Kultura

Kultura ështe tërësia e arritjeve të një populli dhe të gjithë njerëzimit në fushën e prodhimit dhe në zhvillimin shoqëror e mendor. Kultura,si qëndrim i vecantë i njeriut ndaj mjedisit rrethues,dallohet nga karakteri krijues dhe simbolika. Ajo është tipar dallues vetëm i njeriut të të gjitha epokave,qysh nga fillimet e procesit të hominzimit. "...njeriu fillon të behët i tillë ,ne dallim nga kafshet e tjera,pikërisht sepse koncepton botën në mënyrë simbolike" Kultura mund të ndahet në disa mënyra, sipas kohës, vendit dhe sipas grupimeve të njerëzimit.

  • Kultura botërore
Me këtë kuptohet tërësia e zhvillimit të njerëzimit.
  • Kultura kombëtare
    • Ndarje sipas grupimit të njerëzimit.
Me paraqitjen e Kombeve si një shkallë më e lartë e zhvillimit të njerëzimit, pas ndarjes në popuj. Për të treguar shkallen e zhvillimi te popujve(popullit) ato prezantohen me kulturë kombëtare.
Tërësia e të arriturave shqiptare.
  • Kultura e lashtë (mesjetare)
    • Ndarje kohore e kulturës
Për dallimin kohor të shkallës së zhvillimit botëror.
  • Kultura perëndimore
    • Ndarje gjeografike e kulturës botërore.
      • Në fundin e shekullit XXI ngatërrohet me termin "Demokracia" në kohët e fundit edhe me "Civilizim"
Një grup kulturash popullore e kombëtare në hemisferën perëndimore të rruzullit tokësor. Në të cilat sistemet qeveritare janë të ngjashme dhe kundërshtojnë sistemin komunistë të qeverisjes, pastaj mënyra e jetës dhe të menduarit ndryshon nga pjesa tjetër e njerëzimit. Fillimi i kësaj kulture ende nuk është i qartë (për mua) porse zhvillohet më të madhe pas fillimit të kulturës (socialiste) lindore. Disa thonë se rrënjët i ka në Evropë e disa në kohën e "perëndimit të egër".
  • Kultura lindore
    • Ndarje gjeografike e kulturës botërore.
      • Në e shekullit XXI merret si socialiste.
Si rezultat i bashkëpunimit të disa popujve dhe kombeve me sistem komunist të qeverisjes së shteteve të tyre, pas luftës së dytë botërore fillon edhe zhvillimi i kësaj kulture. Në fund të shekullit të kaluar me ndryshimet që këta popuj ndërmorën fillon edhe shuarja e kësaj kulture.

Diqka nga kultura qe ne respektojm mjaftueshem e jo fare jane : gjuha , muzika , kostumet ,folklorin etj. sepse ka edhe shume kultura te tjera qe nuk i respektojm si : adetet , zakonet , monumentet etj.

Zhvillimi i kulturës

"Kultura është gjithëçka që nuk ta ka dhënë natyra por e ke krijuar vet" Kultura e vërtetë na çel rrugën e së vërtetës.Ajo eshte zana e "dhuruar"nga Zoti dhe karakterizon mentalitetin e njeriut.Gjithçka qe njeriu ka arritur jo vetem prej shkolles por dhe nepermjet aftesive te tij per te shikuar boten ne nje menyre tjeter.

Austria

Austria (zyrtarisht Republika e Austrisë; gjermanisht Österreich respektivisht Republik Österreich), është një shtet federativ në Evropën qendrore me një sistem qeverisës parlamentar. Austria kufizohet në veri nga Gjermania pastaj vijnë Çekia, Sllovakia në lindje ndërsa në jug dhe perëndim gjenden Sllovenia, Italia, Zvicra dhe Lihtenshtajni. Kryeqyteti i Austrisë është Vjena. Austria është anëtare e OKB-së që nga viti 1955.

Berna

Berni është kryeqyteti federale i Zvicrës me rreth 127'217 banorë nga të cilët 21.1% qenë të huaj.

Egjipti

Egjipti ose Misiri (arabisht: مصر Miṣr), zyrtarisht i njohur si Republika Arabe e Egjiptit ose e Misirit, është vend kryesisht në Afrikën e Veriut, ndërsa Gadishulli i Sinait, si pjesë e tij, gjendet në Azi. Në këtë mënyrë, Egjipti është vend transkontinental, dhe konsiderohet të jetë një fuqi e madhe në Afrikën e Veriut, rajonin Mesdhetar, kontinentit afrikan, pellgun e Nilit, botën Islame dhe Det të Kuq. Duke mbuluar një sipërfaqe prej 1.010.407 km2, Egjipti kufizohet me Detin Mesdhe në veri, Rripin e Gazës dhe Izraelin në verilindje, Detin e Kuq në lindje, Sudanin në jug dhe me Libinë në perëndim.

Egjipti është një nga vendet më të populluara në Afrikë dhe Lindje të Mesme. Pjesa më e madhe e popullsisë, e vlerësuar rreth 77.400.000 jetojnë pranë bregut të lumit Nil, në një sipërfaqe rreth 40.000 km2, ku gjendet e vetmja tokë e punueshme bujqësore. Fushat e mëdha të shkretëtirës Sahara janë rrallë banuara. Gati gjysma e banorëve të Egjiptit jeton në zonat urbane, me më të përhapur në të gjithë qendrat e shumë të populluar të Kajro më të madhe, Aleksandri dhe qytete të tjerë të mëdhenj në deltën e Nilit.

Egjipti është i famshëm për civilizimin e tij të lashtë dhe disa nga monumentet më të famshëm të botës, duke përfshirë komplekse Giza piramidale dhe sfinks Madhe e saj. rrënojat e saj të lashtë, të tilla si ato të Memphis, Thives, Karnak dhe Lugina e mbretërve, janë një fokus i rëndësishëm i studimeve arkeologjike, si dhe objekte nga këto vende janë shfaqur tashmë në muzeume të mëdha në mbarë botën. Egjipti konsiderohet gjerësisht si një komb të rëndësishme politike dhe kulturore të Lindjes së Mesme.

Egjipti ka një nga ekonomitë më të zhvilluara dhe të larmishëm në Lindjen e Mesme, me sektorët, si turizëm, bujqësi, industri dhe shërbim me ritme thuajse të barabartë në prodhimin kombëtar. Si pasojë, ekonomia egjiptian është zhvilluar me shpejtësi, pjesërisht për shkak të legjislacionit që synon joshur investimet, i shoqëruar me dy të brendshme dhe të stabilitetit politik, së bashku me tregtinë e kohëve të fundit dhe liberalizimin e tregut.

Etiopia

Etiopia (vjeter. Absinia) ndodhet në pjesën lindore të Afrkës dhe është vend kontinental. Në veri-lindje kufizohet me Eritren e Xhibutin, në jug-perendim me Somalin, në jug Keninë dhe pjesa tjeter në lindje dhe veri-lindje kufizohet me Sudanin.

Finlanda

Republika finlandeze apo Finlanda (finlandisht: Suomen tasavalta dhe suedisht: Republiken Finland) ndodhet në pjesën më veriore të Evropës. Shteti "nordik" në veri-perëndim ka dalje në Detin Baltik, në jug të saj gjendet gjiri i Finlandës që e ndan atë nga Estonia, ndërsa gjiri Botnia (Bothnia) gjendet në perëndim të vendit. Kufiri tokësor i vendit të ftohtë, përshkohet nga Suedia, Norvegjia dhe Rusia që gjendet në pjesën lindore të kufirit. Ishulli Aland (Åland, Ahvenanmaa), në pjesën jug-perëndimore të bregdetit finlandez është nën-sovranitetin e Finlandës dhe ka një autonomi të gjerë. Banorët "nordikë" të Suedisë dhe të Finlandës e thërrasin Suomi ndërsa në latinishte termi Finlandë është emri shkencor për Fenia.

Rreth 5,6 milion shtetas finlandezë jetojnë në një sipërfaqe prej afro 339 000 metra katror që e bënë këtë vend të radhitet si e 126-ti vend në botë, për nga dendësia.

Franca

Franca (frëngjisht: France, /fʁɑ̃s/), zyrtarisht Republika Franceze (frëngjisht: République française), shtet i Evropës perëndimore, është i përbërë nga Franca metropolitane dhe nga departamentet e përtejdetit (Départements d'Outremer). Parisi është qyteti më i madh dhe kryeqytet i Francës. Franca është një nga themelueset e Bashkimit Evropian (BE).

Franca kufizohet me Belgjikën në veri, me Luksemburgun ne veri-lindje,me Gjermaninë, Zvicrën dhe Italinë në lindje dhe në jug me Spanjën, Andorrën dhe Monakon. Ajo laget në jug-lindje nga deti Mesdhe, në perëndim nga oqeani Atlantik dhe në veri-perëndim nga kanali i La Manshit (Manche), i cili nga frëngjishtja përkthehet (mënga) sepse si një hapësirë e ngushtë e një mënge ndan Britaninë e Madhe nga Franca si dhe ngushtica Pa dë Kale (Pas de Calais), që ndan Francën nga Anglia dhe bashkon La Manshin me Detin e Veriut.

Franca është ndër themeluesit e Bashkimit Evropian, zonës së Euro-s dhe hapësirës Schengen. Si këshilltare e OSCE është anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ka ndikuar në afirmimin e „Deklaratës për të Drejtat e Njeriut dhe të Qytetarëve“ të nxjerrë në vitin 1789. Franca është anëtare e disa organizatave të njohura botërore ndër të cilat është edhe NATO prej të cilës ajo ishte tërhequr në vitin 1966.

Greqia

Greqia, (greqisht: Ελλάδα, apo Ελλάς), është vend në pjesën juglindore të Evropës, në jug të Ballkanit. Shteti i krijuar në tokën e Greqisë antike kufizohet në veriperëndim me Shqipërinë, në veri me Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë, në verilindje ndan kufirin tokësor me Turqinë, ndërsa në pjesën lindore edhe kufirin detar.

Deti Egje që ndan Greqinë nga Turqia përshkon bregdetin dhe ishujt e Greqisë në pjesën lindore deri në pikën ku bregdeti i saj fillon të laget nga ujërat e Detit Jon dhe Detit Mesdhe. Në ndryshim nga Greqia antike, shteti i tanishëm nuk ka shkëlqimin e qendrës kulturore botërore ndikimi i së cilës shtrihej nga Evropa, në Afrikën veriore e deri në Lindjen e mesme.Greqia gjithashtu ne pjesen Veriore dhe Verilindore ka Territorin e Janines (Epirit) që i Takon Realisht Shqiperis Jugore Bashk me Ishullin Korfuz që tani jan nën Territorin Grek, po ashtu Territori i Selanikut i Takon Maqedonis Veriore po dhe ai është nën Territorin Grek.

Illinois

Illinois është një Shtet Federal i Amerikës. Kryeqyteti i këtij shteti të federatës Amerikane është Springfield

India

India lat. India, emri zyrtar Republika e Indisë, është një shtet në Azinë Jugore. India është shteti i shtatë i madh për nga sipërfaqja, ndërsa e dyta për nga ana e popullsisë. Bregdeti i Indisë është e gjatë 7.517 kilometra. India është djepi i disa besimeve në Azi, e këto janë Hinduizmi, Sihiszmi, Budizmi, Jainimzi. Ky shtet Jug-Azian konsiderohet si një ndër shtetet që në dekadat e fundit ka arritur zhvillim të madh ekonomik shumë shpejt, dhe është "Ekonomia" më e madhe e 12'të e Botës. Krahas zhvillimeve ekonomike, varfëria në Indi është një realitet. Një numër të konsiderueshme të popullsisë së Indisë janë analfabet. Gjatë historisë, në Indi kanë jetuar shumë kultura, raca, besime të ndryshme.

Italia

Italia (zyrtarisht Republika Italiane, italisht Italia respektivisht Repubblica Italiana) është shtet në pjesën jugore të Evropës, në Gadishullin Apenin. Pjesë e këtij vendi janë dhe ishujt në Detin Mesdhe, si Sicilia dhe Sardenja. Në Alpet e larta në veri të saj gjendet kufiri me Francën, Zvicrën, Austrinë dhe në brigjet e Adriatikut kufizohet nga Sllovenia. Në brendësi të këtij shteti gjenden dy shtete të vogla: Vatikani dhe San Marino.

Roma, kryeqyteti i Perandorisë Romake në lashtësi, është edhe kryeqytet i shtetit të ngritur në bërthamën e perandorisë.

Liberia

Liberia ndodhen në pjesën perëndimore të Afrikës dhe përgjatë pjesën jug-perëndimore ka dalje në Oqeanin Atlantik. Përndryshe sipërfaqja e këtij vendi kufizohet në veri me Siera Leonen e Guinejën, në pjesën lindore dhe kufizohet me Kote de Ivoiren, në jug e jug-perëndim me Oqeanin Atlantik.

Maqedonia e Veriut

Maqedonia e Veriut (maqedonisht: Северна Македонија/Severna Makedonija), zyrtarisht Republika e Maqedonisë së Veriut (maq.: Република Северна Македонија/Republika Severna Makedonija), është shtet që shtrihet në pjesën juglindore të Evropës (koordinatat gjeografike: 41°50' V, 22°00' L) e që kufizohet në lindje me Bullgarinë në një vi kufitare të gjatë 148 km, në jug me Greqinë dhe rajonin e saj Maqedonia e Jugut në një vi kufitare prej 246 km, në perëndim me Shqipërinë në një vi kufitare prej 151 km dhe në veri me Kosovën dhe Serbinë.

Maroku

Maroku (ar. المغرب) ndodhen në pjesën veri-perëndimore të Afrikës dhe është në pjesën veri-perëndimore të vendit ka dalje në Oqeanin Atlantik prej të cilës shkëputet në ngushticën e Gjibraltarit në veri të vendit dhe fillon dalja në bregdetin mesdhetar. Pjesa tokësore e Marokut kufizohet nga dy vende në lindje dhe jug-lindje nga Algjeria dhe në jug-perëndim nga Mauritania.

Meksika

Shtetet e Bashkuara të Meksikës që njihet zakonisht si Meksika është një republikë kushtetuese federale në Amerikën e Veriut. Meksika ka një sipërfaqe prej 2 milion km² duke qenë kështu vendi i pestë në kontinentin amerikan dhe i katërmbëdhjeti në botë për nga sipërfaqja. Me një popullsi prej 111 milion banorësh Meksika renditet si vendi i 11-të në botë. Meksika është një shtet federal i përbërë nga 31 shtete dhe një Distrikt Federal. Kryeqytet i Meksikës është Qyteti Meksiko.

Nju Jork

New York (shk. NY) [nuː jɔːrk] apo pronuncimi në shqip Nju-Jork është një Shtet Federal në verilindje të ShBA. Ai kufizohet me liqenin Erie, liqenin Ontario, Kanadanë, Vermont, Massachusetts, Connecticut, New Jersey, Pennsylvania dhe me Oqeanin Atlantik. Tre ishujt Long Island, Manhattan dhe Staten Island formojnë një pjesë të rëndësishme të New York-ut. Në lindje të New York-ut rrjedh Hudson River (Lumi Hudson).

New York ka një sipërfaqe prej 141.080 km² dhe një popullsi prej 18,98 milion banorë (2000), pas Kalifornisë dhe Teksasit është shteti i tretë federal për nga dendësia në ShBA.

Kryeqyteti i New York-ut është Albany, ndërsa qyteti më i madh është New York City. Territori jashtë hapësirës së New York City-it thirret „Upstate New York“. Qytetet më të mëdha në Upstate New York janë Binghamton, Buffalo, Rochester dhe Syracuse.

Ruanda

Ruanda ndodhet në pjesën qendrore të Afrikës dhe është një vend kontinental. Kufirit i Ruandës përshkohet nga kufiri me Ugandën në veri, në lindje Tanzaninë, në jug me Burundin dhe në tërë pjesën perëndimore me RD të Kongos

Rumania

Rumania (rumanisht: România) është shtet i pavarur në pjesën Juglindore të Evropës dhe shtrihet në qendër të Siujdhesës Ballkanike, ku kufizohet me Ukrainën dhe Moldavinë në veri-lindje, Hungarinë dhe Serbinë në perëndim dhe Bullgarinë në jug. Rumania ka dalje të ngushtë në Detin e Zi dhe shtrihet deri në Fushën e Panonisë. Ky vend ka një sipërfaqe prej 238,391 km² dhe një popullsi prej më shumë se 24 milion banorësh, prej të cilëve afro 2 milion banojnë dhe jetojnë në Bukuresht, kryeqyteti dhe qendra më e rëndësishme e vendit.

Shteti modern rumun si është sot lindi në vitin 1859 kur së u bashkaun dy principata ajo e Moldavisë dhe e Vllahisë. Pas vitit 1945, ishte Rumania gjatë Luftës së Ftohtë, pjesë e Paktit të Varshavës.

Emri i saj supozohet të rrjedhë nga emri i qytetit antik, Roma apo nga emërtimet e perandorisë lindore romake, dhe tregohet nga gjurmët e ndryshme të ketë qenë koloni romake. Në antiken e vonshme, në kohen latine kjo pjesë thirrej Romania. Gjuhë zyrtare në Rumani është rumanishtja.

Thun

Tuni, (gjermanisht: Thun, frëngjisht: Thoune) është qytet në Zvicër.

Vatikani

Qyteti i Vatikanit - zyrtarisht, Shteti i Qytetit të Vatikanit apo Qytetshteti i Vatikanit (italishtja: Stato della Città del Vaticano, latinishtja: Status Civitatis Vaticanae) është vend enklave sovran që gjendët në veri-perendim të Romës, Itali. Vatikani është selia e Kishës Katolike të ritit romak dhe atij lindor.

Vatikani zë një hapësirë prej 0,44 km2 dhe ka diku 850 banorë. Kryetar i shtetit është Papa, i cili ushtron fuqinë e ligjvënies, zbatimit të ligjit dhe fuqinë gjyqësore. Gjuhë zyrtare është Italishtja. Jashtë Vatikanit gjendet ndërtesa e qendrës arsimore Universiteti i Papatit ndërsa në brendi Akademia e Papatit për Shkencë, Biblioteka dhe ndër të tjera në brendi përfshihet edhe Kisha e Petritit dhe Kopshti i Papatit me Sheshin e Petritit. Nga UNESCO është deklaruar si trashëgimi kulturore botërore. Po ashtu selia e shenjtë si pasuri të lirë ka disa Kisha dhe hapësira brenda Romës si e drejte e territoreve jashtë shtetit. Po ashtu në bazë të kësaj të drejte ka edhe disa ndërtesa dhe pallatin verorë të Papatit në Kështjellën Gandolfo. Vatikani ka stacionin vetjakë të trenave si dhe shtëpinë e transmetimeve radio-televizive, monedhat dhe postën e vetë. Me marrëveshjen Laterale, Italia nga 1929-ta e njehë pavarësinë e plotë të Vatikanit.

Në gjuhë të tjera

This page is based on a Wikipedia article written by authors (here).
Text is available under the CC BY-SA 3.0 license; additional terms may apply.
Images, videos and audio are available under their respective licenses.