturë dualiste Perandorisë së në vend të ish-Perandorisë Austriake unitar (1804-67) lindi në një kohë kur Austria u zvogëluar në fuqi dhe pushtet- si në Gadishullin Italian (si rezultat i Austro - në Sardenjë të luftës së 1859) dhe mes shteteve të Konfederata Gjermane.

Konfederata Gjermane (ku ajo kishte qenë zëvendësuar nga Prusia si fuqi dominuese gjermane pas Luftës Austro-Prusiane e 1866). Faktorë të tjerë në ndryshimet kushtetuese të përfshira pakënaqësi të vazhdueshme me shtetin hungarez nga Vjena dhe rritjen e vetëdijes kombëtare në pjesë të kombësive të tjera të Perandorisë austriake. Pakënaqësia u rrit Hungarisht pjesërisht nga shtypja e Austrisë, me mbështetjen e Rusisë, e revolucionit hungarez liberale e 1848-49. Megjithatë, pakënaqësia me sundimin austriak kishte rritur për shumë vite në Hungari, dhe ka pasur shumë shkaqe të tjera.

Vitet 1850 Nga vonë, megjithatë, një numër i madh i hungarezëve, të cilët e kishin mbështetur revolucion 1848-49 janë të gatshëm të pranojnë monarkisë së Habsburgëve. Ata morën line, që ndërsa Hungaria ka të drejtë për pavarësi të plotë të brendshëm, sipas punëve të jashtme të sanksionojë pragmatike dhe mbrojtjes ishin "të zakonshme" të dy Austri dhe Hungari.

Në përpjekje për të mbështetur mbështetje për monarkinë, perandori Franc Jozefi filloi negociatat për një kompromis me fisnik hungarez për të siguruar mbështetjen e tyre. Në veçanti, udhëheqësit hungareze kërkuan dhe morën kurorëzimin e perandorit si Mbreti i Hungarisë, dhe ri-themelimin e një parlamenti të veçantë në Budapest me kompetenca për të dekretuar ligje për tokat e kurorës hungarez.

Nga 1867 e tutje, shkurtesave shkon emrat e institucioneve zyrtare në Austri-Hungari reflektuar përgjegjësinë e tyre:

• K. u. k. (kaiserlich königlich und) apo Imperial & Royal ishte emërtim për institucione të përbashkëta të të dy pjesët e Monarkisë, si p.sh. k.u.k. Kriegsmarine (Lufta e Flotës) apo, gjatë luftës, Kuk Armee (Ushtria). Ka qenë vetëm tre k.u.k. Ministritë:

o Imperial & Royal Ministria e Jashtme dhe Imperial House

o Imperial & Royal Luftës së Ministrisë

o Imperial & Royal Ministria e Financave

Ky i fundit ishte vetëm përgjegjës për financimin e Imperial & Mbretërore shtëpisë, shërbimi diplomatik, ushtria e përbashkët dhe parku i përbashkët lufte. Të gjitha funksionet e tjera shtetërore janë çështje të trajtohen veç e veç në secilën prej dy shteteve. Agjendën e përbashkët nga 1867 e këtej janë sponsorizuar nga Austria me 70% dhe në Hungari me 30% të shpenzimeve totale dhe kjo ndarje është dashur të negociohet çdo dhjetë vjet. Deri në 1907, pjesa hungareze u rrit në 36,4%. Negociatat në vitin 1917 përfundoi me shpërndarjen e Monarkisë dyfishtë.

Ushtri e përbashkët ndryshuar emërtimin e saj nga k.k. teë k.u.k. vetëm në 1889, me kërkesë urgjente e qeverisë hungareze.

• K. k. (kaiserlich-königlich) ose Imperial-Royal ishte emërtim për institucionet e Cisleithania (Austri); mbretërore në këtë shkurtim do të thotë kurorën e Bohemi.

• K. u. (königlich-ungarisch), M. k. (Magyar királyi) ose Royal hungarez ishin institucionet e Transleithania, tokat e kurorës hungarez.

Në mediat, Kuk është shpesh keqpërdoret për institucionet kk.)

Qeveria

Tre elementet e veçantë vendosi austro-hungareze:

1. qeveria hungareze

2. "Qeveria austriake" ose Cisleithanian

3. politikën e përbashkët e jashtme dhe ushtarake nën monark

Hungari dhe Austri mbahet parlamentet të veçanta, secili me ministrin e saj kryeministër. Lidhja / bashkërendimin dy ra në një qeveri nën një monark, ushtron pushtet absolut në teori, por të kufizuara në praktikë. Qeverie të përbashkët Mbretëresha kishte përgjegjësi për ushtrinë, për detare, për politikën e jashtme, dhe për bashkimin e doganave.

Brenda Cisleithania dhe Hungari rajone të caktuara, të tilla si Galicia dhe Kroacia ka gëzuar statusin e tyre të veçantë me strukturat e tyre unike qeveritare.

Një e përbashkët e Këshillit Ministror vendosi qeverie të përbashkët: të përbërë nga tre ministrat për përgjegjësitë e përbashkëta (financave të përbashkët, ushtarake dhe politikën e jashtme), dy kryeministrat, disa Archdukes dhe monark. Dy delegacionet e përfaqësuesve (60-60 anëtarë), një nga secili nga parlamentet e Austrisë dhe Hungarisë, u takua veçmas dhe do të votohet për shpenzimet e Këshillit të Ministrave të Përbashkët, duke i dhënë dy qeverive ndikim në administratën e përbashkët. Megjithatë, ministrat u përgjigj në fund të fundit vetëm për monark, dhe ai e kishte marrë vendimin përfundimtar mbi çështjet e politikës së jashtme dhe ushtarake.

Përgjegjësitë mbivendosen midis ministrive të përbashkët dhe ministritë e dy gjysmave të shkaktuar fërkime dhe joefikasiteti. Forcat e armatosura vuajtur veçanërisht nga mbivendosen. Edhe pse qeveria e unifikuar vendosur drejtim të përgjithshëm ushtarak, qeveritë e Austrisë dhe Hungarisë çdo mbeti i ngarkuar e "kuotave e rekrutëve, legjislacioni në lidhje me shërbimin e detyrueshëm ushtarak, transferimin dhe sigurimin e forcave të armatosura, dhe rregullimi i, punët e qytetar jo-ushtarake të anëtarët e forcave të armatosura ". Eshtë e panevojshme të thuhet, çdo qeveri mund të ketë një ndikim të fortë mbi përgjegjësi të përbashkët qeveritar. Çdo gjysma e Monarkisë dyfishtë provuar mjaft i përgatitur që të ndërpriten operacionet e përbashkëta për të çuar përpara interesat e veta.

Marrëdhëniet mbi gjysmë shekulli pas 1867 në mes të dy gjysmave të perandorisë (në fakt pjesë Cisleithan përmbante rreth 57% të popullsisë së fushën e kombinuar dhe një pjesë shumë më të madhe të burimeve të saj ekonomik) mosmarrëveshjet me tipare të përsëritura lidhur me të përbashkët të jashtme dhe marrëveshjeve tarifore mbi kontribut financiar të çdo të qeverisë për të thesarit të përbashkët. Sipas kushteve të Austro-Hungarisë kompromisit të vitit 1867, një marrëveshje e negociuar çdo dhjetë vjet, të përcaktuara këto çështje. Çdo të ndërtuar-deri në rinovimin e marrëveshjes pa trazira politike. Mosmarrëveshjet në mes gjysmave të perandorisë arriti kulmin në mesin e viteve 1900-në një krizë të zgjatur kushtetuese të shkaktuar nga mosmarrëveshje në lidhje me gjuhën e komandës në njësitë e ushtrisë hungareze, dhe thelluar me ardhjen në pushtet në Budapest (prill 1906) e një nacionalist hungarez koalicionit. Rinovim të Përkohshme të marrëveshjeve të përbashkëta ka ndodhur në tetor 1907 dhe në nëntor 1917 në bazë të status quo-ja.

Principata e Shqipërisë

Principata e Shqipërisë (e njohur edhe si Principata e Shqipnis` ose Shteti Shqiptar) referohet për Republikën Shqiptare gjatë monarkisë jetëshkurtër në Shqipëri e cila u kryesua nga Princ Vidi dhe në gjendjen deri pas Luftës së Parë Botërore; monarkia u shfuqizua në vitin 1925 dhe u shpall një republikë.

Prusia

Mbretëria e Prusisë apo dhe shkurt Prusia, gjatë viteve 1525 deri 1847 ishte shtet përbërës e pjesës veriore të Evropës së Mesme. Pjesët e saja lindore kanë qenë ose të pavarur ose sovran, Vazalë të Mbretërisë Polake (1466-1657), ose dhe i takonin Mbretërisë Gjermane (1871-1947). Në fillim Prusia ishte pjesë e Perandorisë Gjermane, por në shekullin XVII Perandori Gjerman i dha Frederik Vilhelmit (Friedrich Willhelm) titullin mbret i Prusisë me emrin Frederiku I (Friedrich I)

Gjatë periudhës së krishterimit u pushtuan territoret e baltikëve perëndimorë Pruzzen (sq.Prucën), deri në vitin 1525 dhe u quajt Deutschordensland (sqt. Tokat e urdhrit dojç). Me Thorner Frieden II erdhi dhe pjesa lindore nga viti 1466 deri 1675 nën emrin polak Lehenshonheit, derisa pjesa perëndimore u aneksua nga Krona (Kurora) Polake. Albrecht von Branderbur-Ansbach e shtyu pjesën lindore nën urdhrin e Lutherit në atë perëndimore pronat Herzogtum Preussen, (sqt. Hercogtum Prusia).

Dhe më këtë, për herë të parë hyri Udhëheqësit Evangjelistë. U qeveris së bashku me udhëheqësin e Brandenburgut.

Pra dhe si e tillë në shekullin e XVIII hyri si fuqia më e madhe Evropiane dhe ekzistimi i saj përfundoi më vitin 1866, për të i mundësuar Gjermanisë të vetëqeverisin veçmas. Kështu që në vitin 1871 vendi i Prusisë, pjesa lindore e Mbretërisë Prusiane,

u bë për herë të parë pjesë e Shteteve Nacionale Gjermane. Më vitin 1918 u bë shtet i lirë, kur monarkia në Gjermani pas Luftës së parë Botërore u shpërbë.

Republika Çeke

Çekia (çekisht: Česko), zyrtarisht Republika Çeke (çekisht: Česká republika), është një vend pa dalje në det në Evropën Qendrore që kufizohet nga Gjermania në perëndim, Austria në jug, Sllovakia në lindje dhe Polonia në verilindje. Kryeqyteti dhe qyteti më i madh është Praga. Republika Çeke përfshin territoret historike të Bohemisë, Moravisë dhe Silezisë Çeke.

Shteti çek u formua në fund të shekullit të 9-të, si Dukata e Bohemisë nën Perandorisë së Madhe Moraviane. Pas rënies së Perandorisë në vitin 907, qendra e pushtetit u transferua nga Moravia në Bohemi nën Přemyslidët. Në vitin 1004, Dukata u njoh zyrtarisht si pjesë e Perandorisë së Shenjtë Romake, duke u bërë Mbretëria e Bohemisë në vitin 1212, dhe duke arritur shtrirjen e saj më të madhe territoriale në shekullin e 14-të. Mbreti i Bohemisë sundonte jo vetëm Boheminë, por edhe zona të tjera, të cilat së bashku formonin të ashtuquajturën Kurorë të Bohemisë, dhe ai kishte një votë në zgjedhjen e Perandorit të Shenjtë Romak. Në luftërat Hussite të shekullit të 15-të yhvilluaraar nga Reformimi Bohemian, mbretëria u përball me embargo ekonomike dhe mundi pesë kryqëzata të shpallura nga udhëheqësit e Kishës Katolike Romake dhe të organizuara kryesisht nga perandori dhe prijësit e Perandorisë së Shenjtë Romake.

Pas Betejës së Mohács në vitin 1526, e gjithë Kurora i Bohemisë u integrua gradualisht në Monarkinë Habsburge së bashku me Arkdukatën e Austrisë dhe Mbretërinë e Hungarisë. Revolta Bohemiane Protestante (e viteve 1618–1620) kundër Habsburgëve katolikë, çoi në Luftën Tridhjetëvjeçare, pas së cilës monarkia konsolidoi sundimin e saj, riimponoi katolicizmin, dhe miratoi një politikë të gjermanizimit gradual. Me shpërbërjen e Perandorisë së Shenjtë Romake në 1806, Mbretëria Bohemiane u bë pjesë e Perandorisë Austriake dhe gjuha çeke provoi ringjalljen e saj si pasojë e nacionalizmit përhapur romantik. Në shekullin e 19-të, tokat çeke u bënë fuqia industriale e monarkisë dhe më pas ishin bërthama e Republikës së Çekosllovakisë, e cila u formua në vitin 1918, pas rënies së Perandorisë Austro-Hungareze, pas Luftës së Parë Botërore.

Çekosllovakia u pushtua nga Gjermania në Luftën e Dytë Botërore, dhe u çlirua në vitin 1945 nga forcat sovjetike dhe amerikane. Shumica e banorëve gjermano-folës u dëbuan pas luftës dhe në këtë mënyrë vendi humbi pakicën e tij të madhe dhe karakterin e tij dygjuhësh. Partia Komuniste e Çekosllovakisë fitoi zgjedhjet e vitit 1946. Pas grushtit të shtetit, të vitit 1948 Çekosllovakia u bë një shtet komunist një-partiak nën ndikimin sovjetik. Në vitin 1968, rritja e pakënaqësisë ndaj regjimit arriti kulmin në një lëvizje reformiste të njohur si Pranvera e Pragës, e cila përfundoi në një pushtimin e udhëhequr nga sovjetikët. Çekosllovakia mbeti e pushtuar deri në Revolucionin e Kadifenjtë të vitit 1989, kur regjimi komunist u rrëzua dhe një republikë parlamentare shumëpartiake u formua. Më 1 janar 1993, Çekosllovakia u shpërbë në mënyrë paqësore, që çoi krijimin e dy shteteve të pavarura të Republikës Çeke dhe Sllovakisë.

Republika Çeke është një vend i zhvilluar me një ekonomi të avancuar, me të ardhura të larta dhe standard të lartë jetese. Republika Çeke gjithashtu renditet si vendi i 10-të më paqësor. Ajo është anëtare e Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Europian, NATO, OECD, OSBE dhe Këshillit të Europës.

Roma

Roma është kryeqyteti i Italisë, kryeqyteti i rajonit Lacio dhe kryeqendra e Provincës së Romës. Me mbi 2.900.000 banorë në 1,285.3 km2 (496,3 sq mi), ajo është edhe qyteti më i madh dhe më i populluar i vendit. Qyteti është i vendosur në pjesën qendrore-perëndimore të gadishullit italian, në lumin Tiber.

Historia e Romës së përfshin më shumë se dymijë vjeçarë. Roma ishte kryeqyteti i Mbretërisë Romake, Republikës Romake dhe Perandorisë Romake, e cila ishte fuqia dominuese në Evropën Perëndimore dhe tokat në kufi Mesdheut për më shumë se shtatëqind vjet nga 1 shekulli 1 para Krishtit e deri në shekullin e 7-të dhe qyteti konsiderohet si një nga vendlindjet e qytetërimit perëndimor. Që nga shekulli 1 pas Krishtit Roma ka qenë selia e papatit dhe, pas përfundimit të dominimit bizantin, në shekullin e 8-të ajo u bë kryeqyteti i Shteteve të Papës, që zgjati deri në 1870. Në 1871 Roma u bë kryeqyteti i Mbretërisë së Italisë, dhe në vitin 1946 i Republikës Italiane.

Pas Mesjetës, Roma u qeveris nga papë të tillë si Alexander VI dhe Leo X, të cilët e shndërruan qytetin në një nga qendrat kryesore të Rilindjes Italiane, së bashku me Firencen. Versioni i tanishëm i bazilikës së Shën Pjetrit u ndërtua dhe Sistine Chapel u pikturua nga Michelangelo. Artistë dhe arkitektë të famshëm të Rilindjes, të tillë si Bramante, Bernini dhe Raphaeli kanë banuar për disa kohë në Romë, duke kontribuar në arkitekturën baroke të saj.

Roma është renditur nga GaWC në vitin 2010 si një beta + E qytet botëror, si dhe 28 të qytetit më të rëndësishme globale. Në vitin 2007, Roma ishte e 11-më-qyteti i vizituar në botë, 3 më të vizituara në Bashkimin Evropian, dhe tërheqje më të njohura turistike në Itali. Qyteti është një nga të Evropës dhe më të suksesshme në botë qytetit "markave", si në aspektin e reputacionit dhe pasuritë. Qendra e saj historike është e shënuar nga UNESCO si një Site Trashëgimisë Botërore. Monumentet dhe muzetë tilla si Muzetë e Vatikanit dhe Colosseum janë ndër destinacionet e 50 më të vizituara në botë turistik (të Muzetë e Vatikanit marrjen 4.2 milion turistë dhe Colosseum marrin 4 milionë turistë çdo vit). Roma priti 1960 Lojërat Olimpike Verore.

Samoa

Shteti i Pavarur i Samoas ose siç njhet zakonisht Samoa (Samoaisht: Malo Saʻoloto Tutoʻatasi o Sāmoa) është shtet ishullor ne Oqeanin e Qetë. Deri në vitin 1997 quhej Samoa Perëndimore. Shtrihet përafërsisht në gjysmë të rrugës në mes Havajeve dhe Zelandës së Re.

Samoa përbëhet nga dy ishuj të medhenj, Upollo (në të cilin jetojnë shumica e popullsisë) dhe Savai, duke përfshirë edhe shtatë ishuj të vegjël. Supozohet se banorët janë Lapitas, që kanë ardhur në Samoa para 3500 vitesh. Nga viti 1899 deri 1914 Samoa ka qenë koloni e Gjermanisë, pastaj vendin e ka qeverisur Zelanda e Re deri në vitin 1962 kur Samoa u bë ndër shtetet e para të Polinezisë që ka fituar pavarësinë. Vendbanimet kryesore janë: Apia (38,836 banorë), Vaitele (5,200), Faleasi'u (3,209) dhe Vailile ( 3,175).

Sllovenia

Republika e Sllovenisë (sllovenisht: Republika Slovenija) është një vend bregdetar pranë Alpeve në Europën jugore. Në perëndim kufizohet me Italinë, Detin Adriatik në jug-perendim të saj ndodhet Kroacia ndërsa Hungaria në lindje-perendim dhe Austria në veri.

Republika e Sllovenisë është një republikë parlamentare dhe anëtare e Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Europian, dhe NATO-s. Kryeqyteti i saj dhe qyteti më i madh është Lubjana.

Territori i Sllovenisë është kryesisht malor me një klimë kryesisht kontinentale, me përjashtim të bregdetit slloven që ka një klimë mesdhetare dhe zonën veri-perëndimore që ka një klimë alpine. Përveç kësaj, Alpet Dinarike dhe Fusha Pannoniane takohen në territorin e Sllovenisë. Vendi ka një diversitet të rëndësishëm biologjik. Ai është një nga shtetet më të pasur me ujë në Europë, me një rrjet të dendur lumor dhe rrjedha ujore të mëdha karstike nëntokësore. Mbi gjysma e territorit është e mbuluar me pyje.

Në Slloveni takohen gjuhët sllave, gjermanike, romançe dhe hungareze. Edhe pse popullsia nuk është homogjene, shumica është sllovene. Sllovenishtja është gjuhë zyrtare në të gjithë vendin, ndërsa italishtja dhe hungarishtja janë gjuhë rajonale bashkë-zyrtare të pakicave në ato komuna ku pakicat italiane dhe hungareze janë të pranishme. Sllovenia është një vend kryesisht sekular, por kultura dhe identiteti i tij janë ndikuar ndjeshëm nga katolicizmi, si dhe Lutheranizmi. Ekonomia e Sllovenisë është i vogël, e hapur, dhe e orientuar nga eksporti dhe ka qenë e ndikuar fuqishëm nga kushtet ndërkombëtare. Ajo u dëmtua rëndë nga kriza e Eurozonës, që filloi në fund të viteve 2000. Fusha kryesore ekonomike është ajo e shërbimeve e pasuar nga industria dhe ndërtimi.

Historikisht, territori aktual i Sllovenisë ishte pjesë e shumë formacioneve shtetërore të ndryshme, duke përfshirë Perandorinë Romake dhe Perandorinë e Shenjtë Romake, e ndjekur nga Monarkia Habsburge. Në tetor të vitit 1918, sllovenët ushtruan vetëvendosjen për herë të parë duke bashkë-themeluar Shtetin e Sllovenëve, Kroatëve dhe Serbëve, të panjohur ndërkombëtarisht, i cili u bashkua në dhjetor me Mbretërinë e Serbisë në Mbretërinë e Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve (u quajt Mbretëria e Jugosllavisë në 1929). Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Sllovenia u pushtua dhe u aneksua nga Gjermania, Italia dhe Hungaria, me një sipërfaqe të vogël të transferuar në Shtetin e Pavarur të Kroacisë, një shtet nazist kukull. Pas kësaj, ai ishte anëtar themelues i Republikës Federative Popullore e Jugosllavisë, që më vonë u quajt Republikën Socialiste Federative e Jugosllavisë. Në qershor të vitit 1991, pas futjes së demokracisë përfaqësuese shumëpartiake, Sllovenia u nda nga Jugosllavia dhe u bë një shtet i pavarur. Në vitin 2004, ajo hyri në NATO dhe në Bashkimin Europian. në vitin 2007 u bë vendi i parë ish-komunist që iu bashkua Eurozonës, dhe në vitin 2010 u bashkua me OECD, një shoqatë globale e vendeve të zhvilluara me të ardhura të larta.

Tajlanda

Tajlanda deri më 1939 dhe 1964 deri 1949 Siami, është mbretëri në Polonezi (prapa Indisë) pran Gjirit Tajlandezë, zë një sipërfaqe prej 513 115 km2 në të cilën jetojnë 59,41 milion banorë, shumica popullsi të quajtur Tai/tajlandezët, Lao/laonezët, Shan/shanonezët dhe kinezë të largët. Në jug të Malareve ndër të tjera janë 94% të përkatësisë fetare budiste. Kryeqytet i mbretërisë është Bangkoku dhe gjuhë zyrtare është gjuha Tai/taitishtja.

Bërthama e sipërfaqes së Tajlandës është rrafshnalta të quajtura Menam Kao Fraja (Menam Chao Phraya), në veri lindje gjendet patoja korale, nga veriu në perëndim shtrihen vargmalet. Në jug Tailanda ka pjesë në gjysmë ishullin e quajtur Malaka (Malakka). lumenjtë kryesorë të kësaj mbretërie janë lumenjtë e quajtur Kao Fraja (Chao Phraya) dhe Menkong. Në përgjithësi sundon klimë tropiku-monsune.

Prodhime të rëndësishme agrare janë orizi, kauçuku, ananasi, panxhersheqeri,manioki, arrat e kokosit, kultivimi i kafshëve (gjedheve, bufit, derrit). Xehetaria e zinkut, qymyr gurit dhe gipsit dallohet për nga të tjerat. Industria është në zhvillim e sipër dhe është duke marrë gjithnjë e më shumë rëndësi. Rrjeti i qarkullimi të huajave është i dendur. Nga Tajlanda eksportohen tesha, orizi, kauçuki, zini. Partner tregtarë më të rëndësishëm duet të jenë Japonia, ShBA-ja dhe Singapori e Gjermania. Portat më të njohur detare dhe ajrore ndërkombëtare gjenden në Bangkok.

Në gjuhë të tjera

This page is based on a Wikipedia article written by authors (here).
Text is available under the CC BY-SA 3.0 license; additional terms may apply.
Images, videos and audio are available under their respective licenses.