Evropa Perëndimore

Evropa Perëndimore është regjioni më i zhvilluar i Evropës. Përbëhet nga gjashtë shtete të Unionit Evropiann dhe Monakos.

Western-Europe-map
Evropa Perëndimore

Mbretëria e Bashkuar, Irlanda, Holanda, Belgjika, Luksemburgu, Franca, Monako dhe Korsika .

Pozita gjeografike

Evropa Perëndimore me tërë pjesën e saj del në Oqeanin Atlantik, andaj shpesh në literaturën gjeografike quhet regjion i Atlantikut. Evropa Perëndimore ka shtrirje meridionale prej Skocisë në veri, deri te Spanja, në jug.

Evropa Perëndimore për shkak të pozitës së saj quhet edhe ” dritarja e Evropës në botë”.

Evropa Perëndimore ka pozitë të përshtatshme gjeografike. Këtë pozitë e ka shfrytëzuar që nga zbulimet e mëdha gjeografike, kur komunikacioni detar kaloi prej Mesdheut në Atlantik. Jeta e popujve që dalin në Oqeanin Atlantik është e lidhur me detin.

Evropa Perëndimore dhe veriore zë 9% të sipërfaqës dhe 20 % të popullsisë së Evropës në tërësi. Në jug-perendim shtrhet deri te malet Pirineje, ne jug-lindje deri te Alpet, më pas në lindje shtrihen deri te lugina e lumit Oder dhe Malet e Çekisë. Në pjesën veriore zonat lagen nga ujërat e dy oqeaneve të mëdhenj O.Antlantik dhe O.e Ngrire të Veriut si dhe nga detet qe janë formuar nga këto oqeane : Deti Barenc,Deti Norvegjez, Deti i Veriut, Deti Baltik. Nga deti Baltik formohet gjiri i madh i Botnisë.

Veçoritë fiziko-gjeografike

Bregdeti i ishujve britanik karakterizohet me coptim të theksuar, e cila është shkaktuar me ngritjen dhe uljen e shpesht të bregdetit. Vetëm bregdeti i Norvegjisë është më i përthyer se ai i ishujve britanik.Të gjitha këto foma të coptuara të bregdetit ka ndikuar pozitivisht në lidhëmërinë e Britanisë së Madhe me pjesët e tjera të të botës. Përgjat bregdetit janë formuar gjire në të cilët derdhen lumenjtë me gryka të estuareve. Format të tilla të grykave më të njohura janë nëlumin Themzë, Humber Severn, Mersey dhe Clude.

Një ndër karakteristikat positive të lumenjëve të Britanisë së Madhe është paraqitja e baticës.

Hapsirën malore e bëjnë pjesa veriore dhe perëndimore e Britanisë së Madhe,në të cilën mbizotrojnë malet e ulëta mesatare,të coptuara nga luginat e depresionet në një sisem pllajash dhe masivesh në formë kubesh.Malet e ngritura rrallëherë kalojnë lartësinë mbi 1000 m.Pjesën më të lartë të rrafshnaltës së Skocisë veriore e bëjnë malet Grampian,në të cilat është pika më e lartë e Britanisë së Madhe,Ben Nevis 1343 m.

Në pjesën qendrore të Britanisë së Madhe janë malet Penine dhe ato Cambrian si pjesë më të ngritura të relievit,ndërsa nga ana perëndimore vazhdojnë malet Kembriane që,duke shkuar nga jugperëndimi,arrijnë në gadiashullin Kurnel.Si pjesë më të ngritura kanë renë nën ndikimi të drejtëpërdrjet të fuqive ekzogjene, që kësaj pjese ia kan dhënë karakteristikën themelore me format e llojllojshme të krijuara.Në ndrrimin e relievit inicial ka kontribuar posaqërisht akullzimi i kuaternarit.Në Skoci masat e akullit nën influencën e pjerrtësisë kanë lëvizur në drejtim të perëndimit,duke formuar kështu fjorde të thella.Përkundër kësaj,në pjesën tjetër të Anglisë janë depozituar shtresat e trasha morenike.

Klima

Klima e Evropës Perëndimore është nën ndikimin e detit dhe rrymës së Golfit.Evropa Perëndimore ka klimë oqeanike,e cila dallohet me vera të freskëta ,e dimra të butë,me mjaft të reshura gjatë tërë vitit.Rryma e Golfit gjatë tërë bregdetit të Atlantikut sjell ujra të ngrohta,kurse erërat përëndimore e bartin avullin e ujit kah toka,duke sjellë mot të ndryshueshëm me vranësira dhe të reshura.Dallimet mes temperatuave verore e dimrore nuk janë të mëdha.Mjegullat e shpeshta dimrit pengojnë komunikacinin si në tokë,ashtu edhe në det.Edhe përgjat bregdetit të Norvegjisë klima është oqeanike,kurse në brendi të Gadishullit merr edhe veçori kontinentale.Në malet e larta të Skandinavisë dhe në skajin verior të Evropës,klima është polare.

Hidrografia

Evropa Perëndimore ka një rrjetë të dendur të lumenjve, me mjaft ujëra që rrjedhin ngadalë. Lumenjtë më të njohur janë: Temza, Sena, Shelda, Loara Garona, Masi etj.

Demografia

Veçori e përgjithshme e vendeve të Evropës Perëndimore është dendësia e madhe e popullsisë, që shpeshherë i kalon 200 b/km2.

Megjithatë edhe në Evropën Perëndimore ka dallime të mëdha në dendësinë e popullsisë. P.sh. Anglia është shumë më e banuar se Skocia dhe se Irlanda, pastaj më e dendur është Holanda e Belgjika se Franca etj. Pjesët më të banuara janë ato ku janë përqendruar objektet ekonomiko-industriale, rrethina e qyteteve të mëdha dhe viset me tokë të plleshme. Zhvillimi i industrisë në një periudhë të gjatë ka ndikuar në zhvillimin e qyteteve të vjetra dhe në ngritjen e qyteteve të reja. Ky proces ka ndikuar në migrimin e popullsisë fshat qytet, andaj në vendet e Evropës Perëndimore pjesa dërmuese e popullsisë jeton në qytete.

Veçori tjetër e popullsisë së Evropës Perëndimore është emigrimi në SHBA dhe në kontinentet tjera në 200 – 300 vjetët e fundit sidomos prej pjesës së dytë të shekullit XIX. Niveli i lartë izhvllimit ekonomik dhe shtimi i ulët kan shkaktuar mungesën e fuqisë puntore, e cila ka migruar prej shumë vendeve të Evropës dhe të botës Azisë e Afrikës.

Shtimi natyror i popullsisë së vendeve të Evropës Perëndimore është i vogël, por nivei arsimorë e kulturor i popullsisë i lartë. Këto vende kanë pasur shtim të lartë të popullsisë në fazën e zhvillimit të industrisë kur ishin kërkesa të mëdha për fuqinë puntore.

Azia

Azia është kontinenti më i madh dhe me dendësinë më të madhe të popullsisë në Tokë. Ky kontinent mbulon 8,6% të tërë sipërfaqes së tokës, është 4,5 herë më e madhe se Evropa dhe përbën 60% të popullatës botërore.

Kufijtë e Azisë janë tokësorë dhe detarë. Në Veri ka dalje në Oqeanin e Ngrirë të Veriut; në Jug futet thellë në Oqeanin Indian; në Lindje brigjet e saj lagen nga Oqeani Paqësor; kurse në Perëndim, Deti Kaspik, Deti i Zi, Deti Egje, Mali Kaukaz, Gryka e Bosforit dhe Dardanelet. Malet dhe lumi Ural ndajnë atë nga Evropa.

Nga Afrika, Azinë e ndan:

Kanali i Suezit dhe Deti i Kuq.

Nga Amerika Veriore e ndan Ngushtica e Beringut Cilat jan veçorit e azis jugperendimore

European Western Balkans

European Western Balkans (Ballkani Perëndimor Evropian (shkurt: EWB) është një ueb portal i cili fokusohet në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe raportet mbi zhvillimin e politikës së zgjerimit të Bashkimit Evropian ndaj këtyre shteteve:

Bosnja dhe Hercegovina

Kosova

Mali i Zi

Republika e Maqedonisë

Serbia

Shqipëria- Kroacia, e cila është e vetmja në Ballkanin Perëndimor shtet anëtar i BE-së, është gjithashtu e përfshirë në këtë projekt, si një model i mirë për shtetet e tjera. Projekti është një formë bashkëpunimi e akademikëve të rinj me përvojë evropiane që janë nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Objektivi i Europiane Western Ballkana është është për të rritur mirëkuptimit, ndërgjegjësimit dhe dialogut rreth çështjeve me të cilat ballafaqohet demokratizimi i vendeve të Ballkanit dhe dëshira për integrimin e saj në Bashkimin Evropian. Faqja e saj internetit ka një qasje më shumë gazetareske se sa shkencore, me intervista dhe analiza nga gazetarët, ekspertët, analistët, shkrimtarët, historianët, si dhe udhëheqësit dhe figurat politike të Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Filantropinumi

Filantropinumi (Nga greqishtja: φιλος = shok, mik dhe ανθροπος = njeri) ishte një shkollë reformiste dhe progresive në Dessau, Gjermani e cila veproi nga viti 1774 deri më 1793. Veprimtaria e saj bazohej në parimet e filantropinizmit, një lëvizje edukative e arsimore e cila fillimisht u paraqit në Gjermani gjatë epokës së iluminizmit ndërsa më vonë u zgjerua edhe në vende tjera.

Gjeografia e Evropës

Evropa zë 7,8% të sipërfaqes së ngurtë të Tokës. Për nga madhësia sipërfaqes Evrpoa është kontinenti i gjashtë (vetëm Australia është më e vogël), ndërsa për nga numri i banorëve zë vendim e dytë, pas Azisë. Evropa pa BSHP ka vetëm 5,09 milionë mk² dhe 517 milione banorë me dendësi 100 banorë në km², kurse së bashku me pjesën e BSHP-së ka 10,5milionë km², 729 milionë banorë dhe denësinë prej 70 b/km².

Grifsha

Grifsha (Anglisht: Eurasian jay; Latin: Garrulus glandarius) është një lloj shpendi i cili shtrihet në një rajon të gjerë, duke filluar nga Evropa Perëndimore dhe Afrika Veriperëndimore e deri në nënkontinentin indian dhe më tej në bregun lindor të Azisë dhe poshtë në Azinë juglindore. Në të gjithë gamën e saj të gjerë gjeografike, shumë forma të ndryshme racore kanë evoluar sa që duken shumë të ndryshme nga njëri-tjetri, sidomos kur krahasohen me format më ekstremet të llojit të saj.

Indeksi i shteteve të mirë

Indeksi i shteteve të mirë mat se sa secili nga 125 vende në listë kontribuojnë për planetin dhe për racën njerëzore nëpërmjet politikave dhe sjelljeve të tyre .

Kalimi Kufitar i Qafë Botës

Kalimi Kufitar i Qafë Botës është vednkalimi më jugor i Shqipërisë qe lidh Greqine me Shqipërine.Në pjesën greke pika kufitare quhet Sagiada (ose në shqip: Sajadha).

Tashmë si kalimi trdicional para Sarandës achtu edhe ai që kalon nga Butrinti është plotësisht i asfaltuar.

Kazakistani

Kazakistani (kazakisht: Қазақстан, Qazaqstan; rusisht: Казахстан, Kazahstán), zyrtarisht Republika e Kazakistanit, është vend në Azinë Qendrore dhe Evropë. I radhitur i nënti për nga sipërfaqja, si dhe më i madhi në botë si vend jobregdetar. Ka 2.727.300 km² (më shumë se Evropa Perëndimore). Kufizohet me Rusinë, Kirgizinë, Turkmenistanin, Uzbekistanin dhe Republikën Popullore të Kinës. Vendi ka dalje të konsiderueshme në Detin Kaspik.

I madh me territor, relievi i Kazakistanit është i shumëllojshëm: ultësira, stepe, tajga, kanjonë shkëmborë, kodra, male, maje të mbuluara me borë dhe shkretëtira. Kazakistani është i 62-ti në botë me popullsi; ka pak mbi 15 milionë banorë dhe një dendësi prej 68 frymësh në km². Kazakët dhe rusët janë dy grupet më të mëdha etnike në vend, ndërsa kazakishtja dhe rusishtja janë gjuhë zyrtare.

Lista e shteteve sipas Indeksit të Zhvillimit Njerëzor

Kjo është një listë e të gjitha shteteve sipas Indeksit të Zhvillimit Njerëzor si pjesë e "Raportit të Zhvillimit Njerëzor" të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin. Raporti i fundit u lëshua më 24 korrik 2014 dhe është hartuar në bazë të vlerësimeve për vitin 2013 .

Manastiri i Ardenicës

Manastiri i Ardenicës or simply Ardenica Monastery (shqip: Manastiri Lindja e Hyjlindëses Mari, greqisht: Ιερά Μονή Γεννήσεως Θεοτόκου Αρδευούσης) shtrihet afër fshatit Ardenicë, 8 km në jugperëndim të qytetit të Lushnjes, Shqipëri buzë rrugës kombëtare që lidh qytetin e Fierit me atë të Lushnjës ne një pozitë dominuese në kodrat me të njëjtin emër, në lartësinë 237 m mbi nivelin e detit. Manastiri mesjetar mban emrin e Marisë Hyjlindisë, ashtu si shumica e kishave të trevës së Myzeqesë, në të cilën ajo njihet si mbrojtëse e veprimtarisë kryesore ekonomike bujqësore.

Pjetri i Madh

Pjetri i Madh, Peter I ose Pyotr Alexeyevich Romanov (rushisht:Пётр Алексе́евич Рома́нов, Пётр I, Pyotr I, ose Пётр Вели́кий, Pyotr Velikiy) lindi më 9 qershor 1672 (stili i vjetër 30 maj) - vdiq më 8 shkurt 1725 (stili i vjetër 28 janar)), udhëheqës i ang:Tsardom of Russia dhe më vonë i Mbretërisë Ruse prej 7 maj 1682 (stili i vjetër 27 prill) deri në vdekjen e tij, ndërsa para vitit 1696 udhëhoqi sëbashku me gjysëm-vëllain e tij. Në luftërat e shumta të suksesshme sundimi i tij u zgjerua në një perandori të madhe që u bë një fuqi e madhe Evropiane. Sipas historianit James Cracraft, ai udhëhoqi një revolucion kulturor që zëvendësoi tradicionalen dhe shoqërinë mesjetare dhe sistemin politik me një sistem modern, shkencor, racionalist dhe me orientim Europian . hemba

Rrethi i Tropojës

Rrethi i Tropojës' është një nga 36 rrethet administrative të Republikës së Shqipërisë. Ky rreth bën pjesë në Qarkun e Kukësit dhe shtrihet në verilindje të Shqipërisë, konkretisht në Rajonin Verioro – Verilindor.

Rrethi i Tropojës është i përbërë nga tetë Njësi të Qeverisjes Vendore (NJQV):

Bashkia Bajram Curri

Komuna Bujan

Komuna Bytyç

Komuna Fierzë

Komuna Lekbibaj

Komuna Llugaj

Komuna Margegaj

Komuna TropojëKëto NJQV përmbledhin gjithsej 54 fshatra.

Rryma e Golfit

Rryma e Golfit është rrymë detare e cila krijohet në gjirin e Meksikës, dhe përfundon në viset perëndimore të Evropës Veriore. Është rrymë e ngrohtë detare e cila ka ndikim të madh në klimën e Evropës perëndimore dhe veriore.

Rryma me e ngrohte vjen nga Arabia e gjer ne Dubai dhe përfundon ne Evropën perëndimore. Sjell klimë të lagësht dhe të butë gjatë tërë vitit. Kjo rrymë e ngrohte formohet në ujërat e ngrohtë ekuatoriale.Kjo rryme ndikon gjithashtu ne klimen e Norvegjise duke e bere klimen ndryshe nga vendet fqinje.

Shoqëria

Një shoqëri është një grup individësh të përfshirë në një bashkëveprim të vazhdueshëm shoqëror ose një grupi të madh shoqëror që ndan të njëjtin territor gjeografik ose social, zakonisht i nënshtrohet të njëjtit autoritet politik dhe pritjeve kulturore dominuese. Shoqëritë karakterizohen nga modelet e marrëdhënieve (marrëdhëniet shoqërore) midis individëve që ndajnë një kulturë dhe institucione të veçantë; një shoqëri e caktuar mund të përshkruhet si shuma e përgjithshme e këtyre marrëdhënieve midis përbërësit të saj të anëtarëve. Në shkencat shoqërore, një shoqëri më e madhe shpesh tregon modelet e shtresimit ose dominancës në nëngrupet.

Për aq sa është bashkëpunuese, një shoqëri mund t'u mundësojë anëtarëve të saj të përfitojnë në mënyra që përndryshe nuk do të ishin të mundshme në baza individuale; si përfitimet individuale ashtu edhe ato shoqërore (të përbashkëta) mund të dallohen, ose në shumë raste mund të mbivendosen. Një shoqëri gjithashtu mund të përbëhet nga njerëz me mendime të qeverisura nga normat dhe vlerat e tyre brenda një shoqërie dominuese dhe më të madhe. Kjo nganjëherë referohet si një nënkulturë, një term i përdorur gjerësisht brenda kriminologjisë.

Më gjerësisht, dhe veçanërisht brenda mendimit strukturalist, një shoqëri mund të ilustrohet si ekonomi,Infrastrukturë, sociale, industriale ose kulturore, e përbërë nga, por e dallueshme nga, një koleksion i ndryshëm i individëve. Në këtë drejtim, shoqëria mund të thotë marrëdhëniet objektive që njerëzit kanë me botën materiale dhe me njerëzit e tjerë, në vend se "njerëzit e tjerë" përtej individit dhe mjedisit të tyre të njohur shoqëror.

Skifteri kthetrazi

Skifteri kthetrazi (Falco tinnunculus), është një lloj i zogjëve të vegjël grabitqar. Skifterët kthetrazi i përkasin familjes falconidae. Gjenden në Evropë, Azi dhe Afrikë, si dhe herë pas herë arrijnë edhe në bregun lindor të Amerikës së Veriut.

Teknologjia e lartë

Teknologji e lartë, ose më shpesh përdoret me shkurtesën high tech (high-tech ose hi-tech) është teknologjia më e përparuar në dispozicion.

Prodhimet që aktualisht konsiderohen të teknologjisë së lartë shpesh janë produktet elektronike të avancuara kompjuterike. Megjithatë, nuk ka asnjë grup të veçantë të teknologjisë që është teknologji e lartë, definicioni është i lidhur më shumë me kohën, pra produktet e teknologjisë së lartë në të kaluarën, tani mund të përdoret nga secili dhe çdo ditë dhe të konsiderohet si teknologji jo e lartë.

E kundërta e teknologjisë së lartë është teknologji e ulët, zakonisht duke iu referuar teknologjisë të thjeshtë, shpesh tradicionale ose mekanike; për shembull, një makinë llogaritëse është një pajisje e teknologjisë të ulët.

Venecia

Venecia (ose Venediku, italisht Venezia [veˈnɛtːsi̯a]) është një qytet në pjesën verilindore të Italisë në breg të Detit Adriatik, është kryeqyteti i rajonit Veneto dhe i Provincës së Veneciës. E mban emrin La Serenissima, çfarë do të thotë E Qeta.

Qyteti ka rreth 270,000 banorë (mars 2012) dhe është bashkë me lagunën e mbrojtur nga UNESCO që nga viti 1987.Gjatë një mijëvjeçari Venecia ishte si Republika e Veneciës një nga fuqitë më të rëndësishme politike dhe ekonomike si dhe një nga qytetet më të mëdhenj të Evropës, deri në vitin 1797 kur përfundoi pavarësia. Fisnikëria e saj, që dominonte politikisht, kontrollonte gjatë një periudhe të gjatë tregun ndërmjet Evropën perëndimore dhe Detin Mesdhe lindor. Venecia përfitoi nga tregu me mallra luksoze, erëza, kripë dhe grurë, dhe u zhvillua në qendrën më të madhe financiare.

Vera rumune

Rumania është një nga prodhuesit më të mëdhenj të verës në botë – në vitin 2009 ajo prodhoi rreth 610.000 tone të verës. Në vitet e fundit, Rumania ka tërhequr shumë biznesmen evropianë dhe blerës të verës, për shkak të çmimit të volitshëm të vreshtave dhe verës krahasuar me vende e tjera si Franca, Gjermania, dhe Italia.

Vreshtaria

Vreshtaria ose Vitikultura (rrjedh nga Gjuha latine: e cila do të thotë, hardhia e rrushit) është e disiplinë shkencore, e bujqësisë (agronomisë) e cila merret me studimin, kultivimin dhe Prodhimin e rrushit. Ajo gjithashtu përfshin kultivimin e llojeve të tjera të bimëve të gjinisë së hardhive të rrushit, hibrideve të tyre dhe hibridet për prodhimin e lozengave në vreshtin fisnik. Në këtë mënyrë ajo parqet edhe një aspekt të rëndësishëm të hortikulturës. Territori amë i prejardhjes së hardhisë së rrushit (Vitis vinifera),, shkon nga Evropa Perëndimore në Iran (Persia) brigjet e Liqenit Kaspik, hardhia ka treguar nivele të larta të përshtatshmërisë edhe për ambientet jashtë këtyre regjioneve . Për këtë arsye, vitikultura mund të gjendet në çdo kontinent, përveç Antarktikut.

Në gjuhë të tjera

This page is based on a Wikipedia article written by authors (here).
Text is available under the CC BY-SA 3.0 license; additional terms may apply.
Images, videos and audio are available under their respective licenses.