Koha e Gurit

Termi Epoka e Gurit përfshin periudhën prehistorike gjatë së cilës guri është përdorur gjerësisht si material bazë për të prodhuar mjete të ndryshme të përdorimit të përditshëm. Periudha argumentohet të ketë zgjatur rreth 3.4 milion vjet, duke përfunduar në mes të viteve 6000 dhe 2000 p.e.s. Fundi i epokës lidhet me zbulimin e metalurgjisë së metaleve.[1]

Objektet që i përkasin Epokës së Gurit përfshijnë mjetet e përdorura nga njerëzit modernë dhe paraardhësit e tyre të gjinisë Homo, dhe ndoshta edhe më herët nga pjesëtarë të gjinive Australopithecus dhe Paranthropus. Epoka e Gurit ne vetvete ndahet sipas llojit të gurit të përdorur.

Epoka e Gurit është e para periudhë në sistemin e arkeologjisë që bën ndarjen e teknologjisë parahistorike në tri periudha:

Ggantija Temples (1)
Tempujt Ggantija në Gozo, Maltë.

Notes

  1. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali origjinali më 18 gusht 2010. Marrë më 23 korrik 2016. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
Göteborg

Göteborg është qyteti i dytë më i madhë në Suedi. Popullsia në këtë qytet arrinë shifrën prej gjysmë milioni.

Göteborg është qyteti i dytë më e madhe të Suedisë, dhe qyteti i pestë më i madh në rajon nordike me 581 822 banorë në zonën urbane, dhe mbi 1 000 000 në rrethinen e Göteborgit. Qyteti është i vendosur në bregun perëndimor në gojën e Göta. Göteborg u themelua me iniciativën e Mbretit Adolf Gustav II dhe mori 1621 të saj themeltar Në pikëpamje të dizajnit të tij urban, i quajtur Göteborg nga holandez për shumë vite për New Amsterdam. Në vitet 1800 Göteborgut industrializuara në pjesë të madhe ardhjen e anglezë, dhe gjatë kësaj kohe kishte Göteborg nofkën "Little Londër", si qyteti është quajtur sot.

Vendbanimet e Göteborgut janë rritur së bashku me lagjet përreth dhe prodhon sipas definicionit Göteborgit urbane Statistikat e Suedisë zonë. Grumbullim është më së shumti në komunën e Göteborgut, por edhe qendrat e mëdha në Mölndal dhe Partille të përfshira. Qytetin e Göteborgut eshte pasues i qytetit të vjetër administrativ të Göteborgut dhe gjithashtu mbulon zona jashtë zonës urbane. Sipërfaqja e përgjithshme e qytetit është 721,64 kilometra katrorë, nga të cilat 271,41 km ² është ujë. Qendra gjeografike Göteborgut qëndron në terren, rreth 700 metra në veriperëndim të Brunnsbotorget Hisingen.

Disa nga Skandinavia e grupeve më të mëdha industriale si AB Volvo, SKF dhe të tjerë të njohur kompanitë e teknologjisë ESAB dhe Hasselblad AB ka origjinën e vet dhe zyrën e saj qendrore në Göteborg. Një pjesë e madhe e eksporteve dhe importeve suedeze nëpërmjet portit të Goteborgut eshte Skandinavia e madhe. Göteborg është selia e qarkut të Västra Västra County, qendër e komunës së qytetit të Göteborgit.

Historia e Irlandës

Historia e Irlandes fillon qe nga koha e gurit. Irlanda pati kontakte me romaket që kishin formuar perandorinë e tyre ne ate kohë dhe kishin pushtuar Anglinë e sotme.

Në shekullin e pestë fillon përhapja e Krishterimit. Për këtë gjë është i njohur misionari Patrik von Irland. Në këtë kohë Irlanda pushtohet nga Vikingët ndërsa me 1169 nga Normadët.

Më vonë kalon nën protektoratin anglez. Gjate ketij sundimi me 1845 - 1849 shperthen zija e bukës kështu që miliona njerëz largohen për në amerikë. Më 1949 Irlanda bëhet e pavarur mirepo pjesa veriore mbetet nën Britaninë e madhe.

Kançipurami

Kanchipurami i njohur ndryshe edhe si Kanchi (më parë i traskriptuar në shkrimin latin si Kāñci-pura, Conjevaram) është një qytet në shtetin indian Tamil Nadu, 72 km nga Chennai, kryeqyteti i Tamil Nadusë. Qyteti shtrihet nw një sipërfaqe prej 11.605 km2 dhe në vitin 2001 kishte një popullsi prej 164,265 banorësh. Është qendra administrative e distriktit me të njëjtin emër. Kanchipurami është i lidhur mirë nëpërmjet rrugëve dhe hekurudhave. Aeroporti Ndërkombëtar i Chennait është aeroporti më i afër me qytetin, që është i vendosur në Tirusulam të distriktit të Kanchipuramit.

I vendosur në brigjet e lumit Vegavathy, Kanchipurami ka qenë sunduar nga Dinastia Pallava, Dinastia Mesjetare Chola, Dinastia e Vonë Chola, Dinastia e Vonë Pandya, Perandoria Vijayanagar, Mbretëria Karnatike dhe Perandoria Britanike. Monumentet historike të qytetit përfshijnë Tempullin Kailasanathar dhe Tempullin Vaikunta Perumal. Historikisht, Kanchipurami ishte një qendër edukimi dhe ishte i njohur si Ghatikasthanami, ose "vendi i mësimit". Qyteti ishte gjithashtu një qendër fetare e mësimit të përparuar për Xhainizmin dhe Budizmin midis shekullit të I dhe të V të e.s..

Në teologjinë hindu të sektit vaishnavit, Kanchipurami është një nga shtatë vendet e pelegrinazhit hindu (Tirtha), për çlirimin shpirtëror. Qyteti bujt Tempullin Varadharaja Perumal, Tempullin Ekambaresvarar, Tempullin Kamakshi Amman dhe Tempullin Kumarakottam, që janë disa nga tempujt më të rëndësishëm hindu në shtetin Tamil Nadu. Nga 108 tempujt e shenjtë të zotit Hindu Vishnu, 14 gjenden në Kanchipuram. Qyteti është veçanërisht i rëndësishëm për Vaishnavizmin, por është gjithashtu edhe një vend i shenjtë pelegrinazhi për Shaivizmin. Qyteti është i mirënjohur për sarit e tij të thurur me dorë dhe shumica e forcës punëtore të qytetit është e përfshirë në industrinë e endjes.

Kanchipurami është i administruar nga një sistem i veçantë bashkiak i konstituar në vitin 1947. Ai është qendra e Kanchi mathas, një institucion manastiror Hindu që besohet se është themeluar nga shenjti, teologu dhe reformatori Hindu Adi Sankaracharya dhe ishte kryeqyteti i Mbretërisë Pallava midis shekujve të IV dhe të IX.

Kanchipurami ka qenë zgjedhur si një nga qytetet e trashëgimisë për skemën e Qeverisë Indiane të quajtur në anglisht “Heritage City Development and Augmentation Yojana”.

Kançipurami në periudhën para-Pallava

Distrikti i Kanchipuramit në Tamil Nadunë veriore është konsideruar si rajoni i parë në vendin tamil që u arjanizua. P. T. Srinivasa Iyengari beson se në periudhën para-Pallava, ky rajon ishte ngulimi më jugor i kulturës sanskrite. Ai përmend prejardhjen etimologjike të fjalës "Kanchipuram" dhe dëshmi të tjera në mbështetje të mendimit të tij. Gjithësesi, megjithë këto pohime, Kanchipurami mendohet se është përmendur në eposin tamil të Manimekhalait.

Në shekullin e IV të e.s., Kanchipurami u shfaq nga një e kaluar e errët për tu bërë kryeqyteti i Mbretërisë Pallava. Qyteti e arriti kulmin e fuqisë së tij gjatë shekullit të VII, kur u vizitua nga udhëtari kinez Hiuen Tsang.

Kosova

Kosova (historikisht Dardania, zyrtarisht Republika e Kosovës) është një shtet i pavarur në Evropën Juglindore. Shtrihet në qendër të Siujdhesës Ballkanike dhe kufizohet në veri dhe në lindje me Serbinë, në juglindje me Maqedoninë e Veriut, në jugperëndim me Shqipërinë dhe në perëndim me Malin e Zi. Ka një sipërfaqe prej 10.880 km² dhe popullsi prej 1.8 milion banorësh shqiptarë, pasi që serbët kanë bojkotuar procesin e numërimit. prej të cilëve afro 20 mijë banojnë në Prishtinë, përkatesishtë në Graçanicë- qytet i vogel afër kryeqyteti dhe qendres më të rëndësishme të vendit Prishtinës. Shumica dërrmuese e popullsisë janë shqiptarë, ndërsa komunitetet tjera përfshijnë serbët, turqit, boshnjakët, romët, ashkalinjtë, egjiptasit dhe goranët.Me shpalljen e pavarësisë më 17 shkurt 2008, Republika e Kosovës u bë shteti më i ri në botë. Është vatër e stabilitetit në rajon, si dhe synon anëtarësimin në NATO, Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe në Bashkimin Evropian. Kosova është vatër e vazhdimësisë së qytetërimit të lashtë iliro-dardan dhe e zhvillimit të gjuhës shqipe si pasardhëse e vetme e gjuhëve ilire. Në shek. IV p. K. u themelua Mbretëria Dardane, ndërsa më vonë pasuria nëntokësore e Kosovës luajti rol të rëndësishëm në ekonominë e Perandorisë Romake, Perandorisë Osmane dhe ish-Jugosllavisë. Megjithatë, politikat antishqiptare, luftërat, statusi politik dhe keqadministrimi ndërkombëtar e i politikës vendase në vitet e fundit kanë bërë që Kosova të radhitet si vendi më i varfër në Evropë dhe ndër më të varfrit në botë. Më 29 qershor u nënshkrua anëtarësimi i Republikës së Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore. Të ardhurat nga diaspora dhe ndihma ekonomike e BE-së dhe Shteteve të Bashkuara janë shtyllat e ekonomisë kosovare, që shënon mbi 40% të papunë.Ish-njësi federale e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, Kosova është vendi i fundit që e fitoi mëvetësinë si rrjedhojë e shpërbërjes së përgjakshme të kësaj federate. Në vitin 1990, Kosova u shpall republikë dhe në vitin 1991 shtet i pavarur, mirëpo nuk arriti ta jetësonte pavarësinë e vet në rrethanat e pushtimit ushtarak serb që zgjati plot një dekadë (1989–1999). Qëndresa paqësore mbarëpopullore, Lufta e Ushtrisë Çlirimtare (1997–1999) dhe ndërhyrja ajrore e NATO-s në pranverë të 1999 i dhanë fund genocidit të Serbisë mbi popullatën shqiptare të Kosovës. Trupat e NATO-s hynë në Kosovë në qershor 1999, ndërsa po largohej ushtria serbe, dhe Kosova u administrua nga një mision i Kombeve të Bashkuara deri në 2008. Më 17 shkurt 2008, Kosova u shpall shtet i pavarur dhe sovran dhe deri më tani është njohur nga 112vende në mbarë botën, por vazhdon të kundërshtohet nga Serbia që pretendon sovranitet mbi gjithë territorin kosovar.

Republika e Irlandës

Republika e Irlandës (irl.: Poblacht na hÉireann, ang.: Republic of Ireland) është një shtet në veri të Evropës, në ishullin e Irlandës. Në pjesën veri-lindore të Irlandës gjendet Britania e Madhe, përndryshe e ajo është anëtare e Bashkësisë Evropiane (BE). Pjesa më e madhe e banorëve të saj mbahen për katolikë të ritit romak.

Në gjuhë të tjera

This page is based on a Wikipedia article written by authors (here).
Text is available under the CC BY-SA 3.0 license; additional terms may apply.
Images, videos and audio are available under their respective licenses.