God Save the Queen

"God Save the Queen" (alternativa "God Save the King") (Shqip: "Zot mbroje Mbretëreshën") është një himn që përdoret në një numër vendesh. Ai është himni kombëtar i Mbretërisë së Bashkuar dhe territoreve e dominioneve të saj ; ai është gjithashtu një nga të dy himnet kombëtare të Ishujve Kajman dhe të Zelandës së Re (që nga viti 1977) dhe himni mbretëror i Australisë (që nga viti 1984), Kanadasë (që nga viti 1980), Gjibraltarit, Xhamajkës, dhe Tuvalu-s.

Versioni Standard në Anglisht

God save our gracious Queen,
Long live our noble Queen,
God save the Queen:
Send her victorious,
Happy and glorious,
Long to reign over us:
God save the Queen.
O Lord, our God, arise,
Scatter her enemies,
And make them fall.
Confound their politics,
Frustrate their knavish tricks,
On Thee our hopes we fix,
God save us all.
Thy choicest gifts in store,
On her be pleased to pour;
Long may she reign:
May she defend our laws,
And ever give us cause
To sing with heart and voice
God save the Queen

Përkthimi në Shqip

Zot mbroje Mbretëreshën tonë të hijshme,
Rroftë Mbretëresha jonë fisnike,
Zot mbroje Mbretëreshën:
Dërgoje atë fitimtare,
Të gëzuar dhe e të lavdishme,
Që gjatë ajo të mbretërojë mbi ne:
Zot mbroje Mbretëreshën.
O Zot, Perëndia ynë, ngrihu,
Shpartallo armiqtë e saj,
Dhe bëji ato të përmbysen.
Ngatërrohu politikën e tyre,
Asgjëso marifetet e tyre të pandershme,
Mbi Ty ne varim shpresat tona,
Zot na mbro të tërëve.
Me dhuratat e tua më të çmuara,
Asaj silli lumturi;
Gjatë ajo mbretëroftë:
Ligjet tona ajo mbroftë,
Dhe gjithnjë na dhëntë shkas
Që të këndojmë me zemër dhe gaz,
Zot mbroje Mbretëreshën.

Lidhje të jashtme

Akrotiri dhe Dhekelia

Akrotiri (greqisht Ακρωτήρι, turqisht Agrotur) dhe Dhekelia (anglisht Dhekelia, greqisht Δεκέλεια, turqisht Dikelya) janë dy baza ushtarake britanike në Qipro. Këto baze janë territoret britanike dhe quhen në anglisht si Sovereign Base Areas (SBA). Administrata e bazave ushtarake është vendosur në Episkopi Cantonment, në pjesën e Akrotirit të SBAA (Sovereign Base Areas Administration).

Anglia

Ky artikull bën fjalë për një njësi administrative të Britanisë së Madhe

Anglia (anglisht: England, /ˈɪŋɡlənd/) është vendi më i madh dhe më i populluar i Britanisë së Madhe. Popullata e saj e përbën me më shumë se 83 % shumicën e popullsisë së Britanisë së Madhe, kurse pjesa kontinentale e Anglisë zë pjesën më të madhe jugore të Ishullit Britanik dhe ndan kufirin tokësor me Skocinë në veri dhe Uellsin në perëndim. Ka dalje në Detin Veriut, Detin irlandez, Detin Kelt, Kanalin e Bristolit dhe Kanalin Anglez.

Anglia u bë shtet i bashkuar në vitin 927 dhe merr emrin nga Angles, një nga klanet gjermanike që u vendosën aty në shek. V. dhe VI. Kryeqyteti i Anglisë është Londra, sipërfaqja më e madhe urbane në Britani dhe zona më e madhe urbane në Bashkimin Evropian.Anglia renditet ndër qendrat e zhvillimit kulturor më me ndikim. Është vendlindja e gjuhës angleze dhe Kishës angleze si dhe Ligji anglez formon bazat e sistemeve juridike të shumë shteteve; Londra ishte qendra e perandorisë britanike dhe vendlindja e Revolucionit industrial. Anglia ishte shteti i parë në botë që u industrializua. Anglia ishte demokracia e parë parlamentare dhe si pasojë shumë novacione kushtetuese, ekzekutive dhe juridike me prejardhje angleze janë adoptuar nga shumë vende në botë.

Anguilla

Anguilla është një Territor Britanik përtej Detit në Karaibe, një ndër më verioret nga Ishujt Leeward në Antilet Lesser. Anguilla përbëhet nga ishulli kryesor i vetë Anguillas, rreth 26 km i gjatë dhe 5 km i gjërë, së bashku me një numër ishujsh shumë më të vegjël. Kryeqyteti i ishullit është The Valley. Sipërfaqja totale tokësore e këtij ishulli është 102 km², me një popullatë prej rreth 13,500 (2006 est.).

Antilet Holandeze

Antilet Holandeze, dikur të njohura me emrin Indiet Perëndimore Holandeze, janë pjesë e Antileve Lesser dhe përbëhen nga dy grupe ishujsh në Detin Karaib:: Curaçao dhe Bonaire, pranë bregdetit Venezuelas, dhe ishujt Sint Eustatius, Saba dhe Sint Maarten, që ndodhen në juglindje të Ishujve të Virgjër. Këta ishuj formojnë një pjesë autonome të Mbretërisë së Holandës. Ekonomia e ishujve varet kryesisht nga Turizmi, shërbimet financiare ndërkombëtare, tregtinë dhe eksportin ndërkombëtar dhe në petroleum.

Aruba

Aruba është një ishull në Antilet Lesser në jug të Detit të Karaibeve dhe në veri të Gadishullit Paraguaná, Falcón State dhe Venezuela. Aruba është një shtet brenda Mbretërisë Holandeze, ajo nuk ka ndarje administrative. Për dallim nga vendet tjera të Karaibeve, Aruba ka një klimë të thatë dhe sipërfaqe të dominuar nga kaktusët. Kjo klimë ka ndihmuar turizmini për shkak se turistët mund të gjejnë klimë të ngrohtë dhe me diell.

Bermuda

Bermuda (zyrtarisht, Ishujt e Bermudës ose Ishujt Somers) është një territor britanik përtej detit në Oqeanin Atlantik të Veriut. Ndodhet pranë bregdetit lindor të Shteteve të Bashkuara, rreth 1770 km në verilindje të Miamit, Florida, dhe 1350 km në jug të Halifax, Nova Scotia, Kanadë. Bermuda është territori britanik përtej detit më i vjetër dhe më i populluar, anglezët u vendosën aty një shekull para se Akti i Unionit të krijonte Britaninë e Madhe.

Diskografia e Motörhead

Kjo diskografi përfshin titujt, albumet dhe videot e bendit hard rock/heavy metal Motörhead.

Gjeografia e Zelandës Re

Gjeografia e Zelandës ReNë regjionin e melanezisë pas Guinesë së Re vjen Zelandad e Re për kah madhësia. Ajo përfshijnë një territor prej 268.680 km² dhe 4.092.900 milion banore është e izoluar dhe larg rrugëve botërore për ka forma dhe madhësia na përkujton Italinë, por prej saj diferencohet se është ndarë në dy pjesë.

Tipare më karakteristik i natyrës së Zelandës së Re është prania shumë e madhe e peizazheve malore. Njësia themelore orografike e ishujve janë Alpet e Zelandës së Re, të cilat shtrihen në jugperëndim-verilindje. Përbëhen nga një numër të madh vargmalesh të ndara nga lugina të thella të lumenjve.

Alpet e Zelandës së Re janë male të reja të rrudhosura kah mesi i terciarit. Zhvendosjet tektonike që pësuan më vonë krijuan një numër të çarjeve dhe të fundosjeve që u manifestuan në formimin e konturave kryesore të Zelandës së Re. Në këtë kohë u fundos ngushtica Kuk e gjerë 23 km, e cila e ndan Zelandën e Re në Ishullin verior dhe atë jugor. Këto çrregullime ndikojnë në ndarjen e ishullit Stuard prej Ishullit jugor me ngushticën Fovo. Alpet e Zelandës së Re në bazë janë prej shkëmbinjve paleozoikë, mbi të cilët janë sendimentet e mezozoikut. Ndryshimet në klimë, hidrografi, në përhapjen e popullsisë dhe në veprimtaritë ekonomike në mes të viseve jugore dhe atyre veriore janë mjaftë të mëdha. Prandaj, Zelanda e Re e ndajmë në dy regjione.

Groenlanda

Grenlanda (Danisht : Grønland) - "vend i gjelbër" është një krahinë vetqeverisëse e Danimarkës, e cila gjendet ndërmjet Oqeanit Arktik dhe atij Atlantik, në lindje të Arkipelagut Arktik Kanadez. Megjithëse nga pikëpamja fiziko-gjeografike i përket kontinentit të Amerikës së Veriut, historikisht dhe kulturalisht Groenlanda ka lidhje më të ngushta me Europën, prej të shkuarës së saj kurkaqenëe kolonizuar nga Norvegjia dhe Danimarka, por edhe prej lidhjeve të ngushta me fqinjin ishullor të saj, Islandën.

Groenlanda është ishulli më i madh në botë. Tre të katërtat e sipërfaqes së saj janë të mbuluara nga shtresa akulli të përhershme. Me një popullsi prej 56,480 banorësh në vitin 2013, është territori më pak i dendur për nga popullsia në botë. Një e treta e popullsisë jeton në kryeqytetin e vendit Nuuk. Shumica e popullsisë së saj përbëhet nga kombësia Inuit, paraardhësit e të cilëve u zhvendosën në shekullin e XIII-të nga tokat e brendshme të Kanadasë drejt ishullit.

Irlanda Veriore

Irlanda Veriore është një nga katër shtetet e Britanisë së Madhe, e cila shtrihet në veri-lindje të Irlandës, me një sipërfaqe prej 14,139 km², rreth një e gjashta e ishullit të Irlandës. Në regjistrimet e vitit 2001, ajo kishte një popullatë prej 1,685,000.

Irlanda Veriore përbëhet prej gjashtë komunave nga nëntë komunat e krahinës së Ulsterit. Në Britaninë e Madhe njihet si një nga katër vendet që e përbëjnë Mbretërinë e Bashkuar.

Si njësi administrative e Britanisë së Madhe, Irlanda Veriore u përcaktua nga "Akti i Qeverisë së Irlandës 1920" , dhe ka pasur formën e vet qeverisë, të ngjajshme me Skocinë dhe Uellsin. Parlamenti i Irlandës Veriore, i krijuar më 1998, ishte suspenduar disa herë por është kthyer më 8 maj, 2007. Sistemi Juridik i Irlandës Veriore rrjedh nga sistemi juridik Irlandez i para-1920, kështu që bazohet në ligjin e shpeshtë.

Ishujt e Virgjër Britanikë

Ishujt e virgjër Britanikë ( Anglisht: British Virgin Islands ose BVI) janë një Territor Britanik përtej Detit, i cili gjendet në Karaibe, në lindje të Portorikos. Këta ishuj formojnë një pjesë të Arkipelagut të Ishujve të Virgjër, pjesa tjetër e këtij arkipelagu janë Ishujt e Virgjër të SHBA-ve.

Live at Brixton Academy

Live at Brixton Academy është albumi live zyrtar i katërt i grupit heavy metal Motörhead. Disku doli në treg më 9 dhjetor 2003 nëpërmjet SPVs dhe komprendon koncerti eseguum nga grupi në vitin 2000 në Londër.

Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut

Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore (Anglisht: United Kingdom of Great Britain and Northen Ireland (UK)), shpesh e njohur si Mbretëria e Bashkuar, ose Britania është një vend ishullor i pavarur, i cili gjindet afër bregdetit veri-perëndimor të Europës kontinentale.

Mbretëria e Bashkuar u krijua nga bashkimi politik i Anglisë, Irlandës Veriore, Skocisë dhe Uellsit dhe përfshin ishullin britanik, pjesën veri-lindore të ishullit të Irlandës dhe shumë ishuj më të vegjël. Irlanda Veriore është pjesa e vetme e Mbretërisë së Bashkuar që ka kufi tokësor (me Irlandën). Veçmas këtij kufiri tokësor, Mbretëria e Bashkuar rrethohet nga Oqeani Atlantik, Deti i Veriut, Kanali Anglez dhe Deti i Irlandës. Mbretëria e Bashkuar është Demokraci Parlamentare me qeverinë në Londër, kryeqyteti. Është monarki kushtetuese ku mbretëresha Elizabeta II është kreu i shtetit. Territoret mbretërore të Ishulljve të Kanalit dhe Ishullit të Man, formalisht prona të kurorës, nuk janë pjesë e Mbretërisë së Bashkuar por janë në bashkim kurorash me të. Mbretëria e Bashkuar përfshin katrëmbëdhjetë territore të jashtme, çka mbetet nga Perandorisë Britanike, e cila në kulmin e saj mbulonte pothuajse çerekun e botës; kjo e bën perandorinë më të madhe në histori. Si një rezultat direkt i perandorisë, ndikimi britanik mund të vërehet në gjuhën dhe kulturën e dhjetëra shteteve përreth globit, si Kanadaja, Australia, Zelanda e Re, India, Afrika Jugore, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe vende të tjera me më pak ndikim në botë. Madhëria e Saj, Mbretëresha Elizabeta II mbetet kreu i shtetit të mbretërive të Komonuelthit. Mbretëria e Bashkuar është një vend i zhvilluar, e cila renditet e pesta me GDP dhe vendi i gjashtë në botë kah zhvillimi ekonomik.

Mbretëria e Bashkuar ishte fuqia më e madhë botërore gjatë shekujve XIX dhe XX, por humbja ekonomike e dy luftërave botërore dhe mohimi i perandorisë së saj në gjysmën e dytë të shekullit XX zvogëloi rolin e saj kryesues në çështjet botërore. Sidoqoftë, Britania e Madhe ka ndikim të fortë ekonomik, kulturor, ushtarak dhe politik si dhe është një fuqi bërthamore, vendi i dytë në NATO dhe i katërti në botë për nga shpenzimet ushtarake. Është anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit, dhe është anëtare e G8, NATO, Bashkimit Europian dhe Komonuelthit të Kombeve.

Motörhead

Motörhead është grup i muzikës heavy metal / hard rock, i formuar në Londër, Angli, në vitin 1975 me iniciativën e këngëtarit, basistit dhe liderit historik Lemmy Kilmister, pas ndarjes nga grupi legjendar i space rock-ut Hawkwind.

Nga kritikët merren si grup që i ka vënë bazat e muzikës speed metal e thrash metal , dhe për shkak se Lemmy me të gjitha grupet (si Angus e Malcolm Young i AC/DC-ve) mbahen gjithnjë si grup i thjeshtë i rock 'n' roll-it ; edhe pse përkundër kësaj, ata duhej të klasifikoheshin në grupet hard & heavy.

Temat që gjenden në këngët e tyre janë seksi, lufta (E mira kundër të keqes), droga, roku dhe jeta nëpër rrugë ("life on the road"), si mund të kuptohet edhe nga titujt e disa këngëve të tyre; "(We Are) The Road Crew", "Iron Horse/Born to Lose", dhe "Keep Us on the Road".

Motörhead kanë pasur sukses të madh në vitet e para të 1980-ave, me albume si Overkill, Bomber, Ace of Spades dhe No Sleep 'til Hammersmith (pozita #1 në Angli), kanë arritur në pozita shumë të larta të toplistave dhe u kanë sjellë fitime shumë të mëdha. Kurse kohëve të fundit, (përveç albumeve në studio, albumeve "live" dhe koncerteve) janë marrë me wrestling, duke nxjerrë disa këngë për wrestler-in Triple H. Në 2004 kanë nxjerrë këngën "You Better Swim", për filmin e serisë së famshme të animuar amerikane SpongeBob SquarePants. Kënga është version i ri i klasikut të grupit "You Better Run" (Albumi March ör Die, 1992). Në këtë version është ndryshuar titulli dhe tekstit, që ka marrë një kuptim tjetër dhe teksti tani flet në fakt për peshqit, peshkaqenët edhe balenat vrasëse .

Në vitin 2005, pas disa kandidaturave të dështuara, grupi fiton për herë të parë çmimin Grammy Award, me këngën "Whiplash", një këngë cover e grupit Metallica, botuar në diskun Metallic Assault: A Tribute to Metallica.

Sex Pistols

Sex Pistols është një bend i muzikës punk rock, i formuar në Angli në vitin 1975 e aktive deri në vitin 1978.

Skocia

Skocia është një shtet që shtrihet në pjesën veriore të ishullit Britanik. Është pjesë e Britanisë së Madhe, dhe ndan kufi tokësor me Anglinë në jug. Rrethohet nga Deti i Veriut në lindje, Oqeani Atlantik në veri dhe perëndim, dhe Kanali i Veriut dhe Deti Irlandez në jugperëndim. Përveç pjesës kontinentale, Skocia përbëhet nga më se 790 ishuj përfshirë Ishujt e Veriut dhe Hebrides.

Edinburghu, kryeqyteti i vendit dhe qyteti i dytë nga madhësia, është një nga qendrat financiare më të mëdha në Evropë. Ishte nyje e "Ndriçimit Skocez" të shekullit të 18-të, e cila e bëri Skocinë një nga fuqitë komerciale, intelektuale dhe industriale në Evropë. Qyteti më i madh në Skoci është Glasgow, i cili dikur ishte një nga metropolet udhëheqëse industriale, dhe tani shtrihet në qendër të "Greater Glasgow" që dominon ultësirat Skoceze. Ujërat Skoceze përbëhen nga një sektor gjigant të Atlantikut Verior dhe Detit të Veriut, duke përmbajtur rezervat më të mëdha të naftës në Bashkimin Evropian.

The Best Of Motörhead

The Best Of Motörhead është një album-compilation i vitit 2000 i grupit heavy metal Motörhead, i cili doli në treg më 12 shtator, 2000, nëpërmjet Sanctuary Records.

We Are Motörhead

We Are Motörhead është një album muzikor i vitit 2000 i grupit heavy metal Motörhead, i cili doli në treg më 16 Maj, 2000, nëpërmjet Sanctuary Records.

Kënga "God save The Queen" është nje cover e grupit punk rock Sex Pistols.

Zelanda e Re

Zelanda e Re është një shtet ishull në pjesën jugperëndimore të Oqeanit Paqësor, që përbëhet nga dy ishuj të mëdhenj (Ishulli i Veriut dhe Ishulli i Jugut) si dhe shumë ishuj më të vegjël, më të njohurat janë Ishujt Stewart/Rakiura dhe Ishujt Chatham. Vendasët Māori emëruan Zelandën e Re Aotearoa, që zokonisht në anglisht përkthehet Toka e Resë së gjatë të bardhë". Mbretëria e Zelandës së Re gjithashtu përfshinë Ishujt Cook dhe Niue, të cilët vetqeverisen por në asociacim të lirë; Tokelau; dhe Varësia Ross (Pretendimet e Zelandës së Re për tokë në Antraktikë).

Në gjuhë të tjera

This page is based on a Wikipedia article written by authors (here).
Text is available under the CC BY-SA 3.0 license; additional terms may apply.
Images, videos and audio are available under their respective licenses.