Lumi i Moravës Jugore

Morava e Jugut e njohur në të kaluarën edhe si Morava e Bullgarisë,  (maqedonisht: Južna Morava - Јужна Морава, bullgarisht: Българска Морава, Balgarska Morava) është një lumë i cili shtrihet në lindje të Kosovës, dhe në jug të Serbisë. Morava e Jugut e cila ka një gjatësi prej 295 kilometrash, përfaqëson vetëm një degë të Moravës së Madhe. Ajo rrjedh në përgjithësi nga jugu në drejtim të veriut, nga kufiri i Kosovës me Maqedoninë përmes një pjese të Kosovës dhe tutje për në Serbinë Qendrore, ku mes vendanimeve Stalaç dhe Varvarin ajo bashkohet me Moravën Perëndimore, për të krijuar Lumin Morava.

Burimet

Lumi buron në Malin e Zi të Shkupit (Skopska Crna Gora) në Maqedoni, në veri të Shkupit. Asaj i bashkohen edhe Rrjedhat Kljuçevës dhe Sllatinës të cilat kur bashkohen formojnë Lumin e Madh (Golema Reka), e që pas kalimit të kufirit kosovaro - maqedonas, njihet me emrin Morava e Binçës. Pas 49 km të kalimit nëpër territorin e Kosovës, bashkohet me Moravën e Preshevës në Luginën e Preshevës, dhe për 246 km të tjera njihet si Morava e Jugut ose Morava Jugore.

Degët

Morava e Jugut i ka 157 degë. Më të rëndësishmet në anën e majtë janë: Lumi i Jabllanicës, Veternica, Pusta reka dhe Toplica gjersa degët e anës së djathtë janë: Vrlla, Vllasina, Nishava (e gjatë) dhe Moravica e Sokobanjës.

Shih edhe

Lidhje të jashtme

Koordinatat: 43°41′45″V 21°24′30″L / 43.695816°V 21.408262°L

Në gjuhë të tjera

This page is based on a Wikipedia article written by authors (here).
Text is available under the CC BY-SA 3.0 license; additional terms may apply.
Images, videos and audio are available under their respective licenses.