Ferrari

Ferrari S.p.A. është një prodhues automjetesh sportive me bazë në Maranello, Itali. Themeluar në 1929 nga Enzo Ferrari, si Scuderia Ferrari, në fillim merrej vetëm me prodhimin dhe sponsorizimin e makinave të garave ndërsa prodhimi i parë i makinave sportive filloi në 1947. Gjithsesi Ferrari vazhdon të jetë e pranishme në kampionatet sportive si Formula 1.

Ferrari S.p.A.
Lloji sh.a
Industria Industria Automobilistike
Themeluar 1947 (1929)
Themeluesi Enzo Ferrari
Selia Maranello, Itali
Kryesuesit John Elkan
(Kryetar)
Piero Ferrari
(Zv. Kryetar)
Amedeo Felisa
(Drejtori i përgjithshëm)
Produkte Supermakina
Prodhimi 7,044 njësi (2011)[1]
Të ardhurat rritje € 2.2 miliardë (2011)[1]
Pronar(ë) Fiat S.p.A. (90%)
Piero Ferrari (10%)
Punonjësit 2,695 (2011)[1]
Dega kryesore Fiat S.p.A.
Adresa e internetit Ferrari.com

Historiku

Enzo Ferrari nuk ishte i interesuar fillimisht në prodhimin e automjeteve rrugore, kur ai formoi Scuderia Ferrari (fjalë për fjalë "Skuadra Ferrari"), në 1928 si një sponsor për shoferët amatorë me qendër në Modena. Ferrari përgatiti, dhe fitoi me sukses me shoferët e ndryshëm, me makinat Alfa Romeo deri në vitin 1938, kur ai u punësua nga Alfa Romeo të drejtojë departamentin e tyre të garave.

Në vitin 1941, Alfa Romeo u konfiskua nga qeveria fashiste e Benito Musolinit, si pjesë e përpjekjeve të fuqive të boshtit fashist. Ndarja e Enzo Ferrarit ishte mjaft e vogël që të ishte e paprekur. Sepse atij i ishte e ndaluar me kontratë që të merrte pjesë në gara për katër vite, Scuderia për një kohë të shkurtër u bë Auto Avio Costruzioni Ferrari, e cila gjoja prodhonte makineri pune dhe pajisje avionësh. Gjithashtu e njohur si SEFAC (Scuderia Ferrari Enzo Auto Corse), Ferrari në fakt prodhoi vetëm një makinë gare, Tipo 815, në periudhën e jo-konkurrimit. Ajo ishte makina e parë Ferrari (ajo ka debutuar në Mille Miglia në 1940), por për shkak të Luftës së Dytë Botërore ajo pa konkurrencë të vogël. Në vitin 1943 fabrika Ferrari u zhvendos në Maranello, ku ka mbetur që atëherë. Fabrika u bombardua nga aleatët në vitin 1944 dhe u rindërtua në vitin 1946, pas përfundimit të luftës, dhe përfshiu makinat e prodhimit rrugor.

Ferrari 166MM Barchetta
166MM Barchetta 212/225

Makina e parë rrugore e Ferrarit ishte 125 S e 1947-ës, e fuqizuar nga një Motorr V12 1.5 L; Enzo Ferrari i ndërtoi dhe i shiti ato për të themeluar Scuderia Ferrari.[2]

Në 1988, Enzo Ferrari nxori në treg Ferrari F40, Modeli i fundit i Ferrarit para vdekjes së tij në fund të vitit, dhe njëra nga supermakinat me të famshme të prodhuara ndonjëherë. Nga 2002 deri në 2004, Ferrari prodhoi Enzon. Enzoja ishte modeli më i shpejtë i Ferrarit në atë kohë, e cila u prezantua dhe iu vu emri në nder të themeluesit të Ferrarit, Enzo Ferrari. Në fillim iu shit klientëve të besuar dhe atyre që kishin bërë porosi më parë, secila prej 399 copëve të prodhuara (minus të 400-ën e cila iu dhurua Vatikanit për bamirësi) kishin një çmim prej $650,000 copa.

Në 12 shtator 2012, 964 makina Ferrari (me vlerë mbi $162 milionë) morën pjesë në ngjarjen e Ferrari Driving Days në pistën e Silverstone dhe bënë paradë rreth Silverstone Circuit dhe vunë rekord botëror.[3]

Garat sportive

LaudaNiki19760731Ferrari312T2
Makina e Formula 1, Ferrari 312T2, e drejtuar nga Niki Lauda

Që në fillimet e kompanisë, Ferrari është përfshirë në garat e makinave, duke konkurruar në disa kategori duke përfshirë Formula 1 dhe garat me makina sportive nëpërmjet nënndarjes së saj sportive Scuderia Ferrari e cila po ashtu furnizon edhe skuadrat e tjera me makina dhe motora.

AAC 815 e vitit 1940 ishte makina e parë e garave e dizenjuar nga Enzo Ferrari, megjithëse nuk u etiketua si model Ferrari.

Scuderia Ferrari

Scuderia Ferrari ka marrë pjesë në disa kategori garash sportive me makina, megjithëse sot është e përfshirë zyrtarisht vetëm në Formula 1. Është skuadra e vetme e cila ka marrë pjesë në kampionatin botëror të Formula 1 në mënyrë të vazhdueshme që prej 1950. José Froilán González i dha skuadrës fitoren e parë të F1 në 1951 British Grand Prix.

Kimi Raikkonen won 2007 Brazil GP
Scuderia Ferrari fitoi titullin e pilotit të Formula 12007, me Kimi Räikkönenin.

Alberto Ascari i dha Ferrarit titullin e parë për pilotët një vit më vonë. Ferrari është skuadra me e vjetër në kampionat, dhe më e suksesshmja: skuadra mban pothuajse çdo rekord të Formula 1. Që prej 2008-ës, rekordet e skuadrës përfshijnë 15 tituj botërorë për pilotë (1952, 1953, 1956, 1958, 1961, 1964, 1975, 1977, 1979, 2000, 2001, 2002, 2003, 2004 dhe 2007) 16 tituj botërorë për konstruktorë (1961, 1964, 1975, 1976, 1977, 1979, 1982, 1983, 1999, 2000, 2001, 2002, 2003, 2004, 2007 dhe 2008), 209 fitore, 4925.27 pikë, 622 finishe në podium, 203 pozicione të para, dhe 218 xhiro të shpejta në 776 gara.

Ndër pilotët më te njohur të Ferrarit dallohen José Froilán González, Tazio Nuvolari, Juan Manuel Fangio, Luigi Chinetti, Alberto Ascari, Wolfgang von Trips, Phil Hill, Olivier Gendebien, Mike Hawthorn, Peter Collins, Giancarlo Baghetti, John Surtees, Lorenzo Bandini, Ludovico Scarfiotti, Jacky Ickx, Mario Andretti, Clay Regazzoni, Niki Lauda, Carlos Reutemann, Jody Scheckter, Gilles Villeneuve, Didier Pironi, Patrick Tambay, René Arnoux, Michele Alboreto, Gerhard Berger, Nigel Mansell, Alain Prost, Jean Alesi, Eddie Irvine, Rubens Barrichello, Michael Schumacher, Kimi Räikkönen, Felipe Massa, dhe Fernando Alonso.

1973-05-27 Jacky Ickx, Ferrari 312P
Një 312PB (e drejtuar nga Jacky Ickx) gjatë vitit të fundit të skuadrës në Kampionatin Botëror të Makinave Sportive.

Përveç F1, Ferrari përfshiu makina edhe në gara me makina sportive, të cilat ekzistuan për disa vite.

Në vitin 1949, Luigi Chinetti drejtoi një 166 M e cila i dha Ferrarit fitoren e parë në gara, në garën 24 orëshe të Le Mansit në 1949. Ferrari vazhdoi duke e dominuar Kampionatin Botëror të Makinave Sportive i cili u krijua në vitin 1953, duke e fituar titullin 7 herë gjatë 9 kampionateve të para.

Kur formati i kampionatit ndryshoi në vitin 1962, Ferrari fitoi tituj çdo vit në paktën një kategori deri në vitin 1965 dhe pastaj sërish në vitin 1967. Ferrari fitoi edhe një titull finaleje, në vitin 1972 përpara se Enzo të vendoste braktisjen e garave me makina sportive pas vitin 1973 dhe të lejonte që Scuderia Ferrari të përqendrohej vetëm tek Formula 1.

Megjithëse Scuderia Ferrari nuk mori pjesë me makina sportive pas 1973, ata herë pas here ndërtonin makina të ndryshme sportive të suksesshme për pilotët pa skuadër. Këtu përfshihen BB 512 LM në 1970, 333 SP e cila fitoi IMSA GT Championship në 1990, dhe momentalisht F430 GT2 dhe GT3 të cilat po fitojnë momentalisht në kategoritë përkatëse.

Makinat e garave për skuadrat e tjera

Përgjatë historisë së saj, Ferrari ka furnizuar edhe skuadrat e tjera, veçmas për skuadrën Scuderia Ferrari.

Në vitet 1950 dhe 60, Ferrari furnizoi me makina të Formula 1 disa skuadra. Një shembull i famshëm është skuadra e Tony Vandervell, e cila garoi me Thinwall Special Ferrari të modifikuara para se të ndërtonin makinat e tyre Vanwall. North American Racing Team në sezonin e vitit 1969 ishte rasti i fundit ku përveç Scuderia Ferrari u fut edhe ajo me makinë Ferrari.[4]

Ferrari furnizoi makina me motorë V8 për serinë A1 Grand Prix, për sezonin 2008-09.[5] Makina u dizenjua nga Rory Byrne dhe është stiluar t’i ngjajë makinës së F1 2004.

599 GTB Fiorano dhe F430 GT u pëdorën për gara GT. Ferrari Challenge është parkë garash për Ferrari F430. Supermakina e fundit e Ferrarit, FXX e vitit 2006 nuk lejohet në rrugë, dhe përdoret vetëm për gara.

Makinat e rrugës

Ferrari 166 Inter Coupé Touring 1949
Ferrari 166 Inter Coupe Touring

Modelet e tanishme

California 458 Italia F12 Berlinetta FF
  • Grand tourer
  • Motor V8
  • Me çati të hapur
  • Makinë sportive
  • Motor V8 në mes
  • Grand tourer
  • Motor V12
  • Grand tourer
  • Frena 4WD
  • Motor V12
Ferrari California1 Ferrari 458 Italia in London 2012-03-07 Motorshow Geneva 4309 2011-03-04 Autosalon Genf 1369

Makina e parë Ferrari ishte 125 S sportive. Në 1949, Ferrari 166 Inter, lëvizja e parë e kompanisë në tregun e grand touring, e clia vazhdon të mbajë shitjet e Ferrarit deri në ditët e sotme.

Disa modele u dizenjuan me pamjen e jashme nga Pininfarina, Zagato dhe Bertone.

Dino ishte Ferrari i parë me motor në mes. Ky model u përdor për shumicën e Ferrareve të viteve 1980 dhe 1990. Modelet V8 të Ferrarit përbëjnë më shumë se gjysmën e prodhimit të Ferrarit.

Për disa kohë, Ferrari prodhoi versione 2+2 për makinat V8 me motor në mes. Megjithëse dukeshin ndryshe nga 2-vendëset, si GT4 dhe Mondial ishin të lidhura ngushtë me 308 GTB.

Kompania prodhoi makina 2+2 me motor përpara, deri në modelet e sotme 612 Scaglietti dhe California.

Ferrari prodhoi makina me motor në mes me 12-cilindra për Berlinetta Boxer në 1973. Më e fundit Testarossa mbetet modeli më i famshëm i Ferrarit.

Supermakinat

Scarsdale Concours Enzo 2
Enzo

Përpjekjet më të mëdha janë bërë në tregun e supermakinave. 250 GTO e vitit 1962 mund të konsiderohet supermakina e parë e Ferrarit, e cila arrin deri tek modelet e sotme Enzo dhe FXX.

Makinat koncept dhe specialet

Ferrari P45 front right
Ferrari P4/5

Ferrari ka prodhuar disa makina koncept, si Ferrari Mythos. Ndërkohë që disa modele ishin radikale (si Ferrari Modulo) dhe nuk u nisën kurrë për prodhim, të tjera si Ferrari Mythos kanë treguar elemente stilimi të cilat janë shfrytëzuar për prodhim.

Koncepti më i fundit i Ferrarit ishte Ferrari Millechili i vitit 2010.

Disa prej versioneve të vetme rrugore të Ferrari u prodhuan gjithashtu, disa prej tyre janë regjistruar nga pronarë të pasur. Si Ferrari P4/5.

Programi i projekteve speciale i Ferrarit me dizenjuesit si Fioravanti, Pininfarina, dhe Zagato ndërtojnë modele të modifikuara të Ferrarit si modele strukturore bazë. Makina e parë e këtij programi ishte SP1, e regjistruar nga një ekzekutiv biznesi Japonez. E dyta ishte P540 Superfast Aperta, e regjistruar nga një entuziast Amerikan.

Emërimi i makinave

Deri para viteve 1980, Ferrari ndiqte skemën e emërimit me tri numra në bazë të cilindratës:

  • Modelet me motora V6 dhe V8 përdornin cilindratën totale (në dencilitra) për dy karaktret e para dhe numrin e cilindrave për të fundit. Për shembull Ferrari Dino 206 kishte motor 2.0 L V6, ndërkohë që Ferrari 348 kishte motor 3.4 L V8, megjithëse, për Ferrari F355, karakteri i fundit tregon 5 valvula për cilinder. Deri në daljen e Ferrari 360 Modena, karakteret për modelet V8 (të cilat kishin një emër dhe një numër) tregonin vetëm cilindratën totale të makinës. Aspekti tregues numerik vazhdoi edhe me Ferrari F430, gjithsesi zëvendësuesja e F430-ës, Ferrari 458 Italia përdor të njëjtin emërim si 206 dhe 348.
  • Modelet V12 përdornin cilindratën (në centimetra kub) për cilindër. Kështu që, e famshmja 365 Daytona kishte një motor 4390 cc V12. Gjithësesi, disa modele Ferrari V12, si 599-ta, kanë tregues me tre numra për cilindratën totale.
  • Modelet Flat 12 (boxer) për cilindratën përdorin litrat. Kështu që, BB 512 ishte 5 litra e sheshtë 12 (një Berlinetta Boxer, në këtë rast). Gjithësesi, Berlinetta Boxer origjinale ishte 365 GT4 BB, e cila u emërua si modelet V12.
  • Halo Car F e ndjekur nga përvjetorët, ashtu si F40 dhe F50. Enzo e shmangu këtë rregull, gjithsesi emri i F60-ës u aplikua për makinën e Ferrarit të Formula 1 dhe disa herë ngatërrohet me Enzon.
  • Disa modele, si Ferrari Mondial e vitit 1980 dhe Ferrari Testarossa e vitit 1984 nuk ndoqën skemën e tri numrave.
Ferrari612SessentaEdition
612 Scaglietti Sessanta Edition

Shumica e Ferrareve ju është dhënë një tregues për stilin e trupit të makinës. Në përgjithësi, janë përdorur këto shkurtime:

  • M ("Modificata"), vendoset në fund të numrit të modelit, tregon një model të modifikuar dhe jo një pasardhëse të makinës (shiko F512 M dhe 575 M Maranello).
  • GTB ("Gran Turismo Berlinetta") janë modele të mbyllura Berlinetta, ose coupe.
  • GTS ("Gran Turismo Spyder") në modelet e vjetra, Spydera të hapura , ose me tavan të hapur (shiko 365 GTS/4); Gjithsesi, në modelet më të fundit, kjo prapashtesë përdoret më modelet targa top (shiko Dino 246 GTS, dhe F355 GTS; me përjashtim të 348 TS, e cila u emërua ndryshe). Makinat me tavan të hapur përdorin prapashtesën "Spider" (shiko F355 Spider, dhe 360 Spider).
  • GTO ("Gran Turismo Omologata"), e vendosur në fund të numrit, tregon një version të modifikuar të paraardhëse. Po ashtu, tri shkronjat tregojnë një model i cili është dizenjuar dhe përmirësuar për përdorim në pistë duke qenë edhe për përdorim rrugor. Vetëm tri modele kanë këto prapashtesa; 250 GTO e vitit 1962, 288 GTO e vitit 1984 dhe 599 GTO e vitit 2010.

Sistemi i emërimit mund të jetë ngatërrues, si disa modele të ndryshme përdorin motor dhe stil trupi të njëjtë. Shumë Ferrari gjithashtu kishin emra të tjerë shtesë (si Daytona) për ti identifikuar më tej. Shumë emra të tillë nuk janë emra zyrtarë të fabrikës. Emri Daytona përkujton fitren e Ferrarit në shkurt 1967 në garën 24 orëshe në Daytona me 330 P4.[6]

Modelet e ndryshme Dino u emëruan për djalin e Enzos, Dino Ferrari.

Në mesin e viteve 1990, Ferrari shtoi shkronjën "F" në fillim të të gjitha modeleve (një praktikë e braktisur pas F512 M dhe F355, por u përshtat sërish me F430).

Identiteti

Ferrari Werke
Zyrat qëndrore dhe fabrika e Ferrarit
FBaracca 1
Konti Francesco Baracca

Simboli i famshën i skuadrës Ferrari është Cavallino Rampante ("kali mbi dy këmbë") hamshori i zi mbi dy këmbë në mburojë të verdhë, zakonisht me shkronjat S F (për Scuderia Ferrari), me tre shirita jeshilë, të bardhë dhe të kuq (ngjyrat kombëtare italiane) në pjesën e sipërme. Makinat e rrugës kanë një stemë drejtkëndëshe (shiko figurën në fillim të faqes), dhe, me dëshirë, mund të vendoset stema në formën e mburojës nën pasqyrat e përparme afër derës.

Në 17 qershor 1923, Enzo Ferrari fitoi një garë në pistën e Savios në Ravenna ku takoi Konteshën Paolina, e ëma e Kontit Francesco Baracca, një as i forcave ajrore italiane dhe hero kombëtar i luftës së parë botërore, i cili vizatonte një kalë në anët e avionit. Kontesha i kërkoi Enzos ta përdorte këtë kal për makinat e tij të garave, duke sygjeruar se do ti sillte atij fat. "Kali mbi dy këmbë" origjinal i vizatuar në avionin e Baraccas ishte vizatuar formë reje me ngjyrë të kuqe dhe të bardhë, por Ferrari vendosi që kali të jetë i zi (ashtu siç ishte vizatuar në avonët e skuadronit të Baraccas pas vdekjes së pilotit në detyre) dhe ai shtoi të verdhën kanarinë për fushën pasi ishte ngjyra e Modena, vendlindjes së tij. Por kali i Ferrarit ishte i ndryshëm nga ai i kontit në disa detaje të vogla si bishti i kalit në avion ai e kishte bishtin me drejtim poshtë ndërsa stema e Ferrarit e ka me bishtin lart.

Ferrari përdori cavallino rampante si një kompani zyrtare në vitin 1929. Që prej garës 24 orëshe të Spa në 9 korrik 1932, cavallino rampante është përdorur tek Alfa Romeot që garonin për Scuderia Ferrari.

Motivi i kalit mbi dy këmbë është i vjetër, mund të gjendet në monedhat antike. Një kal i zi në fushë të verdhë shihet edhe në Stemën e qytetit Gjerman të Stuttgartit, shtëpia Mercedes-Benzit dhe byrosë së dizenjimit të Porsche, të dyja konkurrentet kryesore të Alfas dhe Ferrarit në vitet 1930. Emri i qytetit vjen nga Stutengarten, një formë e vjetër e fjalës gjermane Gestüt, e cila përkthehet në shqip stallë kuajsh dhe në Italisht scuderia. Porsche gjithashtu e përfshin stemën e Stuttgartit si logon e korporatës, me në qendë emblemën e shtetit Württemberg. Rössle i Stuttgartit i ka të dyja këmbët e prapme të vendosura në tokë, si kali i Baraccas, por jo si cavallino i Ferrarit.

Fabio Taglioni e përdorte cavallino rampante në motorat e tij Ducati, po ashtu Taglioni ka lindur në Lugo di Romagna si Baracca, dhe gjithashtu u ati i tij ishte pilot luftarak në luftën e parë botërore (megjithëse nuk ishte pjesë e skuadronit të Baraccas, siç thuhet ndonjëherë gabimisht). Ndërkohë që fama e Ferrarit rritej, Ducati e braktisi stemën e vjetër ndoshta nga ndonjë marrëveshje midis kompanive.

Ngjyra

Që prej viteve 1920, makinat italiane të garave Alfa Romeo, Maserati dhe më vonë Ferrari dhe Abarth ngjyroseshin në të "kuqen e garave" (Rosso Corsa). Kjo ishte ngjyra kombëtare e garave e Italisë, siç u rekomandua nga organizatat ndërmjet luftërave botërore të vilat u shndërruan në FIA. E cila e referohet kombësisë së skuadrës garuese, jo të prodhuesit të makinës apo pilotit. Në këtë skemë, makinat franceze të Bugattit ishin blu, Gjermanet si Benz dhe Mercedesi ishin të bardha (që prej 1934 edhe ngjyrë metalike të argjendtë), dhe Britaniket me jeshile si në mesin e viteve 1960 Lotusi dhe BRM.

Kuriozisht, Ferrari fitoi Kampionatin Botëror në 1964 me John Surtees duke konkuruar dy garat e fundit në Amerikën Veriore me makinat e ngjyrosura me ngjyrat e SHBA-ve të bardhë dhe blu, pasi nuk u regjistruan nga fabrika Italiane, por nga skuadra amerikane North American Racing Team (NART). Kjo u bë si formë proteste në lidhje me Ferrarin dhe me Autoritetin Italian të Garave në lidhje me homologimin e makinave të reja të garave Ferrari me motor në mes.

Ndërmarrja

Në vitin 1963, Enzo Ferrari u afrua nga Ford Motor Company për një blerje të mundshme. Fordi auditoi asetet e Ferrarit por negociatat ligjore dhe bisedimet u ndërprenë në mënyrë të njëanshme nga Ferrari kur ai kuptoi se marrëveshja e ofruar nga Ford nuk do ta lejonte atë të qëndronte në programin e garave të kompanisë. Henry Ford II menjëherë urdhëroi divizionet e makinave sportive të Ford si: Lotus, Lola, dhe Cooper që të ndërtonin një makinë që ta mundte Ferrarin në një pistë botërore rezistence, kështu lindi Ford GT40 në vitin 1964.

Ndërkohë që marrëveshja me Fordin ra, FIAT iu afrua Ferrari me një propozim më fleksibël dhe bleu interesat mbizotëruese në vitin 1969. Enzo Ferrari mbajti 10% të aksioneve, të cilat tashmë zotërohen nga djali i tij Piero Lardi Ferrari.

Ferrari ka menaxhuar vetë të gjitha produktet që mbajnë markën e Ferrarit, përfshirë syzet, stilolapsat, lapsat, materiale elektronike, parfume, kolonja, veshje, biçikleta të teknologjisë së lartë, ora dore, celularë, dhe madje kompjutera laptopë.

Ferrari gjithashtu ka një muze, Galleria Ferrari në Maranello, e cila tregon makinat e rrugës dhe të garave dhe shumë objekte të tjera të lidhura me Ferrarin.

Partnerë Teknikë

Ferrari ka një marrëdhënie të gjatë me Shell Oil. Kjo është një partneritet teknik me Ferrarin dhe Ducatin për të provuar dhe për të furnizuar me karburante skuadrat e garave të Formula 1, MotoGP dhe World Superbike. Për shembull, benzina Shell V-Power është zhvilluar me ekspertizën e shumë viteve ndërmjet Shell dhe Ferrari. [7]

Ferrari ka pasur disa marrëveshje për të furnizuar disa skuadra të Formula 1 me motorë përgjatë viteve, dhe për momentin furnizon me motorë Scuderia Toro Rosso dhe Sauber F1 Team.

Historia e shitjeve

Numri i përgjithshëm i makinave Ferrari të ndërtuara dhe të shitura në të gjithë historinë e saj është përafërsisht 130 000.[8]

Viti Shitjet tek klienti përfundimtar (numri i tipeve të makinave)
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
1999[9] 3,775  
2000[10] 4,070  
2001[11] 4,289  
2002[12] 4,236  
2003[13] 4,238  
2004[14] 4,975  
2005[15] 5,409  
2006[16] 5,671  
2007[17] 6,465  
2008[18] 6,587  
2009[19] 6,250  
2010[20] 6,461  
2011[21] 7,001  
2012[22] 7,318  

Modelet

Rrugore

Në prodhim

Ferrari California
Ferrari California
Ferrari 612 Scaglietti
Ferrari 612 Scaglietti

Të gjitha modelet rrugore të Ferrarit

Viti Modeli
1948 166 Inter
1951 195 Inter
1951 212 Inter
1952 342 America
1953 250 Europa
1953 375 America
1954 250 GT
1956 410 Superamerica
1957 250 GT California
1959 250 GT Cabriolet
1960 400 Superamerica
1960 250 GT 2+2
1962 250 GTO
1962 250 GTL
1964 275 GTB
1964 275 GTS
1964 330 GT 2+2
1964 500 Superfast
1966 275 GTB/4
1966 275 GTS/4
1966 330 GTC
1966 330 GTS
1966 365 P Speciale
1966 365 California
1967 365 GT 2+2
1967 Dino 206 GT
1968 365 GTC
1968 365 GTS
1968 365 GTB/4
1969 365 GTS/4
1969 Dino 246 GT
1969 Dino 246 GTS
1971 365 GTC4
1971 365 GT4 BB
1972 246 GTS
1972 365 GT4 2+2
1973 Dino 308 GT4
1975 Dino 208 GT4
1975 308 GTB
Viti Modeli
1976 308 GT4
1976 400 Automatic
1976 400 GT
1976 512 BB
1977 308 GTS
1979 400i Automatic
1979 400i GT
1980 208 GTB
1980 208 GTS
1980 308 GTBi
1980 308 GTSi
1980 Mondial 8
1981 512 BBi
1982 208 GTB Turbo
1982 208 GTS Turbo
1982 308 GTB Quattrovalvole
1982 308 GTS Quattrovalvole
1982 Mondial Quattrovalvole
1983 Mondial QV Cabriolet
1984 GTO
1984 Testarossa
1985 328 GTB
1985 328 GTS
1985 412 Automatic
1985 412 GT
1985 Mondial 3.2 GTB
1985 Mondial 3.2 GTS
1986 GTB Turbo
1986 GTS Turbo
1987 F40
1989 348 TB
1989 348 TS
1989 Mondial T
1989 Mondial T Cabriolet
1991 512 TR
1992 456 GT
1992 456 GTA
1993 348 GTB
Viti Modeli
1993 348 GTB
1993 348 GTS
1994 F355 Berlinetta
1994 F355 GTS
1994 F355 GTS
1995 F50
1995 F355 Spider
1996 550 Maranello
1997 355 F1 Berlinetta
1997 355 F1 GTS
1997 355 F1 Spider
1998 456M GT
1998 456M GTA
1999 360 Modena
2000 360 Spider
2001 550 Barchetta
2002 575M Maranello
2002 Enzo
2003 360 Challenge Stradale
2004 612 Scaglietti
2004 F430
2005 F430 Spider
2005 575 Superamerica
2007 599 GTB Fiorano
2007 612 Scaglietti
2008 430 Scuderia
2008 California
2008 Scuderia Spider 16M
2009 458 Italia
2010 599 GTO
2010 SA Aperta
2011 FF
2011 458 Spider
2012 F12berlinetta
2013 LaFerrari

Për gara dhe përdorim vetëm në pistë

Në prodhim

  • 458 GT2 (2011)
  • 458 GT3 (2011)
  • 458 Challenge (2011)
  • F430 GT2
  • F430 GT3

Jashtë prodhimit

("P" tregon që vetura ka fituar Titullin botëror për Pilotët, "C" e ka fituar Konstruktori.)

  • Ferrari FXX (2005)
  • Ferrari 599XX
RL 1958 Ferrari 250 Testa Rossa 34
Ferrari 250 Testa Rossa e vitit 1958
1962 Ferrari 250 GTO 34 2
Ferrari 250 GTO e vitit 1962
Ferrari Berlinette 275 LM (1965), Paris Motor Show 2018, IMG 0331
Ferrari 250 Le Mans e vitit 1965
Horag Hotz Ferrari 333 SP
Një Ferrari 333 SP

Prototipet

Fale Milano 83
Ferrari StoreMilano

Prodhuar vëtëm një prototip

Shih edhe

Referenca

  1. ^ a b c "Annual Report 2011" (PDF). fiatspa.com. Marrë më 2012-06-08.
  2. ^ Historia e Ferrarit In DK Engineering nga http://www.dkeng.com/the-company/history-of-ferrari.aspx Tërhehur 14 shtator 2010
  3. ^ "Felipe Massa dhe Marc Gene drejtojnë paradën rekordthyese të Ferrareve në Silverstone". Skidmark. 15 shtator 2012. Marrë më 18 shtator 2012.
  4. ^ Hayhoe, David & Holland, David (2006). Grand Prix Data Book (4th edition). Haynes, Sparkford, UK. ISBN 978-1-84425-223-7
  5. ^ "Ferrari's A1GP Deal". Yahoo Sport. 2007-10-11. Marrë më 2008-03-24.
  6. ^ "World Championship 1967". Wspr-racing.com. Marrë më 2010-09-26.
  7. ^ "Ferrari and Shell V-Power". Shell Canada. 2009-01-15. Marrë më 2009-01-20.
  8. ^ http://www.ferraris-online.com/pages/article.php?reqart=SCM_200804_SS
  9. ^ Fiat Group 1999 Annual Report (PDF)
  10. ^ Fiat Group 2000 Annual Report (PDF)
  11. ^ Fiat Group 2001 Annual Report (PDF)
  12. ^ Fiat Group 2002 Annual Report (PDF)
  13. ^ Fiat Group 2003 Annual Report (PDF)
  14. ^ Fiat Group 2004 Annual Report (PDF)
  15. ^ Fiat Group 2005 Annual Report (PDF)
  16. ^ Fiat Group 2006 Annual Report (PDF)
  17. ^ Fiat Group 2007 Annual Report (PDF)
  18. ^ Fiat Group 2008 Annual Report (PDF)
  19. ^ Fiat Group 2009 Annual Report (PDF)
  20. ^ Fiat Group 2010 Annual Report (PDF)
  21. ^ Fiat Group 2011 Annual Report (PDF)
  22. ^ Fiat Group 2012 Annual Report (PDF)
Felipe Massa

Filipe Massa (lindur më 21 prill 1981) është një pilot brazilian që për momentin është pjesë e Scuderisë Ferrari përkrah spanjollit Fernando Alonso. Massa filloi karrierën e tij në moshën 8 vjeçare në "go-karting" dhe vazhdoi të garojë në kampionate kombëtare edhe për 7 vite të tjera. Ai më pas lëvizi tek Formula Chevrolet ku fitoi titullin për pilotë. Ai më pas lëvizi tek Italian Formula Renault në vitin 2000 dhe fitoi titullin sëbashku me titullin europian. Massa gjithashtu ka garuar edhe në Euro Formula 3000 duke arritur të fitoj edhe titullin.

Massa filloi karrierën e tij në Formula 1 me Sauberin përpara se të shkonte tek Ferrari si pilot testues në vitin 2003.

Formula Një

Formula Një ose Formula 1, (zyr. Formula One World Championship, shk. edhe F1) është klasi më i lartë i serisë së garamit automobilistik i organizuar Fédération Internationale de l'Automobile (FIA) dhe zotëruar nga Formula One Group. FIA Kampionati Botëror i Formula Një ka qënë një nga format parësore të garimit që nga sezoni i parë në 1950. Fjala "formula" në emër i referohet një grup rregullash që të gjithë makinat e pjesmarrësve duhet t'i zbatojnë. Një sezon i Formula Një përmban një seri garash, të njohura si Çmimet e mëdha, të cilat zhvillohet në të gjithë botën në cirkuite të ndërtuara ose në rrugë publike.

Rezultatet e çdo gare vlerësohen nga një sistem pikësh për të vendosur dy trofe: një për pilotë dhe një për konstruktorë. Pilotët duhet të kenë super liçencën, klasi më i lartë i lejes së drejtimit që lëshohet nga FIA. Garat duhet të zhvillohen në pista të graduara "1" (më parë "A"), gradimi më i lartë i lëshuar nga FIA. Garat zakonisht zhvillohen në vendndodhje rurale në cirkuite të ndërtuara, por disa gara të tjera zhvillohen edhe në rrugë qyteti.

Për vitin aktual (2016) kalendari i Formula 1 përfshin 21 gara të veçanta të emëruara si Grand Prix (shqip: Çmimi i Madh). Çdo garë mban emrin e shtetit ku mbahet gara (me pak përjashtime) dhe vlerësohet me pikë për pozitën e arritur në garë. pilotit që ka mledhur më shumë pikë i jepet në fund të sezonit titulli kampion botëror.

Prej vitit 1958, përveç pilotëve marrin pjesë edhe ekipet e konstruktorëve të makinave, të cilat kanë dy pilotë të cilët konkurojnë për titullin e kampionit botëror të konstruktorëve. Kampionati i pilotëve dhe konstruktorëve të makinave sot numërohet në paralel, gjë që nuk ka qenë e njëjtë në të kaluarën, pasi më parë numëroheshin edhe garat e tjera në seri të garës për titullin e kampionit.

Giuseppe Farina

Dr. Giuseppe "Nino" Farina lindi më 30 tetor 1906 në Torino, Itali; vdiq më 30 qershor 1966 në Chambery, Francë. Ishte një garues automobilash dhe kampioni i parë i Formula 1.

Kampionati Botëror i Formula Një 1998

Formula 1 sezoni i vitit 1998 ishte kampionati i 49të i ogranizuar nga FIA në garimet në Formula 1. Ky kampionat u mbajt nga 8 mars gjer më 1 nëntor, 1998 me gjithësej 16 gara të zhvilluara.

Kampionati Botëror i Formula Një 1999

Formula 1 sezoni i vitit 1999 ishte kampionati i 50të i ogranizuar nga FIA në garimet në Formula 1. Ky kampionat u mbajt nga 7 mars gjer më 31 tetor, 1999 me gjithësej 16 gara të zhvilluara.

Kampionati Botëror i Formula Një 2000

Formula 1 sezoni i vitit 2000 ishte kampionati i 51të i ogranizuar nga FIA në garimet në Formula 1. Ky kampionat u mbajt nga 12 mars gjer më 22 tetor, 2000 me gjithësej 17 gara të zhvilluara.

Kampionati Botëror i Formula Një 2001

Formula 1 sezoni i vitit 2001 ishte kampionati i 52të i ogranizuar nga FIA në garimet nëFormula 1. Ky kampionat u mbajt nga 4 mars gjer më 14 tetor, 2001 me gjithësej 17 gara të zhvilluara. Dominues në këtë sezon ishte piloti Michael Schumacher dhe ekipi i tij Scuderia Ferrari Marlboro.

Kampionati Botëror i Formula Një 2002

Formula 1 sezoni i vitit 2002 ishte kampionati i 53të i ogranizuar nga FIA në garimet nëFormula 1. Ky kampionat u mbajt nga 3 mars gjer më 13 tetor, 2002 me gjithësej 17 gara të zhvilluara. Dominues në këtë sezon si dhe në dy sezonët e mëparshme ishte piloti Michael Schumacher dhe ekipi i tij Scuderia Ferrari Marlboro.

Kampionati Botëror i Formula Një 2003

Formula 1 sezoni i vitit 2003 ishte kampionati i 54të i ogranizuar nga FIA në garimet nëFormula 1. Ky kampionat u mbajt nga 9 mars gjer më 12 tetor, 2003 me gjithësej 16 gara të zhvilluara. Dominues në këtë sezon si dhe në tre sezonët e mëparshme ishte piloti Michael Schumacher dhe ekipi i tij Scuderia Ferrari Marlboro.

Kampionati Botëror i Formula Një 2004

Formula 1 sezoni i vitit 2004 ishte kampionati i 55të i ogranizuar nga FIA në garimet nëFormula 1. Ky kampionat u mbajt nga 7 mars gjer më 24 tetor, 2004 me gjithësej 18 gara të zhvilluara. Dominues në këtë sezon si dhe në katër sezonët e mëparshme vijuese ishte piloti Michael Schumacher dhe ekipi i tij Scuderia Ferrari Marlboro. Gjithashtu në këtë sezon i dukshem ishte edhe suksesi i ekipeve BAR dhe Renault, si dhe performanca e dobët e konkurentëve të Ferrari-t Williams dhe McLaren.

majkëll Shumaker fitoi 12 nga 13 garat e para dhe në fund arriti 13 fitore, duke thyer rekordin e tij me 11 fitore në sezon, të vendosur në vitin 2002. Ai gjithashtu fitoi një kampionat të shtatë pilotësh duke vendosur rekord të ri ndërsa shoku i tij i skuadrës Rubens Barrichello fitoi dy nga katër garat e fundit dhe e përfundoi kampionatin në vend të dytë. Jenson Button, pavarësisht se nuk arriti të fitonte asnjë garë, arriti të merrte 10 podiume dhe një pole position për të përfunduar në vendin e tretë në rënditjen përfundimtare të pilotëve. Së bashku me shokun e tij të skuadrës japonez, Takuma Sato, Baton e rënditi BAR-in në një vend të dytë impresionues në rënditjen përfundimtare të konstruktorëve, menjëherë prapa Ferrarit.

Katër nga 10 skuadrat, Ferrari, Reno, Xhaguar dhe Tojota ishin prodhime të kompanive të mëdha të prodhimit të makinave ndërsa njëra nga skuadrat, BAR, ishte krijim i një kompanie duhani. Uilliams dhe Meklaren, që të dyja skuadra private, kishin marrëveshje për furnizim motorrësh me kompani të mëdha të prodhimit të makinave, respektivisht me BMW dhe Mercedes, ndërsa Honda prodhonte motorrë për BAR-in. Tri skuadrat e tjera, Jordan, Sauber dhe Minardi ishin gjithashtu skuadra private por kishin pka sponsora, dhe për rrjedhojë kishin tendencë të përfundonin në fund të rënditjes së përgjithshme. Sauberi merrte motorrë Ferrari të riemëruar Petronas, dhe gjithashtu merrte sponsorizim nga kompania malajziane e naftës dhe gazit.

Kampionati Botëror i Formula Një 2006

Formula 1 kampionati i vitit 2006 ishte kampionati i 57të botërorë në Formula 1, organizuar nga FIA.

Kampionati Botëror i Formula Një 2007

Formula 1 kampionati i vitit 2007 ishte kampionati i 58të botërorë në Formula 1, organizuar nga FIA. Ky kampionat filloi më 18 mars dhe mbaroi më 21 tetor të vitit 2007 pas 17 garave të zhvilluara.

Në garën e konstruktorëve ekipi italian Scuderia Ferrai e kishte të lehtë pas eliminimit të pikëve të ekipit McLaren për shkak të skandalit të spiunimit.

Gara për kampion të pilotëve ishte vërtetë garë e ashpër fillimisht në mes vetë pilotëve të ekipit McLaren e pastaj në të në garat e fundit u bashkangjith seriozisht finlandezi Kimi Raikkönen i cili dhe në fund arriti të e fitoj titullin në garën e fundit në Brazil.

Kimi njëherit kishte edhe më shumë fitore në këtë sezonë (6 fitore) dhe 12 podiume sa kishte edhe piloti debitues i sezonit, anglezi Lewis Hamilton.

Lewis Hamilton ishte ylli i sezonit, debituesi më i suksesëshëm në gjithë historinë e Formula 1 kampionateve botërore, ai arriti që nga fillimi i tijë të shenojë 9 (gjithsej 12) podiume nga të cilat 2 ishin fitore (gjithsej 4). Gjithashtu ishte piloti më me shumë shanse për të fituar titullin kampional gjer në garën e fundit në Brazil.

Kampionati Botëror i Formula Një 2008

Formula 1 kampionati i vitit 2008 është kampionati i 59-të botërorë në Formula 1, organizuar nga FIA. Ky kampionat filloi më 16 mars dhe do të mbarojë më 2 nëntor të vitit 2008 pas 18 garave të zhvilluara. Është sezoni i parë nën marrëveshjen e re Kondord. Këtë sezon garojnë shtatë ekipe me nga dy pilotë për garë. Për këtë sezon paraqiten edhe dy qarqe garuese qarku rrugorë në Valencia dhe qarku rrugorë në Singapur ku tek i pari do të zhvillohet gara për çmimin e Evropës dhe tek i dyti për të Singapurit. Gjithashtu gara në Singapur do të jetë gara e parë e cila do të zhvillohet natën.

Kimi Räikkönen

Kimi-Matias Räikkönen (Finlandisht: [ˈkimi ˈmɑtiɑs ˈræikːønen]; lindur më 17 tetor 1979), me pseudonimin Iceman (sq: Njeriu u akullt) është një pilot garash finlandez i cili aktualisht garon në Formula Një për Alfa Romeo Racing. Ai fitoi titullin botëror të vitit 2007 në sezonin e parë me Ferrarin. Pas nëntë sezonesh në Formula Një, Räikkönen u largua dhe garoi në Kampionatin Botëror të Rallyt (sezonet 2010 dhe 2011), para se të rikthehej sërisht në Formula Një para fillimit të sezonit 2012. Përveç titullit të tij, Räikkönen ka përfunduar i dyti edhe në sezonet 2003 dhe 2005 dhe i treti në sezonet 2008, 2012 dhe 2018. Para fillimit të sezonit 2019, Räikkönen ka fituar 21 gara, duke qënë pilot finalndez i Formula Një me më shumë gara të fituara. Ai është piloti i vetëm që ka fituar një garë me makinë të pajisur me motorr V10, V8 dhe hibrid V6.Räikkönen hyri një Formula Një si një pilot kryesor i Sauber-Petronas në sezonin 2001; ai kishte garuar vetëm 23 herë para se të bashkohej në Formula Një. Ai u bashkua me McLaren Mercedes për sezonin 2002, dhe u bë një kandidat për titullin kampion, duke përfunduar si ndjekës mbrapa Michael Schumacher në sezonin 2003 dhe Fernando Alonso në sezonin 2005. Në vitin 2007, ai kaloi te Scuderia Ferrari si dhe fitoi titullin botëror me vetëm një pikë diferencë ndaj pilotëve të McLaren, Lewis Hamilton dhe Fernando Alonso. Një vit më pas, ai barazoi për herë të dytë rekordin e xhirove më të shpejta në një sezon.

Räikkönen u largua nga Ferrari pas përfundimit të sezonit 2009, duke fituar vetëm një garë pasi makina nuk ishte konkuruese. Në rikthimin e tij në Formula Një, ai garoi për Lotus në sezonet 2012 dhe 2013. Më 11 shtator 2013, Ferrari zyrtarizoi rikthimin e Räikkönen në një kontratë dy-vjeçare që do të niste në fillim të sezonit 2014. Kontrata më pas u zgjat deri në përfundim të sezonit 2018. Räikkönen qëndroi katër vite pa fituar që nga rikthimi i tij te Ferrari; ai e theu këtë rekord negativ në Çmimin e madh të Shteteve të Bashkuara 2018, duke qënë fitorja e parë pas 113 garave dhe e para me Ferrarin që nga viti 2007. Pavarësisht se nuk fitoi për katër vite, Räikkönen përfundoi rregullisht në katër vendet e para të renditjes gjatë periudhës së tij të dytë te Ferrari. Räikkönen e përfundoi karrierën e tij tetë-vjeçare me Ferrarin me një vend të tretë në sezonin 2018.Në shtator 2018, Scuderia Ferrari lajmëroi se Räikkönen do të largohet në përfundim të sezonit 2018; ky lajmërim u pasua nga një mesazh i shkurtër i Sauber Alfa Romeo, ekip i lidhur me Ferrarin, që lajmëroi se Räikkönen kishte firmosur për dy vite. Ai shkëmbeu vendet me Charles Leclerc, i cili kaloi te Ferrari.Në sezonet 2010 dhe 2011 të kampionatit botëror të Rally, Räikkönen voziti një Citroën C4 WRC për Citroën Junior Team. Në të njëjtën kohë, ai garoi edhe në NASCAR, dhe debutoi për ekipin Kyle Busch Motorsports në Camping World Truck Series. Revista Forbes e listoi finlandezin si të 36tin në listën 'Celebrity 100' në vitin 2008; ai gjithashtu u rendit si i famshmi i 26të më i paguar dhe sportisti i pestë më i paguar. Një vit më vonë, ai u rendit si atleti i dytë më i paguar në të njëjtën listë.

Michael Schumacher

Michael Schumacher (3 janar 1969) është një shofer gjerman garash, statistikisht , kampioni më i madh i Formula 1 i të gjitha kohërave, pasi fitoi 7 tituj botërorë, dy me Benetton (1994 - 1995) dhe pesë të njëpasnjëshme me Ferrari (2000-2004).

Schumacher është mbajtësi më i madh i rekordeve në F1, duke arritur, përveç titujve botërorë, edhe numrin më të madh të fitoreve, të pole position, xhiro më të shpejtë të garës, hat trick (pol pozitë, fitore dhe xhiron më të shpejtë në të njëjtën garë) dhe pikë në karrierën e tij. Schumacher ishte gjithashtu i parë gjerman që u bë kampion botëror të Formula 1 dhe ishte ikona më popullore në Formula 1, deri në vitin 2006, sipas një sondazhi të kryer nga FIA.

Pas gjashtëmbëdhjetë vjet me radhë në sezonet e F1 1991-2006 dhe tre vjet pushim, u punësua nga Mercedes Grand Prix për sezonin 2010.

Peter Whitehead

Peter Whitehead lindi më 12 nëntor të vitit 1914 në Menston, Angli dhe vdiq më 21 shtator të vitit 1958 në Lasalle, Francë ishte një garues automobilash anglezë. Ai mori pjesë në dymbëdhjetë (12) gara të Kampionatit Botërorë në Formula 1 duke debituar më 2 korrik të vitit 1950. Gjat karierës së tijë arriti 1 podium dhe fitoi gjithsej 4 pikë kampionale. Ai pëeveç kësaj pilotoi edhe në gara jo kampionale.

Peter Whitehead njihet si personi i parë të cilit Enzo Ferrari i shiti Formual 1 veturë: Ferrari 125.

Rubens Barrichello

Rubens Gonçalves Barrichello ka lindur më 23 maj të vitit 1972 dhe është një Formula 1 pilot brazilian i cili për momentin garon për ekipin Honda Racing. Më së miri është i njohur si kolegu i pilotit Michael Schumacher gjat kohës së garimit për ekipin Ferrari nga viti 2000 gjer në vitin 2005, ku arriti sukses të dukshëm. Me largimin e M. Schumacherit në fund të vitit 2006 e bën këtë pilotin më me përvojë në sezon.

Scuderia Ferrari

Scuderia Ferrari Marlboro është emri i Gestione Sportiva repart i kompanisë së automobilave Ferrari. Ferrari në Formula 1 është paraqitur në vitin 1950 me srinë e motorit Tipo 125 F1 kështu duke mbetur ekipi më i vjetër dhe më i suksesëshëm në Formula 1. Scuderia Ferrari tilullin e pare si ekipë konstruktorësh e arrin në vitin 1961 kurse gjer në këtë vitë arrijnë 5 tituj me pilotë. Scuderia Ferrari gjer më tani ka arritur 14 tituj kampionale si konstruktorë duke marr parasyshë pesë tituj rradhazi të arritura nga Michael Schumacher.

Pilotët momenta të ekipit janë Felipe Massa dhe Kimi Räikkönen, të cilët nënshkruan kontratë pas trembëdhjet vite pilotimi të pilotit Michael Schumacher i cili pas kampionatit të vitit 2006 u largua nga garat në Formula 1. Test pilotët janë Luca Badoer dhe Marc Gené. Udhëheqës të ekipit janë Jean Todt sëbashku me Stefano Domenicali si drejtor sportiv si dhe drejtori teknik Mario Almondo.

Dashamirësit dhe përkrahësit e shumtë të ekipit (që janë shumica italianë) janë të njohur si tifosi.

Sezoni 1970 i Formula Një

Kampionati botërorë në Formula 1 për vitin 1970 ishte kampionati i 21të botërorë i organizuar nga FIA. Ky kampionat filloi më 7 mars dhe mbaroi më 25 tetor ku fitues doli Jochen Rindt pas 5 fitoresh nga 13 garat e zhvilluara.

Në gjuhë të tjera

This page is based on a Wikipedia article written by authors (here).
Text is available under the CC BY-SA 3.0 license; additional terms may apply.
Images, videos and audio are available under their respective licenses.