Arsimi

Sistemi arsimor:

Shkolla është një nga institucionet sociale kryesore. Funksionet që ka ajo janë të shumta,së pari është institucion shoqëror I organizuar me një strukturë të identifikueshme dhe me shumë funksione që kanë si qëllim ruajtjen dhe zgjerimin e rendit shoqëror. Shkolla fokusohet në përcjelljen e njohurive sipas fushave të caktuara dhe disa nga funksionet e dukshme janë:

· Kontrolli social I individit

·        Socializimi I individit

·        Përcjellja e kulturës

·        Formimi I individit

Sistemi arsimor në Shqipëri bazohet në Kushtetutën e Republikës se Shqipërisë, e cila, bashkë me ligjet kryesore, aktet ligjore dhe dokumente të tjera të rëndësishme, e konsideron sektorin e arsimit si prioritet. Në ligjin 69/2012 përcaktohet e drejta për t’u arsimuar e çdo shtetasi shqiptar, në të gjitha nivelet e arsimimit, pa asnjë lloj diskriminimi, pavarësisht nga kombësia, gjuha, gjinia, feja, bindjet politike, gjëndja shëndetësore, gjëndja ekonomike, etj. MAS është institucioni më I lartë publik administrativnë sektorin e arsimit kombëtar. Ky institucion miraton dispozitat bazë për institucionet arsimore, programet shkollore dhe kurrikulën dhe jep udhëzimet për vitin e ri shkollor.  MAS është përgjegjës edhe për hartimin dhe monitorimin e zbatueshmërisë së Strategjisë së Arsimit të sistemit Arsimor Parauniversitar. Vizioni aktual për sistemin arsimor ka vendosur në qëndër nxënësin dhe nevojat e tij, me qëllim që brezi I ardhshëm mund të përfitojë përmes këtij shërbimi aftësi, shprehi dhe vlera që do ta ndihmojnë atë në mënyrë individuale të përballojë sfidat e një tregu të globalizuar, por që do të sjellë kontribut edhe në kapitalin njerëzor, duke shënuar një progres të ri shoqëror.

Karakteristikë e suksesshme për sistemin arsimor është decentralizimi, autonomia e institucioneve arsimore. Kjo e fundit ka të bëj me ndarjen e detyrave, përgjegjësive, funksioneve ndërmjet niveleve të ndryshme të qeverisjes. Sot shkollat në Shqipëri kanë disi autonomi krahasuar me shumë vite më parë, pasi është rritur niveli I përgjegjësisë, janë rritur kapacitetet për planifikim dhe menaxhim. Që të arrijmë këtë sukses duhet që t’u krijojmë kushte dhe mundësi nxënësve :

·        Të kultivojnë identitetin vetjak, kombëtar dhe përkatësinë kulturore.

·        Të përvetësojnë vlera të dobishme kulturore dhe qytetare.

·        Të zhvillojnë përgjegjësi ndaj vetes, të tjerëve, ndaj shoqërisë dhe ndaj mjedisit.

·        Të zhvillohen në aspektet intelektuale,etike,fizike,estetike dhe sociale.

·        Të aftësohen për jetën dhe për punën në kontekste të ndryshme.

·        Të aftësohen për të nxënë gjatë gjithë jetës.

·        Të përdorin teknologjitë e reja.

Këto përparësi do të realiohen duke pasur parasysh disa parime të rëndësishme, të cilat do të udhëheqin veprimtarinë në fushën e arsimit si: 1: Arsim cilësor dhe gjithëpërfshirës; 2: Sistem arsimor i njësuar; 3: Arsim për jetën; 4:Sigurim i cilësisë së arritjeve sipas standardeve; 5: Decentralizim; 6: Llogaridhënie dhe transparencë; 7: Mbështetje komunitare.

Në Republikën e Shqipërisë kanë të drejtë për arsim të gjithë shtetasit pavarësisht nga mosha, përkatësia gjinore apo etnike. Pakicave kombëtare u sigurohet e drejta e arsimimit në gjuhën amtare deri në mbarimin e shkollës 9 vjeçare. Qytetarëve të rritur u krijohen kushte të përshtatshme për marrjen e arsimit të mesëm e të lartë edhe pa shkëputje nga puna. Për t`u ardhur në ndihmë nxënësve, shteti organizon sistemin e bursave dhe të konvikteve. Fëmijët fillojnë arsimin e tyre kur mbushin moshën 6 vjeç, deri në ditën e fillimit të shkollës. Në vitin shkollor 2004/05 në Shqipëri çelën dyert 3350 shkolla publike (93%) dhe 244 jopublike (7%); nga këto: 1624 ishin kopshte (1539 publike + 85 jopublike) me 78.916 fëmijë dhe 3732 edukatore; 1529 shkolla 8 dhe 9 vjeçare (1438 publike + 91 jopublike) me 273.558 nxënës dhe 25.862 mësues; 441 shkolla të mesme (373 publike + 68 jopublike), ku 6337 mësues u dhanë mësim 43.895 nxënësve me kohë të plotë dhe 2260 me kohë të pjesshme.

Në vitin akademik 2004/05 në 15 institucionet e arsimit të lartë (universitete dhe shkolla të larta) në Republikën e Shqipërisë u regjistruan 63.257 studentë, nga të cilët 62.274 në arsimin e lartë publik dhe 983 në atë jopublik; me gjithësej 4144 pedagogë universitar (të brendshëm e të jashtëm). Po në këtë vit shkollor kishte 2200 studentë për 100.000 banorë. Pranë institucioneve të arsimit të lartë organizoheshin edhe studimet pasuniversitare, të cilat përfundonin me dhënien e gradës "Doktor Shkence" (Ph.D.). Në vitin 2003, Republika e Shqipërisë u pranua anëtare me të drejta të plota në " Kartën e Bolonjës".Arsimi është proces i përvetësimit të një sistemi të caktuar të diturive shkencore, përvetësimin e një sasie të caktuar njohurish dhe shprehish, të cilat janë pjesë përbërëse e praktikës arsimore dhe edukative.

Përkufizimi

Në fjalorin elektronik të gjuhës së sotme shqipe, termi "arsim" përkufizohet si "tërësi e njohurive dhe e shprehive që jepen me sistem e sipas një programi në shkolla e kurse të ndryshme për të mësuar e për të edukuar brezin e ri dhe masat e gjera punonjëse; sistemi i shkallëzuar nëpërmjet të cilit jepen këto njohuri; përhapja e diturive në masat, si një nga fushat e veprimtarisë shoqërore, arsimim. Arsimi popullor (kombëtar). Arsimi i përgjithshëm (profesional, politeknik...). Arsimi parashkollor. Arsimi tetëvjeçar (i mesëm, i lartë). Arsimi i ditës (i mbrëmjes, me korrespondencë). Arsimi falas. Arsimi me (pa) shkëputje nga puna. Format e arsimit politik. Ministria e Arsimit dhe e Kulturës. Seksioni i arsimit. Inspektori i arsimit.

Fjalorin e pedagogjisë "arsimi" përkufizohet si "sistem i caktuar njohurish dhe shprehish të përgjithësuara në shkencat mbi natyrën, shoqërinë dhe mendimin njerëzor, që jepen në mënyrë të planifikuar dhe të programuar në institucionet arsimore (shkolla, kurse, etj.), për të mësuar dhe edukuar brezin e ri dhe masat e gjëra punonjëse; sistem i shkallëzuar nëpërmjet të cilit jepen njohuri, shkathtësi e shprehi; rezultati i përvetësimit të sistemit të njohurive, shprehive e shkathtësive i mishëruar në praktikën shoqërore."[1]

Sistemi arsimor në Shqipëri

Arsimi në Republikën e Shqipërisë zhvillohet në institucione shoqërore dhe private. Mësimi në shkollat fillore në Shqipëri zhvillohet në gjuhën shqipe. Institucionet shtetërore të arsimit në Shqipëri qeverisen nga Ministria e Arsimit dhe Sportit (MAS) .Në Republikën e Shqipërisë kanë të drejtë për arsim të gjithë shtetasit pavarësisht nga mosha, përkatësia gjinore apo etnike. Gjatë dy dekadave të fundit, sistemi arsimor parauniversitar në Shqipëri ka ndërrmarrë një cikël ndryshimesh reformuese, në nivel sistemi dhe në praktikën mësimore, duke kaluar nëpër 3 faza kryesore:

 Faza e korrektimit të brendisë së arsimit (deri në vitin 1995).

 Faza e përgatitjeve për ndryshim, bazuar në ligjin nr. 7952, datë 21.06.1995,

Sistemin Arsimor Parauniversitar (1995-2010). [2]

 Faza e reformimit të mëtejshëm të këtij sistemi, bazuar në ligjin 69/2012, datë 21.06.2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në R. Sh” (2012 e në vijim). Në fazën e parë, u synua “pastrimi” i sistemit nga “trashëgimia” dhe ndikimet e ideologjisë komuniste. Si arritje kryesore mund të vlerësohen çlirimi i kurrikulës nga manipulimet politike dhe deformimet ideologjike, zvogëlimi relativ i ngarkesës mësimore, baraspeshimi më i mirë i dijeve, shkathtësive dhe qëndrimeve, rishqyrtimi i objektivave dhe përmbajtjeve të lëndëveshoqërore, si dhe futja e disa lëndëve të reja (informatika, edukimi qytetar) etj. Në fazën e dytë, u synua përgatitja e bazës ligjore që ligjëroi nevojën për ndryshimin e përgjithshëm. U analizua cilësia e kurrikulës dhe u njohën më mirë përvojat dhe zhvillimet bashkëkohore dhe u zbatuan projekte madhore për rritjen e cilësisë (2000-2005; 2006-2010). Ndryshimet prekën strukturën e sistemit arsimor, kurrikulën dhe sistemet e menaxhimit. Në fazën e tretë, po bëhen përpjekje që sistemi arsimor në Shqipëri të ofrojë arsim demokratik, duke marrë parasysh kërkesat e parimeve themelore të barazisë së mundësive për arsim cilësor dhe të respektimit të dallimeve individuale.

Sistemi arsimor në Republikën e Shqipërisë përfshinë keto nivele:

 arsimi parashkollor;

 arsimi bazë

 arsimi i mesëm

 arsimi universitar

ARSIMI PARASHKOLLOR[3]

Edukimi parashkollor në Republikën e Shqipërisë është publik dhe privat. Ai përbëhet nga çerdhet dhe kopshtet. Çerdhet janë institucione në vartësi të pushtetit vendor dhe përfshijnë fëmijë të grup moshës (0 – 3) vjeç. Kopshtet janë institucione në vartësi të MAS dhe përfshijnë fëmijë të grup moshës (3 – 6) vjeç. Arsimi parashkollor nuk është i detyruar. Ka dy lloje kopshtesh, kopshte gjithëditore dhe kopshte gjysmëditore. Kopshtet funksionojnë gjatë gjithë vitit. Procesi mësimor edukativ në arsimin parashkollor zhvillohet mbi bazën e programeve edukative të miratuara nga MAS. Misioni i kopshtit është, që në bashkëpunim me prindërit, të realizojë edukimin dhe zhvillimin e personalitetit të fëmijëve dhe t’i parapërgatit ata për në shkollë. Në kopshtet që ndodhen në zonat e banuara nga minoritetet, procesi edukativ dhe mësimor zhvillohet në gjuhën amtare.

ARSIMI BAZË[4]

Arsimi bazë i detyruar synon të zhvillojë aftësitë intelektuale, krijuese, praktike dhe fizike të nxënësve, të zhvillojë personalitetin e tyre dhe t’i pajisë ata me elementet themelore të kulturës së përgjithshme dhe edukatën qytetare. Arsimi bazë i detyruar fillon në moshën 6 vjeç dhe zgjat 9 vjet. Nxënësi është i detyruar të ndjekë arsimin bazë deri në moshën 16 vjeç. Arsimi bazë është i njësuar. Institucionet e tij shtrihen në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Shtetasit që mbushin moshën 16 vjeç, por që nuk arrijnë ta përfundojnë arsimin bazë, mund ta përfundojnë atë në shkollat me kohë të shkurtuar. Arsimi bazë përbëhet nga dy cikle: Cikli fillor, (klasa I-V) dhe Cikli i mesëm i ulët, (klasa VI-IX).

ARSIMI MESËM[5]

Arsimi i mesëm nuk është i detyrueshëm. Arsimi i mesëm në Republikën e Shqipërisë përbëhet nga Gjimnazet (me kohë të plotë dhe të shkurtuar) si dhe nga Shkollat e mesme profesionale. Gjimnazet me kohë të plotë. Gjimnazet publike japin një kulturë të përgjithshme që është zgjerim i njohurive e thellim i kulturës dhe njohurive të fituara në shkollat e arsimit bazë. Kohëzgjatja e gjimnazit është 3 vjet dhe përfundon me provimet e Maturës Shtetërore. Struktura e re e gjimnazit dhe plani i ri mësimor u zbatuan për herë të parë në vitin shkollor 2009 -2010. Në planin mësimor janë përfshirë nëntë fusha si: Artet, Edukimi fizik dhe sportet,Gjuha e huaj (ose gjuhët e huaj), Gjuha shqipe dhe letërsia, Karriera dhe aftësimi për jetën, Matematika, Teknologjia & TIK, Shkencat natyrore dhe Shkencat shoqërore. Kurrikula e gjimnazit është e përbërë nga kurrikula bërthamë dhe kurrikula me zgjedhje. Gjimnazet me kohë të shkurtuar, shërbejnë edhe për arsimimin e të rriturve. Kohëzgjatja e studimeve në gjimnazet me kohë të shkurtuar, është 4 vjet dhe ato përfundojnë me dhënien e provimeve të Maturës Shtetërore (MSH). Plani mësimor dhe programet kurrikulare, miratohen nga Ministri i Arsimit dhe Sportit.

ARSIMI I LARTE

Arsimi i lartë në Republikën e Shqipërisë zhvillohet në përputhje me rregullat dhe parimet e hapësirës europiane të arsimit të lartë. Arsimi i lartë është publik dhe privat. Arsimi i lartë publik është laik. Shteti garanton paprekshmërinë e institucioneve të arsimit të lartë dhe të territorit të tyre. Institucionet e arsimit të lartë kanë autonomi dhe liri akademike. Ndërhyrja e organeve të rendit publik në mjediset akademike bëhet me kërkesën ose lejen e titullarit të institucionit të arsimit të lartë. Vetëm në rastet e kryerjes së një krimi flagrant dhe në rastet e një fatkeqësie natyrore, organet e rendit publik ndërhyjnë edhe pa lejen e titullarit të institucionit të arsimit të lartë. Liria akademike e institucioneve të arsimit të lartë shprehet në lirinë e mësimdhënies, lirinë e kërkimit shkencor, lirinë e krijimit. Aktualisht ekzisotjnë pesëmbëdhjetë (15) univeristet publike në rang republike që përbëhen nga fakultetet përkatëse.

Arsimi Shqipëtar në vitet 1945-1990

Ashtu si në çdo fushë tjetër edhe në arsim u ndërmorën disa reforma. Hapi i parë në fushën e arsimit ishin kurset kundër analfabetizmit të cilat u përhapen në çdo cep të vendit gjatë viteve 1945-1949.

Fushata kundër Analfabetizmit

Me një popullsi prej 1.122.044 banorë të rregjistruar në 30 shtator të vitit 1945 numri i analfabetëve arrinte në 911.410 banorë ose 81% e popullsis së vendit. Gjatë vitit 1945 ishin hapur 566 kurse ku mësohej shkrim dhe lexim për 10.234 vetë. Sipas një ligji të miratuar në vitin 1949 mosha deri ne 40 vjeç detyroheshin të nerrnin bazat në shkrim dhe lexim. Nga një praktikë e tillë rezultoi se mbas 5 vitesh kishin mësuar shkrim dhe lexim rreth 130.000 vetë dhe kishin mbetur 420.000 analfabet. Në vitin 1955 u shpall publikisht se ishte likuiduar analfabetizmi deri në moshën 40 vjeç. Edhe pse u punua vullnetarisht për uljen e analfabetizmit në arkiva faktohet se një pjes e popullsis nuk arriti të mësonte shkrim dhe lexim sidomos moshat e mëdha. Ky problem vazhdoi edhe në vitet më vonë.

Krijimi i shkollave

Arsimi fillor dhe 7 vjeçar

Në vitet e para të pas luftës zhvillim të madhë pati arsimi fillor. Në vitin 1946 Këshilli i Ministrave i RPSH mori masa për vënien e arsimit në jetë, nga ku u formuan Reforma Arsimore, Kuvendi Popullor dhe u dekretuan ligjet mbi “Reformën Arsimore" dhe “Arsimin fillor të detyruar". Në krahasim me vitin e parë pas çlirimit , gjatë viteve 1948-1949 shkollat fillore u shtuan me rreth 71%. Arsimi 7 vjeçar në krahasim me vitin 1945 u zgjerua me 71% për numrin e shkollave dhe rreth 30% për sa i takon numrit të nxënësve. Për të plotësuar nevojat për mësues u zgjerua rrjeti i shkollave pedagogjike dhe u hap Instituti i Lartë Pedagogjik në Tiranë. Arsimi fillor i detyruar gjatë viteve 1951-1952 thuajse u realizua plotësisht.

Arsimi i mesëm

Në vitet 1946-1947 funksiononin vetëm 6 gjimnaze në Tiranë, Korçë, Gjirokastër, Shkodër, Durrës dhe Vlorë. Gjithashtu dhe instituit teknik në Tiranë. Vetëm një vitë më vonë numri I gjimnazeve arriti ne 20. Zhvillime pati edhe gjatë viteve ’60 ku zhvillim kryesor mori arsimi profesional i mesëm dhe ai i përgjithshëm. U zgjerua rrjeti i shkollave tekniko-profesionale i të gjitha kategorive kudo në Shqipëri. Në vitet 1952-1953 numëroheshin 15 shkolla të ulta profesionale dhe 24 shkolla të mesme tekike dhe pedagogjike.

Arsimi i lartë

Gjatë mesit të viteve ’50 u hodhën themelet e para të shkollës së lartë. Hapja e Institutit Pedagjogjik të Tiranës në vitin 1946 shënoi hapin e parë. Në ktë institut 2 vjeçar studjoheshin degë si Gjuha dhe Letërsia Shqipe, Matematika dhe Fizika, Shkenca Biologjike , Gjeografia dhe Historia. Pas vitit 1951 u hapën institute të tjera 3 dhe 4 vjeçre për pedagogji. Në vitin shkollorë 1955-1956 të arsimit të lartë numëroheshin 6 Institute 4 dhe 5 vjeçar dhe 22 fakuktete me rreth 1957 studentë. Me deklaratë të Presidiumit të Kuvendit Popullor më 3 shtator 1957 u krijua Universiteti Shtetëror i Tiranës (USHT). USHT hapi dyert në 16 shtator të 1957s . Në vitin 1962 u krijua Universiteti Bujqësorë i Tiranës, në Kamëz.

Ideologjizimi i shkollave

Me vendosjen e rregjimit komunist në Shqipëri , arsimi mori një formë tjetër. Shkollat ishin të tipit socialist, që synonte të mbronte dhe brumoste një shoqëri socialiste. Deri para se të prisheshin mardhëniet me Jugosllavin në vitin 1948 shkollat shqiptare orjentoheshin sipas modelit rus. Vitet ’60 shënojn reformën e dytë në arsim me ligjin e ri për riorganizimin e sistemit arsimor në vitin 1963. Ligji bëri kalimin nga sistemi 7-vjeçar në atë 8-vjeçar . Kulmi i zhvillimit u arrit me reformën e tretë e cila kishte si synim “Revolucionarizimin e mëtejshëm të shkollës" e nxitur nga ndikim i revolucionit kulturor kinez. Ligji doli në fund të vitit 1969 dhe filloj te zbatohej ne vitin 1970 e deri me rënien e regjimit komunist. Reforma i ideologjizoi shkollat në mënyrë të tejskajshme aq sa filluan të jepeshin lënd të tilla si: hisoria e Partisë , Marksizmi etj. Por ideologjizimi nuk u ndal me kaq pasi ai depërtoj në çdo qelizë të shkollës. Kulimin e tij e arriti në lëndën e Letërsis dhe Historis. Shkolla vepronte mbi bazën e të ashtëquajturit trekëndësh revolucionar që ishte : mësim, punë prodhuese dhe edukim fizik e ushtarak. Edukimi i brezave për atë që regjimi e quante “Krijimi i njeriut te ri" e dëmtoi shkollën në tërësi."[6]

Parandalimi i Braktisjes se shkolles

Nga vlerësimet e gjendjes, bërë nga MAS, dhe studimet nga UNICEF theksohet se vijon braktisja e shkollës dhe është e pranishme  dukuria e fëmijëve jashtë sistemit arsimor  Në nje situatë të tillë roli i shkollës dhe i komunitetit është thelbësor për evidentimin e fëmijëve në moshë shkollore, por edhe për parandalimin e braktisjes së shkollës.  Shumë nga praktikat e programeve shkollore kanë treguar se shkollat mund të luajnë rol aktiv në parandalimin e dukurisë së braktisjes së shkollës, duke krijuar programe të ndryshme bazuar në nevojat e fëmijëve. Një mjedis shkollor miqësor, i sigurt dhe i ngrohtë ndaj nxënësve i ndihmon fëmijët në rrezik braktisjeje të shkollës të ndihen të mbrojtur dhe të motivuar për të ndjekur rregullisht mësimet. Por cilat janë llojet e braktisjes? Ekzistojnë dy lloje braktisjesh :

·        -braktisje fizike- ku nxënësi nuk frekuenton shkollën fizikisht, shkëputet fizikisht prej saj

·        -braktisje e fshehtë- nxënësi frekuenton shkollën fizikisht dhe rregullisht por nuk është aktiv, nuk ka interes, qëndron i shkëputur mendërisht nga shkolla.

Cilat mund të jenë arsyet që një fëmijë të mos regjistrohet në shkollë ose një nxënës të braktisë shkollën pa e përfunduar arsimin e detyruar ose atë parauniversitar? Largësia e shkollës nga shtëpia, sidomos në arsimin e mesëm të ulët, presioni për të kontribuar në të ardhurat e familjes, martesa e hershme për të pasur një familje ,presioni nga rrethi shoqëror i atyre që tashmë e kanë braktisur shkollën, detyrimi nga familja për të ndihmuar në punët e shtëpisë, për t’u përkujdesur për motrat e vëllezërit apo për të moshuarit në familje etj. Në disa raste ekstreme, braktisja mund të jetë dhe tregues i fëmijëve që janë abuzuar, trafikuar apo shfrytëzuar. Ka dhe arsye të tjera që shpjegojnë pse disa fëmijë nuk regjistrohen kurrë në shkollë, të tilla si: aftësia e kufizuar, etnia, migrimi dhe varfëria.


Administrimi i mungesave

•      Monitorimi i mungesave në shkollë është detyrim ligjor. Kur fëmijët frekuentojnë shkollën, ata janë nën përgjegjësinë e drejtuesve dhe mësuesve të shkollës.

•      Mësuesit duhet të shënojnë në regjistër të gjitha mungesat për çdo orë mësimi.

•      Mësuesit kujdestarë duhet të mbledhin mungesat në regjistër çdo javë.

•      Shkolla duhet të njoftojë prindërit që ditën e parë që fëmija mungon.

•      Shkolla duhet të organizojë takim me prindërit, kur fëmijët mungojnë pa një arsye të vlefshme për më shumë se 5 ditë, me qëllim që të diskutojnë e të ndërmarrin zgjidhje që fëmija të kthehet në shkollë.

Hapat për parandalimin e braktisjes së shkollës:

Hapi 1:

-Mësuesit kujdestarë identifikojnë nxënësit në rrezik mospërfundimi të arsimit

Hapi 2:

-Takimi i parë SPH për të diskutuar rastet e fëmijëve në rrezik dhe për të caktuar kujdestarët      përkaës

Hapi 3:

-Identifikimi i nevojave të nxënësve individualë dhe i ndërhyrjeve reaguese për t'i trajtuar këto nevoja

Hapi 4:

-Zbatimi i ndërhyrjeve për të rritur frekuentimin e nxënësve dhe mundësitë e tyre për të përfunduar studimet

Hapi 5:

-SPH/takimet për kujdesin ndaj rasteve për të monitoruar ndërhyrjet dhe për t'i analizuar/ ndryshuar ato sipas nevojës

     Hapi 6:

-Vlerësimi i ndërhyrjeve dhe mësimet e nxjerra për raste të ardhshme

Qasja ndaj fëmijëve në rrezik braktisjeje të shkollës:

  • Flisni me fëmijët.
  • Flisni me prindërit që të rrisni ndërgjegjësimin e tyre për rëndësinë e frekuentimit të rregullt.
  • Tregojini fëmijes se ai është i rëndësishëm për shkollën, duke e përshëndetur me emër çdo ditë.
  • Tregoni vëmendje ndaj fëmijës në klasë: bëjini pyetje.
  • Lavdërojeni fëmijën për sjellje të mirë, punë të mirë, punë në grup etj.
  • Shpërblejeni fëmijën kur ai frekuenton rregullisht shkollën.
  • Organizoni takime të përjavshme me fëmijën dhe me mësuesin e caktuar, për të parë mungesat javore dhe diskutoni çdo problem që fëmija mund të ketë me shkollën.
  • Organizoni takime të anëtarëve të Këshillit të prindërve dhe të atij të mësuesve me prindërit e fëmijës,s hkolla u komunikon qartë prindërve dhe fëmijëve rregullat për mungesat.

Vendet më të arsimuara ne botë

Forumi Ekonomik Botëror, një fondacion jofitimprurës, ka renditur vendet më të shkolluara në botë, si pjesë e raportit të saj vjetor të Konkurrencës Globale. Rezultati i secilit vend, nga 1 deri në 7, është i bazuar në faktorët duke përfshirë normën e mesme të regjistrimit në arsim dhe shkalla e lartë e regjistrimit – që do të thotë numri i njerëzve që kanë studiuar ose në universite ose në një ekuivalent, të tilla si një kolegj etj. Rezultati më i ulët është 1 dhe më i lartë është 7. Vendet europiane dominojnë listën, edhe pse është një vend jo-europian që e kryeson atë. Në veçanti, vendet Skandinave funksionojnë shumë, pjesërisht për shkak se shpenzimet publike në rajon në përgjithësi janë shumë të larta.

1. Singapori

Rezultati: 6.3

Sistemi arsimor i Singaporit është konsiderohet më i larti në botë, por ajo është gjithashtu e njohur si një “tenxhere me presion” për intensitetin e saj. Krahasimet globale të matematikës dhe aftësia e shkencës janë në krye shpesh në sistemin shkollor të Singaporit.

2. Finlanda

Rezultati: 6.2

Sistemi arsimor i Finlandës është gjerësisht i respektuar, veçanërisht pasi një dokumentari i vitit 2010, “Duke pritur për Superman”, e krahasoi atë favorshëm me SHBA-në. Mësuesit janë zgjedhur nga top 10 për qind të të diplomuarve të vendit dhe e kanë të nevojshme të marrin një diplomë master në arsim.

3. Hollanda

Rezultati: 6.1

Hollandezët renditen lart në shumë fusha të arsimit. Një e treta e 25-64 vjeçarëve mbajnë një diplomë universitare, që është dukshëm më e lartë se mesatarja e OECD prej 24%

4. Zvicra

Rezultati: 6.0

Një pjesë e madhe e popullsisë së Zvicrës ka arritur një arsim të plotë të mesëm: 86% e 25-64 vjeçarëve. Vendi shpenzon shumë në të: një mesatare prej £ 12,500 (16,000 $) për student në vit, në krahasim me mesataren e BE prej £ 7,500 ($ 9,500).

5. Belgjika

Rezultati: 6.0

Në Belgjikë, arsimi i lartë paguan: Shkalla e papunësisë për ata me arsim të lartë është vetëm 3%. Shkalla e papunësisë është më e ulët se mesatarja Europiane për çdo nivel tjetër të arsimit. Mësimdhënia është një profesion i paguar në vend: pagat e mësuesve janë mesatarisht £ 57,000 ($ 74,000) për të rregulluar fuqinë blerëse. Mesatarja e OECD është £ 39,000 ($ 52,000).

6. Danimarka

Rezultati: 5.9

Danimarka është vendi i OECD që kalon pjesën më të madhe të pasurisë së saj në arsim, me totalin e shpenzimeve për institucionet arsimore  7.9% të PBB-së së saj. Kjo është një përparësi e madhe në vend: ajo ishte një nga vendet e pakta ku shpenzimet e arsimit në fakt u rritën gjatë krizës financiare të 2008-2010.

7. Norvegjia

Rezultati: 5.9

Norvegjia ka nivele të larta të taksimit dhe investon shumë në arsim. Ajo i kushton një shpenzim vjetor prej rreth £ 11,000 ($ 14,000) për nxënës nga fillorja në arsimin e lartë – vendi i tretë më e lartë në OECD.

8. Shtetet e Bashkuara

Rezultati: 5.9

Një pjesë e madhe e të rriturve në Amerikë kanë një arsim universitar – 43%. Kjo është përqindja e pestë më e lartë në OECD.

** OECD është Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, një grup ndërqeveritar i 34 vendeve të zhvilluara.

9.Australia

Rezultati: 5.9

Australia është një vend i mirë-arsimuar dhe ka një pjesë të veçantë të të rriturve me arsim të lartë. 43% e të rriturve janë trajnuar në një institucion pas largimit nga shkolla – kjo lë pas Kanadanë, Japoninë, Izraelin, Korenë, SHBA-në dhe Britaninë e Madhe.

10. Zelanda e Re

Rezultati: 5.9

Zealanda e Re vazhdimisht renditet ndër sistemet më të lartë të arsimit në botë. Departamenti i arsimit në vend është inovativ: në shtator, qeveria paraqiti planet për të futur kurse online arsimimi, ku studentët nuk e kanë të nevojshme të ndjekin shkollën në ditë të caktuara të javës.

11.Islanda

Rezultati: 5.9

(1 është standardi më i ulët arsimor, 7 është më e larta). Vendi i vogël nordik i Islandës ka një popullsi prej 330.000. Edhe pse ajo renditet lart në indeksin global, ajo shpenzon më pak në shpenzimet arsimore nga vendet e tjera nordike. [7]

Koncepte paralele


Arsimi në vende të tjera

  • Arsimi në Japoni

Hyrje

Arsimi fillor dhe nëntëvjeçar në Japoni është i detyrueshëm. Shumica e nxënësve frekuentojnë shkolla publike deri në nëntëvjecare, por preferojnë arsimin privat në gjimnaz dhe universitet. Para fillores fëmijët shkojnë në çerdhe ose kopësht. Çerdhet publike dhe private pranojne fëmijë nga disa muajsh deri në gjashtë vjeç. Programet për fëmijët nga tre deri në pesë vjeç ju ngjajnë atyrë të kopshtit. Qasjet në kopshte variojnë që nga ambientet me në qendër lojrat deri tek ambientet e organizuara ku fëmijëve ju kërkohet të kalojnë një provim për tu pranuar.

Viti akademik fillon në Prill dhe mbaron në Mars. Pushimet verore merren në Gusht, ndërsa ato të dimrit nga fundi i Dhjetorit deri në fillim të Janarit. Gjithashtu ka disa ditë pushim për festa në mes të vitit akademik. Periudha e vitit akademik është e njëjtë për të gjitha nivelet e arsimit në të gjithë vendin.

Në përgjithësi fëmijët duhet të jenë në shkollë para orës 8:45. Mësimi mbaron rreth orës 15:15, kështu ata janë në shkollë rreth gjashtë orë cdo ditë nga e hëna në të premte.

Sistemi arsimor në Japoni luajti nje rol kryesor në restaurimin dhe rritjen e shpejtë ekonomike të vendit në dekadat pas Luftës së Dytë Botërore. Pas Luftës së Dytë Botërore u miratua Ligji Themelor i Arsimit dhe Ligji i Arsimit. Ky i fundit përcaktoi sistemin arsimor: gjashtë vite shkollë fillore, tre vite nëntëvjecare, tre vite gjimnaz dhe dy ose katër vite universitet.

U zbatuan një sërë reformash të cilat kishin qëllim lehtësimin e ngarkesës të provimeve të pranimit, promovimin e teknologjisë së informacionit dhe ndërkombëtarizimin si dhe mbështetjen e të nxënit afatgjatë.

Ndërmjet studentëve të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) , nxënësit japoneze renditen në nivele të larta përsa i përket cilësisë dhe performancës në shkrim dhe lexim, matematike dhe shkenca. Nxënësi mesatar merr 540 pikë në Programin e Vlerësimit Ndëerkombëtar të Nxënësve (PISA). Ky është një nga shtetet me fuqinë punëtore me nivel më të lartë arsimor mes shteteve anëtare në Organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik. Masa është e mirë-arsimuar dhe shoqëria vlerëson edukimin si një platformë për ndryshim social si dhe për punësim në ekonominë e digjitalizuar.

Nivelet e arsimit në Japoni


Arsimi i detyrueshëm

Arsimi i detyrueshëm përbëhet nga arsimi fillor (periudha 6-vjeçare) dhe arsimi nëntë vjeçar (periudhë 3-vjeçare, e cila përfshin klasën e shtatë deri në nëntë ), që zgjat gjithsej 9 vjet. Megjithëse mësimi zhvillohet në japonisht, një numër në rritje i programeve të arsimit të lartë janë në dispozicion në gjuhën angleze.

Në përgjithësi, viti akademik në institucionet e arsimit të lartë zgjat nga prilli deri në mars. Shumica e institucioneve miratojnë 2 semestra prej 20 javësh secili (që nga viti 2008, 84% e universiteteve në Japoni kanë miratuar sistemin e 2 semestrave, sipas statistikave të MEXT.)

Arsimi fillor dhe nëntë vjeçar

Arsimi fillor dhe i mesëm bazohet në Ligjin e Arsimit Shkollor. Udhëzuesi i kurrikulës kombëtare rishikohet përafërsisht cdo dekadë. Kurrikula kombëtare përbëhet nga 3 fusha të studimit: lëndë të ndryshme, edukim moral dhe aktivitete jashtëshkollore.

Arsimi fillor

Arsimi fillor zgjat 6 vite dhe përfshin fëmijët e moshave 6 deri në 12 vjeç (Klasa 1-6). Nxënësit mund të hyjnë në shkollë nëse ata kanë arritur moshën 6 vjeçare duke filluar nga 1 prilli. Kurrikula përbëhet nga: gjuha japoneze, shkencat sociale, matematika , shkenca, muzika, artet dhe punëdore dhe edukimi fizik. Përveç kësaj,një vëmendje e madhe i kushtohet edukimit shoqëror.

Arsimi nëntë vjeçar

Arsimi fillor pasohet nga 3 klasat e arsimit nëntë vjeçar, klasat 7-9 ( i njohur ndryshe si chugakko). Kurrikula përbëhet nga lëndët e mëposhtme: gjuhë japoneze, shkenca sociale, matematikë, shkencë, muzikë, art, edukim fizik, art industrial , gjuhë të huaj, lëndë me zgjedhje dhe edukim moral.

Kjo është një periudhë tepër e rëndësishme për nxënësit japonezë, pasi rezultatet e tyre shkollore përcaktojnë nëse ata do të pranohen në një shkollë të mesme të mirë ( kotogakko). Pas përfundimit të arsimit të detyrueshëm 9-vjeçar nxënësit pajisen me një Dëftesë Lirimi. Më vonë shumica e nxënësve japin provim për pranim në gjimnaz. Përsa i përket ekzaminimeve të shkollave private, secila shkollë vendos metodat e ekzaminimit ose detyra të tjera për të përcaktuar përzgjedhjen e studentëve sipas protokollit të tyre.

Nxënësit japin provimet përfundimtare në 5 lëndë: gjuhë japoneze, matematikë, shkenca socile, shkencë dhe anglisht. Sa më i lartë rezultati i tyre përfundimtar, aq më e madhe është mundësia që ata të pranohen në një shkollë të mesme të mirë dhe më pas në një universitet të mirë.

Arsimi i mesëm

Tre vitet e arsimit të mesëm (kotogakko) në përgjithësi konsiderohen si periudha më e zellshme e shkollimit (kategoria e moshës 15-18). Kurrikula përbëhet nga lëndët e mëposhtme: gjuhë japoneze, gjeografi dhe histori, qytetari, matematikë, shkenca (duke përfshirë fizikën, kiminë, biologjinë dhe shkencën e tokës), arte, gjuhë e huaj (anglisht), teknologji informative dhe studime të përgjithshme.

Për të përfunduar studimet e arsimit të mesëm, një nxënës duhet të marrë të paktën 74 kredi, duke u pajisur më vonë me nje Diplomë Pjekurie (卒業 証明書 Sotsugyoshomeisho). Gjatë kësaj periudhe, shumica e nxënësve ndjekin një shkollë (të quajtur juku) ku ata marrin mësime shtesë për lëndët e trajtuara. Juku gjithashtu shërben si përgatitje për provimet e hyrjes në universitet. Këto ekzaminime zhvillohen në përgjithësi nga janari deri në mars. Përfundimi i suksesshëm ofron mundësinë e pranimi në institucionet arsimore më prestigjioze të Japonisë. Provimi hyrës është hartuar kryesisht për të vlerësuar nivelin e përgjithshëm akademik të nxënësve.

Në sistemin arsimor japonez ofrohen kurse të mesme profesionale (高等 専 修 学校 koto senshu gakko) si dhe kolegjet e teknologjisë. Ndodhen rreth 460 shkolla të specializuara për trajnim që ofrojnë kurse që lidhen me profesione të tilla si inxhinieri, biznes dhe bujqësi. Ata që përfundojnë këto kurse me një kohëzgjatje prej së paku 2 vjet dhe më së shumti 3 vjet (2,589 orë studimi) gjithashtu kanë të drejtë të shkojnë në universitet.

Arsimi i lartë

Arsimi i lartë ka disa lloje të ndryshme të institucioneve arsimore: universitete, kolegje të teknologjisë dhe kolegje të trajnimit profesional. Këto institucione mund të kenë 3 statuse të ndryshme, përkatësisht : kombëtare, publike dhe private. Në lidhje me numrin e universiteteve japoneze, në vitin 2012, Japonia kishte gjithsej 86 institucione kombëtare, 92 institucione publike dhe 605 institucione private.

Universitetet (大学 daigaku) ofrojnë programe bachelor, master dhe doktoraturë. Kolegjet e teknologjisë ofrojnë programet e tyre 5-vjeçare me një fokus profesional. Ndërsa kolegjet e trajnimit profesionale ofrojnë kurse praktike nga 1 deri në 4 vjet.

Universitetet publike kanë gëzuar tradicionalisht reputacionin më të mirë, veçanërisht Universiteti Kombëtar i Tokios dhe Universiteti Kombëtar i Kiotos. Megjithatë, dhe universitete të ndryshme në sektorin privat të arsimit të lartë të Japonisë ofrojnë një arsimimi të një standardi jashtëzakonisht të lartë.

Vlerësimi dhe Kualifikimet 

Porta e parë kryesore në shkollat ​​japoneze është hyrja nëshkollën e mesme të lartë, kur nxënësit kryejnë provimet e pranimit për të hyrë në shkollë. Pranimi në shkollat ​​e mesme tëlarta është jashtëzakonisht konkurrues, dhe përveç provimevepranuese, merren parasysh edhe puna akademike e nxënësit, sjellja dhe qëndrimi dhe regjistrimi i pjesëmarrjes në komunitet.Studentët japonezë e konsiderojnë shkollën e mesme të lartëku ata regjistrohen për të qenë një faktor përcaktues nësuksesin e mëvonshëm. Studentët japonezë pranohen nëuniversitet bazuar në rezultatet e tyre në Testin e QendrësKombëtare për Pranimet Universitare, të njohur si "Testi iQendrës", si dhe performancën e tyre në provimet individualetë administruara nga çdo universitet. Test Qendra vlerësonkandidatët në pesë fusha: gjuha japoneze, gjuha e huaj, matematika, shkenca dhe studimet shoqërore. Provimet e pranimit për shkollën e mesme dhe universitetin janë kaq tërëndësishme në përcaktimin e vendosjes saqë shpesh janëshqetësimi i vetëm arsimor i studentëve gjatë viteve që çojnënë provime.

MEXT (Ministria e Kulturës , Sportit , Shkencës dheTeknologjisë) po planifikon një rishikim të Testit të Qendrës, passhqetësimeve që testi thekson memorizimin e shpejtë dhe nukështë i përshtatshëm për ekonominë në ndryshim. Testi i ri iqendrës (i cili është riemëruar si Daigaku Nyugaku Kyotsu) do të dizajnohet për të vlerësuar mendimin kritik, gjykimin dheshprehjen. Kjo është pjesë e një përpjekjeje më të madhe përtë ristrukturuar arsimin e lartë në një kohë kur popullsia pozvogëlohet - parashikohet një rënie prej 35 përqind deri në vitin2065 - dhe vendi duhet të sigurojë që studentët e tij të jenë tëtrajnuar mirë dhe të pajisur për tregun e punës. Testi i ri pritet tëmbështetet në vitin akademik 2020. Disa kolegje dheuniversitete të vogla gjithashtu kanë filluar të pranojnëstudentët bazuar në rekomandimet e shkollave të mesme, nëvend që të kërkojnë një provim pranimi.

Mësuesit në të gjitha nivelet e shkollimit i vlerësojnëvazhdimisht nxënësit e tyre përmes testeve të zhvilluara ngavetë mësuesit dhe forma të tjera të punës së studentëve.Mësuesit kujdestarë shpesh kalojnë shumë vite me të njëjtingrup studentësh dhe janë të përfshirë me jetën e tyre jashtëklasës, duke e bërë procesin e vlerësimit më të qëndrueshëm, më preciz dhe më të qasshëm për prindërit.

Japonia ka edhe vlerësime kombëtare - Vlerësimi Kombëtar iAftësive Akademike (NAAA) - në klasat e gjashta dhe të nënta .Këto vlerësime bëhen në lëndët matematikë, gjuhë japonezedhe shkencë. NAAA u administrua për herë të parë në vitin2007 me një mostër të nxënësve në dy nivelet e klasave me qëllim të informimit të planprogramit dhe planifikimit tëprocedurave. Që nga viti 2013, vlerësimet janë administruarçdo vit për të gjithë nxënësit e klasës së gjashtë dhe të nëntë, me qëllim të ofrimit të më shumë të dhënave për rrethet dheshkollat për të përmirësuar performance akademike . Të njëjtatelemente administrohen për të gjithë studentët në të njëjtënkohë dhe bëhen të disponueshme pasi të jetë administruartestimi. Pikët mesatare të NAAA për secilin rajon shpallen çdovit dhe bordet komunale të arsimit dhe shkollat përdorinrezultatet për të identifikuar fushat ku mësimi dhemësimidhënia mund të jenë përmirësuar.

Referenca : https://sq.wikipedia.org/wiki/Arsimi_n%C3%AB_Shqip%C3%ABri

http://ncee.org/what-we-do/center-on-international-education-benchmarking/top-performing-countries/japan-overview/japan-instructional-systems/

http://www.achieve.org/files/CCSSandJapan.pdf

https://en.wikipedia.org/wiki/Education_in_Japan

https://web-japan.org/kidsweb/explore/schools/

Lidhje të jashtme

Referimet

  1. ^ Shefik Osmani:Fjalor i pedagogjisë, "8 Nëntori", Tiranë, 1983. fq. 38 - 39.
  2. ^ [1]
  3. ^ [2]
  4. ^ [3]
  5. ^ [4]
  6. ^ [5]
  7. ^ "The best educated countries in the world", Business Insider,

Në gjuhë të tjera

This page is based on a Wikipedia article written by authors (here).
Text is available under the CC BY-SA 3.0 license; additional terms may apply.
Images, videos and audio are available under their respective licenses.