Koordinatat gjeografike

Sistemi i koordinatave gjeografike është një sistem koordinativ i përdorur në gjeografi, i cili mundëson që çdo vendndodhje në Tokë të përcaktohet nga një grup numrash, shkronjash ose simbolesh. Koordinatat vendosen në mënyrë të atillë që një nga numrat përfaqëson pozicionin vertikal dhe dy ose tre numrat e tjerë përfaqësojnë pozicionin horizontal. Modeli standart i koordinatave përfshinë gjerësinë, gjatësinë dhe lartësinë.

WorldMapLongLat-eq-circles-tropics-non
Harta e Tokës sëbashku me linjat që tregojnë gjerësisnë (horizontale/paralelet) dhe gjatësinë (vertikale/meridianët) gjeografike, me projeksionin Eckert VI

Përmasat: gjerësia, gjatësia dhe lartësia

Geographic coordinates sphere
Gjerësia phi (φ) dhe Largësia lambda (λ)
  • Gjerësia gjeografike është këndi në mesin e sistemit të koordinatave midis çdo pikë në sipërfaqen e tokës dhe të linjës së ekuatorit. Linjat që kanë pikë në të njëjtën gjerësi quhen paralel dhe ato shkruajnë rethe bashkëqendëror në sipërfaqen e tokës. Çdo shtyllë është 90°. Në paralelin me 0° gjerësi është vizatuar ekuatori, një linjë imagjinare që pjeston globin në Hemisferën e Veriut dhe të Jugut.
  • Gjatësia gjeografike është këndi i lindjes ose perëndimit, në qëndrën e sistemit të koordinatave, midis çdo pikë të sipërfaqes së tokës dhe të një linjë arbitrare të caktuar nga veriu në jug nga dy polat gjeografik. Linjat që kanë pikë të të njëstës largësi quhen meridianë. Të gjithë meridianët gjysma e rethëve të mëdhenjë, dhe janë paralelë midis tyre. Linja që kalon sipër Observatorit Mbretërorë, Greenwich (afër LondrësUK) është linja si referencë me largësi zero (0), Meridani i Parë.

Përdorimi

Më poshtë është tregohet një shembull i mënyrës se si shkruhen koordinatat gjeografik:


xx° xx' xx" N yy° yy' yy" E

Grupi i parë i kordinatave paraqet gjerësinë gjeografike ku:

  • xx° - numrat e parë përfaqsojnë gradët
  • xx' - numrat e dytë përfaqsojnë minutat
  • xx" - numrat e tretë përfaqsojnë sekondat
  • N - ndërsa shkronja në fund përfaqsojnë hemisferën, Veri (North) ose Jug (South)

Grupi i dytë i kordinatave paraqet gjatësinë gjeografike ku:

  • xx° - numrat e parë përfaqsojnë gradët
  • xx' - numrat e dytë përfaqsojnë minutat
  • xx" - numrat e tretë përfaqsojnë sekondat
  • E - ndërsa shkronja në fund përfaqsojnë hemisferën, Lindje (East) ose Perëndim (West)


Tirana ndodhet në pozicionin 41°19′N 19°49′E, ndërsa Prishtina në pozicionin 42°40′N 21°10′E.

Shiko edhe

Lidhje të jashtme

Aeroporti Budapest Ferihegy

Aeroporti Ndërkombëtar Ferihegy (hungarisht: Ferihegy Repülőtér) është aeroporti ndërkombëtar i vetëm i kryeqytetit hungarez Budapest, dhe njëkohësisht njëri nga dy aeroportet ndërkombëtare të Hungarisë. Ky aeroport ofron shërbime për transportin civil ajror. Prej këtej mundësohet lidhja me shumë qytete evropiane, si dhe fluturime përtej kontinentit për në Amerikën Veriore, për në Azi dhe Lindje të Mesme.

Aeroporti gjendet në lindje të qytetit në lagjen XVIII në Pestszentlőrinc. Ai ka tre terminale për përgatitjen e fluturimit të pasagjerëve. Çdo orë zhvillohen rreth 22-24 fluturime.

Koordinatat gjeografike janë: 47°26′12.96″N, 19°15′20.13″E

Nuk ekziston akoma asnjë linjë hekurudhore që të mundësoje transportimin e pasagjerëve direkt për në aeroportin Ferihegy. Por megjithatë është planifikuar zgjatja e linjës ekzistuese në metron 3. Ndërmarrja e trafikut në Budapest ofron një shërbim urban nga stacioni i fundit (Kőbánya-Kispest) i metro-linjës 3 dhe deri në aeroport. Koha e udhëtimit zgjat rreth 20 minuta.

|-

|}

Afganistani

Afganistani (në gjuhët dhe farsi,dari: افغانستان, Afġānistān), zyrtarisht Republika Islame e Afganistanit, është shtet në Azinë qendrore që nuk laget nga asnjë det dhe që kufizohet në perëndim me Iranin, në veri me Turkmeninë, Uzbekistanin dhe Taxhikistanin, në verilindje me Kinën dhe në lindje dhe jug me Pakistanin. Afganistani është vendi i gjashtë më i varfër i botës.

Afganistani ka qenë një pikë përqendruese e lashtë e Rrugës së Mëndafshit dhe migracionit njerëzor. Arkeologët kanë gjetur dëshmi të banimit të njeriut që nga periudha e Paleolitit të Mesëm. Qytetërimi Urban mund të ketë filluar në zonë që nga vitet 3.000 deri 2.000 PK. I ndodhur në një vend të rëndësishëm gjeostrategjik që lidh kulturën e Lindjes së Mesme me Azinë Qendrore dhe nënkontinentin indian, Afganistani ka qenë vend i popujve të ndryshëm ndër kohëra dhe dëshmitar i fushatave të shumta ushtarake, sidomos ato të Aleksandrit të Madh, Xhinxhiz Kanit, dhe në kohët e sotme të forcave lindore e perëndimore. Aganistani gjithashtu ka shërbyer si një burim nga i cili Greko-Baktrianët, Kushanët, Heftalitët, Samanidët, Safaridët, Gaznavidët, Goridët, Mugalët, Hotakët, Durranët, dhe të tjerë janë ngritur për të formuar perandoritë e mëdha.

Bjellorusia

Bjellorusia (zyrtarisht Republika Bjelloruse; bjellorusisht Беларусь Belarus) është shtet në Evropën lindore që kufizohet nga Rusia, Ukraina, Polonia, Lituania dhe Letonia. Kryeqyteti i saj është qyteti Minsk ndërsa qytet tjera të njohura janë Brest, Grodno (Hrodna), Gomel (Homyel) dhe Vitebsk.

Bosnja dhe Hercegovina

Bosnja dhe Hercegovina (BH) është shtet në jug-lindje të Evropës, i ndodhur në pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik. Në veri dhe jug kufizohet nga Kroacia ndërsa në lindje kufizohet me Serbien dhe Malin e Zi Ka një dalje në detin Adriatik në afërsi të Mostarit. Si shtet i pavarur pas një lufte katërvjeçare, daton nga 5 prilli i vitit 1992. Sipas llogaritjeve të organizatave ndërkombëtare (CIA) ky vend në vitin 2004 ka pasur 4 milion banorë.

Dohoshishti

Dohoshisht është një fshat në Shqipëri.

Erseka

Erseka është një qytet në rrethin e Kolonjës me 3746 banorë sipas censusit te 2011. Qyteti ndodhet në juglindje të Shqipërisë i vendosur mbi Pllajën e Kolonjës e përballë Malit të Gramozit.

Finiqi

Finiqi është një fshat në komunën Finiq në rrethin e Delvinës të Shqipërisë.

Është qendër e komunës me të njëjtin emër, ku përmblidhen fshatrat Finiq, Karahaxh, Blerimas (Shijan), Buronjë , Vrion, Bregas dhe Çlirim (S.M.T.). Koordinatat gjeografike: gjerësia veriore 39° 54' 23", gjatësia lindore 20° 3' 30".

Foinikia ka një histori të lashtë. Ai ka qenë kryeqendra e kaonëve, ndërsa në shekullin III u bë kryeqyteti i gjithë shtetit të Epirit. Sipas Polibit, ka qenë qyteti më i fortifikuar i Epirit. Ngrihej në një kodër në formën e një anijeje të përmbysur.

Fshati i sotëm ndodhet në rrëzë të kësaj kodre. Ka tri seksione muresh të ruajtura në kodër: muret e akropolit, muret e periudhës së zgjerimit të akropolit dhe muret e qytetit të fortifikuar. Këto mure, që dallohen për vëllimin e tyre të madh, datohen me përafërsi midis shek. IV dhe II para Kr. Në brendësi të mureve ndodhen rrënojat e mureve greke dhe romake. Në fshat ka mbetje të mureve greke, por ato romake janë më të shumta në numër. Tek akropoli është zbuluar një thesar i vogël, që në periudhën bizantine u shndërrua në baptister. Po ashtu është zbuluar një teatër me kapacitet të madh. Janë gjendur edhe tri çisterna që i përkasin periudhës midis shek. V dhe shek. III para. Kr. dhe disa rrënoja ndërtesash.Prej vitit 2000 një mision arkeologjik i Universitetit të Bolonjës (Itali), kryen rregullisht gërmime arkeologjike.

Gjithashtu Finiqi ka edhe nje kishe te vogel tte tij.

Gjeografia

Gjeografia (nga greq. γη / γαια, gi / geo - tokë, dhe γραφειν, grafi - përshkrim.Gjeografia është shkenca që studion dukuritë që ndodhin në natyrë dhe pamjen e jashtme te tokes .Gjeografia ndahet në Gjeografin fizike dhe shoqërore.

Ne Gjeografin fizike Bëjn pjes: relievi,ujrat,Klima, ndertimi i tokës dhe botes bimore.Ndersa në Gjeografin shoqërore bëjn pjes:

Popullisia,vendbanimet,zhvillimi ekonomik etj.

relievi.Përshkruan, sqaron dhe e riparaqet tokën në pamjet e saj fizike, si edhe hapësirën, mjedisin dhe vendin e jetesës , ndërveprimin dhe pasojat e organizmave, gjallesave të sipërfaqes së saj. Pra, ajo studion trojet, qofshin ato natyrore apo njerzore, dhe ecuritë (proçeset) që i ndikojnë ato, si dhe pse ato ndryshojnë me kalimin e kohës, dhe si ato ndryshojnë në hapësirë.

Gjeografia e Bjellorusisë

Bjellorusia ndodhet në pjesën lindore të Evropës, në lindje të Polonisë dhe veri të Ukrainës. Sipërfaqja e përgjithshme e Bjellorusisë është 207,600 km2 dhe shtrihet në koordinatat gjeografike 53 00 V, 28 00 L.

Vija kufitare e Bjellorusisë është e gjatë rreth 2,900 km. Kjo vijë e ndanë atë nga Letonia (141 km), Rusia (959 km), Ukraina (891 km), Polonia (407 km) dhe Lituania (502 km).

Klima është kontinentale me dimër të rëndë dhe verë të ftohtë e kohë të vranët.

Relievi i Bjellorusisë përbëhet kryesisht nga një teren i rrafshët. Pika më e ultë e Bjellorusisë gjendet në brigjet e lumit Nyoman (90m) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 346 metrave në Dzyarzhynskaya Hara në pjesën qendrore të vendit.

Lumi më i gjatë që përshkon Bjellorusinë është lumi Dnjeper

Si pasurit natyrore të këtij vendi llogariten: gazi natyrorë .

Gjeografia e Bosnjës dhe Hercegovinës

Bosnja dhe Hercegovina ndodhet në pjesën jugore të Evropës, në gadishullin Ballkanik. Në lindje të vendit ndodhet Kroacia (në jug-lindje Dalmacia) ndërsa në veri-perëndim Vojvodina, në lindje Pashallëku i Beogradit dhe Sanxhaku i Pazarit të Ri dhe në pjesën jug-lindore ndodhet Mali i Zi.

Sipërfaqja e përgjithshme e Bosnjës dhe Hercegovinës është 51.129 km2 dhe shtrihet në koordinatat gjeografike 44 00 V, 18 00 L.

Bosnja ka një vijë bregdetare prej 20 km dhe vija kufitare e saj është e gjatë rreth 1,459 km. Kjo vijë kufitare e ndanë atë nga Kroacia (932 km), Serbia dhe Mali i Zi (527 km).

Gjeografia e Republikës së Maqedonisë

Republika e Maqedonisë ndodhet në pjesën juglindore të Evropës, kufizohet me Kosovën, Serbinë dhe Greqinë, Shqipërinë e Bullgarinë. Sipërfaqja e përgjithshme e IRJ Maqedonisë është 25,713 km2, ky shtet shtrihet në koordinatat gjeografike 41 50 V, 22 00 L ku 24,856 km2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 477 km2 ujë.

Vija kufitare të IRJM-ës është 25,333 km e gjatë dhe e ndanë atë me Kosovën 110 km, Serbinë 111 km (kufiri Kosovë - Serbi dhe Mali i Zi - Maqedonia ende nuk është i përcaktuar), Bullgarinë 148 km, Greqinë 246 km dhe me Shqipërinë 151 km.

Hajla

Hajla është mal në kuadër të Alpeve Shqiptare në kufi të Kosovës me Malin e Zi. Shtrihet në mes Grykës së Rugovës dhe vendburimit të lumitIbër, shtrihet në koordinatat gjeografike Lat/Lon: 42,75725° N / 20,14392° E dhe ka lartësinë më të madhe (2403 m) e arrinë në territorin e Kosovës.

Hajla përbëhet prej disa majave malore siç janë : Hajla e Shkrelit, (malazezisht : Škreljska Hajla, angl. : Shkrel´s Hajla 2.011 m) - maja Dramadol (2.120 m), Hajla e Koshutanit, (Košutanska Hajla, Koshutan´s Hajla), Hajla e Vëranocit, (Vranovačka Hajla – Vranovac´s Hajla 2.281 m).

Për shkak të lartësisë së theksuar Hajla është e zhveshur, ndërsa pjesët më të ulëta posaçërisht kah burimi i lumit Ibër me vegjetacion të bujshëm në të cilën jetojnë shtazë të egra (si ujq, arinj etj).

Hanoveri

Hanoveri (gjerm. Hannover) është një qytet i Gjermanisë dhe gjendet në luginën e lumit Leine. Hanoveri është gjtihashtu dhe kryeqyteti i shtetit federal të Saksonia e Ulët (gjermanisht Niedersachsen)

Kabuli

Kabuli është kryeqytet i Afganistanit. Koordinatat Gjeografike të Kabulit janë 34° 30' V/J dhe 69° 10' L/P. Ka rreth 1.424.400 banorë, simbas statistikës së vitit 1988.

Gjatë luftës sovjetike në Afganistan, Kabuli ishte një qytet i sigurt, dhe qendra ekonomike. Mes vitet 1992 dhe 1996 një luftë civile mes grupet militante e shkatërroj Kabulin, dhe infrastrukturën i tij. Kjo luftë civile e i shkaktoj vdekjet e mijëra njerëz.

Maqedonia e Veriut

Maqedonia e Veriut (maqedonisht: Северна Македонија/Severna Makedonija), zyrtarisht Republika e Maqedonisë së Veriut (maq.: Република Северна Македонија/Republika Severna Makedonija), është shtet që shtrihet në pjesën juglindore të Evropës (koordinatat gjeografike: 41°50' V, 22°00' L) e që kufizohet në lindje me Bullgarinë në një vi kufitare të gjatë 148 km, në jug me Greqinë dhe rajonin e saj Maqedonia e Jugut në një vi kufitare prej 246 km, në perëndim me Shqipërinë në një vi kufitare prej 151 km dhe në veri me Kosovën dhe Serbinë.

Maqellara

Maqellara është komuna më e madhe e rrethit Diber dhe e qarkut me të njëjtin emër. Komuna ka më shumë se 14.000 banorë dhe gjendet 22 kilometra larg kryeqëndrës së Dibrës shqiptare, Peshkopisë dhe vetem 5 kilometra larg Dibës së Madhe në Republikën të Maqedonisë.

Në përbërje të saj kjo komunë ka plot 22 fshatra. Në komunën Maqellarë nisin brigjet e Drinit të Zi dhe vargmalet e malit më të lartë të Shqipërisë, Korabit.

Pozicioni gjeografik i saj është mjaft i favorshëm, i dominuar përgjithësisht nga fushat dhe në veri nga vargmale të ulëta te Korabit, siç është Kerçini.

Vetë koordinatat gjeografike bëjnë që kjo qytezë të shërbejë si nyje lidhese mes dy qyteteve më të rëndesishem të Dibrës, Peshkopise nga ana e Shqipërisë dhe Dibrës së Madhe nga ana e IRJ të Maqedonisë.

Njësia administrative Topojan

Komuna Topojan është një komunë në Shqipëri.

Rrethi i Dibrës

Rrethi i Dibrës është njëri nga 36-të rrethet e Shqipërisë. Rrethi bën pjesë në Qarkun të Dibrës. Rrethi i Dibrës ka 86.000 banorë (sipas 2004), me një sipërfaqe prej 761 km² dhe kryeqendër Peshkopinë.

Shtimja

Shtime është qytezë në Kosovë e cila hynë në regjionin e Ferizajit.

Në gjuhë të tjera

This page is based on a Wikipedia article written by authors (here).
Text is available under the CC BY-SA 3.0 license; additional terms may apply.
Images, videos and audio are available under their respective licenses.