Djersitja

Djersa është një proces trupor që përshpejton ftohjen e trupit dhe nxjerrjen e lëndeveve që nuk i duhen atij. Intensiteti i djersitjes varet nga intensiteti i emocioneve, aktiviteti fizik, por edhe nga nxehtësia, së cilës i ekspozohet trupi. Trupi vazhdimisht liron djersë, edhe atëherë kur nuk jemi të vetëdijshëm për këtë. Kur stimulohen gjëndrat e djersës, qelizat sekretojnë lëngun i cili përbëhet nga uji dhe ka përqendrim të madh të natriumit dhe kloridit, dhe koncentrim të ulët të kaliumit.

Sasia maksimale e djersës që mund ta prodhojë organizmi njerëzor është një litër për një orë. Djersa, vetvetiu nuk ka aromë, por kur bashkohet me bakteret në lëkurë ose flokë, proteinat dhe acidet yndyrore krijojnë aromë të pakëndshme.

Djersitja verës është e domosdoshme për t’u ftohur trupi, ndërsa disa hulumtime kanë treguar që parandalimi i djersitjes gjatë verës, duke përdorur antiperspirantë dhe pajisje të klimatizimit, mund të ketë efekte negative në shëndet. Vera është stina e vitit kur trupi duhet të djersitet. Edhe pse djersitja e tepruar mund të ketë efekt negativ, mungesa e djersitjes lë pasoja shumë më të këqija për shëndetin e njeriut. Dhe, derisa për një numër të madh të njerëzve djersitja paraqet problem dhe siklet, ajo ka efekt të shkëlqyeshëm për shëndetin, ndërsa ekspertët theksojnë më të rëndësishmet:

  • Djersitja është forma më e shpejtë e lirimit të trupit nga toksinat.
  • Me djersitje sekretohen materiet e dëmshme, siç janë alkooli, kolesteroli dhe kripa.
  • Përmirëson shëndetin kardiovaskular, sepse zemra nën ndikim të ngrohjes së trupit punon në mënyrë të forcuar për të përmirësuar qarkullimin.
  • Mund të ngadalësojë plakjen e lëkurës.
  • Me djersitje hapen poret, çka përmirëson teksturën dhe pamjen e lëkurës.
  • Djersitja është e shkëlqyeshme për dobësim, në një orë djersitje mund të shpenzohen edhe deri 300 kalori.
  • Djersitja redukton nivelin e stresit dhe përmirëson disponimin.
August

August (オ ー ガ ス ト Ōgasuto) është personazh fiktiv në Fairy Tail krijuar nga Hiro Mashima. Ai ishte anëtari i përgjithshëm dhe më i fortë i Spriggan 12 i Perandorisë Alvarez, roja mbrojtëse e Perandorit Spriggan. Ai njihej si "Mbreti Magjik" (魔 導 王 Madō Ō) për zotërimin e magjive të panumërta nga e gjithë bota dhe "Fatkeqësi" (災害 Saigai) për forcën e tij të pakrahasueshme.

Dermatiti atopik

Dermatiti atopik tek foshnjat dhe fëmijët

Dermatiti atopik është një sëmundje kronike alergjike e lëkurës që karakterizohet me kruarje. Është një nga llojet më të shpeshta të ekzemës. Në grupin e sëmundjeve atopike, përveç dermatitit atopik bën pjesë astma bronkiale alergjike, e cila shkakton bllokim në rrugët e frymëmarrjes dhe riniti alergjik, që shkaktohet si pasojë e një alergjenti i cili me anë të rrugëve të frymëmarrjes hyn dhe krijon një inflamacion (dëmtim) apo ndjeshmëri në mukozën, pjesën e brendshme të hundës. Dermatiti atopik është një sëmundje që haset në 10% të fëmijëve duke i shfaqur shenjat e saj në 80% të rasteve në 5 vitet e para të jetës dhe në 50% të rasteve në vitin e parë të jetës. Është sëmundje alergjike dhe ka bazë gjenetike, fillimi i të cilës ndodh nga ndërthurja e faktorit gjenetik mjedisor dhe imunologjik. Fëmija ka një prirje gjenetike për të pasur një përqendrim të lartë të imunoglobulinës E, të cilat e bëjnë fëmijën më shumë të ndjeshëm ndaj disa faktorëve të jashtëm shumë të ndjeshëm. Fillimi i shfaqjes së shenjave të dermatitit ndodh zakonisht në momentin që fëmijës i jepen ushqime shtesë veç gjirit, si qumështi i lopës dhe mjaft ushqime të tjera që akuzohen si “shpërthyese” të shenjave. Por nuk janë vetëm ushqimet ato që nxisin shfaqjen e sëmundjes, ka dhe një sërë lëndësh të tjera si sapuni, lëndë të tjera pastruese, veshjet me material akriliku, leshi, por edhe gjendjet e lëkurës si tharja e saj, djersitja, infeksionet të cilat e nxisin zhvillimin e dermatitit. Lëkura gjatë dermatit skuqet, enjtet, ka kruarje të forta, veçanërisht gjatë natës. Në fëmijë të vegjël shenjat e para nisin në faqe që fillimisht skuqen dhe më pas shfaqen shenjat e tjera. Më pas përhapen në kokë, kyçe, trup, gjymtyrë (më tepër në faqet e jashtme). Shenjë shqetësuese është kruarja tepër e fortë që e detyron fëmijën të gërvishtë lëkurën duke bërë plagë të cilat do të shërbejnë më vonë si vatra infeksioni. Sëmundja karakterizohet nga periudha acarimi dhe përmirësimi të cilat alternohen midis tyre, por acarimi i shenjave është i provokuar nga kontakti me substancë alergene. Ndërkohë që me rritjen, edhe gjendja shëndetësore e fëmijës qetësohet; por i rrituri që në fëmijërinë e tij ka kaluar dermatit atopik, është i prirur për kruarje dhe inflamacion nëse bie në kontakt me substanca ndaj të cilave është alergjik.

Hamami i qytetit (Mitrovicë)

Hamami i qytetit në Mitrovicë është një monument i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore.

Higjena personale

I përket degëve te mjekësisë, ku qëllimi I tyre kryesore është ruajtja e pastërtisë trupore, veshmbathjes, ku me ketë pengojmë shfaqjen e sëmundjeve te ndryshme te cilat varen shume nga mirëmbajtja e higjienës se mire personale.

HIGJIENA E LËKURËS: eshte për mirëmbajtjen e higjienës se trupit ndikojnë në zvogëlimin e numrit te sëmundjeve infektive te ndryshme. Lëkura e pastër njëherit zvogëlon mundësinë për zhvillimin e dëmtimeve profesionale, ndërsa lëkura e papastër lëndohet lehte, sidomos te personat e moshuar tek te cilët është i zvogëluar elasticiteti fiziologjike i lëkurës, gjithashtu lëkura e papastër shkakton çrregullime në termorregullacion si dhe shume çrregullime te tjera në organizëm. Shume materie në forme pluhuri, avulli dhe lëngu e ndyjnë lëkuren, e dëmtojnë atë, e disa prej tyre depërtojnë edhe në gjak e përmes gjakut shpërndahen në tere organizmin duke shkaktuar çrregullime te shumta, nëse nuk mirëmbahet higjiena e lëkurës gjatë punës si dhe pas përfundimit te punës. Gjithashtu me rendësi te madhe shte edhe mirëmbajtja e higjienës personale te organeve gjenitale, ke me mirëmbajtje te mire mund te parandalojmë shume sëmundje infektive te organeve gjenitale, ku këtu me rendesi është edhe preventiva (mbrojtja) nga sëmundja aq e rrezikshme sot siç është SIDA.

HIGJIENA E TRUPIT: meqenëse disa pjesë te trupit i ekspozohen ndikimit te ndotje se ambientit te jashtëm, atëherë këto pjesë duhet te pastrohen me shpesh. Ku për larje përdoret uji i ftohet, uji i vaket dhe uji i nxehte. Është e dëshirueshme që trupi ti ekspozohet me ne mënyre alternative ujit te ngrohte (32-36 °C), ujit te ftohet (20-22 °C). Larje me ujë te ftohet, te vaket dhe me ujë te nxehte në stinën e verës duhet te zgatohet me shpesh, se paku 2-3 here në jave. Larje me ujë te ftohte shkaktone shpërndarjen e gjakut drejt organeve te brendshme, ngadalësimin e punës se zemrës se dhe frymëmarrjen e shpjetuar. Nga rreziku i humbjes se madhe te nxehtësisë, larja me ujë ftohte nuk preferohet me shume se sa 15-20 minuta. Larja me ujë te vaket shkakton hiperemi te lëkurës, d.m.th. shkarkimi i organeve te mbrendshme, rritjen e ventilacionit te mushkërive dhe ka veprim qetësues në sistemin nervor si dhe për mënjanimin e ndyrësirës. Larja me ujë te nxehte (45-50 °C), sjell deri te djersitja e tepërt e trupi, e kjo paraqet ngarkes në sistemin kardiovaskular. Gjate zgjedhjes se mënyrës se larjes duhet që te kemi kujdes për gjinin, moshën si dhe gjendjen fiziologjike (periudha e menstruacionit, shtatezanisë). Kundërindikacion është larja me ujë te ftohet apo te nxehte për shtatezenat dhe peronat e moshuar.

Testofobia

Testofobia është frika nga testet. Kjo frikë është e zakonshme për shumë studentë të shkollës së mesme, fillore dhe universitetit. Ajo u shkakton njerëzve shqetësime të panumërta e të panevojshme. duhen muaj apo edhe vite të tërë për ta larguar këtë sëmundje por mënyra më e mirë është që të jemi të ekspozuar sa më shumë kësaj që të mund ta largojmë. Testofobia mund të shkaktojë sulme paniku, dhe kjo mund të mbaj njerëzit larg nga të dashurit dhe njerëzve që punojnë me ta. Disa simptoma janë gulçima, frymëmarrja e shpejtë, mund i parregullt i zemrës, djersitja, dhe ndjenja e tmerrimit.

Tetanosi

Tetanosi është një sëmundje infektive që shkaktohet nga bacili i tetanosit dhe që shkakton spazma muskulore. Në tipin më të zakonshëm, spazmat fillojnë nga nofulla, dhe pastaj përhapen në mënyrë progresive në pjesën tjetër të trupit. Zakonisht spazmat zgjasin disa minuta dhe shfaqen shpesh për tri ose katër javë me radhë. Ato mund të jenë aq të rënda sa të shkaktojnë fraktura të eshtrave. Simptoma tjera mund të jenë: temperatura, djersitja, kokëdhembja, probleme me gëlltitje, tensioni i lartë i gjakut dhe të rrahurat e shpejta të zemrës. Simptomat paraqiten zakonisht 3 deri në 21 ditë pas infektimit, dhe mund të duhen muaj të tërë për t'u shëruar. Rreth 10% e të infektuarve vdesin. Kjo sëmundje parandalohet me vaksinim.

Tiroidet

Sëmundja e mbitiroidizmit që mund të njihet edhe si: tiroidet, hipertirozë, thyrotoxicosis, hyperthyroidism, mund të japë simptoma të ndryshme. Shqetësimet mund të vijnë fshehtas dhe shumë vetë mendojnë se shkaktohen nga stresi, mbingarkimi në punë apo lodhja e zakonshme. Shpeshherë kemi të bëjmë me një gjëndër të shkatërruar tiroidale. Tek më të rinjtë shihen shpesh shqetësime si: të djersitura, të shkaktuara nga një prodhim i shtuar nxehtësie, ndjenjë të nxehti, të shkaktuara nga një prodhim i shtuar nxehtësie, ç’rregullime të menstruacioneve, për shkak të prishjes se balancës hormonale, dobësi muskulore, shkaktuar nga një konsumim në rritje të energjisë dhe degjenerim të muskulaturës, gulçimë zemre dhe rritje të pulsit rënie nga pesha, për shkak të konsumimit në rritje të energjisë, drithërima, për shkak se shtohet ndjeshmëria për disa lëndë në sistemin nervor, bark, për shkak se ushqimi kalon më shpejt përmes zorrës, nervozizëm, gjumë të keq, lodhje dhe shqetësim problem me lëkurën, midis të tjerash thonjtë mund të shkëputen nga shtrati i thonjve dhe njeriut mund t’i shtohet rënia e flokëve. Tek më të vjetrit mund të mbizotërojë njëra apo dy prej simptomave, për shembull, rënie në peshë apo gulçim. Koncepti strumë përshkruan kështu dukjen dhe nuk është ndonjë sëmundje e caktuar. Zmadhimi i gjëndrës tiroidale mund të ketë shkaqe të ndryshme dhe duhet hetuar nga mjeku.

Mbifunksionimi

Mbifunksionimi i gjëndrës tiroidale është shkaku më i zakonshëm që ka më tepër tiroksinë në trup. Tepër tiroksinë në trup mund të ketë edhe në rastin e tiroiditit i cili është infektim kohëshkurtër i gjëndrës tiroidale. Kurse kur gjëndra tiroidale prodhon më pak tiroksinë kemi hipoterozë. Në këtë rast ka një metabolizëm të ulët dhe trupi ndodhet në një gjendje xhiroje të ulët. Tek disa njerëz djersitja është jonormale dhe tregon për një problem shëndeti, ç’ka do të thotë se kjo djersitje e madhe shkaktohet nga tiroidet. Duhet gjithmonë që pacientët me tiroide të trajtohen tek mjeku specialist pasi sa më shumë kalon koha aq më shumë probleme të tjera shëndeti dalin që do kërkojnë më shumë kohë për t’u kuruar krahasuar me rastin kur kërkohet ndihmë nga doktori që në rastin më të parë kur djersitja është e madhe. Mbitiroidizmi mund të zbulohet me vështirësi. Simptomat që shkaktohen nga teprica e tiroksinës shpesh mund të jenë të paqarta dhe të vështira për t’u veçuar nga shqetësimet e tjera. Kështu që mjeku duhet ta ketë gjithnjë ndërmend sëmundjen e gjëndrës tiroidale nëse dikush nuk ndihet mirë për ndonjë shkak. Mjeku duhet të jetë dorëlëshuar me bërjen e analizave për të kontrolluar metabolizmin. Tiroidet, si kurohen në pyje dhe bregdet. Sëmundjet e këtyre gjëndrave janë të lidhura me funksionin e prishur të tyre nga shumë faktorë. Sëmundja që do mjekim klimaterik është tireotoksikoza e gradës së mesme dhe të rëndë, por pa ç’rregullime të thella. Kanë efekt të mirë vendet klimaterike në pyje dhe bregdet.

Femrat

Sëmundja është më e shpeshtë te gratë sesa te burrat në raporte 5:1. Tiroidja është një sëmundje e trashëgueshme. Në 1/4-1/5 të rasteve, pacientët kanë njerëz të afërt që vuajnë nga kjo sëmundje. Në disa raste sëmundja zhvillohet pa u kuptuar për muaj dhe vite dhe një ditë prej ditësh, ajo shpërthen papritur. Fillimisht shenjat e sëmundjes nuk janë specifike dhe nuk mund të dallohen nga ato të pacientëve, që vuajnë nga çrregullime funksionale. Nervozizmi, pagjumësia, djersët, rrahjet e shpejta të zemrës, intolerancë ndaj të nxehtit, lodhje, rënie e flokëve, oreks i shtuar dhe rënia nga pesha shpejt dhe tepër, janë disa nga shenjat që tregojnë për praninë e kësaj sëmundjeje. Gjëndra tiroide është e zmadhuar 2-4 herë në volum dhe po t’i vihet dora sipër shpesh dëgjohet një si trill ose gërhitje e lehtë që flet për vaskularizimin e tepërt dhe qarkullimin e shtuar të gjakut. Në 1/4 e të sëmurëve shihet një zmadhim dhe dalje të kokërdhokëve të syve me një ënjtje të kapakëve, shenjë kjo, e cila kur përparon merr një zhvillim të pavarur dhe me perspektivë jo shumë të favorshme. Rrahjet e zemrës të shpejtuara janë shenja e detyrueshme e sëmundjes dhe e veçanta e tyre është prania e tyre edhe në gjumë.

Shqetësimet që sjell keqfunksionimi i tiroides:

- Të djersitura, të shkaktuara nga një prodhim i shtuar nxehtësie.

- Dobësi muskulore, shkaktuar nga një konsumim në rritje të energjisë dhe degjenerim të muskulaturës.

- Gulçimë zemre dhe rritje të pulsit.

- Rënie nga pesha, për shkak të konsumimit në rritje të energjisë.

- Drithërima, për shkak se shtohet ndjeshmëria për disa lëndë në sistemin nervor.

- Diarre, për shkak se ushqimi kalon më shpejt përmes zorrës.

- Nervozizëm, gjumë të keq, lodhje dhe shqetësim.

- Problem me lëkurën, midis të tjerash thonjtë mund të shkëputen nga shtrati i thonjve dhe njeriut mund t’i shtohet rënia e flokëve.

- Crregullime ne cikel

Në gjuhë të tjera

This page is based on a Wikipedia article written by authors (here).
Text is available under the CC BY-SA 3.0 license; additional terms may apply.
Images, videos and audio are available under their respective licenses.