Fene


Fene është një komunëSpanjë, e vendosur në qarkun Ferrol, të provincës A Coruña, në Galicia. Fene ka 14165 banorë (2009), dhe përfshinë një sipërfaqe prej 26.29 km2.

Fene
Komunë
Stema_figura
Vendndodhja
Fene is located in Spanjë
Fene
Fene

Koordinatat: 43°28′V 8°10′P / 43.467°V 8.167°P

Administrimi
Shteti Flamuri Spanja
Kom. autonom  Galicia
Provinca A Coruña
Qarku Ferrol
Kryetari i Bashkisë Iván Puentes Rivera
Sipërfaqja dhe popullsia
Sipërfaqja 26.29 km2
Popullsia 14165 banorë
Të dhëna të tjera
Zona Kohore UTC+1
Faqja Zyrtare www.fenecidadan.net

Lidhje të jashtme

Aleksandri I

Aleksandri I-rë i Rusisë (Aleksander Pavllovic Romanov 23 dhjetor 1777 - 19 dhjetor 1825) lindi në Shën-Pjetërburg. Ai është biri i Pavel të I, carit të Rusise dhe Sofi-Doroté von Wurtemberg. Aleksandi i I-re qeverisi Rusinë nga 1801 deri në 1825. Periudha e tij e mbretërimit perkoi me ate të Napoléonit, me të cilin ai u ndesh jo pak herë.

Aleksandri u rrit ne menyren franceze pasi me formimin e tij u mor nje kolonel zviceran i quajtur Federik Sezar de Laharpe. Ky i fundit ndikoi shume ne karakterin e Aleksandrit duke i zhvilluar ide liberale qe binin ndesh me ato ne te cilat besonte babai i tij, Pavel i Ire.

Gjyshja e tij Katarina e IIte, mendoi qe te Aleksandri te ishte pasardhesi i saj ne fron, por vdekja e papritur beri qe deshira e saj te mos behej kurre realitet.

Ne mars te 1801 Aleksandri u informua për nje komplot qe po organizohej kunder babait te tij. Naten e 23 marsit te atij viti Pavel i Ire u vra ne pallatin e tij Sen Mihail nga nje grup oficeresh te udhehequr nga Gjeneral Benigsen. Po ate date Alexandri i Ire u emerua Perandor I Rusise por deri diten e vdekjes ai u ndje pergjegjes për humbjen e te atit.

Disa muaj pas ngjitjes në fron Aleksandri mori një sërë masash për reformimin e kushtetutës në vënd dhe liroi skllavët e provincave balltike. Në vendimet e tij ai këshillohej nga vëllai Konstantin. Politika e tij do të braktisej pas ardhjes në fronin e Rusise, të carit Nikolla i I-re.

Ne 1801 i nxitur dhe nga Laharpe Rusia vendosi paqen me Francen. Cari nisi te shfaqte hapur adimirimin e tij për Francen dhe institucionet franceze. Ai fliste gjithnje me superlative kur behej fjale për figuren e Napoleon Bonapartit. Megjithate ne nje hark kohor shume te shkurter Alexandri i Ire nisi te ndryshonte serish mendim. Perseri prapa skene qendronte i zakonshmi Laharpe, i cili pas nje vizite ne Paris i dorezoi Carit nje liber me pershtypje te tijat. Sipas vete Aleksandit ky liber i ndryshoi rrenjesisht pikpamjet. Nuk vonoi shume dhe ai deklaroi se Napoleoni nuk ishte nje patriot i vertete por tirani me i madh i botes.

Aleksandri i Ire ishte kundershtari ushtarak me i forte i Napoleon Bonaparte : Ai bëri aleancë me Austrinë dhe Prusinë, u mund në betejën e Austerlitz në 1805 dhe në atë të Friedland-it në 1807. Gjatë 1808-1809 mbështëti fuqimisht Francën në luften kundër Anglisë dhe Suèdisë, me qellim për të pushutar Finlandën (sipas traktatit të Frederikshaven.

Aleanca me Francen u prish kur Aleksandri i Ire nënshrkoi me turqit traktatin e Bukureshtit. Ky ishte shkaku që solli pushtimin e Mokes nga Franca e më pas fitoren e Rusisë në Bérezina më 29 nëntor të 1812.

Në aspektin fetar, duke filluar që nga 1914, Aleksandri i Ire, u perfshi nga méthodismi dhe u perpoq për te ndertuar nje shoqeri te ashtuquajtur biblike. Ne 1825, disa muaj para se te vdiste, ai lajrmeroi Papen Léon XII se deshironte te braktiste fene ortodokse, dhe te perfshinte Rusine ne Kishen Romake.

Ne vjështën e 1825, me motivin për te bere nje udhetim me bashkshorten e tij te semure, shkoi ne jug te Rusise. Nderkohe qe po pergatitej nje perballje luftarake midis Rusise dhe Perandorise Osmane, Aleksandri i Ire vdes me 18 nëntor ne Taganrog. Vdekja e tij u shoqerua me shume dyshime pasi gjate ceremonies mortore shume nga te pranishmit kufoma nuk ngjante aspak me Carin. Thuhet se Cari kishte shpikur vdekjen e tij i shtyre nga deshira për te jetuar i qete.

I vetmi fakt ne te cilin historianet mbështësin te tilla hipoteza është se Aleksandri i III hapi varrin e Aleksandrit te Ire, por brenda nuk kishte asgje

Thuhet se ai ishte fshehur ne Tomsk te Siberise ku bente jeten e nje prifti dhe quhej Fédor Kousmistch. Sipas ketyre zerave, te pavertetuar, Aleksandri i Ire u zbulua dhe u pushkatua me 20 janar 1864.

Аммон Ф. Г. В фаворе у кесаря: Александр I и Аракчеев

Dypjaka

Dypjaka është një fshat në Shqipëri...

Etika

Etika (greq. Ηθική, nga fjala ήθος, ithos - ves, dok, zakon)

në filozofi është studimi dhe vlerësimi i sjelljes njerëzore në dritën e parimeve morale. Parimet morale mund të shikohen si standarti i sjelljes që njerzit kanë ndërtuar për veten e tyre ose si lënda e shtërngimeve dhe detyrimeve që një shoqëri e caktuar kërkon nga pjestarët e saj. Ajo merret me çështjet se çfarë është e mirë dhe çfarë është e keqe, si mundemi ne të bëjmë dallimet mes tyre, a është e mira dhe e keqja e njejtë për të gjithë; si mundemi të bëjmë vendime të forta që mund të ndihmojnë apo pezmatojnë të tjerët? Emërtimi përdoret edhe për çdo sistem ose teori të vlerave morale ose parimore. Tradicionalisht etika ndahet në etike normative, metaetikë, dhe etikë e zbatuar.

Definimi me i shkurtes i etikes eshte se ajo paraqet shkencen mbi moralin, deri sa morali eshte grumbulli i normave, rregullave dhe sjelljeve qe e shoqerojne individin gjate jetes se tij qofte ne aspektin profesional qofte ne ate te perditshmerise. Pra etika si shkence merret me parimet apo fenomenet morale. Ajo eshte nje aktivitet i arsyes ne kerkim te se mires morale.

Feja e shqiptarit -Shqiptaria

Feja e shqiptarit -Shqiptaria - lëvizje intelektuale dhe popullore shqiptare.

Feja në Pashallëkun e Tepelenës

Ne Rajon gjendeshin kater fe. Shqiptaret, shumica bektashinj, por kishte edhe ortodoks, Greket ishin ortodoks, Turqit myslyman sunit, egzistonte edhe nje numer i vogel cifutesh, te emigruar per ti shpetuar persekitimeve te Frenados dhe Izabeles . Ne territoret shqiptare te pashallekut shumica e popullsise ishte kthyer ne myslymane, me shume se per bindje e kishin bere per te bere karriere si mercenar ne ushtrine e Sulltanit.

Nje pjese e shqiptarve kishte qendruar e krishter por keta, shkruan Brighton, edhe pse ishin besimtare nuk respektonin aspak prifterinjte e kishave te tyre, perkundrazi i shanin dhe i percmonin haptazi, kjo sepse jo vetem ata nuk ishin ushtare, por ishin skllever qe pergjithsisht i perkisnin kombit grek. (Broughton 1885, I : 137) Greket nga ana e tyre kishin fituar nje seri privilegjesh nga Porta e Larte. Aliu, vet sipas te gjithe autorve interesohej per fene vetem ateher kur mund te kishte ndonje perfitim, mednohet te ket qene bektashi. Koloneli Leak shkruan se Ali financonte nje teqe ne Trikala dhe shkruante pse Aliu favorizonte kete ordher fetar: Doktrina e tyre është tolerante kundrejt te gjitha besimeve dhe i konsideron njerzit te barabarte perpara perendise [...] Ne Trikala thuhej se Aliu merrte nga te gjithe por ju jepte vetem dervishve. (Leak 1835 ,IV : 285)

Aliu nuk e kishte zakon te persekutonte njerzit ne baze te fese te ciles i perkisnin. Te krishteret ne Janine gezonin shume privilegje, aq sa kishte myslyman qe ankoheshin se ishte e pamundur te dalloje me kush ishte myslyman e kush jo. Ato pak here qe Aliu persekutoi te krishterлt e beri thjesht per motive taksash. Drejt fundit te jetes se vet Aliu, per te terhequr rreth vetes greket, i therriste keta te fundit "bashkfetar te krishter", kjo perpjekje doli e kote per faktin se synimet e grekve nuk ishin clirimi nga Turqit por ndertimi i nje shteti demokratik, dhe ne qender te levizjes nuk ishte problemi fetar por ai i klasave.

Historia e Kuturmanit

Kuturmani është një fshat i Librazhdit me shumë pak histori, ndodhet ne veri-perëndim të Librazhdit. Ai ka një histori jo mjaft të lashtë. Sipas të dhënave historike të dokumentuara, gjetjeve arkeologjike, ndërtimeve, toponimeve të shumta me karakter historik si dhe tregimeve gojore të treguara brez pas brezi vetëtojnë se fshati i Kuturmanit ka qene i banuar qe ne shekujt 18 mbase Krishtit.

Kung fu

Kung fu (kin. gong fu, ku gong - arritje, meritë dhe fu - njeri) është një emërtim kinez që tregon arritjen me punë të vazhdueshme dhe përkushtim të mjeshtërimit të çdo teknike luftarake, jo vetëm në artet luftarake. Pra, me kung fu tregohet të ushtruarit me përpjekje të gajta deri në arritjen e përsosmërisë në një art, teknikë apo veprimtari.

Në Evropë termi «kung fu» u përdor në vitet 1970 për të treguar filmat kinezë të artistëve me famë të arteve luftarake, si p.sh. Brus Li

Emërtimi më i përshtatshëm për të treguar artet luftarake kineze është "vushu" (武术 vǔshù, nga 武 wǔ : luftë, dhe 术 shù : art) , pra fjalë për fjalë art luftarak. Shprehja kineze vushu gong fu tregon «mjeshtrinë e artit luftarak».

Lufta Tridhjetëvjeçare

Lufta Tridhjetëvjeçare është term i futur në historinë e Evropës qendrore dhe perëndimore me të cilën përfshihen luftërat dhe konfliktet e zhvilluara gjatë viteve 1618-1648 për dominim në aspektin e përgjithëshem sundues dhe fetar. Arenë e luftimeve të armatosura ishte territori i Gjermanisë së sotshme. Si rezultat i këtyre luftimeve ishin ndryshimet e kufijëve të sovranëve si dhe kthjellimet mbi pikëpamjet dogmatike fetare. Luftë e ngjashme e tillë zhvillohet sot në anët e botës islame kulmi i së cilës ishin luftimet në mes Irakut dhe Iranit gjegjësisht të sunitëve dhe sheitëve.

Mark Milani

Marko Miljanov Popović i njohur Mark Milani (25 prill 1833 - 2 shkurt 1901) ka qenë prijës fisnor i Bërdas dhe gjeneral e shkrimtar malazez.

Mrekullia e diellit

Mrekullia e diellit është një ngjarje e mrekullueshme që u dëshmua nga më shumë se 100.000 njerëz më 13 tetor 1917 në fushat e Kova da Irias pranë qytetit portugez të Fatimas.

Sipas pohimeve të shumë dëshmitarëve, pas rënies së shiut, retë u çanë dhe dielli në qiell dukej si një disk i errët, vërtitës. Thuhej se ai ishte shumë më pak ndriçues se normalisht, dhe lëshonte drita shumëngjyrëshe në natyrën përreth, hijet e truallit, njerëzit, dhe retë përqark. Më pas rrëfehet se dielli u prir nga toka në një forme zik-zake, duke trembur disa prej të pranishmëve të cilët menduan se kjo do të thoshte fundin e botës. Dëshmitarët rrëfyen se trualli dhe teshat e tyre të lagëta nga shiu i mëparshëm u thanë krejtësisht.

Vlerësimi i numrit të dëshmitarëve arrin nga "tridhjetë deri katërdhjetë mijë" sipas Avelino de Almeida, që shkruante për gazetën portugeze "O Século", gjer në njëqind mijë, vlerësuar nga Dr. Xhozef Gerret, profesor i shkencave natyrore në Universitetin e Koimbras, të cilët ishin të dy të pranishëm atë ditë në ngjarjen e Kova da Irias.

Mrekullia iu ngarkua nga dëshmitarët Zojës së Fatimas, një shfaqje e Maries Virgjëreshës së Bekuar tre fëmijëve barinj disa muaj më parë po atë vit, siç e kishin parathënë fëmijët më 13 korrik, 19 gusht dhe 13 shtator 1917. Fëmijët treguan se Zoja u kishte premtuar atyre se në mesditën e 13 tetorit në Kova da Iria, Zoja do tua zbulonte fëmijëve identitetin e saj, dhe bënte një mrekulli "që të gjithë të mund të besonin."

Sipas tregimeve të dëshmitarëve, mrekullia e diellit zgjati rreth dhjetë minuta. Tre fëmijët barinj, të cilët poashtu i kishin parë veprimet e diellit atë ditë, tregojnë se kishin parë një rradhë vizionesh, si atë të Jezusit, Maries Virgjëreshës së Bekuar, dhe të Shën Jozefit duke bekuar turmën.

Nikolla II

Nikolla II I Rusisë (Nikolai II Aleksandrovich) lindi me 18 maj te vitit 1868 ne Pallatin Aleksander ne Shen Petersburg Tsarskoye Selo,njihet ndryshe ne kishen ortodokse ruse edhe si Shen Nikolla Pasion-Bartesi eshte Cari I fundit i Perandorise Ruse nga Dinastia Romanov,Sundimi I tij filloi me 1 nentor te vitit 1894 dhe pa fundin e njeres nga Perandorive me te medha ne bote sepse me 2 mars te vitit 1917 abdikoi fronin e tij.Ju dha emri si Nikolla I pergjakshem apo I lige sepse gjate kohes si Car I Rusise ndodhen nje mori tragjedish si ajo e Khodinkes,Revolucionit Rus,Te dieles se pergjakshme etj.Nga shume historian konsiderohet si nje lider I dobet dhe inkompetent ku vendimet e të cilit çuan në humbje ushtarake dhe në vdekjen e miliona subjekteve të tij.

JETA,FEMIJERIA DHE FAMILJA

Nikolla ka lindur në Pallatin e Aleksandrit në Shën Petersburg, Perandorinë Ruse, djali i madh i perandorit Aleksandër III dhe perandoreshes Maria Feodorovna nga Rusia (Princesha Dagmar nga Danimarka). Ai kishte pesë motra dhe vellezer më të vegjël: Aleksandër , Xhorxh , Xenia , Mikhail dhe Olga . Nikolla shpesh i referohet babait të tij me nostalgji në letra pas vdekjes së Aleksandrit në 1894. Ai ishte gjithashtu kishte nje afersi nënën e tij, siç u zbulua në letrat e tyre te publikuara te korresponduara me njëri-tjetrin.

Gjyshërit e tij atdhetarë ishin Perandori Aleksandër II dhe perandoresha Maria Aleksandrovna (princesha Marie e Hessen dhe nga Rhein). Gjyshërit e tij të nënës ishin Mbreti i Kristian IX dhe Mbretëresha Louise nga Danimarka. Nikolla kishte kryesisht prejardhje gjermane dhe daneze, paraardhësi i tij i fundit etnikisht rus, ishte Dukesha e madhe Anna Petrovna e Rusisë (1708-1728), e bija e Pjetrit të Madh .Nikolla kishte lidhje fisnore edhe me disa monarkë në Evropë. Vëllezërit e motrës së nënës së tij përfshinin Mbretërit Frederik VIII të Danimarkës dhe George I të Greqisë, si dhe Mbretëresha Aleksandra e Mbretërisë së Bashkuar (bashkëshortja e Mbretit Edward VII). Nicholas, gruaja e tij Alexandra dhe perandori gjerman Wilhelm II ishin të gjithë kushërinjtë e parë të Mbretit George V të Mbretërisë së Bashkuar. Nicholas ishte gjithashtu një kushëri i parë i Mbretit Haakon VII dhe Mbretëresha Maud të Norvegjisë, si dhe Mbreti Kristian X i Danimarkës dhe Mbreti Konstandini I i Greqisë.

Car Nikolla II ishte kushëri i parë, i Dukes së Madh Nikolla Nikolaevich. Për të dalluar mes tyre, Dukës së Madh iu vu nofka “Nikolasha" ose "Nikolla I gjate ", ndërsa Car Nikolles se II ishte "Nikolla I shkurte".

Në fëmijërinë e tij, Nikolla, prindërit dhe vëllezërit e motrat bënë vizita vjetore në pallatet mbretërore daneze të Fredensborg dhe Bernstorff për të vizituar gjyshërit e tij, mbretin dhe mbretëreshën. Vizitat shërbyen gjithashtu si bashkim familjar, pasi vëllezërit e motrat e nënës së tij do të vinin gjithashtu nga Mbretëria e Bashkuar, Gjermania dhe Greqia me familjet e tyre.Pas vdekjes se gjyshit te tij Aleksanderit te II,Nikolla merr titullit e Tsarevichit si I dyti ne fron pas babait te tij ,gjate rinise se tij Nikolla bashke me vellaun dhe kusheririn e tij bejne nje udhetim boteror kryesisht rreth vendeve aziatike ku ne Otsu te Japonise behet nje tentim asasinimi ndaj tij por pa sukses,po ashtu gjate rinise te tij Nikolla njohu edhe gruan e tij te ardhshme Princeshen Alix te hessenit e cila kishte marre pjese ne dasmen e motres se saj dhe Dukes Sergei,edhe pse Alix dhe Nikolla kishin ndjenja per njeri tjetrin ,Alix nuk ishte gati te jepte fejen e saj luterane dhe te konvertohej ne fene ortodokse per tu martuar me Nikollen.Nikolla po ashtu njihej edhe per aferen e tij me balerinen e njohur Mathilde Kschessinska. megjithëse Nikolla ishte trashëgimtar në fron, babai i tij nuk arriti ta përgatiste për rolin e tij të ardhshëm si car. Ai ndoqi mbledhjet e Këshillit të Shtetit; megjithatë, pasi babai i tij ishte vetëm në të dyzetat, pritej që do të ishte shumë vite para se Nicholas të arrinte në fron. Sergei Witte, ministri i financave i Rusisë, i pa gjërat ndryshe dhe i sugjeroi carit që Nicholas të caktohej në Komitetin Hekurudhor të Siberisë. Aleksandri argumentoi se Nikolla nuk ishte mjaft e pjekur për të marrë përgjegjësi serioze, ndaj të cilave Witte u përgjigj se nëse Nikolla nuk u fut në çështjet e shtetit, ai kurrë nuk do të ishte i gatshëm t'i kuptonte ato. Supozimet e Aleksandrit se ai do të jetonte një jetë të gjatë dhe kishte vite për ta përgatitur Nikollën për t'u bërë cari, u treguan të gabuara, pasi që nga 1894, shëndeti i Aleksandrit po dështonte.

Ardhja ne Fron,Fejesa dhe Martesa

Në prill të vitit 1894, Nikolla u bashkua me xhaxhain Sergei dhe tezen Elizabeth në një udhëtim në Koburg të Gjermanisë, për martesën e vëllait të Elizabetës dhe të Alixit, Ernest Louis, Duka i Madh i Hessenit, me kushëririn e tyre të përbashkët të parë Princess Victoria Melita nga Sakse-Koburg Gotha. Mysafirë të tjerë përfshinin Mbretereshen Victoria, Kaiserin Wilhelm II etj , Xhaxhai i Nikollës, Princi i Uellsit dhe prindërit e nuses, Duka dhe dukesha e Sakse-Koburg dhe Gotha.

Pasi në Koburg Nikolla I propozoi Alixit, por ajo hodhi poshtë propozimin e tij, duke hezituar të konvertohet në Orthodoksinë. Kaiseri më vonë i tha asaj se ajo kishte një detyrë ndaj zotit të martohej me Nikollën dhe të konvertohej, ashtu si motra Elizabeta kishte bërë vullnetarisht në 1892. Kështu Nicholas dhe Alix u fejuan zyrtarisht më 20 prill 1894. Prindërit e Nicholas fillimisht hezituan të japin bekimin e tyre, pasi Alix kishte bërë përshtypje të dobëta gjatë vizitave të saj në Rusi. Ata dhanë pëlqimin e tyre vetëm kur panë që shëndeti i Car Alexander u përkeqësua.

Atë verë, Nicholas udhëtoi për në Angli për të vizituar Alixin dhe Mbretëreshën. Vizita përkonte me lindjen e Dukës dhe dukeshës së fëmijës së parë të Jorkut, mbretit të ardhshëm Edward VIII.

Në atë vjeshtë, Aleksandri III vdiq. Pasi mësoi se ai do të jetonte vetëm dy javë,Cari kishte ftuar Nikollën Alixin në pallatin perandorak në Livadia. Alix mbërriti më 22 tetor; Cari insistoi ta priste në uniformë të plotë. Nga shtrati i vdekjes, ai i tha djalit të tij që të ndiqte këshillën e Wittes, ministrit të tij më të aftë. Dhjetë ditë më vonë, Aleksandri III vdiq në moshën dyzet e nëntë vjeq , duke lënë Nikollen njëzet e gjashtë vjeçar si perandor të Rusisë. Atë mbrëmje, Nikolla u shenjtërua nga prifti i babait të tij si Car Nikolla II dhe, të nesërmen, Alix u prit në Kishën Ortodokse Ruse, duke marrë emrin Alexandra Feodorovna me titullin e Dukeshës së Madh dhe stilin e Lartësisë Perandorake.

Nikolla mund të jetë ndjerë i papërgatitur për detyrat e kurorës, ai kërkoi kushëririn dhe kunatin e tij, Dukën e madh Aleksandër, duke e pyetur "Çfarë do të ndodhë me mua dhe gjithë Rusinë?" Ndonëse ndoshta I nën-përgatitur dhe pakualifikuar, Nikolla nuk ishte krejtësisht i patrajnuar për detyrat e tij si Car. Ai zgjodhi të mbajë politikat konservatore të favorizuara nga babai i tij gjatë gjithë mbretërimit të tij. Ndërsa Aleksandri III u përqëndrua në formulimin e politikës së përgjithshme, Nikolla i kushtoi shumë më tepër vëmendje detajeve të administratës .

Dasma e Nikollës dhe Alixit fillimisht ishte planifikuar për pranverën e vitit 1895, por ajo u shty përpara në këmbënguljen e Nikollës. Duke u ngushtuar nën peshën e zyrës së tij të re, nuk kishte ndërmend të lejonte një person që i jepte besimin që të linte anën e tij. Në vend të kësaj, dasmën e Nicholas për Alix u zhvillua më 26 nëntor 1894, e cila ishte ditëlindja e nenes se tij Marie Feodorovnes . Alexandra kishte veshur veshjen tradicionale të nuseve Romanov, dhe Nicholas një uniformë Hussar. Nikolladhe Alexandra, secili duke mbajtur një qiri të ndezur, u përballën me priftin e pallatit dhe u martuan ne një pasdite.

Sundimi

Kurorezimi dhe Tragjedia e Khodinkes

Pas ardhjes ne pushtet ai kishte Vizituar The House of Commons ne Angli ku kishte pare se si funksiononte mekanizmi I monarkise konstitucionale edhe pse shprehi pelqim per monarkine konstitucionale ao nuk mori ne konsiderate aplikimin e te njejtes menyre edhe ne Rusi duke ndjekur politikat e njejta si te babait te tij,edhe pse nje delegacion I fshatareve njohur ndryshe si zemsvot u paraqit ne pallatin e dimrit duke propozuar nje mori reformash per shtresat e ulta ,Nikolla nuk I mori ne konsiderate ato dhe I injoroi duke paraqitur zemerate se Rusia do te ishte nje autokraci,nuk do kishte involvim te shtresave te uleta ne qeveri dhe do qeveriste ne menyren e njejte si I ati.

Kurorezimi I Nikolles dhe Alexandres u be me 26 maj 1896 ne katedralen Uspensky,Kremlin

Gjate kurorezimit jashte Moskes ne nje province e njohur si Khodinka I shtrua nje tryeze e madhe me buke,birre falas per popullin,populli I cili ishte dezinformuar se nuk do kishte mjaftueshem per te gjithe

Si rezultat, turma nxituan për të marrë pjesën e tyre dhe individët u vranë dhe u shkelën, duke un mbytur në tokë të papastër. Nga përafërsisht 100,000 të pranishëm, vlerësohet se 1,389 persona vdiqën dhe rreth 1,300 u plagosën. Tragjedia e Khodynka u pa si një omen I lige dhe Nikolla gjeti fitimin e besimit popullit të vështirë që nga fillimi i mbretërimit të tij.Nikolla njihet si nje person fetar dhe I devotshem I cili gjente ngushellim ne lutje.Duke mbajtur zi I mbyllur ne dhome per popullin dhe tragjedine qe kishte ndodhur ai vendosi qe te mos merrte pjese ne ballon qe ishte shtruar per ndere te aleances franceze-ruse por u keshillua nga pjestaret e familjes qe te paraqitej se mosparaqitja do te shfaqte ofendim,Nikolla vendosi te paraqitet gjate mbremjes kjo nga populli u konsiderua si mosrespekt per personat qe kishin vdekur ku edhe njehere Cari I ri I Rusis humbi simpatine e popullit te tij. Vitet e para të mbretërimit të tij panë pak më shumë sesa vazhdimi dhe zhvillimi i politikës së ndjekur nga Aleksandri III. Nicholas i dha paratë për ekspozitën ruse të vitit 1896. Në 1897, restaurimi i standardit të arit nga Sergei Witte, Ministri i Financave, përfundoi serinë e reformave financiare, të iniciuar pesëmbëdhjetë vjet më parë. Deri në vitin 1902, hekurudha Trans Siberiane ishte afër përfundimit; kjo ndihmoi tregtinë e rusëve në Lindjen e Largët, por hekurudha ende kërkonte sasi të mëdha pune.

Politika e jashtme

Në marrëdhëniet e jashtme, Nikolla ndoqi politikat e babait të tij, duke forcuar Aleancën Franko-Ruse dhe duke ndjekur një politikë të pacifikimit të përgjithshëm evropian, i cili kulmoi në konferencën e famshme të paqes në Hagë. Kjo konferencë, e sugjeruar dhe e promovuar nga Nikolla II, u mblodh me qëllim të përfundimit të garës së armëve dhe ngritjes së mekanizmave për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve ndërkombëtare. Rezultatet e konferencës ishin më pak se sa pritej për shkak të mosbesimit reciprok ekzistues midis fuqive të mëdha. Megjithatë, konventat e Hagës ishin midis deklaratave të para formale të ligjeve të luftës. Në vitin 1901 Nikolla II (dhe diplomati i famshëm rus Friedrich Martens) u propozuan për Çmimin Nobel për Paqen - për nismën për të mbledhur Konferencën e Paqes të Hagës dhe për të kontribuar në zbatimin e saj.

Lufta Ruso-Japoneze

u luftua midis Perandorisë Ruse dhe Perandorisë së Japonisë mbi ambiciet imperialiste rivale në Mançurinë dhe Korenë. Teatrot kryesore të operacioneve ishin Gadishulli Liaodong dhe Mukden në Manchuria Jugore dhe detet rreth Koresë, Japonisë dhe Detit të Verdhë.

Rusia kërkoi një port me ujë të ngrohtë në Oqeanin Paqësor për flotën e saj dhe për tregtinë detare. Vladivostok ishte operacional vetëm gjatë verës, ndërsa Port Arthur, një bazë detare në Provinca Liaodong me qira në Rusi nga Kina, ishte operacionale gjatë gjithë vitit. Që nga fundi i Luftës së Parë Sino-Japoneze në 1895, Japonia kishte frikë nga shkeljet e Rusisë në planet e saj për të krijuar një sferë të ndikimit në Kore dhe Mançurinë. Rusia kishte demonstruar një politikë ekspansioniste në Lindjen e Largët Siberiane që nga sundimi i Ivanit të tmerrshëm në shekullin e 16 . Duke parë Rusinë si një rivale, Japonia ofroi të njohë dominimin rus në Mançurinë në këmbim të njohjes së Koresë si brenda sferës së influencës japoneze. Rusia refuzoi dhe kërkoi që Koreja e Veriut të paralel 39 të jetë një zonë neutrale tampon midis Rusisë dhe Japonisë. Qeveria japoneze perceptoi një kërcënim rus për planet e saj për zgjerim në Azi dhe zgjodhi të shkonte në luftë. Pasi negociatat u prishën në 1904, marina japoneze hapi armiqësi duke sulmuar Flotën Lindore Ruse në Port Arthur, Kinë, me një sulm të papritur.

Rusia pësoi humbje të shumta nga Japonia, por Car Nikolla II ishte i bindur se Rusia do të fitonte dhe zgjodhi të mbetet e angazhuar në luftë; në fillim, të presin rezultatet e betejave të caktuara detare, dhe më vonë të ruajnë dinjitetin e Rusisë duke shmangur një "paqe nënçmuese". Rusia injoroi gatishmërinë e Japonisë që herët të binte dakord për një armëpushim dhe hodhi poshtë idenë për të sjellë mosmarrëveshjen në Gjykatën e Arbitrazhit në Hagë. Lufta përfundoi me Traktatin e Portsmouth, ndërmjetësuar nga Presidenti i SHBA Theodore Roosevelt. Fitorja e plotë e ushtrisë japoneze i habiti vëzhguesit botërorë. Pasojat shndërruan balancën e pushtetit në Azinë Lindore, duke rezultuar në një rivlerësim të hyrjes së fundit të Japonisë në skenën botërore. Kjo ishte fitorja e parë e madhe ushtarake në epokën moderne të një fuqie aziatike mbi një evropiane. Dijetarët vazhdojnë të debatojnë për rëndësinë historike të luftës.

E diela e pergjakshme

1905 në Shën Petërsburg, Rusi, kur demonstruesit e paarmatosur të udhëhequr nga ati Georgy Gapon u qëlluan nga ushtarët e Gardës Perandorake ndërsa marshuan drejt Pallatit të Dimrit për të paraqitur një peticion ndaj Car Nikollës II të Rusisë.

E diela e përgjakshme shkaktoi pasoja të rënda për autokracinë cariste që qeverisnin Rusinë Perandorake: ngjarjet në Shën Petersburg nxitën zemërimin publik dhe një sërë grevash masive që përhapeshin shpejt në qendrat industriale të Perandorisë Ruse. Masakra në të Dielën Bloody konsiderohet të jetë fillimi i fazës aktive të Revolucionit të vitit 1905. Përveç fillimit të Revolucionit të vitit 1905, historianë të tillë si Lionel Kochan në librin e tij Rusia në Revolucionin 1890-1918 shikojnë ngjarjet e së Dielës së përgjakshme në të jetë një nga ngjarjet kryesore që çuan në Revolucionin Rus të vitit 1917

Numri zyrtar i viktimave ishte 92 të vdekur dhe disa qindra të plagosur. Gapon u zhduk dhe liderët e tjerë të marshimit u kapën. I dëbuar nga kryeqyteti, ata qarkulluan përmes perandorisë, duke rritur viktimat. Ndërsa plumbat i mbushnin ikonat e tyre, parulla e tyre dhe portretet e tyre të Nikollës, njerëzit thërrisnin: "Cari nuk do të na ndihmojë!" Jashtë Rusisë, kryeministri i ardhshëm britanik i punës Ramsay MacDonald sulmoi Carin duke e quajtur atë "gjakatar dhe një vrasës i zakonshëm ".

Atë mbrëmje Nikolla shkroi në ditarin e tij:

Ditë e vështirë! Në Shën Petersburg ka pasur shqetësime serioze për shkak të dëshirës së punëtorëve për të shkuar në Pallatin e Dimrit. Trupat duhej të qëllonin në vende të ndryshme të qytetit, kishte shumë të vdekur dhe të plagosur. Zot, sa e dhimbshme dhe e keqe

Revolucioni I 1905

Të përballur me opozitën në rritje dhe pas konsultimit me Witte dhe Prince Sviatopolk-Mirsky, Car lëshoi një reformë më 25 dhjetor 1904 me premtime të paqarta. Me shpresën e shkurtimit të rebelimit, shumë demonstrues u qëlluan në të Bloody Sunday (1905), ndërsa ata u përpoqën të marshonin në Pallatin e Dimrit në Shën Petersburg. Dmitri Feodorovich Trepov u urdhërua të merrte masa drastike për të ndaluar aktivitetin revolucionar. Grand Duke Sergei u vra në shkurt nga një bombë revolucionare në Moskë kur u largua nga Kremlini. Më 3 mars, Car dënoi revolucionarët. Ndërkohë, Witte rekomandoi që të lëshohej një manifest. Skemat e reformës do të përpunohen nga Goremykin dhe një komision i përbërë nga përfaqësues të zgjedhur të zemstvos dhe këshillat bashkiake nën presidencën e Witte. Në qershor, Potemkin, pjesë e Flotës së Detit të Zi, goditi ankthet.

Rreth gushtit / shtatorit, pas suksesit të tij diplomatik në përfundimin e Luftës Ruso-Japoneze, Witte i shkroi Carit duke theksuar nevojën urgjente për reforma politike në shtëpi. Car mbetet mjaft i pasigurt dhe i këndshëm; ai kaloi shumicën e atij gjueti të vjeshtës. Me humbjen e Rusisë nga një pushtet jo-perëndimor, prestigj dhe autoritet i regjimit autokratik ranë ndjeshëm. Car Nikolla II, i befasuar nga ngjarjet, reagoi me zemërim dhe hutim. Ai i shkroi nënës së tij pas disa muajsh çrregullimi:

Kjo më bën të sëmurë për të lexuar lajmin! Asgjë, përveçse goditjet në shkolla dhe fabrika, vranë policë, kozakë dhe ushtarë, trazira, çrregullime, mutinë. Por ministrat, në vend që të veprojnë me vendim të shpejtë, vetëm të mblidhen në këshill si shumë pula të frikësuar dhe të shqetësohen për sigurimin e veprimeve të bashkuara ministrore ... filluan ditë të qeta dhe të zymta, të qeta, me të vërtetë, sepse kishte rrugë të plotë në rrugë, njëkohësisht të gjithë e dinin se diçka do të ndodhte - trupat po prisnin sinjalin, por pala tjetër nuk do të fillonte. Njëri kishte të njëjtën ndjenjë, si para një stuhie në verë! Të gjithë ishin të buzëqeshur dhe jashtëzakonisht nervozë dhe natyrisht, ky lloj i tensionit nuk mund të vazhdonte shumë ... Ne jemi në mes të një revolucioni me një aparat administrativ që është krejt i çorganizuar dhe në këtë qëndron rreziku kryesor.

Në tetor, një grevë hekurudhash u zhvillua në një grevë të përgjithshme që paralizoi vendin. Në një qytet pa energji elektrike, Witte i tha Nikollës II "se vendi ishte në prag të një revolucioni kataklizmik". Sipas Orlando Figes Car, kërkoi xhaxhai i tij Grand Duke Nicholas të marrë rolin e diktatorit. "Por Duka i Madh ... nxorri revolverin dhe kërcënoi të qëllonte atje dhe pastaj nëse Cari nuk pranoi të mbështeste memorandumin e Witte-s." Nikolla II nuk kishte zgjidhje tjetër përveçse të bënte një numër hapash në drejtimin liberal kushtetues. Car pranuar draftin, përshkruar me ngut nga Aleksei D. Obolensky.Perandori dhe autokrat i të gjitha rusëve u detyrua të nënshkruante Manifestin e Tetorit duke rënë dakord me themelimin e Dumës perandorake dhe të heqë dorë nga një pjesë e autokracisë së tij të pakufizuar. Për gjashtë muajt e ardhshëm, Witte ishte kryeministër. Sipas Harold Williams: "Kjo qeveri pothuajse u paralizua që nga fillimi. Më 26 tetor Cari caktoi Masterin e Pallatit Trepov (pa konsultuar Witte) dhe kishte kontakte të përditshme me Perandorin, ndikimi i tij në gjykatë ishte i dorës së parë. Më 1 nëntor 1905, Princesha Milica e Malit të Zi paraqiti Grigori Rasputin tek Car Nikolla dhe bashkëshortja e tij në Pallatin Peterhof.

Nikolla dhe Aleksandara patën katër fëmijë.

Dukesha e Madhe Ollga Nikolaevna Romanov

Tatjana Nikolaevna Romanov

Marija Nikolaevna Romanov

Anastasija Nikolaevna Romanov e njohur edhe si Anastasia

Cari trshigimtar Aleksej Nikolaevič Romanov

Me fillimin e Revulucionit bolshevik Car Niklolla abdikoj nga froni më 23 shkurt 1917.

Familja Romanov arrestohet nga regjimi i ri dhe mendohet se janë vrarë më 16 ose 17 shkurt 1918 me urdhër të Vladimir Iliç Lenin.

Norça

Norçë (serbisht: Норча/Norča) është fshat rural në komunën e Preshevës, Serbi.

Oliver Cromwell

Oliver Cromwell (sq:Oliver Kromveli) ka lindur më 25 prill 1599 - vdiq më 3 shtator 1658 ishte udheheqes i lartë ushtarak,politikan,ideolog dhe Lord Protektori i shteteve te Commonwealth dhe udhehqes i Revolucionit Anglez po ashtu dhe hartues i Kushtetutes se pare Angleze e cilia nuk zbatua dhe nuk hyri në fuqi asnjehere.

Kishte lindur ne nje familje te shtreses se mesme feudale ne Angli si i ri ishte involvuar ne politik po i pa njohur per publikun deri ne vitin 1628 kur ne moshen 29 vjecare hyri ne Parlamentin Anglez ne vitin 1630 u konvertua nga Katolik ne protestan dhe ju bashkua grupit te protestanteve qe quheshin Puritan ai u zgjodh deputet ne parlamenitin Anglez duke perfqesuar fillimisht Cambrige dhe Hutingdonn-nit ku ne kete detyre qendroi vetem nje vit dhe me vone ne Parlamentin e Madhe ne Angli ku qendroi nga viti 1640-1642 kur vendi ishte ne prage te luftes civile anglezeAi hyri ne Luften Civile Angleze duke qene ne anen e parlametaristeve qe quheshin ndryshe Roundhead (sq:Kokë rrumbullakët) ai u njoh me nofkën Korraca e Vjetër ai u be shpejt komandanti kryesore i kalorsise se trupava te pralametaristeve kundra monakisteve (rojalist) ai modeloi beri nje model te ri ushtrie sa ishte Komandant dhe Gjeneral suprem i ushtrise britanikeAi udhehoqi forcat parlamentariste drej fitores se luftes civile dhe ishte nje nenshkruesit e udherit per vdekjen (ekzekutimin) e mbretiti Charles I Ai mori komanden e gjithë ushtrise britanike duke udhehequr nje fushate kunder forcave rojaliste Irlandeze dhe katolike duke rimarr nen kontroll Irlandën dhe ne kete periudhe Oliveri morri shume kompetenca dhe shkroi disa ligje te cilat disa zbatohen edhe sot. Pas disa komploteve ne Irlande ai miratoi edhe nje... se ligj penal kundra fisnikrise katolike dhe ne disa raste ju'a konfiskoi pasurine dhe tokat po ashtu ne vitet 1650-1651 udhehoqi nje fushate kunder ushtrise jakobine Skoceze.

Me 20 prill 1653 pas disa meritave te medha ai morri kompetenca dhe pushtet si Lord Suprem dhe hodhi poshte Paralmetin Rump duke themelur nje tjeter parlament ne Angli por i cili ishte jete-shkurter qe quhej Barebone Parliament,Ai me vone me 25 dhjetor 1653 themeloi Protektorati i Oliver Cromwellit dhe emroi veten Lord Protector ky titull kishte kuptimin Zoti mbrojtes i Anglisë,Skocisë,Uellsit,Irlandës Ai udhehiqte nje politike agresive te jashtme dhe efikase ai deshi qe Angline ta bente Republike pur nuk ja arriti dhe me pas me daten 3 shtator 1658 vdiq nga natyra në moshen 59 vjeçare dhe u varros në Westminster Abbey të Londrës, Por ne vitin 1660 pasi Rojalistet u rikthyen ne pushtet trupin e vdekur te Oliverit e nxorren nga varri dhe ia prene koken ne shenje hakmarrje sepse duke qene gjalle ata nuk kishin mundur ta mposhtinin dhe ti a prsinin koken.

Oliver Cromwell eshte nje nga figurat me diskutueshme te Britanis së Madhe i konsideruar si nje diktator agresiv per disa popuj keshtu eshte vlersuar nga historiani David Sharp,nje diktator ushtarak i konsideruar nga Wisnton Churchil disa autore si Thomas Carlyle e konsiderojn si hero dhe revolucionar dhe krahsohn me Leon Trockin,Ne vitin 2002 ishte i zgjedhur si nje nga dhjete personalitet me te shquara te gjitha kohrave ne Britani por sipas katolikeve irlandez,skocez dhe disave autorve kishtar eshte konsideruar si diktor gjenocidal duke u kritikuar ashper duke dhe se keto shtete vuajten shume ne kohen kur sundoi Oliveri.

Pier Paolo Pasolini

Pier Paolo Pasolini (Bologna, 5 mars 1922 - Lido di Ostia, 2 nëntor 1975) ka qenë poet, shkrimtar, regjizor, skenarist, dramaturg dhe gazetar italian. I çmuar si njëri prej artistëve e intelektualëve më të mëdhenj të shek. XX. Kulturalisht i zhdërvjelltë, u shqua për kontributin e tij në disa lëminj, si piktor, romancier, gjuhëtar, përkthyes dhe eseist, jo vetëm në gjuhën italiane, por edhe atë friuliane.

Vrojtues i vëmendshëm i ndryshimeve në shoqërinë italiane të pas Luftës së Dytë Botërore deri në mesin e viteve '70, por edhe figurë kontroverse, ndolli shpeshherë polemika të forta dhe debate të ndezura për radikalitetin e gjykimeve të tij, tejet kritike ndaj zakoneve borgjeze dhe ndaj të porsalindurës shoqëri të konsumit, po ashtu edhe ndaj Gjashtëdhjetetetës dhe protagonistëve të vet. Marrëdhënia e tij me homoseksualitetin e tij ka qenë në qendër të personit të tij publik.

Rrethi i Mirditës

Rrethi i Mirditës është njëri nga 36-të rrethet e Shqipërisë. Rrethi bën pjesë në Qarkun të Lezhës. Rrethi i Mirditës ka 37,000 banorë (sipas 2004), një sipërfaqe prej 865 km² dhe kryeqendër Rrëshenin.

Veshjet tradicionale shqiptare

Veshjet popullore, janë pa dyshim një nga manifestimet më të fuqishme të kulturës tradicionale. Ato janë trashëguese të shumë elementëve, që vijnë nga lashtësia dhe nhga koha e mesme, por janë njëkohësisht edhe shprehje e marrëdhënieve kulturore me popuj të tjerë gjatë shekujve.

Vittorio Gasman

Vittorio Gasman, (Xhenova, Itali, 1 shtator 1922 - 28 qershor 2000), ishte aktor gjermano-italian.

Në gjuhë të tjera

This page is based on a Wikipedia article written by authors (here).
Text is available under the CC BY-SA 3.0 license; additional terms may apply.
Images, videos and audio are available under their respective licenses.