Mbreti David

Mbreti David (hebr. דָּוִד, Davíd, "I dashtuni") ishte mbreti i dytë i Izraelit (rr. 1005 p.e.s . - 965 p.e.s.) Ai bashkoi mbretërinë Izraelite kur zëvendësoi Ishboshethin (biri i katërt i Mbretit Saul), më vonë mbret i fiseve veriore të Izraelit. Jeta e Davidit dhe qeverisja e tij janë shkruar në Biblën hebraike, librat e 1 Samueli (nga kreu i 16 e më pas), 2 Samueli (në vargjet 4). 1 Kronikat jep më tej histori të Davidit, të shoqëruara me listat dhe prejardhjen.

Jeta e Davidit sipas Biblës

Ai përshkruhet si mbreti më i drejtë i Izraelit të lashtë, (megjithëse jo pa të meta) si edhe një luftëtar të shquar, muzikant dhe poet (atij i njihet autorësia e shumë psalmeve). 2 Samueli 7:12-16 pohon se Perëndia ishte aq shume i kënaqur nga Davidi saqë ai i dha besën se dinastia davidike do të zgjaste përgjithmonë ; prandaj judenjtë besojnë (ende sot) se Mesia judaike do të jetë një pasardhës i drejtpërdrejtë i Mbretit David, dhe të krishterët e ndjekin brezninë e gjakut të Jezusit nga ai te Mëria dhe Jozefi.

Davidi në fe

Davidi në Kuran quhet Davud.

Lidhje të jashtme

David Trezeguet

David Sergio Trezeguet (Frëngjisht: [david sɛʁʒjo tʁezəɡɛ]; lindur më 15 tetor 1977) është një ish futbollist profesionist francez i cili luante si sulmues.

Trezeguet e nisi karrierën e tij në Argjentinë me Platensen në moshën tetë vjeç, duke kaluar nga akademia e të rinjëve në ekipin e parë, me të cilën debutoi në vitin 1994 në Primera División. Pas një sezoni, ai u transferua në Ligue 1 te AS Monaco, ku ai formoi një sulm me shokun e skuadrës në kombëtare Thierry Henry, duke fituar kampionatin në sezonin 1996–97. Ai u largua nga klubi në vitin 2000, duke shënuar 52 gola në 93 ndeshje në Ligue 1; ai gjithsej fitoi dy kampionate dhe Trophée des champions në vitin 1997. Në vitin 2000, Trezeguet firmosi me Juventusin në Serie A për 20 milion £. Në sezonin 2001–02, ai fitoi çmimin Capocannoniere si golashënuesi më i mirë i kampionatit, e cila u fitua nga Juventusi; Trezeguet gjithashtu shënoi tetë gola në dhjetë ndeshje në UEFA Ligën e Kampioneve me Juventusin që arriti në fazën e dytë të turnamentit. Pavarësisht se vuajti me dëmtimet në sezonin e ardhshëm, ai fitoi një tjetër kampionat me klubin, si dhe shënoi katër gola në dhjetë ndeshje në Ligën e Kampioneve, ku Juventus arriti në finale; ekipi u mposht 3–2 me penallti nga Milani, me Trezeguet i cili gaboi në gjuajtjen e tij. Trezeguet shënoi 138 gola në 245 paraqitje në kampionat për Juventusin, duke u bërë shënuesi i katërt më i mirë në historinë e klubit. Në vitet e fundit të karrierës, ai luajti me ekipe në Spanjë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Argjentinë dhe Indi.

Në nivel ndërkombëtar, Trezeguet shënoi 34 gola në 71 ndeshje me kombëtaren franceze nga viti 1998 e deri në vitin 2008. Ai gjithashtu luajti për Francën në nivelet nën-18, -20 dhe -21. Trezeguet ka përfaqsuar Francën në Kupën e Botës 1998, Euro 2000 (ku në finale shënoi një gol të artë kundër Italisë), Kupën e Botës 2002, Euro 2004 dhe Kupën e Botës 2006 (ku ai humbi penalltinë e tij në humbjen nga gjuajtjet e penalltive ndaj Italisë në finale). Në vitin 2004, ai u përzgjodh në listën FIFA 100 si një nga "125 futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave që jetojnë".

Halepi

Halepi ose Alepo (arabisht: ﺣَﻠَﺐ‎ Haleb) është një qytet në Siri, që shërben si kryeqyteti i Rajonit të Halepit dhe është qyteti më i populluar sirian . Me një popullsi zyrtare prej 4.6 milionë në vitin 2010, Halepi ishte qyteti më i madh sirian para Luftës Civile Siriane ; megjithatë, tani Halepi është ndoshta qyteti i dytë më i madh në Siri pas kryeqytetit Damaskut .

Halepi është një nga qytetet më të vjetra të banuara vazhdimisht në botë ; mund të ketë qenë e banuar qysh prej mijëvjeçarit të 6 p.e.s. Gërmimet në Tel es-Sauda dhe Tel el-Ensari, në jug të qytetit të vjetër të Halepit, tregojnë se zona ishte e pushtuar nga Amoritët që të paktën në fundin e mijëvjeçarit të tretë para erës sonë. Kjo është gjithashtu kur Halepi përmendet për herë të parë në pllakat kuneiforme të zbuluara në Ebla dhe Mesopotami, në të cilat ajo është pjesë e shtetit Amorite të Jamhadit dhe vihet në dukje për aftësinë e saj tregtare dhe ushtarake. Një histori e tillë e gjatë i atribuohet vendndodhjes së saj strategjike si qendër tregtare në mes të detit Mesdhe dhe Mesopotamisë .

Për shekuj me radhë, Halepi ishte qyteti më i madh në rajonin Sirian dhe qyteti i tretë më i madh Perandorisë Osmane pas Stambollit dhe Kajros . Rëndësia e qytetit në histori ka qenë vendndodhja e saj në një prej fundeve të Rrugës së Mëndafshit, që kalonte përmes Azisë Qendrore dhe Mesopotamisë. Kur u përurua Kanali i Suezit në 1869, tregtia u zhvendos në det dhe për Halepin filloi rënien e ngadaltë. Me rënien e Perandorisë Osmane pas Luftës së Parë Botërore, Halepi humbi pjesën e saj veriore në Turqinë moderne, si dhe hekurudhën e rëndësishme të Bagdadit që e lidh atë me Mosulin . Në vitet 1940, ajo humbi aksesin e saj kryesor në det, Antakja dhe Iskenderuni, mbetën gjithashtu në Turqi. Përfundimisht, izolimi i Sirisë në dekadat e fundit përkeqësoi situatën. Kjo rënie mund të ketë ndihmuar për të ruajtur qytetin e vjetër të Halepit, arkitekturën e saj mesjetare dhe trashëgiminë tradicionale. Ajo fitoi titullin e "Kryeqytetit Islamik të Kulturës 2006", dhe ka pasur një valë restaurimi të suksesshëm të pikave historike të saj. Beteja e Aleppo (2012-2016) ndodhi në qytet gjatë Luftës Civile Siriane dhe prej saj shumë pjesë të qytetit pësuan shkatërrime masive. Pjesët e prekura të qytetit janë duke u rindërtuar.

Kalifati

Fjala hilafet ose kalifat rrjedh nga ajo arabe khilāfa. Kalifi quhet në arabisht خليفة رسول الله Ḫalīfa, shumës Ḫulafāʾ (pasardhës në post, mëkëmbës, kalif) ose khalīfat allāh ose khalīfat rasūl allāh që do të thotë e përkthyer fjalë për fjalë „mëkëmbës i Zotit“ ose „pasardhës i të dërguarit të Zotit“.

Kalifati paraqet formën e rregjimit islamik, në të cilën udhëheqja shekullare (laike) dhe fetare është vetëm në dorën e kalifit. Sistemi shtetëror i Muhamedit në Medinë ka qenë i bazuar në modelin teokratik: ai ka qenë si prijësi i lëvizjes fetare ashtu edhe sundimtari mbi zonën e influencës, në të cilën ky besim praktikohej. Kalifati ka qenë kështu jo vetëm posti zyrtar por ai ka qenë po ashtu edhe zona ku ushtronte pushtetin kalifi, zotërimet e tija.

Koncepti i kalifatit është sipas pikëpamjes së shumë myslimanëve në kundërshtim me doktrinën e Muhamedit. Sipas sures 112 (al-ihlās), asnjë njeri nuk mund të krahasohet me allahun, as vetë kreu i të gjithë myslimanëve. Katër kalifët e parë, Abu Bakr-i, Umar ibn al-Khattab-i, Uthman ibn Affan-i dhe ʿAlī ibn Abī Tālib-i nuk pretendonin se e kishin në zotërim këtë titull. Si mëkëmbësi i zotit mbi tokë (arabisht خليفة الله Ḫalīfat allāh)) haset ky titull për herë të parë tek omajjadët që filluan të sundojnë prej vitit 661, të cilët e përdornin këtë titull për vete. Trashëgimia islamike e mëvonshme ka përcaktuar se ky titull fillimisht quhej „pasardhës (ose mëkëmbës) i profetit të allahut“. Kështu edhe e pati marrë Abu Bakr-i titullin khalifat rasul allah, „pasardhës i profetit të allahut“.

Manastiri i Gelatit

Gelati (gjeorgjisht: გელათის მონასტერი) është një kompleks manastirësh mesjetare pranë Kutaisit, në rajonin Imereti në perëndim të Gjeorgjisë. Një kryevepër e Epokës së Artë të Gjeorgjisë, Gelati u themelua në vitin 1106 nga Mbreti David IV i Gjeorgjisë dhe është njohur si një Vend i Trashëgimisë Botërore.

Merita Juniku

Merita Juniku MezzoSoprano , është solokëngëtare operistike shqiptare.

Kreu Degën e Solokëndimit më 1990 në Zagreb në klasën e prof. Nada Puttar-Gold. Të njëjtin vit debutoi në “Trubadurin” e Verdit në Skenën e Operas të Zagrebit në rolin e Azucenës. Këngëtare me mundësi të mëdha vokale, me ambitus prej g-c3 i cili i mundëson inerpretimet e veprave më të vështira të literaturës operistike dhe koncertale për mezzosoprano dramatike. U dëshmua me interpretimet në “Norma”(përtrirja e premierës) të Bellinit me rolin e Adalgises, “Aidën” e Verdit me rolin e Amnerisit, si dhe “Samsoni dhe Dalila”(premierë-Zagreb) të Saint-Saensit me rolin e Daliles,ne "Walkura" te Wagnerit me rolin e Rosweisses,"Nabucco" te Verdit me rolin e Fenenes etj. Veçohen edhe pjesëmarrjet e saj në rolin e Urlikës në “Un ballo in Maschera”(Premierë-Rijekë dhe Ljubljanë), Cziprës në “Zigeuner Baron” të Straussit,roli majda nga "Gornjski Slavcek" e A.Foerster,nga "Cortesova Vrnitev" Mlulja nga "Dasma Arbëreshe" e R.Dhomit, pastaj pjesëmarrja në Rekuiemin e Mozartit, të Verdit dhe I. Kuljeriç-it,ne "Simfonine e tete" te G.Mahler-it,"Petite Messe Solennelle" te Rossinit,ne Oratoriumin "Elias" te Mendelssohn-it,"Endrra e nje nate vere" e Mendelssohn-it,"Kronungsmesse" e Mozartit,"Mbreti David" e Honeggerit,"Te Deum" e Bruckner-it,"Cum in vocarem" te V.Lisinskit,oratoriumi "Mekati i pare" I.Zajc,pjesë nga Oratoriumet dhe Kantatat e Bach-ut:"Kaffe Kantata","Johannes Passione","Weihnachts-Oratorium","Kantata no.29".Handel: nga Oratoriumi "Josua","Heracles","Ottone","Teodora" etj. Poashtu mori pjesë edhe në festivalet e Opatisë, të Operës në Pulë, “Mbrëmjet barokiene te Varazhdinit”,ne festivalin operistik "Krizanjke" ne Lubjane,festivali "Europhonija" ne Zagreb,festivali "ReMusica" në Prishtinë etj.Ishte mysafire e shtëpive operistike në Maribor, Lubjanë dhe Rijekë si soliste e roleve kryesore. Koncertoi edhe në Itali e Zvicërr. Bashkëpunoi me dirigjentët e mirënjohur si Shutej, Horvat, Deshpalj,Oreski,Sedak, Letonja, Nanut, Mansurov, Voltolini, Belamaric, Polyanski,I. Svara, B.Svara,Kranjcevic,Gjadrov,Kuljeric,Gaspersic,Tarbuk,Benic,Juranic, T.Bilic,Britvic,Homen ,Czernusenko,Lessky ,Ciko,Dhomi,Berisha,Koço ,me Orkestrat: Orkestra Simfonike e Akademisë(Zagreb),Orkestra Simfonike(Zagreb),Filharmoninë e Zagrebit,Orkestrën Simfonike "Mihail Glinka"(Rusi),Orkestreën Simfonike të Kiev-it(Rusi),Orkestri Shtetëror Simfonik (Rusi),Filharmoninë Sllovene,"Junge Philarmonie"(Wien),etj.

Në gjuhë të tjera

This page is based on a Wikipedia article written by authors (here).
Text is available under the CC BY-SA 3.0 license; additional terms may apply.
Images, videos and audio are available under their respective licenses.