1018


Mbi vitin 1018.

Muajt
Janari Korriku
Shkurti Gushti
Marsi Shtatori
Prilli Tetori
Maji Nëntori
Qershori Dhjetori
Auxy, Loiret

Auxy është një komunë në Francë. Auxy bën pjesë në departamentin Loiret të rajonit Centre-Val-de-Loire. Komuna ka një popullsi prej 1018 banorë dhe sipërfaqe 20.28 km².

Bullgaria

Bullgaria (bullgarisht: България) zyrtarisht Republika e Bullgarisë (bullgarisht: Република България), është një vend në Evropën Juglindore. Ajo kufizohet nga Rumania në veri, Serbia dhe Maqedonia e Veriut në perëndim, Greqia dhe Turqia në jug, dhe Deti i Zi në lindje. Me një territor prej 110.994 kilometra katrorë, Bullgaria është shteti i 16-të më i madh në Europë.

Kulturat e organizuara prehistorike filluan zhvillimin në tokat bullgare gjatë periudhës neolitike. Historia e saj e lashtë përfshin praninë e trakëve dhe më vonë persianëve, greqishtfolësit antike dhe romakëve. Shfaqja e një shteti të unifikuar bullgar daton në themelimin e Perandorisë së Parë bullgare në 681 Pas Krishtit, e cila dominoi pjesën më të madhe të Ballkanit dhe funksiononte si një qendër kulturore për sllavët gjatë Mesjetës. Me rënien e Perandorisë së Dytë Bullgare në 1396, territoret e saj ranë nën sundimin osman për gati pesë shekuj. Lufta Ruso-Turke (1877–1878) çoi në formimin e Shtetit të Tretë Bullgar. Vitet në vijim panë disa konflikte me fqinjët e saj, gjë që shkaktoi Bullgarinë të lidhej me Gjermaninë në të dy luftërave botërore. Në vitin 1946 Bullgaria u bë një shtet socialist një-partiak, si pjesë e bllokut lindor të kryesuar nga sovjetikët. Në dhjetor të vitit 1989 Partia Komuniste në pushtet lejoi zgjedhjet shumëpartiake, gjë që më pas çoi në tranzicionin e Bullgarisë në një demokraci dhe një ekonomi të bazuar në treg.

Popullsia e Bullgarisë është kryesisht e urbanizuar dhe kryesisht e përqendruar në qendrat administrative të 28 provincave të saj. Shumica e aktiviteteve tregtare dhe kulturore janë përqendruar në kryeqytet dhe qytetin më të madh, Sofje. Sektorët më të fortë të ekonomisë janë industria e rëndë, prodhimi i energjisë, dhe bujqësia, të cilat mbështeten në burimet natyrore lokale.

Struktura aktuale politike e vendit daton në miratimin e një kushtetute demokratike në vitin 1991. Bullgaria është një republikë parlamentare unitare me një shkallë të lartë të centralizimit politik, administrativ, dhe ekonomik. Ajo është anëtare e Bashkimit Evropian, NATO-s dhe Këshillit të Evropës. Bullgaria ishte shtet themelues i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE); dhe ka marrë një vend në Këshillin e Sigurimit të OKB-së tri herë.

Haxhi Lleshi

Haxhi Lleshi (Reshan, 1 maj 1913 - Tiranë, 1 janar 1998) ka qenë figurë politike shqiptare. Haxhi Lleshi përfshihet në listën e përpiluar nga Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, që përmbledh pjesëmarrësit që kanë përgjegjësi direkte për krimet e Partisë Komuniste Shqiptare dhe të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, duke qene, sipas ligjit nr. 41, anëtarë të strukturave politike dhe ushtarake “që kanë inspiruar, organizuar, urdhëruar, ekzekutuar ose ndihmuar forcat partizane në vepra kriminale”.

Hysni Kapo

Hysni Kapo (Tërbaç, 4 mars 1915 - Paris, 23 shtator 1979) ka qenë arkivist, partizan, diplomat dhe politikan shqiptar. Kapo përfshihet në listën e përpiluar nga Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, që përmbledh pjesëmarrësit që kanë përgjegjësi direkte për krimet e Partisë Komuniste Shqiptare dhe të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, duke qene, sipas ligjit nr. 41, anëtarë të strukturave politike dhe ushtarake “që kanë inspiruar, organizuar, urdhëruar, ekzekutuar ose ndihmuar forcat partizane në vepra kriminale”.

Ivan Vladislav

Ivan Vladislav (bullgarisht: Иван Владислав) ishte mbret i Bullgarisë dhe mbretëroi nga viti 1015 deri në vitin 1018.

Kantoni Ramerupt

Kantoni Ramerupt (frëngjisht: Canton de Ramerupt) është një kanton në departamentin Aube, rajonin Champagne-Ardenne në Francë. Kryeqëndra e kantonit është Ramerupt. Ka sipërfaqe 328.57km2 dhe popullsi 3700 banorë.

Koha

Koha është përmasa në të cilën kuptohet dhe matet rrjedha e ngjarjeve në gjithësi. Koha është kapja e rendit në shfaqjen e ngjarjeve nga ndërgjegjja njerëzore. Të gjitha ngjarjet mund të përshkruhen në një kohë që mund të jetë e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja. Thelbi i domethënies së kohës është një ndër çështjet më të vjetra filozofike dhe shkencore të njeriut.

Fjalori Anglisht i Oksfordit e përkufizon kohën si "procesi i vazhdueshëm dhe i pakufishëm i ekzistencës dhe ngjarjeve në të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen, e quajtur si e tërë". Një tjetër përkufizim standard fjalori është "sekuencë e vazhdueshme lineare (e drejtë) jo hapësinore nga ku ngjarjet dukshëm ndodhin sipas një rregulli të pakthyeshëm".

Korça

Korça është një qytet në Shqipërinë Jug-Lindore. Korça është edhe qendra e prefekturës me të njëjtin emër. Është një nga bashkitë më të mëdha të vendit me rreth 90.000 banorë të regjistruar.

Lista e udhëheqësve të shteteve sipas viteve

Kjo është lista e presidentëve, kryeministrave, mbretërve dhe udhëheqësve të tjerë të shteteve sipas viteve.

Nënshkrimi i Manastirit

Nënshkrimi i Manastirit është nënshkrim i vitit 1015-1016 i mbretiti bullgar Ivan (Joan) Vlladisllav (1015-1018), nip i mbretit Samoil (997-1014). Në vitin 1956 ky nënshkrim është gjetur kur u rrënua xhamija e Çaushit në Manastir (maqedonisht Bitola), në Republikën e Maqedonisë. Sot ruhet në muzeun historik të qytetit të Manastirit.

Vlera e nënshkrimit qendron jo vetem në faktet konkrete historike, të cilat i jep por edhe sepse konfirmon dhe faktet e tjera historike të karakterit të popullit bullgar të dinastisë dhe të shtetit të mbretit Samoill.

Papa Viktori II

Papa Viktori II (Gebeardo di Dollnstein-Hirschberg l. 1017-1018 afërsisht, Gjermania - v. 28 korrik 1057, Arezzo) ishte papa i 153 i Kishës Katolike. Shërbeu si papë që nga zgjedhja e tij më shtator 1054 dhe deri më 28 korrik 1057. Paraardhës i tij ishte papa Leoni IX, ndërsa pasardhësi papa Stefani IX.

Shefqet Peçi

Shefqet Peçi (Picari, 30 qershor 1906 - Burgu i Tiranës, 22 tetor 1995) ka qenë ushtarak, politikan shqiptar, Ministër i Minierave dhe Ministër i Komunikacionit dhe P.T.T. i Shqipërisë. Peçi përfshihet në listën e përpiluar nga Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, që përmbledh pjesëmarrësit që kanë përgjegjësi direkte për krimet e Partisë Komuniste Shqiptare dhe të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, duke qene, sipas ligjit nr. 41, anëtarë të strukturave politike dhe ushtarake “që kanë inspiruar, organizuar, urdhëruar, ekzekutuar ose ndihmuar forcat partizane në vepra kriminale”.

Sola (Norvegjia)

Sola është një komunë në qarkun Rogaland, Norvegji. Komuna ka një sipërfaqe 70 km² dhe popullsi 20138 banorë.

Titulli "Hero i Popullit" në Shqipëri

Titulli "Heroi i Popullit" është titulli më i lartë, pas atij të Heroit Kombëtar. Ky titull gjatë periudhës së Republikës Popullore të Shqipërisë, jepej nga Presidiumi i Kuvendit Popullor, i propozuar nga kryesia e Byrosë Politike të PPSH. Ai jepej me motivacionin "Për plotësimin e detyrave me heroizëm të lartë". Me rënien e sistemit komunist në Shqipëri, ky titull u hoq nga qarkullimi, duke u zëvendësuar nga tituj të tjerë që jepen nga Presidenti i Republikës. Titulli iu është dhënë individëve të ndryshëm për kontributin e tyre gjatë Luftës, apo për pjesëmarrje në ngjarje të rëndësishme si Rilindja Kombëtare, Shpallja e Pavarësisë. Një pjesë e mirë e marrësve të titullit kanë qenë personalitete të larta të sistemit komunist.

Zhunica

Zhunicë (serbisht: Жујинце/Žujince) është fshat në komunën e Preshevës, Serbi.

Në gjuhë të tjera

This page is based on a Wikipedia article written by authors (here).
Text is available under the CC BY-SA 3.0 license; additional terms may apply.
Images, videos and audio are available under their respective licenses.