Gadishulli Iberik

Gadishulli Iberik është pjesë periferike e Evropës Jugore.

España y Portugal
Pamje nga sateliti

Gjeografia

Edhe pse i rrethuar nga ujërat e Oqeanit Atlantik dhe të detit Mesdhe, kufiri natyror i maleve të larta të Pirenejve e bënë mjaft të izoluar prej Evropës. Këto male përfaqësojnë jo vetëm një barrierë relievi, por edhe një kufi klimatik, politik, etnik dhe kulturor. Funksionin izolues të Pirinejeve në veri e zëvendëson atraktiviteti i ngushticës së Gjiblartarit ne jug. Asnjë pjesë e Evropës nuk është më afër kontinentit të Afrikës se gadishulli Iberik. Afërsia, predispozita e mirë natyrore, roli i portës, qysh herët e ka bërë tërheqëse dhe nëpërmjet kontaktit e ndikimit, bëhet gërshetimi kulturave të dy kontinenteve. Gadishullin Iberik përmban tre shtete: Spanjën, Portugalinë dhe Andorrën si dhe Territorin e Kurorës Britanike Gjibraltar.

Klima dhe Relievi

Pyrenees topo map-blank
Malet Pirineje
Ekspansioni islam

Ekspansioni islam quhet politika pushtuese e arabëve duke filluar nga mesi i viteve 630 Jahre dhe përhapja e fesë islame deri në shekullin e 8-të. Në qendër të vëmendjes së këtij artikulli është ekspansioni ushtarak. Zhvillimi i shkencave dhe ai kulturor trajtohet në artikullin Epoka e lulëzimit islam.

Fillimi i ekspansionit islam përdoret shpesh për të përkufizuar edhe fundin e antikitetit.

Evropa

Evropa ose Europa (gr. Eurṓpē Εὐρώπη

) është një nga shtatë kontinentet tradicionale politike, dhe një pjesë e kontinentit gjeografik të Evroazisë. Evropa rrethohet në veri nga Oqeani i Ngrirë i Veriut, në perëndim nga Oqeani Atlantik, në jug nga Deti Mesdhe, dhe në juglindje nga Malet Kaukaz, Deti i Zi dhe ngushticat që e lidhin atë me Detin Mesdhe. Në lindje, Evropa kryesisht ndahet nga Azia nga ndarja ujore e Maleve Urale, Lumi Ural, dhe Deti Kaspik.Evropa mbulon rreth 10.180.000 km² ose 2 % e sipërfaqes së Tokës dhe rreth 7,8 % të sipërfaqes së ngurtë të Tokës. Ajo përbëhet nga një numër i madh shtetesh (ca. 50), numri i saktë i të cilave varet nga përcaktimi i kufijve të Evropës, si dhe përfshirja e shteteve gjysmë të njohura (p.sh.Kosova). Evropa ka pjesë të Rusisë, shtetit më të madh në Botë nga sipërfaqja dhe më të madhit në Evropë nga sipërfaqja dhe popullsia, si dhe Vatikanin, shtetin më të vogël nga secila pikëpamje. Evropa është kontinenti i tretë më i populluar pas Azisë dhe Afrikës me një popullatë prej 731.000.000 ose rreth 11 % e Popullsisë së Botës. Sipas projeksioneve të OKB-së, përqindja e Evropës do të bjerë në 7 % më 2050, duke numëruar 653 milion banorë. Sidoqoftë, popullsia dhe kufijtë e Evropës nuk janë të qartë, për shkak se fjala "kontinent" mund t'i drejtohet si pikëpamjes kulturore dhe politike ashtu edhe pikëpamjes fiziko-gjeografik.

Gjuha rome

Gjuha Rome;Gjithashtu në shqip: gabelët, romët, janë secili prej gjuhëve të ndryshme të romëve që përkasin në degën Indo-Aryan të familjes indo-evropiane të gjuhës. Sipas Ethnologut, shtatë varietetet e romëve janë mjaft divergjentë për tu konsideruar gjuhë të tyre. Më e madhja është Vlax Romani (rreth 500,000 folës),Balkan Romani (600,000), dhe Sinte Romani (300,000). Disa komunitete rome flasin gjuhë të përziera në bazë të gjuhës përreth me fjalorin e ruajtur të Romëve - këto njihen nga gjuhëtarë si varietete para-romane, në vend të dialekteve të vetë gjuhës rome.Dallimet midis varieteteve të ndryshme mund të jenë po aq të mëdha sa, për shembull, dallimet ndërmjet gjuhëve sllave.

Gështenja e butë

Gështenja e butë ( lat. Castanea sativa Mil L.) e njohur edhe si: kshtojë (Pejë), gishtaja (Llap-Gollak), kshtajë (Shqipëri e Veriut), kshtejë (Vuthaj) është anëtare e familjes Fagaceae.

Simbolet e Evropës

Simbolet e Evropës kanë një histori tё gjatё e cila zё fill që nga kohët e lashta e ku dallohet sidomos figura mitologjike e vetё Evropës. Disa simbole u prezantuan në vitet 1950 dhe 1960 nga Këshilli i Evropës (KE). Komuniteti Evropian ka krijuar simbole shtesë qysh në vitin 1985, e të cilat u trashëguan edhe nga Bashkimi Europian (BE) në vitin 1993. Simbolet e tilla të Bashkimit Europian tani përfaqësojnë pozitat politike në mbështetje të pёrpjekjeve të BE-sё nё rrugёn e integrimit evropian, siç mbështetet nga BE në vend të Evropёs si kontinent apo sferë kulturore.

Spanja

Mbretëria e Spanjës (spanjisht dhe galisht: Reino de España ose España; katalanisht: Regne d'Espanya; ne gjuhen baske: Espainiako Erresuma) ndodhet në gadishullin e Pirenejve, në Evropë.

Eshtë shtet amtare të Bashkimit Europianë qe ne viti 1986(pra ka më shumë se tridhjetë vjet brenda tij) dhe të Nato’s

Në perëndim të saj ndodhet Portugalia, në jug Gjibraltari dhe Maroku. Me Pirenejtë në veri kufizohet me Francën dhe Principatën e Andorrës. Pjesë të Spanjës janë edhe disa ishuj në Detin Mesdhe dhe në Oqeanin Atlantik.

Mbretëria e Spanjës në Gadishullin e Iberisë zë një sipërfaqe prej 509 990 km² (së bashku me ishujt Kanarie, Baleare, Ceuta dhe Melilla) në të cilën jetojnë rreth 47 milion banorë. Spanja ka kryeqytet Madridin. Gjuha zyrtare është spanjishtja.

Sipas Kushtetutës së 29 dhjetorit të 1978-ës (ndryshimet e fundit më 1992) Spanja është Mbretëri parlamentare e trashëgueshme. Kreu i shtetit është Mbreti, ndërsa Parlamenti është organi ligjvënës dhe përfaqësues i popullit (Cortes Generales).

Spanja ka në brendi të saj rrafshnalta (Kastilien e Re dhe të Vjetër, të cilat ndahen nga vargmalet e Kastilieve). Në pjesën veri perëndimore ndodhet bregdeti malor i Galicisë, Asturias dhe Baskisë, në veri lindje ndodhet lugina deri në rrëzë të Pirenejve, pjesa lindore e bregdetit të Katalonisë, Valencia dhe Murcia. Në jug ndodhet lugina e Andaluzisë me Sierra Nevadën (pjesa malore e Andaluzisë), më tej ndodhen grupet e ishujve Balneare dhe Kanarie. Lumenjtë kryesorë në Spanjë janë Duero, Taho, Guadiana dhe Guadalkivir që derdhen në Oqeanin Atlantik dhe Ebro e Júca që derdhen në Mesdhe.

Popullsia mbizotëruese janë spanjollët. Shumica e popullsisë është e besimit krishter-katolik .

Spanja ka partner kryesor në shkëmbimet tregtare ShBA, Gjermaninë dhe Francën. Ka disa porte detare ndërkombëtare si Las Palmas de Gran Canaria, Barcelonë, Valencia, Malaga, Cadis dhe Bilbao.

Në gjuhë të tjera

This page is based on a Wikipedia article written by authors (here).
Text is available under the CC BY-SA 3.0 license; additional terms may apply.
Images, videos and audio are available under their respective licenses.