Arianizmi

Arianët janë simpatizuesit e Priftit Ari (vdekur më 336) që jetoi në Aleksandri. Prifti Ari e kundërshtonte qenien e Krishtit të barabartë me Zotin. Arianizmi, lëvizje e me këtë pikë pamje, u djënua në koncilin e Nikesë325 dhe Kostadinopoja381.

ARIANIZMI Në qoftë se gnosticizmi ishte herezia klasike e shek. II, ndërsa monarhianizmi e shek. III, arianizmi ishte herezia e shek. IV. Pasi vala e persekutimeve e kishte vënë jetën e kishës në pozitë të çalë, Ari u emërua nga metropolitani i Egjiptit të sipërm shumë shpejt meshtar. Ai iu përkushtua punës më 318. Pas një kohe të shkurtër, ai u ballafaqua me peshkopin Aleksandër. Ari pohoi se vërtet vetë Ati ishte Perëndi ; Biri ishte thelbësisht i ndryshëm nga Ati. Ai nuk kishte nga natyra ose drejtësia ndonjërin nga cilësitë hyjnore të pavdekësisë, pavarësisë, urtësisë së përkryer, hyjninë dhe pastërtinë. Ai nuk ekzistonte përpara se të hyjnizohej nga Ati. Ati e krijoi atë si një qenie të prodhuar.

Tani, si krijues i pjesës tjetër të krijimit, «Biri ekzistonte jashtë kohës para të gjitha gjërave. Megjithatë, ai nuk e ndan ekzistencën e Perëndisë si Atë dhe nuk e njeh atë në mënyrë të përkryer.» Por Ari pranoi se Biri ishte «perëndi» nderi dhe se ishte i pamëkat dhe, në qoftë se jo nga natyra, në praktikë i pandryshueshëm. Për më tepër, sipas tij, Biri mori nga Ati mjaft urtësi dhe dritë që të aftësohej për t’ia shpallur Atin gjinisë njerëzore.

Problemi kyç që çoi në këtë gjendje ishte trupëzimi, të cilin ose ai ose njerëzit, të cilët mundohej t’i bindte nuk mund ta pranonin. Ose ai ishte gnostik ose dëgjuesit e tij. Ai donte ta bënte Logosin johyjnor, kështu që të mund të kombinohej me trup (të keq që nga lindja) pa ndonjë problem, kështu ai e uli Jezusin në pozitën e një qenie të përkryer ose një perëndie nderi. Ari donte të theksonte njerëzinë e vërtetë të Jezusit kundër pikëpamjes së Aleksandrit që i dukej e pamjaftueshme, sepse theksonte pandjeshmërinë e Perëndisë. Duke marrë parasysh sfondin filosofik platoniktë asaj kohe, e vetmja mënyrë për të bërë këtë, ishte ta ulte Jezusin në nivelin e një njeri të krijuar. Mjerisht, as Ari e as kundërshtarët e tij, nuk ishin në gjendje t’i iknin ndikimit të tyre filosofik. Sipas Arit, Jezusi ishte besimtari i parë i vërtetë që ne duhet ta imitojmë; Jezusi ishte njeri veprimi, e ky theksimi u pëlqeu gotëve. Si pasojë, edhe ata u bënë ithtarët e Arit. Më 321 peshkopët e Egjiptit dhe të Libisë në sinodin e Aleksandrisë shkishëruan Arin dhe një numër tjetër kleri, përfshirë dhe dy peshkopë.

Por kjo çështje nuk mori fund me kaq, sepse Ari kishte shokë që ishin ende në pozita të larta (Eusebi nga Cezareja dhe Eusebi nga Nikomedia). Rëndësia e kësaj pune, e cila kërcënoi kishën greke që të përçahej, e bëri Kostandinin që të thërriste më 325 Kuvendin e parë të Nikesë, të cilin ai e drejtoi personalisht, sepse ndihej personalisht përgjegjës për unitetin e krishterimit.

Në këtë kuvend mori pjesë edhe një numër i vogël i peshkopëve perëndimorë. Konfrontimi filloi midis Arit dhe Atanasit, ndërsa fitimtar doli Atanasi dhe ithtarët e tij. Ari dhe teoria e tij u dënua, ndërsa tre peshkopët e tjerë dolën të pastër. Kuvendi nxori më 325 kredon e njohur të Nikesë: «Krishti është Biri i Perëndisë, i lindur nga Ati, biri i vetëm, d.m.th. nga thelbi (ousia) i Atit: Perëndia nga Perëndia, Drita nga Drita, Perëndia i vërtetë nga Perëndia i vërtetë, i parëlindur, jo i krijuar, i një natyre me Atin.»

Ari u mërgua në Iliri ku themeloi klikën e tij ariane, e cila i infektoi vizigotët kur ata erdhën atje. Kjo tregon se si më vonë barbarët u bënë arianë. Por mosmarrëveshjet vazhduan ende, posaçërisht rreth fjalës «homo-ousios», e cili u bë kompromis për atë që ishte gjëja më e vogël e përbashkët, për disa shumë e ulët, për disa shumë e lartë. Megjithatë, kjo mbuloi mosmarrëveshjen themelore.

Kuvendi pohoi se Jezusi ishte «i një natyrë» (homo-ousios) me Atin. Njerëz të caktuar u pajtuan me deklaratën, të cilën ata e morën si të rëndësishme që Ati dhe Biri ishin një në një hyjni të vetme. Këta ishin: të gjithë perëndimorët dhe vetëm disa lindor (Aleksandri dhe Atanasi, ndihmësi i tij personal, Eustahi nga Antiokia dhe Marcelli nga Ankara). Të tjerët menduan se ky term nuk ishte zgjedhur mirë, sepse ishte çorientues. Kjo të linte përshtypjen sikur nënkuptonte se Jezusi ishte i njëjti person si Ati, kështu që ata adoptuan një shprehje tjetër «homoiousios!» (nga e njëjta bërthamë me Atin). Me këtë ata mendonin «shkalla më e lartë e përgjasimit, afër ngjashmërisë me thelbin, si një imazh i përkryer që i përngjan prototipit. Biri ishte si Ati në të gjitha pikëpamjet, përfshirë qenien e tij thelbësore (ousia).» Të tjerët kundërshtuan shprehjen «homo-ousios) sepse thonin se ajo ishte futur në teologjinë e krishterë nga gnostikët që besonin se fuqitë qiellore kishin të njëjtën plotësi hyjnore. Të tjerët nuk e donin atë sepse thonin se ajo e ndante hyjninë në dysh, sikur ajo të ishte një gjë materiale (si dy monedha të prera nga i njëjti metal). Grupi i tretë nuk u pajtua se Jezusi ishte plotësisht Perëndi dhe tha se ai ishte «heter-ousios» (nga një natyrë tjetër), ose madje «anomoios» (jo i ngjashëm me Atin). Prandaj u shfaqën tri grupe :

  • 1. Ortodoksët, për të cilët Biri ishte «homo-ousios». Ata u mbështetën nga Kisha Perëndimore dhe ishin shumë të ndikuar nga teologjia e Tertulianit.
  • 2. Gjysmë -arianët, për të cilët Biri ishte «homoi-ousios». Këta ishin pjesa më e madhe e Kishës Lindore, të cilët ishin ndikuar nga teologjia hierarkike e Origenit (Biri është një perëndi më i ulët që i nënshtrohet një Perëndie më të lartë).
  • 3. Arianët ekstremistë, për të cilët Biri ishte «heter-ousios», ose madje «anomoios». Këta ishin tërësisht nën ndikimin e Origenit. Debati rreth arianizmit shënoi thelbin e mospajtimit midis dy shkollave të ndryshme teologjike: ajo e Nikesë (e mbështetur nga shkolla e Antiokisë dhe Tertulianit) kundër Origenistëve. Shkolla e Nikesë mbështeti idenë e tre personave në një substancë. Antiokianët theksuan unitetin e hyjnisë, por ishin më pak të qartë rreth dallueshmërisë së Atit, Birit dhe Shpirtit të shenjtë. Ithtarët e Origenit besonin se kishte varësi brenda Trinisë, por Ari, ndryshe nga Origeni, nuk besoi se ishte e mundur të kishte hierarki brenda qenieve hyjnore.

Debati në Kuvendin e Nikesë e ndriçoi ndryshimin midis Lindjes dhe Perëndimit, sa i përket traditës teologjike dhe gjuhës. Shumë peshkopë lindorë i shikuan ata të Perëndimit si latinë naiv, të cilët nuk i kuptonin hollësitë e gjuhës greke.

Debati rreth arianizmit kaloi nëpër tri faza :

  • Faza e parë nën Kostandinin : kredoja e Nikesë është supreme. Jezusi është «homo-ousios».
  • Faza e dytë nën Kostandinin : arianët morën dorën e sipërme. Jezusi është «homoios» (si Ati).
  • Faza e tretë nën Teodosin : u bashkuan pro-nikeanët dhe gjysmë- arianët. Trinia është 3 «hypostaseis» në një «ousia».

Përgatitjet për fazën e dytë filluan ndërsa Kostandini (mbrojtësi i kredos së Nikesë) ishte ende gjallë. Eusebi nga Nikomedia u kthye nga mërgimi. Ai i kishte ofruar mikëpritje Arit ndërsa çështja e tij ishte në inspektim. Ai ia doli të rregullojë shpërndarjen e anëtarëve udhëheqës të partisë pronikene (Eustahun e Antiokisë, Atanasin e Aleksandrisë dhe Marcellin nga Ankara). Pushimi i fundit nga puna ndodhi më 336, në kohën kur Ari vdiq. Më 337 vdiq Kostandini. Perandoria u nda midis 3 djemve të tij: Kostandini II, sundoi në pjesën perëndimore; Kostandini I, sundoi në pjesën lindore; dhe Konstansi, sundoi Italinë dhe Afrikën Veriore. Më 340 Atanasi dhe Marceli u kthyen nga mërgimi dhe u pritën përzemërsisht në Romë nga peshkopi Juli. Lindja e kundërshtoi këtë duke parë Marcelin si një sabelian, kurse Perëndimi e shikonte Lindjen (nën udhëheqjen e Eusebit, tani të Kostandinopojës) si një grumbull arianësh. Më 342 ata u mblodhën në Kuvendin e Serdikës (Sofje), por nuk arritën të pajtohen dhe u ndanë në dy kampe kundërshtarësh. Pastaj, Lindja ra dakord që ta rikthente Atanasin, ndërsa Perëndimi hoqi Marcellin.

Pastaj ndodhi tronditja politike dhe lufta civile. Kostandini doli fitimtar dhe u bë sunduesi i vetëm. Mirëpo këshilltari i tij shpirtëror ishte Valensi nga Mursa (Osijek), i cili ishte një arian. Kostandini donte harmoni me çdo kusht, madje edhe me çmimin e teologjisë së Nikesë. Prandaj ai shtrëngoi peshkopët Perëndimorë që ta dënonin «ekstremistin e bezdisshëm» Atanasi. Të dy peshkopatat, e Aleksandrisë dhe Antiokisë, ranë në duart e ekstremistëve arianë. Në Kuvendin e Riminit dhe të Seleukës, Kostandini i bindi të gjithë që të pranonin se Biri ishte «i ngjashëm me Atin» (homoios), duke e lënë jashtë fjalën e bezdisshme «ousia». Të dy kuvendet, (të cilët u mbajtën në të njëjtën kohë) i dominuan peshkopët me prirje ariane, Valensi (Perëndim), Eudoksi (Kostandinopojë) dhe Gjergji (Aleksandri). Gjatë gjithë këtyre ngjarjeve, më i shqetësuari ishte Basili nga Ankira. Ai ishte nikean i matur që llogariti se Gjergji dhe Eudoksi ishin njerëz të pashpirtshëm, qëllimi i të cilëve ishte që ta përçanin kishën. Ai u pajtua me Atanasin, por të dy u nevojit të prisnin 20 vjet para se të mund ta gjenin në Lindje një perandor që ishte simpatik për ta.

Kostandini vdiq më 361. Atë e zëvendësoi Julian Apostata. Shërbimi i tij ishte tolerimi i secilit, përfshirë dhe joarianët. Më 362 Atanasi thirri sinodin në Aleksandri, në të cilin u arrit përparim rreth restaurimit të terminologjisë nikeane. Ai arriti t’i bind pjesëmarrësit se 3 «hypostaseis» nuk do të thotë 3 perëndi dhe as që 1 «ousia» sugjeron sabelianizmin. Vetëm kur erdhi në Lindje në fuqi perandori Teodosi (në Perëndim ishte Gracian) u këmbëngul që me çdo kusht të kthehet formula e Nikesë. Për fat të mirë, puna themelore intelektuale ishte bërë deri më atë kohë nëpërmjet bashkëveprimit të faktorëve si vijon :

  • a) Basili nga Ankyra arriti të bashkojë gjysmëarianët dhe besimtarët e vërtetë, duke e zgjeruar kështu marrëveshjen e arritur më herët me Atanasin – ata ishin vërtet në të njëjtën anë; të dy u pajtuan me kredon e Nikesë, ndërsa përdorimi i fjalëve të ndryshme të zgjedhura (homo-ousios dhe homoi-ousios) përmbante mënyrën e ndryshme të qëndrimit ndaj të njëjtës gjë.
  • b) Arianët dhe gjysmë-arianët nuk u pajtuan ashtu-kështu. Kjo, fatkeqësisht, u bë e qartë në Kuvendin e Sirmiumit (sot: Mitrovica e Sremit) më 357.
  • c) Etërit Kapadocianë (Basili nga Cezareja në Kapadoki, Gregori nga Nazianzi dhe Gregori nga Nisa) e zunë vendin e Atanasit dhe e shprehën ndryshe botëkuptimin e tij, duke thënë se Trinia përbëhet nga tre persona hyjnor (hypostaseis) në një esencë hyjnore (ousia).

Më 381 në Kuvendin II të Kostandinopojës u dënua arianizmi, kurse u mbështet teologjia nikeane.

Kostandini i Madh

Kostandini (Flavius Valerius Constantinus) ishte një nga ilirët e shumtë që arritën të ishin perandorë të Romës. I lindur në atë pjesë të Ilirisë (Nish), që sot është zaptuar nga serbët, rreth AD 274-337. Një perandor që sundoi 31 vjet (306 - 337). Emri i tij i lindjes ishte Flavius Valerius Constantinus. Ishte djali i Komandantit ilir Constantius Chlorus. Në vitin 305 ai ishte bashkëperandor. Një vit më pas u bashkua me të atin në Britani.

Kostandini qe perandori i parë romak që mbështeti dhe toleroi krishterimin në perandorinë e tij. Shumë legjenda janë krijuar rreth emrit të tij. Ai eliminoi sistematikisht Cezarët e tjerë dhe zhduku tetrarkinë e Dioklecianit. Volteri e ka përkufizuar karakterin e tij në një fjali: "Objektivi kryesor i Kostandinit qe të ishte zot në gjithçka".

Pa dyshim, ai e ka merituar titullin Kostandini "i Madh" për reformat që bëri në ushtri, në sistemin monetar, si dhe për integritetin e administratës së tij. Kjo ishte, gjithashtu, shprehje e ambicies së tij të pakufishme. Është i pamohueshëm fakti që ai ka lënë gjurmë të qëndrueshme në histori. Transferimi i kryeqytetit perandorak nga Roma në Kostadinopojë dhe adoptimi i fesë së krishterë ia ndryshuan rrënjësisht fytyrën perandorisë.Perandori Konstantin, që më të drejtë mori epitetin “ Konstantin i Madh”, në vitin 313 lëshoi një edikt më të cilin lejohet besimi i krishterë.

Kostandini u shpall August i Perëndimit, në Jork, në vitin 306, pas vdekjes së babait të tij, Konstancit, njëri nga 4 tetrarkët. Kostandini ishte mbajtur rob nga Galeri, Cezari i Perandorisë Perëndimore, për ta penguar që të trashëgonte funksionin e të atit. Por djali i ri arriti të shpëtonte dhe bëri që të dështonin të gjitha tentativat e ndjekjes, duke vrarë rrugës të gjithë kuajt e trupave perandorake që mund ta ndiqnin. Kostandini ushtronte pushtetin në Britaninë e Madhe dhe në Gali, por për të qeverisur të gjithë perandorinë, atij iu desh të mundte dy rivalë të fuqishëm. Në vitin 312, Konstandini marshoi mbi Romë që të rrëzonte tiranin Maksenc. Në urën e Milvianit, ai mundi një ushtri shumë më të madhe në numër, të dërguar për të mbrojtur qytetin. Lumi i fryrë shembi urën, duke vrarë mijëra vetë, midis të cilëve edhe Maksencin.

Sipas legjendës, Kostandini u kthye drejt krishterimit, sepse pa në qiell një vizion, që e porositi t'ia besonte fatin e ushtrisë së tij perëndisë së krishterë. Ai vuri si emblemë mbi mburojat e ushtarëve të tij kryqin që i qe shfaqur në qiell, me moton: "Me këtë shenjë, do të fitosh". Por, megjithatë, ai e festoi fitoren sipas mënyrës tradicionale romake, me një Hark Triumfi. Sapo Kostandini e ndjeu (pas një pritjeje 9-vjeçare) se zotëronte forcat e nevojshme për të kaluar në sulm, ai e prishi aleancën e tij me Licinin, i cili qeveriste gjysmën tjetër të perandorisë. Ai e mundi Licinin një herë në Adrianopojë, pastaj e përzuri përfundimisht nga Bizanti në betejën e Krizopolisit.

Pasi konsolidoi pushtetin e tij, Kostandini përfundoi reformat administrative të ndërmarra nga Diokleciani. Këto reforma patën si rezultat forcimin e rolit të funksionarëve lokalë (më tepër se një administrate e fuqishme civile qendrore) dhe ndarjen pothuajse të plotë të funksioneve civile dhe ushtarake.

Historiani Zosimus e ka akuzuar Kostandinin se ka shkatërruar sistemin e mbrojtjes së Dioklecianit dhe se i kishte lënë kufijtë të pambrojtur nga sulmete barbarëve, duke i zhvendosur garnizonet e postave të kufirit drejt qyteteve. Por, pas rritjes spektakolare të numrit të ushtarëve në kohën e Dioklecianit ishte bërë i nevojshëm një racionalizim i ushtrisë. Masat e ndërmarra nga Knstandini patën si qëllim të thyenin pushtetin e ushtrisë, që kishte kurorëzuar dhe shkurorëzuar shumë perandorë gjatë dhjetëvjeçarëve të mëparshëm.

Dy ndryshimet spektakolare të ndërmarra nga Kostandini qenë ndërtimi i "Romës së Re", Kostadinopojës, dhe përqafimi i krishterimit prej tij. Zhvendosja e qendrës gravitacionale të perandorisë në Lindje ishte filluar nga Diokleciani, por qyteti i Bizantit, i zgjedhur nga Kostandini, ishte shumë më tepër strategjik se ai i Nikomedisë, kryeqytetit të Dioklecianit. Mendohet se transferimi i kryeqytetit të perandorisë në Bizant ishte motivuar si nga një ndjenjë fajësie, ashtu edhe nga arsye strategjike. Në fakt, Roma ishte qyteti ku Kostandini (sipas zhurmës së përhapur) kishte vrarë gruan e tij, Fausta, dhe djalin Krisp. Cilado qoftë arsyeja e zgjedhjes së Kostandinopojës, qyteti u ndërtua me shpejtësi dhe u përurua me bujë të madhe që në vitin 330. Tani që kanë kaluar shumë kohë, mund të themi se është e qartë se zhvendosja e qendrës gravitacionale të Perandorisë Romake në Lindje shënon perëndimin e qytetërimit tradicional greko-romak.

Kostandini ishte shumë bujar kundrejt Kishës, edhe pse dhuratat e tjj, në përgjithësi, rridhnin nga plaçkitja e tempujve paganë. Kleri nuk paguante taksa, kështu që Kisha grumbulloi pasuri. Kostandini ndërtoi shumë kisha, prej të cilave mund të përmenden bazilika e Shën-Sofisë, në Kostandinopojë, dhe e Shën-Pjetrit, në Romë. Konstadini u mor personalisht me çështjet fetare dhe u bë ndërmjetës i Kuvendit ekumenik të Nikesë, i cili saktësoi parimet themelore të besimit të krishterë modern, duke konfirmuar natyrën hyjnore të Krishtit. Arianizmi, i cili i kundërvihej këtij parimi, u shpall heretik.

Kulti popullor i Mitrës ishte njëri nga kultet që mund të ketë rivalizuar me krishterimin. Adhuruesite Mitrës besonin se forcat e të mirës dhe të keqes, të dritës dhe errësirës, ishin vazhdimisht në luftë. Në anën e dritës gjendej perëndia Mitra, që paraqitej duke sakrifikuar demin kryesor të tufës, për të shtuar pjellorinë e tokës me gjakun e tij. Ky kult u përhap shumë në ushtrinë romake. Krishterimi primitiv u mbrojt me shumë tradita të mëparshme, të cilave u modifikoi temat dhe simbolet. Kështu, dita e 25 dhjetorit, e zgjedhur për të festuar lindjen e Krishtit, përkon me datën e lindjes së Mitrës dhe me datën e solsticit të dimrit, moment ky vendimtar i luftës së diellit kundër errësirës. Në artin bizantin, kurora e dritës e Krishtit të kujton pa dyshim, rrethin diellor që shoqëronte figurat e Mitrës.

Kristologjia

Kristologjia (gr. χριστός = i vajisuri, dhe λόγος, logos = fjala) është një fushë studimi e teologjisë së krishterë që merret dhe përkufizon natyrën e Jezusit Krishtit, ajo merret veçanërisht me çështjet e natyrës hyjnore dhe njerëzore të personit të tij. Parësore për kristologjinë është pyetja se si bashkëjeton në një person hyjnorja dhe njerëzorja tek Jezusi, dhe dytësore hollësite e jetës së tij. Megjithëse ky studim i ndër-marrdhënies së këtyre dy natyrave është themeli i kristologjisë, në fushën e saj përfshihen edhe disa nëndegë thelbësore:

Mishërimi

Ringjallja

Shëlbimi, vepra shpëtuese e Jezusit (apo edhe sotiriologjia).Kristologjia ka të bëjë me pyetjet rreth natyrës së Perëndisë si Triniteti, Unitarianizmi apo Binitarianizmi. Sidoqoftë, nga një këndvështrim i krishterë, këto çështje kanë të bëjnë me pyetjet se si personat hyjnorë ndërlidhen me njëri-tjetrin, ndërsa kristologjia merret me ndeshjen e njeriut (Birin e Njeriut) dhe hyjnorit (Birit të Perëndisë) në personin e Jezusit.

Gjatë historisë së Krishterimit, çështjet kristologjike kanë qenë shumë të rëndësishme në jetën e kishës.

Trinia

Në krishterim Trinia është mësimi që pohon se Perëndia (Zoti) është një Qenie e vetme që ekziston,por që nuk mbështetet në Bibël, njëkohësisht dhe në amshim, si një bashkim i tre personave (personae, prosopa): Ati (Burimi, Lartmadhëria e Amshuar, Krijuesi i gjithësisë); Biri (që ka jetuar pergjithmonë, Fjala ose Fjala e Amshuar, mishëruar si Jezusi i Nazaretit, bërë njeri, lindur (trupërisht) nga gjiri i Virgjëreshës Mari, dhe Shpirti i Shenjtë (që Ati e dërgon në emër të Krishtit për të mësuar dhe kuptuar të vërtetat e zbuluara). Që nga qindvjeçari i 4-t e.r , në Krishterimin e Lindjes dhe të Perëndimit, ky mësim është shpallur si "Një Perëndi në Tre Persona", që të tre si "persona" të ndryshëm dhe të bashkë amshuar ose "hypostases", ndajnë një thelb të vetëm Hyjnor, qenie, apo natyre.

Në gjuhë të tjera

This page is based on a Wikipedia article written by authors (here).
Text is available under the CC BY-SA 3.0 license; additional terms may apply.
Images, videos and audio are available under their respective licenses.