Hebrenjtë sefardikë

Hebrenjtë kanë jetuar në Spanjë që nga koha e Romës së Lashtë. Sefardik vjen nga fjala hebraike Sefard, që do të thotë, Spanjë. Në fillim kjo fjalë përdorej për t’iu referuar pasardhësve të hebrenjve të Spanjës.

Ata sot janë të shpërndarë nëpër të gjithë botën, në Izrael, Turqi, SHBA, në Amerikën Latine, Greqi, Bullgari, Francë e Britani e Madhe, mes të tjerash "Hebrenjtë sefardikë" tashmë është një term me kuptim më të gjerë dhe përdoret për të identifikuar hebrenjtë nga Orienti, Azia apo Afrika.

Hebrenjtë

Hebrenjtë apo Jehudët janë një grup etnoreligjioz si dhe një komb, me prejardhje izraelite dhe hebreje të Izraelit historik dhe të Judës.

Jehudizmi është besimi tradicional i popullit hebre, ndërkohë që respektimi i tij ndryshon nga respektimi i rreptë në përmbushjen e plotë të mosrespektimit. Etnia, kombësia dhe feja jehude janë shumë të ndërlidhura.

Në gjuhë të tjera

This page is based on a Wikipedia article written by authors (here).
Text is available under the CC BY-SA 3.0 license; additional terms may apply.
Images, videos and audio are available under their respective licenses.