Laguna

Lagunat janë pjesë të ndara të detit me brigje ranore (lido), që formojnë liqene bregdetare ose pjesa e ndarë ka lidhje sipërfaqësore hidrologjike nëpërmjet ndonjë ngushtice.Laguna është më e vogël se liqeni dhe masa ujore e saj vazhdimisht përzihet. Lagunat janë dukuri karakteristike për bregdetet e ulëta ranore (Gjiri Meksikan, bregdeti i Kamçatkës, i Baltikut, etj.) Shembuj tipik të lagunave dhe kënetave paraqiten në bregdetin shqiptar (Karavastaja, Narta, Pashalimani, Patoku, etj).

Lagunat në Shqipëri shtrihen duke filluar nga laguna e Viliunit në Velipojë deri tek ajo e Butrintit në jug. Sipërfaqja e përgjithshme e tyre është mbi 130 km2, janë me ujë të kripur, shtrihen paralel me detin dhe kanë kanale komunikimi me të.

Laguna verde
Laguna Verde në Bolivi.
Lagoon-of-venice-landsat-1 Names
Laguna e Venedikut
Derek Sherinian

Derek Sherinian (i lindur më 25 gusht 1966 në Laguna Beach, Kaliforni) është sintisajzerist i muzikës rock dhe jazz fusion. Pas studimeve në Berklee College of Music, Sherinian u bë sintisajzerist dhe përforcim i shumë artistëve, duke përfshirë Alice Cooper, Billy Idol, Yngwie J. Malmsteen, dhe Kiss. Ai gjithashtu ishte sintisajzerist për bendet Dream Theater, Platypus, dhe tani e udhëheq bendin Planet X. Në solo albumet e tij kanë kontribuar mjaft muzikantë virtuozë dhe të famshëm, si Allan Holdsworth, Al Di Meola, John Petrucci, Yngwie J. Malmsteen, Virgil Donati, Steve Lukather, Slash, Billy Idol, Simon Phillips, Tony MacAlpine, Zakk Wylde, Tony Franklin, Billy Sheehan, etj.

Alice Cooper e quajti Sherinian-in "Kaligula e tastierës" për shkak të stilit të performimit të tij. Sherinian ka prejardhje greko-armeniane dhe ka shfaqur interesim të madh për historinë e Armenisë.

Filipinet

Filipinet lat. Philippinae (Tagalog: Pilipinas) - janë një bashkësi ishujsh që formojnë një shtet në Oqeani. Zënë një sipërfaqe prej 300 000 km2 . Në vitin 1977 Filipinet kishin 45,028 milion banorë. Kryeqytet i republikës është Manila (Quezon City). Gjuhë zyrtare është gjuha Filipineze që nga 1794-ta, ndërsa si gjuhë e arsimit dhe ekonomisë përdoren anglishtja dhe spanjishtja. Peso (P) është njësi monetare me qindarkën e saj centavos (c).

Gjeografia e Shqipërisë

Shqipëria gjendet në Evropën juglindore, në pjesën perëndimore të gadishullit Ballkanik e shtrihet midis koordinatave gjeografike 39 gradë e 38' dhe 42 gradë e 39' te gjerësisë veriore dhe 19 gradë e 16' te gjerësisë lindore, në largësi pothuajse të barabartë nga Ekuatori dhe Poli i Veriut. Në veri-perëndim kufizohet nga Mali i Zi (172 km), në veri-lindje nga Kosova (115 km), në lindje nga Maqedonia (151 km) dhe në jug e jug-lindje nga Greqia (282 km). Laget nga detet Adriatik dhe Jon. Sipërfaqja e përgjithshme është 28,748 kilometra katrorë ndërsa kryeqyteti i saj është Tirana.

Shqipëria ka një pozitë të favorshme gjeografike, pasi gjendet në kryqëzimin e rrugëve më të shkurtra që kalojnë nga Mesdheu perëndimor për në Ballkan e Azinë e Vogël dhe kontrollon kalimin përmes kanalit detar të Otrantos. Luginat e saj më të gjëra janë ato të lumenjve Drin, Shkumbin dhe Vjosë, që lehtësojnë, njëkohësisht dhe lidhjen e brendshme të Ballkanit me detin Adriatik dhe të Azisë së Vogël me viset e Mesdheut.

Höfn

Höfn (islandisht: Sveitarfélagið Hornafjörður), është një qytezë dhe komunë në Islandë. Kjo qytezë ndodhet në rajonin jugor, dhe është pjesë e zonës zgjedhore jugore.

Laguna e Karavastasë

40.925007°V 19.491855°L / 40.925007; 19.491855

Laguna e Karavastasë është në afërsi të Lushnjës dhe në qendër të Ultesirës Perëndimore. Është laguna më e madhe në Shqipëri dhe një nga më të mëdhatë në Adriatik. Ndahet prej detit nga një rryp i hollë toke. E çmuar si me rëndësi ndërkombëtare, mbrojtur nga Konventa e Ramsarit më 29 nëntor 1996.

Laguna e Kunës

Lagunat e Kunes - E quajtur ndryshe “Perlë e natyrës shqiptare” me sipërfaqe 3 km² ndodhen në jug të Shëngjinit, në bregun e djathtë të deltësë së Drinit të Lezhëz. Në përbërje të tyre hyjnë mjedise detare, lagunore, ligatinore (laguna, këneta dhe moçale), pyje, shkurre dhe livadhe, që ndërthuren hijshëm midis tyre. Thellësia arin deri në 0,75 m. Rrethohet nga ligatina dhe ndahet nga deti nëpërmjet një kordoni të ngushtë rëre, që shërben edhe si plazh për turistët. Komunikon me detin nërmjet kanaleve natyrorë, në të cilin, për shkak të baticës dhe zbaticës, uji ndryshon drejtim çdo 6 orë. Dallohen për larmi të madhe të botës së gjallë : 227 specie bimësh, 17 lloje molusqesh, 10 lloje amfibësh, 24 lloje zvarranikësh, disa lloje peshqish si qefull, levrek, koca, ngjala. Veçanërisht e pasur është bota e shpendëve (196 lloje migratore dhe të përhershëm), e cilësuar si “ornitologjia e Mesdheut”, 23 specie gjitarësh : lepur, dhelpër, ujk, dera të egër, etj.

Laguna e Nartës

Laguna e Nartës përfaqëson një nga lagunat më të mëdha e më të rëndësishme të Shqipërisë.Ajo ndodhet në skajin jugor të Ultësirës bregdetare,në afërsi të qytetit te Vlorës.Ka një sipërfaqe te përgjithshme 41.8km2,rreth 1/3 e së cilës dhe kryesisht zona e saj veriore,përdoret per kriporen e Skoefotinës.Kjo lagunë shtrihet në zonën JL të Gjirit detar të Vlorës dhe ndahet nga deti Adriatik nga një rrip i ngushtë litoral,që përbëhet nga duna aluvionale me gjatësi të përgjithshme rreth 8km dhe gjërësi 100 deri 1400m.Ai është formuar nga akumulimi i pandërprërë i prurjeve të ngurta të lumit Vjosa.Laguna e Nartës dhe Zvërneci gjenden pak kilometra larg qytetit të Vlorës, në pjesën veriperëndimore të tij. Pamja e parë mbi to mund tëmerret madje që në kodrat nga Kriporja deri sa mbërrihet në qytetin e Vlorës përgjatë rrugës që vjen nga Fieri. Zvërneci, me ishullin e vogël të tij, ndodhen 14 km larg nga Vlora, aty ku mbaron pylli i Sodës dhe fillon laguna e Nartës. I tërë peisazhi krijon një ansambël shumë të bukur natyror, me plot kontraste dhe ku gjenden në harmoni bukuria me qetësinë e këtij vendi. Përveç bukurisë natyrore, interes të veçantë paraqet për vizitorët Manastiri i Shën Mërisë, i cili ndodhet në ishullin e Zvërnecit dhe ku mund të shkohet me një urë të ngushtë këmbësorësh prej druri. Manastiri është një ndërtim tipik bizantin i ndërtuar në shek. X-të pas Krishtit. Ai kishte një bibliotekë kishtare shumë të pasur. Murgu i fundit nga manastiri është larguar në vitin 1967, kur në Shqipëri u mbyllën objektet fetare. Për shumë kohë manastiri qëndroi i mbyllur, u plackit dhe u dogj. Gjatë kohës së komunizmit, ishulli i Zvërnecit shërbeu si vend internimi për kundërshtarët e sistemit të dhe manastiri si strehëz e tyre. Pas vitit 1990, manastiri iu rikthye përsëri funksionit të tij fetar. Sot ai gjendet i rikonstruktuar dhe shumë interesant për tu vizituar. Veçanërisht ditën e 15 gushtit, e cila përkon me ditëlindjen e Shën Mërisë, manastiri dhe gjithë ishulli është i mbushur me besimtarë dhe vizitorë të shumtë, të cilët kalojnë gjithë natën në ishull, duke ndezuar zjarre dhe pjekur në hell mishin e bagëtive të asaj zone që shijon shumë. Por jo vetëm këtë ditë. Gjatë gjithë stinës së verës manastiri nuk mbetet bosh. Kisha ortodokse ngre aty kampingje për fëmijët që vijnë nga i gjithë vendi. Jo vetëm Zvërneci me ishullin dhe manastirin e tij, por e gjithë zona me lagunën dhe detin, përbëjnë një ekosistem shumë interesant dhe tërheqës për turistët. Me një sipërfaqe prej 41,8 km², laguna e Nartës zë gjithë pjesën veri-perëndimore të gjirit të Vlorës dhe ndahet nga deti Adriatik me një rrip të ngushtë toke, i cili përbëhët nga duna aluvionale me gjatësi të përgjithëshme 8 km dhe gjërësi 100 – 1400 m. Nga që laguna komunikon nëpërmjet dy kanaleve me detin, uji i saj është i kripur. Kjo ka krijuar mundësinë që rreth 1/3 e lagunës të shfrytëzohet për nxjerrjen e kripës.

Me interes të vecantë për tu vizituar janë edhe dunat e Nartës. Ato gjenden në perëndim të lagunës së Nartës, në brezin rënor që ndan lagunën me detin. Përfaqëson një grup dunash rënore, të formuara nga veprimi i erës. Gjatësia e brezit me duna arrin disa km, deri në Poro. Kanë lartësi deri në 5 – 6 m e gjerësi deri 20 – 30 m. Mbi to ka bimësi barishtore, por edhe shkurre kripëdashëse të vogla. Në një pjesë të tyre rreth 30 vjet më parë janë mbjellë bimë drurore si pishë dhe akacje. Rritja e tyre dhe gjëndja është e mirë. Dunat kanë vlera shkencore (gjeomorfologjike), estetike, turistike dhe ekonomike, pasi mbrojnë tokat arë në lindje të mbulohen me rërën që sjell era nga plazhi etj. Vizitohen duke ndjekur intinerarin qyteti i Vlorës – Kriporja – bregdeti i Nartës – Hidrovori.

Laguna e Patokut

Gjatë bregut shqiptar të Adriatikut, Kompleksi Ligatinor i Patokut përfaqëson një nga bukuritë natyrore më interesante të këtij bregu. I ndodhur ndërmjet Lumit Mat në Veri dhe Lumit Ishëm në Jug, ky kompleks përfshin një llojshmëri të lartë habitatesh : laguna e brendshme dhe e jashtme (480 ha), pylli (200ha), tokat bujqësore (450ha) dhe blegtorale (150ha). Kjo është ajo çfarë ka mbetur nga një zonë e mëparshme prej 4200 ha që ka kaluar një proces interesant zhvillimi, për shkak te faktorëve natyrore dhe aktiviteteve njerëzore.

Laguna e Vilunit

Laguna e Vilunit ndodhet 2 km në lindje të plazhit të Velipojës, rreth 300 ha sipërfaqe, deri në 1 m e thellë dhe vetëm në sektorë të vegjël deri në 2-3 m. Rrethohet nga ligatina, komunikon me detin nërmjet një kanali natyror, në të cilin, për shkak të baticës dhe zbaticës, uji ndryshon drejtim çdo 6 orë. Ka ujë të kripur me temperaturë mesatare të korrikut 20 - 22 ºC, ndërsa e shkurtit 5-7 ºC. Ajo është e pasur me peshq të llojeve të ndryshëm dhe mjaft të shijshëm. Gjithashtu aty ka shumë shpendë të shumtë (183 lloje speciesh) migratore dhe të përhershëm, zvarranikë dhe përreth edhe gjitarë : lepur, dhelpër, ujk, der të egër, etj.

Liqeni i Butrintit

Liqeni i Butrintit është një lagunë me kripë në jug të Shqipërisë, e cila shtrihet përgjatë bregut të detit Jon.

Lista e liqeneve në Shqipëri

Këtu e gjeni listën e liqeneve në Shqipëri.

María de León Bello y Delgado

María de León Bello y Delgado lindi në El Sauzal (Tenerife, Spanjë) më 23 mars të vitit 1643 dhe vdiq më 15 shkurt 1731 në San Cristóbal de La Laguna (Tenerife, Spanjë). Ajo ishte një murgeshë katolike dhe një nga mistiket më të mëdha të të gjitha kohërave.Lindi në një familje të varfër dhe fetare. Që në fëmijëri ajo ishte e rrethuar nga fenomene mistike, nëna e saj e dha për adoptim në një familje të pasur në mënyrë që ajo të mund të kishte një jetë më të mirë. Por kjo familje e mban vajzën si skllave, duke e detyruar atë për të punuar në punët e shtëpisë. Në këto kushte, nëna e saj biologjike mori fëmijën dhe e dërgoi për të jetuar në shtëpinë e dajës së saj. Por ajo donte të jetë një murgeshë për atë që shkoi në 1668 në Konventën e Shën Katerina e Sienës në qytetin e San Cristóbal de La Laguna.Në manastir thuhet se vazhduan mrekullitë e murgeshës, në mesin e tyre: ekstaza, bilokacioni dhe stigmata. Ajo vdiq më 15 shkurt 1731 me një reputacion prej shenjtoreje. Tre vjet pas vdekjes së saj, trupi i saj thuhet se u gjet i paprekur. Çdo 15 shkurt trupi i saj është i ekspozuar për publikun dhe mijëra njerëzve të të gjitha Ishujt Kanare të Spanjës dhe të gjithë ata që vijnë për të adhuruar. Sot është në procesin e bekuar.

Orikumi

Orikumi është qytet në Gjirin e Vlorës në jug të Shqipërisë.

Pelikani dalmat

Pelikani dalmat (latinisht: Pelecanus crispus) rritet në Laguna e Karavastasë dhe është një nga speciet e mbrojtura në Shqipëri si një atraksion turistik i veçantë i rajonit të Myzeqesë. Ky zog i madh, është më i madhi në llojet e pelikanëve si edhe një nga speciet e shpendëve më të mëdha që ekzistojnë sot.

Plazhi i Semanit

Plazhi i Semanit është një plazh në Shqipëri. Plazhi është rreth 3.5 km i gjatë dhe rreth 2 km i gjerë..Rëra është nga 20 m deri 150 m e shfrytëzueshme .Dy nga karakteristikat e tij janë rëra e imët dhe e ashpër e pasur me jod dhe pylli i pishave ,me një siperfaqje prej 1468 hektarësh menjëherë pas këtij masivi inerti të imët. Në këto përfshihen pyje dhe shkurre . Ekonomia pyjore është e ndarë në ngastra ose parcela.Bregu pyjor mbron nga erërat e forta brezin dhe pastron ambjentin. Hapësira pyjore frekuentohet nga kafshe autoktone si ujku, ,kacalli ,dhelpra dhe lepuri . Pozicioni i favorshëm gjeografik i jep Semanit mundësi për zhvillimin e porteve të vogla detare. Deri pas Luftës së Dytë Botërore ne Seman ekzistonte një i tillë . Zona përmban edhe disa laguna me ujë të kripur si Godulla,Kërnalli,Hauzi te cilët shquhen për llojshmërinë e peshkut dhe shpendëve të rralla të egra vendi e migratore. Shpendë të tilla si: rosa ,pata, lejleku shtegetar .

Shqipëria

Shqipëria (gegërisht: Shqipnia gjithashtu Shqypnia, historikisht: Arbri ose Arbëria, ndërkombëtarisht: Albania), zyrtarisht Republika e Shqipërisë, është shtet i pavarur në Evropën Juglindore. Shtrihet në pjesën jugperëndimore të Gadishullit Ballkanik dhe kufizohet në veriperëndim me Malin e Zi, në verilindje me Kosovën, në perëndim me Maqedoninë e Veriut dhe në jug me Greqinë. Në perëndim laget me detet Adriatik dhe Jon dhe ndodhet vetëm 78 km larg Italisë përgjatë ngushtesës (kanalit) së Otrantos, 72 km i gjerë. Shqipëria ka një sipërfaqe prej 28,748 km² dhe rreth 2,9 milion banorë.

Trashëgimtare e qytetërimit të lashtë ilir, Shqipëria ka shënuar një përparim të dukshëm ekonomik, shoqëror e kulturor pas shekujsh prapambetje nën Perandorinë Osmane dhe në regjime diktatoriale gjatë shek. XX. Pas rënies së rendit komunist më 1991, Shqipëria ka përjetuar një periudhë kalimtare të vështirë drejt demokracisë së lirë dhe ekonomisë së tregut. Prej vitit 2009, Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe aplikante për kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Shqipëria është dëshmuar faktor i rëndësishëm në ruajtjen e qëndrueshmërisë rajonale, duke mbështetur pavarësinë e Kosovës dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve politike në Ballkan. Ndërkaq, shteti shqiptar po gëzon përmirësim e zhvillim të turizmit; po ashtu, mban vendin e 25-të në botë për mirëmbajtjen e mjedisit.Shqipëria është zgjedhur një nga vendet më të mira për të kaluar pushimet në vitin 2011 nga disa gazeta të njohura.

Tenerife

Tenerife është ishulli më i madh i Ishujve Kanarie dhe tërheq turistë nga e gjithë bota, të cilët janë në kërkim të plazhit dhe eksplorimit të malit më të lartë të Spanjës, Pico del Teide, me lartësi 3718 metra. Që aty turistët mund të shohin krateret vullkanike të ishullit.

Kryeqyteti i ishullit dhe arkipelag është Santa Cruz de Tenerife, ku është Kuvendi i Ishujt Kanarie. “Universiteti San Fernado de La Laguna” në San Cristóbal de La Laguna është universiteti më i vjetër në Ishujt Kanarie dhe një prej dy vendeve të Trashëgimisë Botërore në Tenerife, ndërkohë që tjetri është mali Teide, një vullkan, i cili aktualisht është pasiv.

Velipoja

Velipoja është një fshat në komunën Velipojë në rrethin e Shkodrës të Shqipërisë.

Derdhja e Bunës në veri të vendit shënjon drejt jugut vijën bregdetare shqiptare. Ranishtja më veriore e vendit është ajo e Velipojës, që gjendet rreth 25 km larg qytetit të Shkodër. Këtu ka mbi 250 ditë me diell. Gjatë verës temperaturat arrijnë mbi 20 °C. Pranë ranishtes të Velipojës ndodhet edhe laguna e Vilunit me një sipërfaqe prej rreth 130 hektarë. Ky është një ekosistem i rëndësishëm për folëzimin e shpendëve ujorë, me 183 lloje ; ndodhet edhe një rezervat gjuetie prej 700 hektarë.

Velipoja është një qendër turistike mjaft e këndshme, me peizazh të larmishëm, ku ndërthuren hijeshim det, ranishtja, lumi, delta me ishuj, kodra, pylli, laguna, fusha, ligatinat ; vendi më i përshtatshëm për të vrojtuar zogjtë e Adriatikut Lindor në dunat e rërës dhe pellgjet e cekta të ujit ; trevë me popullim të hershëm, tradita të pasura etno-folklorike, me fermerë dhe peshkatarë të zotë, mikpritës të njohur.

Velipoja u ofron pushuesve mundësinë për të kaluar pushime në një vijë bregdetare me ujë të pastër dhe me rërë të imët, por jo vetëm kaq, ajo është e pasur me vlera unike natyrore, në të cilat dallohen : Ranishtja e madhe me gjatësi 14 km dhe gjerësi 50–200 m me rërë të imët dhe të pastër, e cila quhet nga banorët “râna e dermanit” për vetitë e saja kuruese. Plazhi ripërtërihet çdo vit nga baticat dhe zbaticat. Rëra e bregut të të gjithë ranishtes ka përqindjen më të lartë të jodit në të gjithë bregdetin shqiptar. Plazhi rrethohet nga pylli me drurë të lartë pishe e drurë të tjerë halorë e fletor, me shkurre përherë të blerta, lugina plot me bimësi ujore, duna, etj.

Fshati bregdetar, ranishtja e madhe dhe qendra turistike shtrihen në jugperëndim të Shkodrës, relievi është gati tërësisht fushor, nga 1-3 metra mbi nivelin e detit deri ne 550 metra.

Velipoja ka një klimë të butë (temperatura mesatare 6-7 °C), vera është mjaft e nxehtë (temperatura mesatare e korrikut, 24 °C deri ne 48 °C píku në periudhën korrik–gusht). Periudha e përshtatshme për banjo dielli fillon ne muajin qershor dhe vazhdon deri në fund të shtatorit. Bien rreth 1400 mm reshje në vit, kryesisht të përqendruara në gjysmën e dytë të vjeshtës, dhe dimrit.

Emri Velipojë vjen nga sllavishtja e vjetër (Velikopoje – Fushë e Madhe). Zona turistike shtrihet në një sipërfaqe 300 ha dhe kufizohet në veri me rezervatin e Menaxhuar të Velipojës, në jug me detin Adriatik, në lindje me rrethin e Lezhës dhe në perëndim me lumin Buna.

Në gjuhë të tjera

This page is based on a Wikipedia article written by authors (here).
Text is available under the CC BY-SA 3.0 license; additional terms may apply.
Images, videos and audio are available under their respective licenses.