Mbrëmja

Mbrëmje quhet periudha midis pasdites së vonë dhe natës, kohë kur dita është në rënie. Edhe pse një term subjektiv, mbrëmje kuptohet zakonisht periudha e muzgut që fillon para perëndimit të diellit dhe që zgjat deri në rënin e natës, fillimin e natës.

Kompanitë shpesh përdorin orarin 6:00 pasdite për të shënuar fillimin e mbrëmje, për shembull kompanitë telefonike zakonisht kanë tarifa më të lira për telefonatat në mbrëmje.

Sunset in Coquitlam
Perëndimi në British Columbia
Dardanelet

Dardanelet (nga gr.. Δαρδανελλια, Dardanellia, tur. Çanakkale Boğazı, në lashtësi është quajtur edhe Helespont) është kanal detar shumë i ngushtë në veriperëndim të Turqisë, i cili lidh Detin Egje me detin Marmara. Dardanelet kanë një gjatësi prej 61 km dhe gjerësi prej 1.2 deri 6 km, thellësia mesatare është 55 m ndërsa thellësia maksimale është 81 m. Uji lëviz në të dy drejtimet përgjat kanalit nga deti Marmara kah deti Egje nëpërmjet rrymave sipërfaqësore, ndërsa në anën e kundërt nëpërmjet rrymave në thellësi.

Bosfori në veri dhe Dardanelet në jug e ndajnë Evropën nga Azia, ndërsa në mes këtyre dy kanaleve detare shtrihet Deti Marmara.

Enver Shëngjergji

Kompozitori Enver Shëngjergji ka lindur në Tiranë më 19 shtator 1948. Ka kryer studimet në Institutin e Lartë të Arteve në vitet 1966-1969. Nga viti 1970 deri në vitin 1974 ka punuar pedagog në këtë institucion. Në vitin 1974, i dënuar si pjesëmarrës në Festivalin e 11-të të Këngës në Radio-Televizion dërgohet në minierën e qymyrgurit të Kërrabës Në vitin 1979 kthehet në Tiranë, ku emërohet shefi i muzikës në Pallatin e Kulturës “Ali Kelmendi”. Në vitin 1992 – 1995 emërohet pedagog në Liceun Artistik “Jordan Misja”. Nga viti 1995 deri sot ai është në pension invaliditeti, pasojë e prekjes nga një patologji artriti. Për afro 40 vjet ka kontribuar me krijimtari në gjininë e këngës së muzikës së lehtë dhe asaj popullore. Është vlerësuar me disa çmime në aktivitetet lokale dhe kombëtare, ndër të cilët mund të përmendim titujt e këngëve: “Udhëtuam së bashku”, "Mbrëmja e fundit”, “Vajzat e fshatit tim”, “Nën kurorën e ullirit”, “Lulet e mollës”, etj.

Motoja e tij në krijimtarinë muzikore ka qenë mbështetja në folklorin e pasur të popullit tonë.

Ermira Babaliu

Ermira Babaliu është një këngëtare e mirënjohur shqiptare nga Pogradeci.

Festivali i 11-të i Këngës në RTSH

Festivali i 11-të i Këngës në RTSH u zhvillua më 22 dhe 25 Dhjetor të vitit 1972 në Tiranë. Ky festival u dënua nga udhëheqësi i asokohëshëm i Shqipërisë si një festival që përhapte kulturën borgjeze (dicka e shpallur në kundërshtim me parimet shtetërore) perëndimore dhe shumë nga organizatorët dhe pjesëmarrësit u dënuan me burgime të gjata. Regjisor i festivalit ishte Mihal Luarasi.

Prezantues ishin Edi Luarasi dhe Bujar Kapexhiu. Kënga fituese “Kur vjen pranvera” kënduar nga Tonin Tërshana.

Këngëtarët që kënduan në Festivalin e 11 të Këngës në RTSH ishin:

Zija Saraçi - Me këngën "Sonte u takoj të Gjithëve"

Bashkim Alibali

Dorian Nini

Ema Qazimi

Françesk Radi

Iliriana Çarçani

Hilmi Hoxha

Justina Aliaj

Lefter Agora

Liljana Kondakçi

Lindita Sota (Theodhori)

Petrit Dobjani

Suzana Qatipi

Sherif Merdani - këndoi këngën "Duart e tua"

Shkëlqim Pashollari

Tonin Tërshana - këndoi këngën fituese "Kur vjen pranvera"

Valentina Gjoni

Vaçe Zela - këndoi këngën "Natën vonë"Kompleksi i Elbasanit këndoi kengen "Rruga e Dibres"

Juria e kryeqytetit ishte ajo që përmbysi rezultatin e votimit, në përfundim të natës finale, duke i dhënë çmimin fitues këngës "Kur vjen pranvera". Në dimrin komunist të viteve '72 besohej për një "pranverë" në jetën e shoqërise shqiptare. Nuk është aspak e rastit përse fitoi kjo kënge: anëtarë të jurisë së kryeqytetit ishin studentet e vitit të fundit të inxhinierisë elektrike.

Në këtë festival këngët u kënduan vetëm nga një kengëtar, nuk u përsëritën. Gjithashtu u dha vetëm një çmim i parë, nje i dytë dhe një i tretë.

Irma Kurti

Irma Kurti është poete, shkrimtare, autore e suksesshme e teksteve të këngëve, gazetare dhe përkthyese.

Lufta e Ulqinit

Lufta e Ulqinit është një luftë e zhvilluar më 22 dhe 23 nëntor 1880 në lokalitetin Kodra e Kuqe, pranë Klleznës, në afërsi të Ulqinit. Luftimet u zhvilluan ndërmjet trupave osmane të udhëhequra nga Dervish Pasha kundër forcave vullnetare shqiptare.

Pasi trupat osmane fituan kundrejt forcave shqiptare, Dervish Pasha ia dorëzoj Ulqinin Principatës së Malit të Zi më 26 nëntor.

Luftimet në Gjocaj e Jasiq (1998)

Agim Ramadani hyri në Kosovë në qershor të vitit 1998. Agimi së bashku më Rrustem Berishën dhe një grup prej tre ushtarësh u vendos në fshatin Jasiq dhe Gjocaj. Jasiq dhe Gjocaj janë fshatra malorë që shtrihen në pjesën perëndimorë të Junikut, aty shënon edhe fillimin e vargmaleve më alpet shqiptare që lidhët më majën më të lartë Gjeravicën në Jug, ndërsa në veriperëndim më majën e Shkëlzenit (përtej kufifirt Shqiptaro-Shqiptar). Ndërsa Brigada 131 që kishte hyrë në krye më Tahir Zemën dhe Sali Qekun vazhduan rrugën për tu vendosur më vonë në Prapaqan (Komuna e Deçanit). Agimi dhe Rrustemi në këto dy fshatra gjatën djem që kishin dhen sprovën për luftë. Si rast i veçantë ishte mbrojtja e Junikut dhe vënia nën kontroll e Junikut nga Ushtria Çlirimtarë e Kosovës. Si dhe shum luftime të zhvilluara nga këta djem. Por vlen të theksohet së mungonte një organizim ushtarak. Këtë organizim e sjell pa dyshim Agim Ramadani dhe Rrustem Berisha. Agimi çdo dit merrej më : stërvitje, inspektime të pikave që mbanin djemtë e këtyre fshatrave. Dukë u gjendur çdo ditë pran tyre dhe dukë e njohur çdo ditë e më shumë terrenin, Agimi arriti që më këta djem të krijojë njësinë specialë "Kobrat". Një nga ngjarjet më të rëndësishme të kësaj periudhë është ndodh më 28 korrik 1998. Ku forcat specialë të SAITIT të Nishit hyn në Zharrë të fshatit Gjocaj më njësi të blinduara. Në një numër rreth 250-300 ushtarë dhe paramilitarë serb. Forcat serbë u ndeshën për herë të parë më njësitet e UÇK-ës rreth orës 2-3 të mëngjesit. Pikërisht në kohën kur bëhej ndërrimi i ushtarëve të UÇK-ës udhëheqës i këtij grupi ishte Valdet Ganija. Ushtria dhe paramilitarët Serb dukë e humbur një rast nga taktika që kishin koordinuar më tradhtarët shqiptar. Situat filloj të ju dal nga kontrolli. Kështu njësit vëzhguese serbë provojnë krahun tjetër, atë të Gunocit. Njësit vëzhguese Serbë dukë vëzhguar dhe dukë dhen koordinatat afrohen afër pikës së Gunocit (mbi fshatin Gjocaj) aty nga pjesëtarët e UÇK-ës plagosën në përleshjen disa ushtarë serb. Serbët len pas dokumente të rëndësishme. Pika tjetër në fshatin Gjocaj që quhej pika e Kumarecit ku gjindeshin grupi tjetër i UÇK-ës. Pa humbur kohë duke siguruar bazën me disa ushtarë të pjekur, për arsye se pika ishte si çati për Junikun dhe për mbrojtjen e popullsisë civile nga masakrimet. Duke bërë këtë ndarje të detyrave (Ushtaret që ishin në këtë pik : Komandat Hoxha (Xhezir Shaqiri), Sabri dhe Shem Halimi (nga Shkupi), Avdyl dhe Brahim Alia (nga Jasiqi), Sokoli nga Tropoja, ndërsa Xhem Ganija, Valdet Ganija, Ismet Maloku, Dem Maloku, Arif Maloku, Jah Ukshini, MIftar Ganija (ishin nga fshati Gjocaj)) para tyre me flamur të bardh shfaqen disa familje ku mund ti veçojmë : Sadik Miroci nga Juniku me familje, Zenun Gjoci me familje dhe Selim Shehu nga Kosharja të cilët ishin të armës pa fije turpi kaluan nëpërmjet pozicioneve të ushtrisë serbe duke mos kujtuar se këta djem do të shkruanin historinë në atë dit dhe për jetë e mot edhe nder shekuj do të kujtoheshin kurse këta të turpëruar kok ulur kaluan para trimave që ishin një numër simbolik. Por, në zhvillim e sipër të betejës do shfaqeshin në çdo gur në çdo shkëm dhe do ti shkaktonin humbje të mëdha armikut dhe do ta kthenin mbrapa dukr ruajtur nderin e maleve dhe krenarin prej Malsori. Grupi nga Kumareci ndërmerr një kundër sulm duke u futur me katër ushtar mu në mes të lëndinës së quajtur Zharre. Ku forcat Serbe ishin të bindura nga përvoja e më hershme se askush nuk kundërsulmon dhe endeshin lirshëm. Ndërsa grupi tjetër prej pesë ushtarëve futet në pjesën e prapme të Zharrës, për të bllokuar rrugën që furnizonte forcat Serbe. Në anën tjetër njësiti i UÇK-ës i pozicionuar në Gunoc kishte lëshuar pozicionin dhe ishte futur në afërsi të forcave Serbe. Kështu që granatimi më armë të rënda bie. Ushtarët e UÇK-ës rreth orës 2 pas dite arritën që të paralizonin artilerinë Serbe. Avancimi i forcave Serbe për të thyer rezistencën e shqiptarëve në këto male u ndal. Ushtarët Shqiptar që pjesa më e madhe ishin nga fshati Gjocaj e Jasiq të ndihmuar nga disa djem të : Gacaferrit, Maqedoni dhe në këto forca kishte edhe nga Tropoja. Kishin filluar të bënin luftë në afërsi. Njësiti nga Gunoci ishte pozicionuar afër. Kurse nga prapë dhe mu në mes të lëndinës po sulmonin fuqishëm ushtaret shqiptar sa të lihej përshtypja se ishin një mi e jo vetëm një grup i vogël. Të ndihmuar edhe nga mesi dhe pjesa përball që sulmonin pa ndërprerë. Mbrëmja afrohej kurse forcave serbe ju kishte ndërprerë furnizimi. Të plagosurit Serb qanin dhe shanin. Të gjithë luftëtarët Shqiptarë ndegjonin këtë edhe pse deri në këtë kohe nga mëngjesi, nga bombardimet e pa kontrolluara kishin vdekur edhe dy persona njëri në fshatin Gjocaj (Mus Ali Ganija) dhe një në Jasiq. Kurse nga ushtaret Shqiptar kishte rënë : Arif Gjoci, Shkelzen Gacaferri. Zhkelzeni dhe Arifi u vranë duke ju ven nga pas ushtareve të plagosur Serbë që po tërhiqeshin dhe u vranë në luftime të afërta. Ndërsa rënd në dorën e djathtë ishte plagosur i riu Qërim Gjoci (kishte humbur dorën e djathtë në përleshje në afërsi me forcat Serbe) dhe plagë të lehtë kishte marr Arif Maloki (Gjocaj) (gjatë kryerjes se një aksioni të suksesshëm me Xhem Ganin po ashtu nga fshati Gjocaj dhe një herrit edhe komandat i UÇK-ës për fshatin Gjocaj mu në mes të lëndinës se Zharrës dhe duke len dy ushtarak serb të vrarë në këtë grup ishin poashtu Ibrahim Jasiqi vëllau i dëshmorit Avdyl Jasiqi si dhe një Malësor nga Tropoja me emrin Sokol). Pas rrënjës së territ ushtaret Shqiptar me jehonën e maleve që buçiste nga detonimet e fuqishme dhe nga breshrit e pa ndalshme, vazhdonin kundërsulmin si rrugë e vetme për të mbrojtur familjet nga masakrimet. Sa dëshmitaret që e kanë parë këtë nga rrafshi, konkretisht nga Juniku. Tregojnë se plumbat në mbrëmje shiheshin sikur të ishte shi që bi pa ndërprerë. Luftimet vazhdojnë deri në mes natë rreth orës 12-01 pm/am. Ushtaret Shqiptar që kishin hyrë në mes të forcave serbe asnjëri nuk dinte për grupin tjetër por një mrekulli qëndronte, sepse çdo njëri nga grupet kishte dal fitimtar. Grupi që kishte zënë pozitën për të bllokuar furnizimin e forcave serbe, sulmonte nga prapa jo vetëm që mbronte. Forcat serbe pas humbjeve të mëdha filluan të tërhiqen duke lënë edhe ushtaret e vetë në pozicione. Në këtë betë shum pak të njohur nga mediat dhe njerëzit por shum e fuqishme në realitet. Fuqinë e kësaj betë e forcon fakti i mbetjes së kater eprorve serb në këtë betë, me doemos ja vlen të ceket mbetja e një majori të lart serb nga pushka e dëshmorit të Kombit Avdyl Ali Jasiqit. Bashkë më të mbesin edhe dokumente që tregonin dëshmi dhe fakte për përdorimin e drogës, përdorimin e ingjeksioneve si dhe nënçmimi që u behej Shqiptareve. Forcat Serbe lan pas armë dhe ushtar të vetë të vrarë. Nga Grupi që kishte sulmuar nga pas dhe mbrojtur mund të identifikoj këta persona : Shemën dhe Sabrin nga Shkupi, Ismet Malokun dhe Miftar Ganija (djalosh 17 vjeçar që luftoi pa u dalluar nga mosha)nga fshati Gjocaj dhe Avdyl Ali Jasiqi. Nga ky grup që mbrote rrugën e Zharrës ishin ndare tre me dy që të fusnin rrugën në gërshërë. Pasi forcat Serbe vërsulën të gjithë për mbi ta. Zhvillohet një luftim aq i afërt ku Sabriu nga Shkupi dhe Avdyl Jasiqi kalojn në pjesën e poshtme të kroi i Zharrës. Ku dëshmori i kombit Avdyl Jasiqi merr një plagë në gishtin e këmbës dhe kjo ishte plaga e dytë. Plagën e parë e kishte marrë në kokë dy javë më parë në kufi gjatë furnizimit për UÇK-ën, më të ishte edhe Qamil Jasiqi. Avdyli Akoma e mbante të lidhur me vasha por po thuajse në fund të betejës së fituar mbeti i vdekur nga një min, kurse Sabriu mbetët i plagosur dhe vazhdon të qëndroj për mbi Batush për rreth 14 dit pa ngrënë e pa pirë. Ushtria çlirimtare në atë kohe e kishte lajmëruar si te mbetur në betejën e Zharrës. Kështu kjo betë e fituar ishte sukses i Komandat Agimit dhe pas kësaj beteje që la pas shum të vrarë dhe të plagosur Agimi bashkë me Rrustem Berishen qëndruan dhe u lidhen edhe me tej më djemtë e kësaj anë ku edhe vazhduan luftën dhe përgatitjet gjer në fund të çlirimit përfundimtar të atdheut duke shkaktuar edhe më teje dëme dhe duke qen i pari që pas 50 viteve të hekë kufirin shqiptaro-shqiptar. Kjo betë e cekur daton edhe fillimin e betejave të mëdha gjë që fillon edhe më dëshmoret e pare të brigadës 138 që pas rënies së komandat Agimit. Brigada 138 merr emrin e tij.

Mbrëmja kroate "Çështja Shqiptare në shekullin XIX dhe XX"

Çështja Shqiptare në shekullin XIX dhe XX ishte mbrëmja kroate e mbajtur më 26 nëntor 2007 në orën 20 nga COLONIA CROATICA e.V.Mbrëmja si pikë qendrorë kishte temën "Kosova". Si pjesa e fundit e ish-Jugosllavisë që ishte rrëmbyer nga lufta. Që nga hyrja e trupave të NATOS në Kosovë, shqiptarët në Kosovë, në Mal të Zi dhe në Maqedoni po përjetojnë një kohë të re.

Po ashtu si pjesë e mbrëmjes ishte edhe Shqipëria, problematika shqiptare në 200 vitet e fundit e njohur si "Çështja Shqiptare në shekullin XIX dhe XX" drejtuar nga Prof. Dr. Lazar Dodić.

Motivi

Motivi apo Motoja (lat. motus "lëvizje" "nxitje") është nxitësi i veprimeve të caktuara të kryera njëra pas tjetres me vetëdije apo pa të.

Në fizikë dhe psikologji, motivi merret si si lëvizje e një veprimi, si nxitës i veprimit që i jepë dhe drejtimin e kahjen e veprimit. Caku i veprimit mund të jetë i paramenduar apo edhe një afektë i nxitur nga dukuri tjera si për shëmbull, ndjenjat apo epshet.

Në artin figurativë, motivi është një gjë, një send i paraqitjes. Historia e motivit merret si çështje kryesore e ikonografisë. Në literature, motivi merret si elementi kryesorë i vetëm e i mbyllur apo i fshehur i përmbajtjes dhe nganjëherë edhe i formës së një vepre. Si për shëmbull situata (konflikti babë e birë) nga të cilat krijohen konfliktet themelore. Por edhe situata e brendshme dhe atmosferike (si vetmia, mbrëmja, vetëtima etj.) dhe në anën tjeter ato të tipit njerzor (urrejtje ndaj njerzëve), mund të merren apo të thirren si motive. Motivet anësore, motivet skajore, karshihë motivit, dalin thjesht më pakë të rëndësishme por bartin diku tjeter motive çorre të thelbit të sisitemit konstruktuivë të veprës.

Mëngjesi (periudhë)

Mëngjesi ose Paradrekja është periudha pak përpara lindjes së diellit deri në mesditë.

Një samit për një simit

Një samit për një simit është vëllimi i 4 me radhë i poetit Nebih Bunjaku. Poeti dhe njëkohësisht miku i tij Rrustem Geci dha opinionin e tij për këtë libër: Libri Një samit për një simit është një libër estetik dhe artistikisht i realizuar për mrekulli. Sepse gjuha fshikulluese, sarkazmi e ironia virtuale e autorit godet e satirizon pamëshirshëm veset e një shoqërie të kriminalizuar e të banalizuar, ku gomari tall mushkun, qeni lexon qenin, ariu përqesh ariun.

Frymëzimi i impulsit poetik, si hëna, dielli, deti, anija, mbrëmja etj. janë objekte anësore që funksionojnë dhe rrezatojnë fuqishëm brenda gjithë poemës.

Duke u shtirë kurdoherë viktimë, kurrë nuk do të bëhemi të lirë. Këto dhe pikëpamje të tjera mafioze na bëjnë të

mendojmë se edhe ëndrra herë-herë pikon dhimbje."

Oscar dos Santos

Oscar dos Santos Emboaba Júnior ([osˈkaʁ duˈsɐ̃tus imboˈabɐ ˈʒũnioɾ]; lindur më 9 shtator 1991), njohur si Oscar, është një futbollist brazilian i cili luan aktualisht luan për klubin anglez Çelsi dhe për kombëtaren braziliane si mesfushor–sulmues ose anësor.

Oscar filloi karrierën e tij te São Paulo FC, ku fitoi Serie A braziliane në 2008. Në 2009, ai shkoi në gjykatë kundër klubit për shkak të parregullsive në kontratën e tij. Pas një serie të kundërshtimeve ai u largua për Internacional, ku shpenzoi 3 vitet e tjera të karrierës së tij. Paraqitjet e mira me klubin bënë që ai të transferohej në Premier League te Çelsi në 2012.

Oscar është një futbollist kombëtarë brazilian dhe ka përfaqsuar kombëtaren e tij në moshat U–20, U–23 dhe kombëtaren e parë. Me kombëtaren në-23, ai luajti në Lojërat Olimpike 2012. Më 20 gusht 2011, Oscar shënoi tre gola në finalen e 2011 FIFA U–20 Kupa e Botës kundër Portugalisë, duke u bërë lojtari i parë që shënon një tregolësh në finalen e FIFA U–20 Kupës së Botës. Oscar më vonë i përshkroi performancat e tij në turnament si "një rrugë për të shkuar në kombëtaren e parë". Ai fitoi ndeshjen e tij të parë me kombëtaren kundër Argjentinës. Goli i tij i parë erdhi gjithashtu kundër Argjentinës në një humbje 4–3 në qershor 2012.

Stili i tij i lojës dhe aftësitë janë krahasuar me lojtarin tjetër brazilian Kaká.

Roberto Baggio

Roberto Baggio (Italisht: [roˈbɛrto ˈbaddʒo]; lindur më 18 shkurt 1967) është një ish futbollist profesionist italian i cili luante zakonisht si sulmues i dytë ose mesfushor sulmues, si dhe ishte i aftë të luante në disa pozicione sulmuese. Ai është ish drejtori i sektorit teknik të Federatës Italiane të Futbollit (FIGC). Ai ka qënë një lojtar me dhunti teknike, si dhe një organizator krijues dhe një specialist i goditjeve të lira, i cili gjithashtu njihej për aftësitë dribluese dhe atyre të shënimit. Baggio gjithashtu është konsideruar si një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave. Në vitin 1999, ai u rendit i katërti në sondazhin e mbartur në internet nga FIFA për lojtarin më të mirë të shekullit, si dhe u zgjodh edhe në ekipin e ëndërrave të FIFA Kupës së Botës në vitin 2002. Në vitin 1993, ai u emërua FIFA Lojtari Botëror i Vitit dhe fitoi edhe Topin e artë. Në vitin 2004, ai u emërua nga Pelé në FIFA 100, një list me lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave.Baggio ka luajtur 56 ndeshje me Italinë, dhe ka shënuar 27 gola, duke qënë golashënuesi i katërt më i mirë i të gjitha kohërave i kombëtares sëbashku me Alessandro Del Pieron. Ai shkëlqeu në ekipin italian që u rendit i treti në Kupën e Botës 1990, duke shënuar dy herë. Në edicionin tjetër, ai udhëhoqi Italinë në finale, duke shënuar pesë gola; ai mori çmimin Topi i Argjendë dhe u emërua edhe në formacionin e turnamentit. Pavarësisht se ishte ylli i ekipit gjatë turnamentit, ai humbi penalltinë vendimtare në gjuajtjet e penalltive në finale ndaj Brazilit. Në Kupën e Botës 1998, ai shënoi dy herë me Italinë që u eliminua në çerek-finale nga Franca që në fund u shpall fituese. Baggio është lojtari i vetëm italian që ka shënuar në tre edicione të FIFA Kupës së Botës, dhe me nëntë gola është një nga tre lojtarët, sëbashku me Paolo Rossin dhe Christian Vierin, që kanë shënuar më shumë gola për Italinë në këtë turnament.Në vitin 2002, Baggio u bë lojtari i parë italian në 50 vite që shënon më shumë se 300 gola në karrierë; aktualisht ai është lojtari i pesë italian me më shumë gola në të gjitha kompeticionet (318 gola). Në vitin 2004, gjatë sezonit të fundit të karrierës, Baggio u bë lojtari i parë në 30 vite që shënon 200 gola në Serie A, dhe aktualisht është i shtati në renditjen e golashënuesve më të mirë me 205 gola. Në vitin 1990, ai kaloi nga Fiorentina tek Juventus për një shifër rekord transferimi në atë kohë. Baggio ka fituar dy tituj të Serie A, një Coppa Italia dhe një Kupë UEFA, dhe luajti me shatë ekipe të ndryshme gjatë karrierës: Vicenza, Fiorentina, Juventus, Milan, Bologna, Inter dhe Brescia.

Baggio njihet me pseudonimin Il Divin Codino (Bishtkali hyjnor), për modelin e flokëve që ka pasur gjatë shumicës së karrierës së tij, për talentin dhe bindjeve të tija Budiste. Në vitin 2002, ai u emërua ambasador i Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë të Kombeve të Bashkuara. Një vit më vonë, ai ishte fituesi i parë i çmimit Golden Foot. Si mirënjohje për aktivitetet humanitare të tij, ai mori çmimin Njeriu i Paqes nga Çmimi Nobel për Paqe në vitin 2010. Ai u fut në Sallën e Famës së Futbollit Italian në vitin 2011.

Rosela Gjylbegu

Rosela Gjylbegu (13 mars 1987, Shkodër) është këngëtare shqiptare.

Shoqëria Iliria Lion

Shoqëria Shqiptare "ILIRIA" në Lion është shoqëri e mërgatës që jetojnë në Francë. Shpoqëria është themeluar nga grupi i bashkatdhetarëve në Lion më 10 qershor 2003.

Vitin e parë të saj, ajo u udhëhoq me një kryesi të dalur nga Këshilli Nismëtar që u përkrah edhe nga Mbledhja Themeluese e saj. Në Mbledhjen e Parë të Përgjithshme të saj u aprovuan dokumentet dhe statuti i Shoqërisë.

Në Mbledhjen e Dytë të Përgjithshme u plotësuan dokumentet e Shoqërisë si dhe u zgjerua Kryesia e saj me anëtarë të rinj të zgjedhur në mesin e anëtarësisë së gjerë.

Ndër veprimtaritë kryesore të kësaj Shoqërie mund të përmendim organizimin e shënimit të Festave të nëntorit, dyjavëshin kulturor shqiptar në Lion, aktivitetet rinore të Shoqërisë, krijimi i marrëdhënieve me personalitetet në mesin e mërgimtarëve shqiptarë por edhe atyre francezë, realizimi i koncertit në bashkëpunim me shkollën e muzikës VIHUELA të Prishtinës e të tjera.

Në nëntor 2007 Shoqëria jonë në bashkëpunim me Shoqërinë « Fëmijët Shqiptarë » nga Saint Chamond organizoi shënimin e festave të nëntorit.

Më 4 dhjetor 2007, Në bashkëpunim me Shoqërinë France Albanie, u organizua mbrëmja e përbashkët për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Shoqëria Shqiptare vazhdimisht është në kontakt me institucionet franceze për të tërhequr vëmendjen përmes letrave të saja për zhvillimet në tokat shqiptare.

Letra e fundit iu nis Kryetarit të Republikës së Francës, Kryetarit të Kuvendit të Francës si dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës për mbështetjen që i është dhënë Kosovës deri në Pavarësinë e saj më 17 shkurt 2008.

Gjithashtu ajo bëri një punë të rëndësishme në kontaktet tjera me organizatat qeveritare dhe joqeveritare të Francës.

Shoqata Shqiptare Iliria në Lion ekziston që prej vitit 2003. Qëllimi kryesor i saj ishte që të mbështese komunitetin shqiptar në Lion dhe në krahinën e Rhône Alpes në France dhe për t’i ndihmuar shqiptarët për t’u integruar në shoqërinë franceze.

Kremtimi i Festës së Pavarësisë së Shqipërisë dhe më pas i Pavarësisë së Kosovës janë nga ngjarjet më të rëndësishme që bashkojnë shqiptarët e pranishëm çdo vit në një sallë të madhe që na vihet në dispozicion nga bashkia e qytetit.

Aktualisht Shoqata Shqiptare Iliria është bërë pikë referimi për shumë institucione e shoqata që na kontaktojnë për të ngritur projekte të përbashkëta ose t’i ndihmojmë që të gjejnë partnerë në Shqipëri për projektet e tyre. Mes tyre mund të përmendim : Aleanca Franceze në Lion, Trupi Konsullor, Bashkia e Qytetit, Shoqata Ndërkombëtare e Krahinave Frankofone, Lidhja e shkrimtarëve të Krahinës Rhône-Alpes, Shoqata Europe et Cie, Shoqata “Një mijë e një gjuhë”, shoqata “FrançAlbanie”, Dhoma e Tregtisë, shkolla si dhe pranë udhëtarëve që na kontaktojnë për të na kërkuar këshilla për të bërë turizëm në Shqipëri.

Aktualisht shoqata ka rreth 500 anëtarë dhe komiteti drejtues i saj është i përbërë vetëm nga vullnetarë.

Shën Vlashi

Shën Vlashi Shenjtor i krishterë që u martirizua në kohën e perandorit Licin.

Kulti i tij u përhap në Europë në shek. VIII. Mbivendosen tek ai dy figura: njëra armene, tjetra ballkanike, ky i dyti i torturuar dhe i martirizuar në Durrës.Qysh në shek. XIV përmendet në Shqipëri një manastir kushtuar atij në malin Tomorr. Një tjetër manastir i tiji, në Shënavlash pranë Durrësit, ishte vend pelegrinazhi ku shkohej me shpresë për të shëruar sëmundjet. Kisha të kushtuara atij ka pasur në Shkodër (shek. XIV), Kthellë, Skuraj, Gur i Bardhë, Gjonëm, Mazhë, Mëner, Bishqem, Gjuricaj, një kishë ortodokse e shek. XIX në Dhuvjan etj. Kremton më 11 shkurt.

Stefan Shundi

Stefan Shundi (1906-1947) ishte një shkrimtar, kritik, avokat, futbollist dhe organizues sporti shqiptar.

Pjesët e një dite

Në gjuhë të tjera

This page is based on a Wikipedia article written by authors (here).
Text is available under the CC BY-SA 3.0 license; additional terms may apply.
Images, videos and audio are available under their respective licenses.